Nishani letër Kuvendit: Fondet e Presidencës janë pakësuar me 3.4 %, mund të dështojnë aktivitetet

17 Nëntor 2014, 18:47Politika TEMA

Presidenti Bujar Nishani përmes një letre drejtuar Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, si dhe kryetarëve të grupeve parlamentare, shpreh shqetësimin në lidhje me pr/buxhetin e 2015 për Institucionin e Presidencës, i cili do të jetë 3.4 % më pak se ai i vitit 2014.

“Për vitin 2014, Institucionit të Presidentit të Republikës, megjithëse me ulje të theksuar krahasuar me dhjetë vitet e fundit, iu akorduan 183.2 milion lekë në total, ndërkohë që për vitin 2015 janë parashikuar 177 milion lekë,  me një diferencë negative prej rreth 3.4 % më pak. 

Po kështu për zërin shpenzime të tjera operative në buxhetin e vitit 2015 është parashikuar ulje e këtij zëri me 8.5% më pak”, thekson Nishani në letrën e tij.

Në vijim ai sqaron se “përgjatë vitit 2014 janë kryer dhe shpenzime të paparashikuara, siç ishte rasti i vizitës së Papa Françeskut në vendin tonë, ku kemi kërkuar në Ministrinë e Financës fonde shtesë për shpenzime të kryera dhe të faturuara, për të cilat jemi akoma në pritje”.

“Siç jeni në dijeni, për vetë natyrën specifike të Institucionit, për përmbushjen e funksioneve kushtetuese të Presidentit të Republikës si në veprimtarinë brenda vendit, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare, dalin vazhdimisht aktivitete shumë të rëndësishme për t’u kryer.

Kështu, në kuadër të Presidencës Shqiptare të SEECP, në përmbyllje të Presidencës, në mes të vitit 2015, do të organizohet Samiti i Kryetarëve të Shteteve të këtij organizmi ku roli i Institucionit të Presidentit të Republikës në këtë organizim është primar, por që buxheti i planifikuar nuk e mundëson organizimin serioz shtetëror.

Gjithashtu, viti 2015 përkon me 25-vjetorin e rënies së komunizmit në vendin tonë, ku Institucioni i Presidentit të Republikës ka të parashikuar organizimin e ceremonive me pjesëmarrjen e personaliteteve të shquara ndërkombëtare dhe buxheti i alokuar për këtë vit nuk e bën të mundur realizimin e të tilla aktiviteteve.

Në pamundësi për t’u dëgjuar, edhe pse zyrtarisht kemi kërkuar të dëgjohemi nga Komisioni i cili mbulon veprimtarinë e institucioneve të pavarura, jam i detyruar t’ju paraqes disa problematika që implikojnë veprimtarinë e Institucionit të Presidentit të Republikës përgjatë vitit 2015, ndërkohë që projektbuxheti i vitit 2015 po diskutohet në seancë plenare.

Duke shpresuar në pranimin e shqetësimeve të sipërpërmendura, dhe reflektimin përkatës, kërkojmë të vendoset buxheti i Institucionit të Presidentit të Republikës në parametrat e funksionimit normal të këtij Institucioni dhe të përmbushjes së misionit kushtetues të Kreut të Shtetit Shqiptar”, thekson Nishani në letrën drejtuar Kryetarit të Kuvendit dhe kryetarëve të Grupeve Parlamentare të PS, PD e LSI. /gj.k/

6 komente në “Nishani letër Kuvendit: Fondet e Presidencës janë pakësuar me 3.4 %, mund të dështojnë aktivitetet”

  1. Inspektor says:

    Zoti president… a ia ke hedhur ndonjehere syte flamurit qe ke pas shpine?! Thank you!

  2. leka says:

    Parlamenti ka te drejte te miratoj fondet per cdo institucion ,keshtu dhe.per presidencen.Ne rastin konkret ankesa e presidentit eshte antikushtetuese ,pasi ne veprimtarin e tij ka shkelje te saj,dhe me teper ka mbrojtur direktivat e SHQUPIT krdhtu jo shtese po ti hjiqet akoma nga fondi I planifikuar dhe shtesen ti ja japi PD.

  3. Daja pri Priskës Vogël says:

    Ç’i do paret ky mor jahu? Stambolli digjet, kurva krihet. Harxhoi gjithato lekë tre ditë më parë me një goxha suitë dy ditore në Delvinë-Sarandë për të çuar dy dekorata se s’mund të vinin t’i merrnin këtu në Tiranë. Si me dalë për gjueti.

  4. SALI TRITOLI says:

    PER CFAR TE DUHEN PARAT TY PER TE BER FIZJOTERAPI PER HEDHJEN E SHURES PERPJET?? SE TI SJE AS MISH AS PESHK JE NJ NJOLL E ZEZ E SHQIPTARVE NUK E DI SI PO TE MBAJNE NE ATE KARIGE

  5. askushi says:

    Per Cfare I do leket ky sakat per te ndejtur dhjete dite me shume ne amerike megjithe bashkeshorten dhe plehrat e stafit kelyshet e ish nomenklatures komuniste? Ketij ti jepen leke vetem sa per rrogen se na flliqi kudo qe shkon madje edhe leket e rroges I ka shume…shkurtojani edhe me shume buxhetin sharlatanit berishist

  6. Prec Ulaj says:

    Jari erdhi ne New York, dhe i dha Dekorate gjithe Kosovareve te Shoqatave qe presin Berishen. Keta te gjithe kane krijuar biznese Ndertimi Pallatesh ne Tirane, nga shesshet qe ju dha Berisha dhe Luli.
    Se per cfare dekorohen Kosovaret nga Presidenti, nuk e di une.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje