Zv/Kryeministri Niko Peleshi bëri të ditur se gjendja e alarmante e krijuar mbrëmjen e të martës është drejt normalizimit dhe grupet e punës janë në terren në ndihmë të qytetarëve të prekur. Sipas Peleshit, situtata më problematike u shfaq në rrethin e Lezhës, ku dhe kanë humbur jetën tre persona, të cilëve Zv/Kryeministri i shprehu ngushëllimet e tij.
Zv. Kryeministri tha se rreshjet në Lezhë kanë ndalur rreth orës 1 pas mesnatës dhe grupet e emergjencës janë mbledhur menjëherë për të kthyer në normalitet situatën.
“Mbi 80 trupa ushtarak dhe dhjetëra mjete për pastrimin e ujërave kanë punuar përgjatë natës për të larguar ujërat nga zonat e përmbytura të këtij qarku. Po ashtu KESH dhe Ujësjellësi kanë bashkëpunuar për të krijuar kushtetet nevojshme për të normalizuar situatën.
Problematike mbetet situata në spitalin e Lezhës ku furnizimi me ujë të pishëm po realizohet përmes Autoboteve.
Në Fier rreshjet prekën disa fshatra dhe fusha bujqësore për të cilat po punohet puna vijon intensivisht për t’i liruar, ndërsa po punohet intensivisht për largimin e ujërave brenda 5-së banesave në këto fshatra”, theksoi ai.
Në Tiranë, tha zv/ Kryeministri shiu pushoi pas mesnate dhe zonat më të prekura ishin ato të “Don Boskos”, “Kodra e Priftit”, Rruga “Bledar Shtylla”…etj, ku grupet e emergjencën ndërhynë për të larguar ujërat nga katet e para të pallateve apo bodrumet e prekura nga përmbytja.
Në Gjirokastër rreshtjet kanë prekur zonën e Kalasë, inertet e së cilës kanë bllokuar disa segmente rrugore, për të cilat po punohet nga shtabet e emergjencave civile dhe lirimi i këtyre segmenteve është çështje kohe.
Në fund, Peleshi tha se edhe në qarkun e Durrësit, në veçanti në afërsi të Currilave dhe Portit ka pasur probleme, por që janë zgjidhur shpejt.
Peleshi tha se në të gjitha rrethet janë ngritur grupet e emergjencës për ndërhyrje të shpejtë në rast nevoje, edhe pse në rrethe si Shkodër, Korçë, Kukës dhe Vlorë nuk ka pasë probleme. /gj.k/