Rrëfehet vrasësi i Miss Honduras: U tërbova nga xhelozia!

21 Nëntor 2014, 13:12Lifestyle TEMA
Rrëfehet vrasësi i Miss Honduras: U tërbova nga xhelozia!

Miss World Honduras, 19 vjeçarja  Maria Jose Alvarado dhe motra e saj 23 vjeçarja, Sophia janë vrarë nga i dashuri i kësaj të fundit për shkak të xhelozisë.

“Pashë që Sophia po kërcente me një burrë tjetër dhe më iku mendja. I vrava unë të dyja”, ka rrëfyer i dashuri i motrës së Miss World Honduras, Plutarco Antonio Ruiz, 28 vjeç.

Veç të dashurit të motrës së misit, Ruiz dhe mikut  të tij Aris Valentin Maldonado, policia ka arrestuar edhe të dyshuar të tjerë që mund të kenë marrë pjesë në vrasje.

Trupat e dy motrave u gjetën të mërkurën nga policia.

Miss Alvarado, një studente, e cila aspironte të bëhej një diplomate karriere, u zhduk të enjten e 13 nëntorit, pas një feste ku kishte marrë pjesë.

Dy motrat për herë të fundit u panë që hipën në një makinë pa targa në Santa Barbara, një zonë mjaft e rrahur nga bandat e drogës./j.h

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje