Kryeministri Edi Rama përmes një statusi në rrjetet sociale ka vlerësuar aksionin e INUK për çlirimin e hapësirave publike nga ndërtimet, ndërsa thekson se qytetarët po mbështesin një aksion të tillë.
Kryeministri Rama përmes faqes së tij Twitter, shkruan se heqja e çibanëve nga portreti i kryeqytetit ka gjetur entuziazmin e qytetarëve të Tiranës.
Kreu i ekzekutivit ka komentuar se ky aksion i INUK ka mbështetje gjithnjë e më të madhe nga qytetarët.
“Me mbështetje gjithnjë e më të madhe qytetare vijon përditë operacioni i shkuljes së çibanëve nga trupi i Tiranës”, shkruan Rama në Twitter.
Gjatë ditës së hënë INUK ka vijuar punën në rrugën “Artan Lenja”, “Unaza e Re”, si dhe tek zona pranë Gardës së Republikës, në afërsi të “Sheshit Nënë Tereza”.
Gjatë ditës së sotme, aksioni vijon në zonën e “Unazës së Re”, ndërsa pritet të shtrihet edhe në zona të tjera të kryeqytetit, si zona e 9-katësheve etj/gj.k/
Ju lumte!!!! Mesefundi po marrim fryme lirisht…na mbyti abuzimi primitiv, mbi cdo gje qe eshte dhe duhet te jete e perbashket. Faleminderit!!!!
You are on the right way… !
Te lumte Z.RAMA coje deri ne fund punen ne te gjith qytetet
Te lumte z Rama kur po vjen rralla me ardhe ne shkoder se ja kane marre frymen çibanet qytetit dhe stadiumit , Shumica e qytetarve te presin ta çosh deri ne funde premtimin dha te mbeshtesin ,
Te lumte RAMA . tung .