Portretet e Enver Hoxhës/Paloka: Rama-Meta po rehabilitojnë figurën e diktatorit

17 Nëntor 2014, 12:28Politika TEMA

Partia Demokratike reagoi sot ndaj shfaqjes së portreteve të diktatorit Enver Hoxha dhe thirrjeve pro tij nga veteranët, gjatë ceremonisë së organizuar nga Prefektura e Tiranës në lidhje me 70 vjetorin e clirimit të krqytetit nga pushtuesit.

“Edi Rama dhe Ilir Meta, zyrtarisht sot konfirmuan dhe e vunë në jetë projektin e tyre për rehabilitimin e figurës së diktatorit Enver Hoxha.

Me fotot e Enverit pas shpatullave, me korin e Enverit në sfond, Rama dhe Meta, gjetën mënyrën më të turpshme për të baltosur 70 vjetorin e clirimit të Tiranës.

Duke përkujtuar këtë ditë të shënuar, me dikatorin Hoxha, Rama dhe Meta, kanë fyer kujtimin e dhjetra intelektualëve, heronjtë e vërtetë të luftës, të cilët u vranë dhe u lincuan drejtpërdrejt nga dora e Enverit”, theksoi Kryetari i Grupit Parlamentar Edi Paloka në një deklaratë për mediat.

Në vijim të akuzave, paloka tha se “Rama dhe Meta kanë fyer sakricifat e dëshmorëve të luftës, të cilët dhanë jetën për lirinë e vlerat europiane, vlera të cilat i përdhosi dikatori Hoxha, me instalimin e regjimit më të egër dhe më gjakatar në gjithë lindjen”.

“Me Enver Hoxhën në sfond, Edi Rama dhe Ilir Meta, provokuan sot të gjithë shoqërinë tonë, dhe plagët e saj më të dhimshme të periudhës së shkeljes brutale të dinjitetit njerëzor, të plagëve të urisë që solli dikatori në këtë vend për më shumë se 40 vite.

Kjo duhej të ishte dita për të bashkuar gjithë shqiptarët pavarësisht preferencave politike, në nderim të të rënëvëe, në nderim të luftës së tyre, por Edi Rama zgjodhi kursin e përcarjes, duke provokuar e duke baltosur sakrificat më të larta njerëzore që u bënë në emër të lirisë dhe kombit”, theksoi Paloka. /gj.k/

 

9 komente në “Portretet e Enver Hoxhës/Paloka: Rama-Meta po rehabilitojnë figurën e diktatorit”

  1. beni says:

    PO ju cpo beni me diktatorin tuaj !

  2. Giacomo Pucini says:

    Cudi e madhe, po Rama e Meta c’dreq lidhje kane me Enver Hoxhen?

  3. Murlani says:

    Enverin e nderon çdo shqiptar qe nderon lirine dhe ndertimin e shqiprise , ke me nderu ,Salen tan qe 30 vjet mbas Enverit dhe eshte pergjysmuar shqipria prej politikes , shaj Enver e vidh djersen e 50 vjetve , shaj Enver e perçaj shqiptaret sa arrijne me shit çdo pasuri per tu largu nga vendi i tyre ,Ju shkatrrut vendin dhe e nxorret ne rruge duke premtuar dhe duke e zhgenjyer kete popull qe donte demokraci per veten dhe jo per politikanet .

  4. TJ says:

    C’fare flasin keta te PD? C’do njeri, ka te drejte, te shfaqe dhe te tregoje ,idete e tij! Asgje nuk e ndaloi Berishen ,te ngrinte Zogun! Mendon ,thuthuqi Paloka, se mund te detyroje shqiptaret te mendojne si Berisha dhe te respektojne ate qe duan! Une nuk kam ndonje respect per Enverin por ,s’kam te drejte te ndaloj te tjeret ta bejne! Kjo eshte demokracia,por berishistet jane komuniste si Enveri!

  5. ivani i madh says:

    a ta dhane jeten e gjakun e tyre per kete komb e jo per te reabilituar tradhetaret dhe bashkepuntoret e fashizmit . JU po mbani ne krye e po e ediketoni hero ,skenderbe e cfare tjeter nje tradhetar ,kriminel, vrases e hajdut i kombit e i popullit shqipetar si krimineli BERISHA E ti thuthuq mundohesh te pervetesosh gjakun dhe mundin e tyre dhe ti mohosh udheheqesin e tyre te luftes .Nuk i mbeti krimbave te gjirizit te mesojne shqiponjat te fluturojne.

  6. br8sulmuese says:

    E. Hoxha ishte komandanti i Pergjithshem i asaj ushtrie qe cliroi Tiranen. Nuk ishin Ballistet e Tradhetaret e Paloqes.
    Pastaj se cndodhi me tej me Enver Hoxhen Historia do flase.
    Paloqet ne fakt u pasurruan me pronat e trashegimnine e lene nga Ai.
    Kujtoni Hidrocentralet e baterdine e bere me tenderat e shitjes e blerjes se energjise etj etj.
    Paloqet jane turpi i Historise te Shqiperise ne Luften e Dyte Boterore

  7. Enea says:

    Enveri te pakten beri shtet dhe te pakten te pakten, ishte nder ata qe e deshi kete vend dhe per 40 vjet sa qe gjalle, asnje nga ata shovinistet qe na duan te pjekur ne hell ne si Shqiptar, nuk pati byth te bente as levizjen me te vogel per te cenuar keto troje qe gezon dhe ti o thuthuq.

  8. Indrit says:

    Ahahaha po flet thuthuqi per E.Hoxhen,ore narko-alkolist pyete pak plakun tend se car rroli+pune bente ne kohen e E.Hoxhes,,e gjithe klika e SHQUP-it eshte mbetjet e regjimit te kaluar..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje