Kryeministri Edi Rama e cilësoi pr/buxhetin e vitit 2015 si një buxhet që synon rritjen ekonomike në vend pa masa shtrënguese.
“Buxheti ka të bëjë me shifrat por ka të bëjë dhe me njerëzit. Thelbi i tij është më shumë se kaq, është një trysni shpresash për të sotmen dhe për të nesërmen.
Për ne është një përgjigje për nevojat, për një funksion afatgjat dhe aspiratat për të ardhmen e tij.
Orientimi i vendeve të BE për buxhetet ka qënë për të pasur një zhvillim të integruar dhe harmoni mes sektorëve, në kushtet e sotme kur situata financiare nuk është aspak e lehtë për rritje ekonomike.
Ne në këtë buxhet kemi mbeshtetjen e rritjes ekonoike pa masa shtrënguese”, deklaroi Rama.
Në seancën plenare në parlament, Kreu i Qeverisë theksoi se pr/buxheti i shërben njerëzve që duan të përfitojnë përmes punës, ndërsa theksoi se mazhoranca synon që në fund të mandatit të saj qeverisës, vendi të ketë një rritje ekonomike prej 4 %.
“Buxheti është në funksion të njerëzve që duan të përfitojnë nëpërmjet punës, jo për njerëz që janë për zgjidhje magjike. Rritja e besimit në stabilitetin ekonomik, sigurimi i kushteve që nxisin prodhimin. Ky buxhet është me disa standarde të mirëcaktuara, me zgjidhje realiste. Synojmë një rritje ekonomike 4% në fund të vitit të 4-t të mandatit”, theksoi Kryeministri.
Referuar mungesës së deputetëve të Partisë Demokratike në Kuvend, Rama theksoi se ata duhet të ishin duhet të ishin këtu për ballafaqim. Rama e konsideroi sjelljen e opozitës si ajo e një qeverie në mërgim, veccanarisht përsa i përket kontestimeve të saj mbi aksionin e ndërmarrë kundër vjedhësve të energjisë.
“Mungesa e opozitës është e prekshme, duhet të ishin këtu që të ballafaqonim argumentat, do jepnin një pamje më të plotë, jo panoramë të fragmentuar, megjithatë ajo çka ne na e forconin bindjen se jemi sot në vendin e duhur përsa i përket zgjedhjeve dhe përcaktimin e objektivave është se buxheti është rezultat i konsultimeve dhe përplasjeve të mendimeve me partnerët ndërkombëtarë, FMN dhe BB dhe këshilltarëve tanë”, u shpreh Rama.
Sipas Kryeministrit, Buxheti 2015 është instrument rritjeje, zhvillimi dhe punësimi. Në këtë kuadër Rama sqaroi se Buxheti 2015 dhe paketa fiskale ul ose zeron 15 taksa dhe rrit vetëm tre taksa.
Në këtë kuadër, Rama tha se rritja e taksës për cigaret është një masë që merret nga Qeveria për të mbrojtur shëndetin e njerëzve, ndërsa paralajmëroi rritje të tjera të kësaj takse derisa të jetë e mundur. Sipas Kryeministrit, përmes rritjes së taksës do të synohet ulja e numrit të personave që konsumojnë duhan, ndërsa përmendi në këtë aspekt si aleat ato mijëra familje shqiptare që mbështesin lënien e një vesi të tillë, sikundër është pirja e duhanit nga konsumatorët e tij.
Gjithashtu Rama përmendi zerimin e taksës për gomat e reja të automjeteve, duke e cilësuar këtë si një masë jo vetëm që do të garantojë sigurinë rrugore, por edhe do të mbrojë mjedisin në tërësi.
Në lidhje me akuzat e opozitës për rritjen e taksave, Kryeministri i cilësoi ato si të pavërteta.
“Kritikat e opozitës janë të pavërteta. Ky nuk është buxhet që rrit taksa, por reflektim i një pakete fiskale që zeron 15 taksa dhe rrit vetëm tre. Lidhjet drejtpërdrejt me domosdoshmërinë për të nxitur prodhimin, punësimin për t’ju dhënë dorën atyre që jetojnë në këtë vend me sipërmarrje.
Ulja e taksës doganore është një tjetër komponent që ndikon drejtpërdrejt mbi shëndetin e ekonomisë se vendit, ulja e rentës për kromin e përpunuar është një masë që stimulon përpunimin e mineralit në vend.
Jemi vend i pasur në minerale e krom por për vite të tëra jemi sjellë në mënyrë vandale me këtë pasuri, përfitojmë minimumin nga kjo pasuri. Përmes kësaj mase do fitojmë më shumë.
Ulje të taksës për gomat e reja, ngjan diçka pa fort lidhje por ka lidhje të shumëfishta, mbron mjedisin dhe rrit sigurinë”, theksoi Rama
“Që vitin e shkuar morrëm përsipër përgjegjësinë për të nxjerrë vendin nga një rrëmujë e madhe. U futëm në një program me FMN-në e cila tregoi se është një zgjedhje e duhur.
Kjo paketë na jep mundësi të orientohemi drejt rezultateve të mirëpërcakruara. Buxheti do të jetë një instrument për njerëzit që duan të punojnë më shumë.
Një aspekt themelor është dhe rritja e besimit në stabilitetin ekonomik të vendit. Kushtet ku ne e kemi gjetur vendin ishin jo të lehta, por ky buxhet është një buxhet me disa strandarte të mirëpërcaktuara për të arritur objektivin tonë me një rritje 4% në fund të vitit të 4 të këtij mandati. Ky dokument është një instrument rritje, punësimi”, theksoi Kreu i Qeverisë.
Në vijim Rama sqaroi se buxheti ka të bëjë me njerëzit dhe është në funksion të njerëzve.
“Pr/buxheri 2015 sjell një tërësi shpresash për të sotmen dhe ambiciesh për të nesërmen. Ne kemi vizon afatgjatë për vendin dhe aspiratat për fatin e tij, orientimi në tërësi i vendeve të BE për këtë vit ka qenë mbështetja e kohezionit, harmoni mes sektorëve në funksion të çuarjes përpara të rritjes ekonomike, pa masa shtrënguese”, tha Rama.
Lidhur me paketën e re fiskale, Kreu i Qeverisë theksoi se kjo paketë nuk parashikon rritje taksash dhe nuk sjell asnjë rëndesë fiskale.
“Tre fjalë për tre rritjet. Rritjen e akcizës së cigares ne nuk e konsiderojmë rritje taksash, por rritje të fuqisë shtypëse mbi këtë ves që shkatërron shëndetin dhe që sjell vdekje tek njerëzit. Nuk është shpikja jonë.
Të gjithë duhanpirësit duhet të gjejnë paqe dhe duhet ta dinë se rritja e akcizës mbi cigaren do të vazhdojë deri sa të jetë e mundur, sepse ne duam tu vijmë në ndihmë të gjitha familjeve që nuk kanë pse i humbin baballarët për shkak të këtij vesi. Jemi të bindur që kush e lë duhanin na falënderon. Kjo rritje shkon në këtë drejtim”, u shpreh Rama.
Për taksën e qarkullimit mbi benzinën dhe gazoil-in, Rama u shpreh se, “besoj ju kujtohet kur u rrit 10 lekë vitin e kaluar, këtu u bë një betejë për të paralajmëruar fundin e botës. Çfarë ndodhi? asgjë nga ato nuk ndodhi. Sot kemi një çmim më të ulët se sa ai që ishte me plus taksën. Ndërkohë që të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm se kjo nuk është një dëshirë e qeverisë për të rënduar ata të cilët përdorin makina, por ky është kontribut i atyre që përdorin makina për të patur një mjedis më të pastër e të mbrojtur dhe për më shumë siguri në rrugë”.
Ndërsa për barazimin e tatimit mbi të ardhurat personale dytësore, me tatimin mbi të ardhurat nga paga, Rama u shpreh se “kishim një disbalancim nga paketa e shkuar, ku tatonim të ardhurat 15 % nga kompanitë dhe të ardhurat dytësore 10%. Thjesht bëjmë një barazim të këtyre dy niveleve duke i dhënë secilit hakun që i takon. Eshtë një masë që na bën me prova të barabartë në trajtim me të tjerët”.
Kryeministri Rama theksoi se mazhoranca synon t’i fund traditës së subvencionimit të mbijetesës në bujqësi, duke krijuar një zinxhir vlerash.
“Ne jemi për një qasje tjetër ndaj sektorit të bujqësisë gjë që kemi filluar ta materializojmë vitin e parë dhe do të vazhdojmë ta thellojmë më tutje.
Duke i ftuar njerëzit në fshat dhe duke u krijuar kushtet që të luftojnë brenda sistemit kapitalist. Në këtë sistem duhet të krijojmë kushtet që në fshat të mos riprodhohet varfëri përmes mbijetesës, por të prodhohet mirëqenie jo vetëm për fshatin por edhe për qytetin.
Ne nuk mund të vazhdojmë të subvencionojmë varfërinë, mbijetesën, ne do të mbështesim krijimin zinxhirit të vlerave në bujqësi, duke vendosur parakushtin ku sektori duhet të hyjë në sistem, në shembullin e kompanive që bëjnë sukses sot, dhe kanë arritur shifra rekord në eksport, pa asnjë mbështetje nga shteti”, tha Rama.
Duke folur për punësimin, Kryeministri Rama u shpreh se “kemi një fond të mbështetjes së punësimit prej 4.5 milionë dollarësh. Kemi pasur në trashëgim inkurajues nga viti kaluar. E kemi rritur fondin këtë vit, me tedencë që ky fond të vazhdojë të rritet vitet e ardhshme”.
Duke folur për arsimin, Kryeministri Rama tha se “sa i përket arsimit dhe shëndetësisë jemi në kushte kur i kemi të dy kantjere të hapura ploësisht. Jemi përballë një sfide të përbashkët për të rritur kapacitetet e trupës mësimdhënëse”.
Sa i përket shëndetësisë, tha Rama “viti 2015 fillon me kontrollin shëndetësor bazë falas për të gjithë personat nga 40 deri 65 vjeç. Duam të ngrejë sistemin e shërbimit e urgjencës shëndetësore në një nivel të ri”.
Në lidhje me Policinë, Kryeministri Rama deklaroi se “jemi vendi më qesharak në rajon sa i përket numrit të policëve dhe kemi numrin më të madh të policëve me arsim të mesëm. Pra kemi dhe policinë më pa shkollë në rajon dhe Evropë. Nga njëra anë do të kemi rritje të numrit që nuk është rritja më e madhe dhe do të kemi paralelisht një rritje të konsiderueshme të numrit të policëve të shkolluar”. /gj.k/
Mero dje bëri editorialin ku u ankua se gazetarët ua kanë lënë punën e tyre politikanëve dhe vetëm nxjerrin komunikatat e politikanëve si lajme, por mesa duket paska qenë diagnozë e dhënë edhe për veten.
E morëm vesh se Rama e ka qarë lavdërimin e buxhetit të vet, por a nuk na thoni se çfarë mban në të vërtetë brenda ky buxhet o zotërinj gazetarë??? Se ma merr mendja se përveç cigareve dhe gomave ka edhe gjëra të tjera pikante buxheti…
Po ja prit sa tja gjejn emerin. Uxhetit si do equjn buxheti romve apo i ojf.ve apo …se din akoma cuno
Mashtrimet e radhes. Nuk ka per te funksionuar zoti Rama (te pakten ne kushtet e Shqiperise). Te pakten bej ate mandatin si Kryeminister dhe vasal qe je, sepse te tjerat i dime me mire se ty.
Me sa degjova ministrin e financave,kuptova se strategjia do jete,stimulimi i ngritjes se cmimeve,ku qeveria do vjele TVSH-ne !
TVSH-ja rritet ne menyre te shumfishte,”pa u vene re”!
Por kjo manover nuk ka garanci,do ule fuqine blerese.
Ne asnje rast nuk flitet per tatim te fitimit,sepse bilancet dalin me “humbje”!
Vetem per tatimin e fitimit nga interesat e depozitave,perseri tatohet shtresa e mesme,ose familjet e emigranteve,ku informacioni eshte marre nga sistemi bankar.
Qeveria duhet te taksoj fitimin vjetor te firmave,ndryshe ajo eshte bashkepronare,aspak e majte.
Me mire na rrit ato 15 taksa qe do heqesh dhe na hiq ato tre taksat e planifikuara per t’u rritur,do t’a dinim shume per nder dhe pse jane si numur me i madh