PS: Tirana përmbytet, kryetari i Bashkisë rri në Bruksel duke u marrë me protestat e SHQUP-it

19 Nëntor 2014, 15:25Politika TEMA

Partia Socialiste në një deklarate të lëshuar përmes deputetes së majtë, Blerina Gjylameti ka akuzuar Bashkinë për përmbytjet në Tiranë. Partia Socialiste akuzoi Kryetarin Basha se nuk po merret me qytetin,por ka ikur në Bruksel të merret me problemt e Shqupit.

“Nuk e dimë se ku është Kryetari i Bashkisë së Tiranës. Dimë vetëm që mbrëmë Tirana u përmbyt, si asnjëherë më parë. Por Kryetari i Bashkisë mungonte. Bashkia mungonte. U mjaftuan me një deklarate ku kërkonin ndihmën e qeverisë dhe thonin se po monitoronin situatën. A thua se nuk e shikonte i madh e i vogël se çfarë përmasash kish marrë përmbytja.

Sot Kryetari i Bashkisë u shfaq në Durrës, por në Bashki thonë se ai është në Bruksel duke u marrë me protestat e SHQUP-it.

Pak rendësi ka nëse Basha është në Bruksel duke u marrë me SHQUP-in, e ndoshta xhirimet e Durrësit të shpërndara me kaseta janë të disa ditëve më parë.

E rëndësishme është që qytetarët e Tiranës prej më shumë se një viti nuk kanë më Kryetar. E tashmë ish Kryetari i Bashkisë as nuk bën sikur është në krye të detyrës. Thjesht e ka braktisur detyrën dhe kjo i duket normale.

Protestat le ti bëjë. Milionat për spote që tentojnë të mbledhin njerëz në protestë a thua se i fton për koncert, le t’i harxhojë, por të paktën të kthejë kokën e të shohë se ç’bëhet me Tiranën. Që mbrëmë u përmbyt e sot u zgjua me ujin deri në gju“, – thuhet ne deklaraten e Partise Socialiste./j.h

8 komente në “PS: Tirana përmbytet, kryetari i Bashkisë rri në Bruksel duke u marrë me protestat e SHQUP-it”

  1. Ana says:

    Kryetari Lul eshte ne Bruksel, Kryatari Ed eshte ne Kuvajt, antaret e PD-se jane ne administrate, anetaret e PS jane ne rruge.

  2. Niko says:

    O Lul, futja pordhe, i thojne kesaj pune.

  3. Turp says:

    Po pse mor Basha e ka fajin pse bie shi? Po pse edhe ne Genoa te Italise Basha eshte fajtor?Po mir meqe Basha paska fajin per Tiranen po per qytetet e tjera kush e ka fajin? Me kto akuza qep o ben PS eshte turp i madh. Ka ndodhur 3 viktima ne Lezhe dhe guxojne te flasin qe e ka fajin Basha, ppozita e brockulla

  4. tani says:

    zot rote ku je se shqiperia eshte ne uje apo vetem ku eshte e pd del e llomotit apo tiranen se ka rilindasi ed vera

  5. Anonimous says:

    Po pse o partia socialiste vetem Tirana u permbyt? U permbyt gjysma e Shqiperise. Pse nuk nuk flisni per qytetet e tjera qe tia hidhni fajin Bashe? Pse nuk na thoni qe edhe permbytja ne Genoa te Italise e ka fajin Basha me opoziten? Mir qe Basha nuk menaxhon Tiranen, po ju ku ishit kur ndodhi permbytja qarkun ne Lezhen me 3 viktima? Si cu vjen turp qe beni kto akuza politike duke fajesoni opoziten per permbytjen

    1. Pirro says:

      Kot e ke. Fiton demagogu me i madh. demagogjia eshte art ne vehte. Basha e zoteron kete art mjaft mire, me mire se mesuesi i tij shpirteror Berisha.

  6. Arlind says:

    jo me sakte i bie kjo tjt, se ky kshu legeni me balluke eshte

    http://bit.do/Tirana-permbytet-Lul-Basha-Qi-pidh-ne-Bruksel

  7. gog says:

    Shkerdheu Basha,shkerdheu mire pastaj ajde edhe ketej nga Lana.A e ke mare ne dorezim,apo do ta shkaterosh edhe ate!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje