Kryeministri Edi Rama, përmes disa komenteve në rrjetet sociale, ka komentuar pr/buxhetin e vitit 2015 që do të miratohet në parim në seancën parlamentare të ditës së sotme.
“20 miliardë lekë për rimëkëmbjen e sektorit të energjisë. Buxheti2015, ndryshimereale.
+10 mln USD për familjet në ndihmë ekonomike e personat me aftësi të kufizuar dhe 16 mln USD direkt pas heqjes së fashës 300kë”, shkruan Rama.
Në vijim ai ndalet në sektorin e bujqësisë, për të cilin thotë “mbështetja për bujqësinë përmes një pakete financiare afro 100% më të lartë se në vitin 2013. Buxheti 2015 vazhdon rruga e ndryshimit real!”.
“Zerohen ose ulen 15 taksa për nxitjen e prodhimit, konsumit, mbrojtjes mjedisore; falen kamatë vonesat për sigurimet në fshat. Ndryshimereale
Projekti i vitit tjetër besnikërisht në përputhje me frymën e Rilindjes: Kush ka më shumë paguan më shumë, kush merr më pak paguan më pak!”, shkruan Rama në rrjetet sociale, duke sqaruar disa nga risitë e buxhetit të vitit të ardhshëm. /gj.k/
BUXHET HAJDUTESH .. ASNJE LEK NUK DO SHKOJ TE TE VARFERIT .. HIQENI KTE LUKUNI HAJDUTESH NJE SAHAT E ME PAR SE JU MORI ME QAF ..SHKULENI KTE CIBAN QE I KA NGULUR KEQ THONJT NE JETEN TUAJ E PO JU RRJEP PER SE GJALLI ..
Kjo qeveri eshte e vetmja qe i ka syte te te varferit dhe nuk po na tregon endra me sy hapur si xhaxhi Saliu ! po qe momenti eshte i veshtire dhe duhet te bejm te gjithe pak sakrifica per te kauar kte moment !
jan dite te veshtira po kemi besim se kto masa behen per nje dite me te mire ! se ai po na hidhte ne gremine !
Miratoni ligjin per eficencen e energjise!
kemi shume besim te ty Edi !