PPE rezolutë për Shqipërinë: Konsensus për reformën në drejtësi, KE të monitorojë dhe të marrë masat për zgjidhjen e krizës politike

19 Nëntor 2014, 11:03Politika TEMA

Partitë Popullore Europiane (PPE) kanë miratuar një rezolutë për Shqipërinë përmes së cilës i kërkojnë Komisionit Europian për të monitoruar nga afër dhe për të marrë masat e duhura, ashtu si në të kaluarën, për të ndihmuar në tejkalimin e krizës politike në Shqipëri.

Rezoluta e PPE kërkon konsensus e gjithpërfshirje për reformën në drejtësi.

Me një gjuhë të ashpër ndaj shumicës së majtë qeverisëse, PPE ka mbështetur të njëjtën linjë si  Partia Demokratike, anëtare e këtij forumi, duke shprehur shqetësimin për zhvillimet politike të vend.

Në rezolutë PPE shpreh shqetësimin për shkarkimet nga administrate, dhunimin e shtetit ligjor dhe vjedhjen e votave.

Gjithashtu PPE dënon aktet e dhunës dhe kërcënimeve me jetë të përfaqësuesve të opozitës në Parlament, duke i quajtur ato brengosëse dhe të kryera nga deputetë të shumicës me precedent kriminalë.

Rezoluta e PPE

Partia Popullore Europiane, duke marrë parasysh Rezolutën e Parlamentit Evropian mbi Raport Progresin e vitit 2013 për Shqipërinë, dhe duke përshëndetur Rezolutën mbi Integrimin  Europian, propozuar nga Partia Demokratike dhe miratuar unanimisht nga Kuvendi i Shqipërisë vitin e kaluar.

6 komente në “PPE rezolutë për Shqipërinë: Konsensus për reformën në drejtësi, KE të monitorojë dhe të marrë masat për zgjidhjen e krizës politike”

  1. robert says:

    PPE duhet t’a dine qe ne krye te PD ne Shqiperi ka kriminela me 100 dosje!Turp per PPE qe mban njerez te tille!

  2. emigranti says:

    kishte ardhur koha, madje jan te vonuar .. kukulla e familjes hoxha duhet shembur nje sahat e me pare pasiqe eshte nje rrezik i madh per vendin .. tashme shenjat e ringjalljes se rregjimit hoxha jane mese te qarta ..

  3. Labi Vlore says:

    Shqiperia me sa dija une eshte shtet i Pavarur dhe Sovran.Por sot kuptova se ne qenkemi ende proktetorat i Evropes ne varesi te Partive te Djathta Evropiane.C’pune kane deputetet e djathte te PPE-se me reformen Administrive-Territoriale Shqiptare??C’pune ka PPE-ja me kete reforme qe i perket punes Kushtetuese te Parlamentit Shqiptar??

  4. arjan says:

    Ne kerkesat kane harruar qe te monitorojne dhe shendetin e deputet Strazimiri pasi kohen e fundit ka patur problememe me sistemin e drejtimit qe pas aksidentit qe i ndodhi te parlamenti. PPE te mos humbasi kohe me ata qe per 8 vjet u tallen , e plackiten kete vend dhe tani nuk ndihen te vlersuar.

  5. Faji nuk qendron ke P(artia) e P(utanave) E(urop(t)iane),
    te cilet jo rastesihte leshojn leshin lisho ti mbuloj gopin e tyre te qelbur , por me putanat mediatike ,qe i bejne rreklam ksaj demagogjie e ktij Brain Washing ,qe vazhdon prej 24-vjetesh te shplaje trut e shqiptareve e qe sot duket qart jo se vetem ja ka shplare komplet Trurin ,por rryma e shurres mediatike ne sherbim te shkerdhimit te shqiperise ..
    ka qen aq intensive dhe e fort ,sa ja shkul trut nga kafka shqipkarit dhe ka lene kafken e tij boshe .
    Ne nji situate te tille “boshe” lurvat plak , ne histeri e siper ,
    nuk nguron tja mbushe me silikon alla PPE-eeeeeeee ate boshllik .

  6. cimi says:

    PPE kerkon te beje gjykatesin ?! Apo kerkon te beje avokatin e PD.
    Kete te dytin le ta beje, sic e ka bere gjithmone, por per gjykim besoj se e kemi nje gjykate kushtetuese.
    Cfare prisnin zoterinjte e PPE qe PS te qeveriste me administraten e lengut qe kishte PD?
    Me ate llumin e piset te korruptuar dhe te paafte?
    Mos prisnin valle, pa dashje edhe ndonje minister te PD ne kabinet?!
    Apo mos ndoshta duhet te ruante rendin me burgajt, kuliçet & co ?!
    Bejne mire te heshtin dhe te kerkojne ndjese per mbeshtetjen e verber qe i kane dhene per vite me rradhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje