Sokol Olldashit i është dhënë titulli “Qytetar Nderi” i Durrësit në përvjetorin e parë të vdekjes.
Olldashit i është dhënë ky titull nderi pas një vendimi unanim të Këshillit Bashkiak të këtij qyteti.
Lajmin për nderimin e Olldashit e ka dhënë në Facebook, deputeti demokrat Igli Cara ku ka shkruar:
“Sapo më njoftuan qe Këshilli Bashkiak i Durrësit, në unanimitet i dha Sokol Olldashit sot titullin “Qytetar Nderi i qytetit”.
Faleminderit të gjithë anëtarëve të Këshillit që e votuan.
Koli e konsideronte veten çun Durrësi, sepse “fati” e solli që të rritej në Durrës, këtu janë miqtë e shokët e parë të tij, këtu nis kënga e kitara e tij, këtu nis angazhimi i tij në politikë, këtu ka miq të mirë e shokë besnikë.
Kol Olldashi dha shume në jetën e qytetit tonë, gjeti forma e mjete për të bërë e për t’u mbajt mend në shtëpitë e durrsakëve,
ta kemi “qytetar nderi” është më e pakta që mund të bëjmë për të”./j.h
Shqiptaret kane marre kot. Oldashi e ndriti Durresin dhe kjo kishte mbetur qe te behej qytetar nderi. Kur do te dale ndonje titull qytetar c´nderi. Le ta bejne ne Shijak dhe t´i ngrene nje permendore me pistolete ne dore duke cliruar popullin nga komunistet dhe nga kriminelet e droges
Na mbyten cunat e Tirones dhe cunat e Durresit. Ti veni emrin e shkolles se muzikes Sokol Olldashi. Ose te ngrene ndonje universitet privat me emrin e tij.
Ky s’pati respekt per viktimat e 21 Janarit ne Tirane kurse Durresi e shpall qytetar nderi! Sa komb kot qe jemi! S’prish pune se te gjithe keta do i rehatoje Historia.
Ah sikur ta benin “Qytetar Nderi” ne B.Curri.E meriton te jete edhe atje.
Politika diten i vret njerezit trima, e naten i kjane. Te nesermen i bàn “heronj” apo “qytetare nderi”…..Hipokrizi e gjalle!
Qytetar nderi? Maskarenjte qe po shpallin te tille nje maskara te pashoq. Miliona euro ka vjedhur ky trafikant e bashkepuntor i ngushte trafikantesh. Populli ka nje shprehje qe thote “vdis qe te flas mire per ty”, por une smund ta bej; ky tip qelbet dhe i vdekur megjith keta “miqte” qe mblidhen kodoshisht e perkujtojne zuzarin.
Qytetar nderi nuk besoj se mund ta meritoi ndonje politikan(interesexhi) qe ndermjeteson vetem nje pjese te komunitetit ku ai ka jetuar apo jeton.
“Qytetar nderi” e meritojn humanistet,shkenctaret,sportistet,artistet,
patriotet(sidomos ato qe kan dhene jeten per Atdheun),por kurresesi politikanet.Sa per unanimitetin,lereni,sepse ne kesisoj rastesh nuk del kush kundra,me fort kur behet fjale per nje person qe nuk jeton me.Di nje rast,kur Olldashi ka marre 100 mije Euro duke nderhyre qe te shembej,ose me
mire te menjanohej nje Restorant pa leje ndertimi ne breg te Detit,per te favorizuar nje Restorant tjeter po pa leje ndertimi.Politikan dhe i ndershem,jan dy nocione qe perjashtojn njera tjetren.
Ej po ca behet keshtu ne Shqiperi s’po lene maskara e ndyresire pa graduar e dekoruar. Me keqardhje shoh se maskaralleku po kthehet ne menyre jetese. Ky njeri si shume te tjere qe ne keto 24 vite tranzicion ka dhene kontributin e tij ne shkaterrimin e ketij kombi nuk mund te jete nderi i askujt. Fatkeqesia e popullit tone eshte qe e ka kujtesen shume te shkurter. Na perdhunoi Enveri 50 vite dhe ne vazhdojme ta kemi ne balle , na sakatoi Berisha 25 vite dhe akoma ka njerez qe e duan , po na shkerdhen brinjet ky zdapi socialist dhe 1 milione kaqola i vene nga pas, nderkohe pjata jone zvogelohet, korrentin dhe naften e prodhojme ne vend por e blejme me cmimin e Norvegjise, policine e paguajme me taksat tona por ajo na can kafken po provuam te protestojme se skemi buke ne sofer. Varferia ka zbritur nga malet ne qytet, dhe populli analfabet mezi pret te kacafytet ne internet per fitoren e radhes.