Dr Flori në emisionin "6 ditë pa Ermalin", dy ditë para vdekjes (VIDEO)

18 Nëntor 2014, 11:30Politika TEMA

Vetëm dy ditë më parë, ndamë një mbrëmje shumë të veçantë me Dr. Florin. Në emisionin “6 ditë pa Ermalin”, në kanalin T në Digitalb, kantautori i njohur tregoi për projektin më të fundit të tij, një emision i cili do e shkëpuste të paktën përkohësisht nga muzika.

Do ftoj dikë shumë special, është një njeri i veçantë dhe një artist, që ka qenë i tillë që kur ka qenë i vogël. Ndërsa tani duket si një bebe gjigant. Është shoku im i ngushtë, doktor Flori”, kishte paralajmëruar Ermali para fillimit të intervistës.

Meqë muzikës ia kam nxjerrë fundit, thashë ta provoj njëherë të bëj një emision. Po do ti që ka dalë shumë mirë?”, tha Flori si i ftuar i emisionit.

Në formë shumë të mirë, me batuta dhe me histori që na bënë të qeshim pafund, edhe këtë mbrëmje pamë Florin e përhershëm: të çlirët e të sinqertë. Djalin e ri, që shumë vite më parë u bë i njohur në skenë, bashkë me dy shokët e tij të klasës, me të cilët ngriti njërin nga grupet “Rap” më të njohura muzikore shqiptare, “West Side Family”.

Por, ndër vite, përveç si këngëtar, Dr. Flori spikati si kantautor dhe si lançues i talenteve të reja. Bashkëpunimet e fundit me Ermal Mamaqin ishin hite të padiskutueshme, që sollën një formë tjetër të artistit, që në thelb të krijimtarisë së tij kishte problematikat sociale.

Edhe pse protagonist në media, ai preferonte të mbante larg kamerave familjen. Vetëm prej një muaji, Flori ishte bërë baba për herë të dytë. Dashuria e tij e madhe, pas bashkëshortes, ishte vajza Kaltrina, e cila në dhjetor bën 8 vjeç. Ditëlindje, në të cilën do të mungojë, ashtu sikurse do na mungojë të gjithëve si artist. /TCH


Lamtumirë Dr. Flori! – Top Channel Albania… by tchalbania

2 komente në “Dr Flori në emisionin “6 ditë pa Ermalin”, dy ditë para vdekjes (VIDEO)”

  1. bledi says:

    PSE ME LEKET QE I PATE DHENE BORXH TI PINTE MALL AI,QEKE TRUNG LALE ;MALL PINE GJITHE BOTA PERVEC BEBEVE SE DHE ILACET KANE PERBERJE DROGE AJO ASPIRINA QE PI TI 2 KOKRRA PO TE PISH 30 KOKRRA IKEN PER LESH PRANDAJ MOS FOL HAN E BERDYSH;TE PAKTEN KY TI KA BO CA KENGE TE KENAQESH KUR I DEGJON TI UNE DHE GJITHE SHQIPTARET KURSE TY S TA DIME EMRIN PO DO JESH NDONJI QE PERVEC PORDHES QE I DEGJON KOMSHIU S KE BO GJE TJETER.THUJ RRAHMET PASTE DHE GJYNOF NUSJA KALAMOJTE DHE PRINDRIT TE TJERAT JANE LLAFE BOSHE.TUNG.PO DESHE MOS SHAJ MBAS KETIJ KOMENTI SE I BIE QE JE KALAMA OSE INJORANT;THELLOHU DHE MOS PARAGJYKO KOT ME KOT NJEREZ QE S TE KANE BO KEQ .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje