Çmimet e dritave do rriten më shumë për ata që konsumojnë më pak

19 Nëntor 2014, 16:06Politika TEMA

Formula e përzgjedhur nga qeveria për rritjen e çmimit të dritave do të godasë më shumë konsumatorët e kursyer dhe ato të mesëm dhe më pak konsumin e luksit.

 

Nga Gjergj Erebara*

 

Formula e propozuar nga qeveria dhe kompania publike OSHEE për Entin Rregullator të Energjisë për ndryshimin e çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë pritet t’i rrëmbejë shqiptarëve që paguajnë rregullisht energjinë elektrike rreth 7.5 miliardë lekë në total gjatë vitit 2015, por konsumatorët e kursyer të energjisë do të rëndohen shumë më tepër se sa konsumatorët dorëlëshuar.

Sipas propozimit të kompanisë publike të shpërndarjes së energjisë elektrike, OSHEE, çmimi për konsumatorët familjarë duhet të rritet në 12.3 lekë për kWh pa tatim të vlerës së shtuar, tatim që e rrit çmimin final në 14.76 lekë. Në rast se kjo tarifë do të miratohet nga ERE, çmimi mesatar për konsumatorin familjar do të pësojë një rritje prej 32 për qind, por për shkak se rritja do të jetë e pabarabartë, kjo tarifë do t’i rrisë të ardhurat e OSHEE nga konsumi familjar me rreth 29 për qind.

Llogaritjet e kryera nga BIRN sugjerojnë se energjia e faturuar për konsumatorët familjarë, pritet të arrijë në 33 miliardë lekë me TVSH në vitin e ardhshëm falë tarifës së re nga rreth 27 miliardë që janë me strukturën aktuale të çmimit.

Qeveria ka vendosur të japë rreth 16 milionë dollarë për të mbuluar kostot për familjet e varfra, duke sjellë një efekt neto në buxhetin e shtetit prej rreth 60 milionë dollarësh, para që do të paguhen para së gjithash nga konsumatorët e mesëm të energjisë.

Shqiptarët kanë paguar që nga viti 2001 energji elektrike me dy tarifa. Tarifa e parë për konsumin deri në 300 kWh është aktualisht 7.7 lekë pa TVSH ndërsa tarifa e dytë për konsumin mbi 300 kWh, është 13.5 lekë pa TVSH. Duke argumentuar se nuk është në gjendje të kontrollojë siç duhet këtë model tarifimi, qeveria ka vendosur të vendosë një çmim për të gjithë konsumin. Çmimi i propozuar prej 12.3 lekësh pa TVSH po shqyrtohet nga Enti Rregullator i Energjisë, një institucion që ligjërisht është i pavarur, por që gjatë të gjithë ekzistencës së saj, i është bindur vazhdimisht vullnetit të qeverisë së radhës.

Tarifimi me fasha u vendos në vitin 2001 me synimin për të frenuar konsumin e tepërt të energjisë elektrike dhe për të nxitur konsumatorët familjarë të përdorin lëndë djegëse alternative si gazin e lëngshëm apo naftën e rëndë për ngrohje dhe gatim. Arsyetimi pas kësaj forme tarifimi është që energjia e prodhuar në vend ka një çmim të papërfillshëm, për të cilin, tarifa prej 7.7 lekësh për kWh është mëse e mjaftueshme për të mbuluar të gjitha kostot me përjashtim të amortizimit të hidrocentraleve. Rrjedhimisht tarifa e dyfishtë për konsumin e lartë, duhej të shërbente njëkohësisht për të frenuar konsumin dhe për të paguar energjinë e shtrenjtë të importit.

Heqja e modelit dytarifor të energjisë e eliminon politikën e frenimit të konsumit të lartë, por për shkak se çmimi i ri është tepër i lartë, ka gjasa që do të frenojë edhe konsumin në tërësi.

Tarifë më e lartë për të varfrit

Llogaritjet e BIRN sugjerojnë se nëse çmimi i propozuar miratohet, familjet e varfra dhe që konsumojnë më pak do të goditen më rëndë.

Familjet që konsumojnë deri në 200 kWh në muaj do të detyrohet të paguajnë 1,100 lekë më shumë me tarifat e reja ose një rritje në masën 60 për qind. Familjet që konsumojnë 300 kWh në muaj do të paguajnë 1600 lekë më shumë me të njëjtën masë rritjeje. Familjet që janë brenda skemave ekzistuese të mbrojtjes sociale në Shqipëri si psh pensionistët dhe familjet në skemën e ndihmës ekonomike, pritet të përfitojnë mesatarisht 650 lekë në muaj, gjë që pritet të mbulojë më gati gjysmën e çmimit të rritur për konsumatorët deri në 200 kWh në muaj dhe akoma më pak për familjet që konsumojnë deri në 300 kWh.

Por për familjet që konsumojnë 400 kWh, fatura mujore e energjisë elektrike do të rritet me 1,500 lekë në muaj ndërsa për familjet e tjera, çmimi do të rritet më pak se kaq. Për familjet që konsumojnë 800 kWh në muaj çmimi do të rritet me 936 lekë ndërsa ata të paktët që konsumojnë 1 mijë kWh, çmimi do të rritet me më pak se 650 lekë në muaj.

Në rast se Enti do të miratojë një tarifë më të ulët nga ajo e kërkuar nga OSHEE, konsumatorëve të varfër sërish do t’u bjerë një barrë më e rëndë ndërsa të pasurve do t’u bjerë një barrë edhe më e lehtë.

Për familjet që nuk e paguajnë energjinë elektrike, nuk pritet të ketë ndryshim.

30 komente në “Çmimet e dritave do rriten më shumë për ata që konsumojnë më pak”

  1. kWh says:

    Hallall!
    Tani ec te harxhojme nga 1000 kWh. Total win.

    1. ANDI says:

      eshte vete formula qe te sjell ne kete rezultat, kshu qe vl, ne qe sperdorim shume energji por gaz do pagujm ma shume se me Salen, me te cilin ishim rehat fare

      http://bit.do/cmimet-e-dritave-do-rriten-per-fukarenjte

    2. Vandami says:

      Kriza e sektorit energjitik eshte e thelle dhe duhet patjeter nje reforme po e tille.
      Por duhet studiuar mire qe te mos sjelli efekte te tilla per shtresat e varfera. Te vish ne pushtet si parti tipike e majte duke thene se te varferit do te paguajne me pak dhe te pasurit me shume dhe te ndermarresh nje hap te tille si ky qe po flasim eshte pak te thuash mashtrim. Do te ishte e pafalshme per qeverisjen aktuale.

  2. rezart says:

    Ne se eshte e vertete kjo,atehere QEVERIA RAMA DO RREZOHET BRENDA VITIT!!!
    KY ESHTE NJE KRIM I SHEMTUAR qe i behet shumices se popullit shqiptar!!

    1. gjyshi says:

      Te rroje Borxhekracia , qe na i hodhi litarin e taksave ne qafe ne menyre demokratike ,
      Bravo edi po E rilind taksat edhe per ata qe jane pa pune ,
      Edhe hajde mos te duash enverin pastaj,
      Le ti fikin dritat ,

      Kur shteti nuk degjon dhe bene ate qe do populli ,
      Atehere populli duhet ta perzere ate qeveri ,

  3. Aldo says:

    Ne gjithe boten te gjithe mundohen te konsumojne me pak per te reduktuar shpenzimet e ndotjen e mjedisit kurse ne Shqiperi me kete allasoj qeveri duhet te konsumosh shume qe te paguash me pak!!!!! Ja perse na qesh bota ne!

  4. Trapi says:

    O gazetari bythe,pse i ngaterroni njerzit.Kush harxhon me shume ,paguan me shume….

    1. Fshatari says:

      Me siguri do jesh nga rradhet intelektule LSIste qe edhe 8 vjeçaren e ka braktisur ne kale te 6te sepse te mesmen dhe te larten i moren ne nje vit. Tani pak matematike te thjeshte:

      Dikush qe harxhonte 300kWH energji x 7.7L/kWH = 23100L + 4620 TVSH + 1000L Takse TV = 28720L
      Mbi 300kWH: Psh. 400 kWH. 300 kWH = 28720 L + 8100L (per 50KWH mbi 300) = 36820L

      Tani llogaritjet per konsumatorin me çmimin e ngritur:

      300kWH x 10.6L/kWH = 31800L + 6360L TVSH + 1000L Takse TV = 48160L

      350kWH x 10.6L = 37100L + 7420L TVSH + 1000L Takse TV = 45520L

      Per çdo njeri qe ka sy te shikoj e ve re se kush digjet me teper nga rritja e çmimit te energjise.

    2. Hajdari says:

      O Trap, duket qe je trap! Ata qe do të harxhojne me shume, tani do te paguajne me pak. Ndersa ata qe harxhojne me pak tani do te paguajne me shume! O tope e kuptove.
      Ai rreshti i fundit i shkrimit ishte brilant!

  5. PERENDIMI says:

    Qe perseri ata qe harxhojne me pak dhe ata qe paguajne kordohere e hane edhe cmimin e larte edhe vjedhjen se vetem ata jane ne sistem sepse ata qe vjedhen dhe bisneset e medha paguajne nden dore dhe nuk e hane asnjehere prandaj ze vend ajo fjalia e fundit qe sdo te kete ndryshim per ata qe e vjedhin. Faleminderit

  6. ariu says:

    As kam paguar dhe as do paguaj. Kur te gjith militantet e te dyjave kraheve politik kan vjedhur deri tani un pse mos te vidhja. Un i papun jam ata mi presin dritat un i litha ata me fusin ne burk un ha qyl e sme vjen asnje fatur atije brenda. Dhe kur te dal prap te njejten gje do bej. Velija me ramen vodhen 400 miljon me tendrin e papes dhe un mos te vjeth energjin kur te ter politikanet jan ber bosa metna vjedhur ne. Dy sahate kam thyer deri tani dhe 100 te me ven te 100 do ti thuej. I thyeni sahatet o popull se po na vjedhin. Ta rrisin edushi energjin pastaj e te marin kete timin

  7. Anonim says:

    Mua me duket se ky Rama nuk do te vazhdoj me te qeverise per arsye se Slai berisha i dorezoi shtetin me borxhe maramendse dhe totalisht te shaktrruar por nuk e thote dot qe do te iki por i merzit njerzit qe ta largojne dhe se nuk do te mbaje nje bare qe ja kane trasheguar te tjeret nese eshte e vertete ky lajmi.

  8. Class says:

    @ariu
    Ari qenke edhe nga mendja por cuditerisht me duhet ta pranoj qe ke te drejte.
    Ky gjatosh moter.iri qe mos gjetet derman na mori ne qafe qe vitin e pare…

  9. epruveta e sals says:

    Rama po perpiqet te beje shtet dhe kjo duhet pershendetur.Por gjeja me kryesore eshte qe po detyron hajdutet e saliut te pedes te paguajne dhe mos te vjedhin energjine.Pagues te rregullt jane zakonisht votuesit e majte ,ndersa parazitet e sales deri sot kane ngrene ne kurriz te te majteve.Kjo po merr fund ,jugu nuk mban me ne kurriz felliqesirat hajdute te salilulit.

    1. Eraldi says:

      Shtet ne kurriz te kujt? Neqoftese do te behet shtet ne kurriz te atyre qe jane abuzuar dhe jane vjedhur ne emrin e shtetit per 23-vite, atehere na plasi trapi per nje shtet qe e ka treguar veten qe vetem te vjedhe dhe te abuzoj di, pavaresisht partise ne pushtet. Nuk na plas fare per nje shtet shkerdhate qe e ka vjedh dhe mjel kete popull, sepse eshte pak si vone dhe eshte i pabesueshem ne baze te eksperinces negative. Parate dhe interesat e mia jane te miat, sepse i kam nxjerre me mund dhe djerese dhe une do te mbijetoje sepse di qe te mbijetoje ne c’faredo shtet shkerdhate qe paraqitet ne skene me ngjyra dhe mashtrime politike. Problemi qendron te ate qe nuk dine qe te bejne shtet, dhe kurre te njerezit qe e mundesojne nje shtet!

      TRAPA!

  10. Kendveshtrim tjeter says:

    Eshte favorizuar Tirana,ngrohja e saj me kondicioner,ka kohe qe kalonte fashon,do paguhet nga rrethet.
    Tirana do paguaj me pak,per ngrohje dhe fresk !
    Zona juglindore,ka mbi kuriz,cmimin e ngritur te druve te zjarrit,si dhe energjine elektrike.
    Kjo politik,do ngrej konsumin e energjise elektrike,si per gatim,ashtu dhe per ngrohje.
    Cmimi i druve te zjarrit dhe gazit,ne raport me energjine,nuk eshte me i leverdiseshem,cmimi i tyre,ka kapur majat,gati i paperballushem,per familjet e mesme dhe te varfera.

  11. Gezimi says:

    Me duket se ky lajm nuk ka sens. Ne se qendron, atehere eshte nje gafe, qe sfidon tere gafat e Saliut te marra se bashku!

  12. futja says:

    Qeveri socialiste qe ja fut popyllit.
    Cudi???

  13. fatmiri says:

    Po mire, si i maste 300 kw -tet qeveria e saliut se sahatet nuk funksiononin? Genjeshter me bisht deri ne bythe te saliut

  14. Roni says:

    Nuk do te ishte me mire qe Qeveria te linte cmimin 8 lek dhe populli do te kishte mundesi te paguante pa problem energjine.Nuk eshte kjo Qeveria qe kerkuam kur e votuam.Po do te thote dikush kush po pyet per voten time,normal po nuk jane pak si une.

    1. Arber says:

      Po na zhgenjen edhe kjo qeveri e Rames, fasha le te hiqet meqe trumbetohet nga qeveritaret se ishte strehe per mashtruesit dhe vjedhesit e energjise, por nuk ka asnje arsye pse te rritet cmimi i energjise, thjesht te arketojne faturat 100 % dhe ja ku u mblodhen leket te gjitha, kjo rritje eshte rrasje thelle e me thelle popullit se mban ai mban, po jo ore jo, nuk mban me, po na cani derrasat edhe ju socialiste megjithese ne menduam ndryshe per ju e ju votuam…

  15. atdhetari says:

    Amani vetem te kemi mire rilindas-it (et), pa do te paguajme sa te duan….Cdo popull e meriton qeferri-ne (te) qe ka. Le te bien daullet e 1000.000, vutuesve dhe et gjithe shqiptareve tani.

  16. haha says:

    Dikur thoshin shqiperi te kam dhjere nuk u morrem vesh njehere. POR SOT THUHET “O RILINDAS U KAM DHJERE QE NUK MERRENI VESH NJEHERE “

  17. beci says:

    Dhe ne kohen kur te vdesim prape Rilindje do te therresim

  18. miri says:

    ky o karlliku mo i madh qe kom nigju,si mer te paguaj me shume ai qe harxhon pak ,perkundrazi ai qe harxhon pak duhet stimuluar late nom mer legena,po nomale qe dy pleq do harxhojne me pak se nje familje prej 4 ose 6 vetave co kjo pune ,per kto ngrihuni dhe jo per sali bythen dhe lulin e vogel,

  19. andy-ny says:

    Cfare shkrimi pa asnje sens… analiste dhe gazetare medioker. Sigurisht qe nese hiqet fasha dhe cmimi vendoset diku ndermjet cmimit te norma ose % e rritje se cmimit per ata qe konsumojne me pak eshte me e larte se ata qe konsumojne me shume… dhe sa me shume te konsumohet efekti behet negativ. Kjo eshte matematike shume e thjeshte, me rritjen e konsumit bje norma e rritjes se cmimit sepse efekti fashe behet gjithmone e me i paperfillshem. Por, kjo nuk do te thote qe ata qe konsumojne me pak paguajne me shume se ata qe konsumojne me shume.

    Ja ta shpjegoje me poshte… per ta thjeshtuar nuk po perfshij TVSH-ne:
    me cmimit e vjeter( me fashe):
    nje familje qe konsumon 300 kwh paguan 300 X 7.7=2310
    nje familje qe konsumon 500 khw paguan 300 x 7.7 + 200 x 13.5= 2310 +2700 =5010
    nje familje qe konsumon 1000 kwh paguan 300 x 7.7 + 700 x 13.5 =2310 +9450=11760
    Supozojme se ERE heq fashen dhe vendos cmimin 11L/kwh:
    familja qe konsumon 300kwh do te paguaj 300 x 11 =3300 qe eshte nje rritje prej 43% krahasuar me cmimin me fashe.
    familja qe konsumon 500kwh do te paguaj 500 x 11 =5500 qe eshte nje rritje prej 9.8% krahasuar me cmimin me fashe
    familja qe konsumon 1000kwh do te paguaj 1000 x 11 = 11000L qe eshte nje renie prej 760 lekesh ose -6.5% krahasur me cmimin me fashe.

  20. leon says:

    ORE EDI THOTE SE TAKST DO TE PAGUHEN ME SHUME KUSH MERR ME SHUME DHE ME PAK KUSH MERR ME PAK,,,E KA KTHYER TANI..HAHAHAHHA

  21. lala says:

    FFFFOOORRRMMMMUUUULLLLEEE HHHAAAAJJJDDDUUUTTTAAASSSSHHHH.ME NJE LLAF EDI MOS SHKEL KU MORE VOTAT….

  22. shpetim.kurti says:

    Nje metode si ne greqi.dhe ne greqi keshtu e bejne.Ka disa muaj qe Shqiperia po ecen ne rrugen e greqise.

  23. UNE DAKORT JAM ME DENIMET QE BEJNE ME KETO QE NUK PAGUAJN, NE CDO VEND TE BOTES PO NUK PAGOVE DRITAT APO UJIN DENOHESH APO NDERPRITEN, PO LEK ME FOL NE TELEFONA APO KOMPJUTER GJITH DITEN KENI JU. POR JAM KURDER RRITJES TE CMIMIT, ESHTE SHUME E NXITUAR DUHET TE KISHIN PRITUR EDHE 2 VITE, SE PERDERISA DERI TANI “KESH” ISHTE ME HUMBJE TE MEDHA DHE TANI NJEREZIT KANE FILLUAR TE PAGUAJN ESHTE E PADREJT RRITJA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

2 Komente

  1. ラブドール

    qita doll セックスだけではない、信じられないほどリアルなwmdollがたくさんあります。これらのリアルな人形は、あなたがあなたのセックスだけでなく、仲間に非常に満足するのに役立ちます。あらゆる分野の人々がwm人形に興味を持っていますが、購入する前にいくつかの調査を行うことが重要です。

    Përgjigjjuni
    1. s
      smdoll

      ラブドール 通販 日本の男性はますます本物のダッチワイフを手に入れる傾向があります

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje