Nga Edi Rama
Kisha përgatitur një fjalë, por s’kam fjalë për të përshkruar ndjesitë e jashtëzakonshme që më krijoi hyrja në këtë pallat nëntokësor, ku regjimi komunist synonte t’i mbijetonte duke i rezistuar një sulmi atomik.
Përpara disa kohësh, kur vizituam Berlinin patëm mundësinë të kalojmë edhe në Muzeun e Checkpoint Charlie-t, muzeu i famshëm i Gjermanisë, që nuk është asgjë tjetër veçse një godinë e rëndomtë, aty ku dikur ndahej Berlini Perëndimor me Berlinin Lindor, disa metra larg Murit që mbajti të ndarë dy botët e Luftës së Ftohtë dhe që mbajti të izoluar, përtej horizontit të lirisë dhe të demokracisë, gjysmën e botës.
Është një godinë e rëndomtë, e cila pret çdo vit miliona e miliona njerëz.
Është një godinë ku është e pamundur të kesh një minutë të vetme pa prekur trupin e dikujt tjetër për nga shpeshtësia e jashtëzakonshme e vizitorëve.
Është godina e një regjimi të vjetër ku përmes mureve të godinës, përmes objekteve, përmes fotografive, përmes dëshmisë u jepet mundësia qytetarëve të botës së lirë të krijojnë një perceptim lidhur me atë që dikur ishte bota ku jetonin qindra miliona njerëz dhe që sot është shumë e vështirë që t’ia tregosh me fjalë gjeneratave të tjera.
Këtu ka edhe shumë vajza dhe djem gjimnazistë që s’e kanë jetuar atë kohë. Nuk mund ta imagjinojnë, edhe duke ua treguar me fjalë, sesi Shqipëria e vogël mund të ishte një botë e tretë e izoluar nga dy botët e tjera, nga Perëndimi dhe nga Lindja, që luftonte, në mënyrë imagjinare, me imperializmin amerikan dhe me social-imperializmin sovjetik. E, që për t’i dhënë krah kësaj imagjinate, gjendej e rrethuar ngado nga bunkerë dhe nga imazhe gjigandografike të dikujt që shfaqej shumë rrallë, por që kontrollonte gjithçka, Enver Hoxhës.
Sot, ne jemi dëshmitarë se kemi çelur derën e një thesari të kujtesës sonë kolektive. Një thesari ku, pa as më të voglin dyshim, mund të zbulohen në vijimësi qindra mijëra copëza të një mozaiku të madh ngjarjesh, personazhesh, kontradiktash.
Të një mozaiku ku gjakderdhja ka bërë rëndom lëndën lidhëse dhe të cilin historianët dhe historia nuk na e kthjellojnë dot ende sot, kështu siç jemi ne, të ngërthyer nga memoria kolektive e ngarkuar majtas dhe djathtas, por edhe kështu siç janë vetë historianët të ngarkuar majtas e djathtas, nga një kujtesë që rëndom bëhet selektive.
E pra, unë besoj se çdo përpjekje qeveritare, çdo përpjekje politike, çdo përpjekje që niset qoftë dhe nga qëllimi më i mirë për t’i dhënë fund diskutimit mbi historinë, jo vetëm që është e destinuar të dështojë, por më keq akoma, është e destinuar të riprodhojë rrethin vicioz të një historie që nuk shkruhet dot deri në fund, në kushtet që jemi.
70 vjet mund të jenë shumë, por për këtë vend kaq të vogël, ku u arrit deri në ndërtimin e këtij pallati antiatomik në zemër të malit, për t’u mbrojtur jo nga fqinjët, por për t’u mbrojtur nga superfuqitë, është shumë e vështirë që mendjet e historianëve të mund të bëjnë sintezën, të cilën koha mbase do ta bëjë, po vështirësisht do të arrijë ta vendosë në një kontekst të padiskutueshëm nga askush.
Unë besoj që, sidoqoftë, shkrimi i historisë duhet t’i mbetet historianëve. Përpjekjet për të rishkruar historinë me porosi qeveritare apo përmes vullnetit të hekurt politik, kanë qenë sa tragjike në të shkuarën e largët, aq qesharake në të shkuarën e afërt. Përpjekja për ta vetëpikturuar vetveten në një kontekst të zgjedhur politikisht ka rezultuar sa tragjike në të shkuarën, aq qesharake në të shkuarën e afërt.
Ne nuk i takojmë kësaj shkolle të të jetuarit dhe të menduarit.
Ne i takojmë një shkolle të re për Shqipërinë, por një shkolle të vjetër për botën e lirë dhe për familjen e vendeve që besojnë tek liria e të menduarit dhe tek liria e të shprehurit, ku historinë e shkruajnë shkencëtarët dhe e diskutojnë mes tyre njerëzit e shkencës së historisë. Nuk e shkruan as Shtëpia e Bardhë, as Kongresi Amerikan, as Parlamenti Europian, as qeveritë e vendeve të Bashkimit Europian. Në ndërkohë, ne i përkasim asaj shkolle, të re për Shqipërinë, shkollës së vendeve të lira dhe demokratike, që nuk ia fsheh publikut misteret e të shkuarës.
A ka kush mundësi të më thotë se, si është e mundur që kjo ngrehinë të ruhej si mister dhe t’i fshihej publikut si sekret shtetëror, jo vetëm nga ata që besuan se një ditë do të mblidheshin këtu për të luftuar me botën mbarë edhe për t’i rezistuar superfuqive, por edhe nga ata që i gënjeu mendja dhe e gënjyen vazhdimisht popullin me iluzionin se e përmbysën bashkë me regjimin e vjetër edhe mendësinë e atij regjimi. Ruajtja këtij misteri dhe e këtyre mistereve, ashtu si dhe ruajtja me fanatizëm e misterit të dosjeve të të shkuarës, dosjeve të Sigurimit të Shtetit, ku fshihen plot të vërteta të hidhura, janë në fakt vazhdimësia e të njëjtës shkollë, e shkollës së vjetër politike të të sunduarit mbi tjetrin, pavarësisht kostos dhe pavarësisht tonelatave të propagandës gënjeshtare që derdhet përditë mbi të tjerët.
Ne jemi këtu për të çelur një fazë të re raportesh me të shkuarën, jo për të rishkruar historinë, por për ta ekspozuar të shkuarën në gjitha format që e disponojmë, si një mundësi për t’i vendosur përpara syve të gjeneratave të reja, në radhë të parë, por edhe të gjithë të tjerëve, dëshmitë e saj, skutat e saj, imazhet e saj, dokumentet e saj. Padyshim, si një mundësi për të inspiruar imagjinatën krijuese, pasi pa as më të voglin dyshim instalacionet që pamë bashkë me dhomat autentike të shefave të regjimit të vjetër janë një dëshmi kuptimplotë e mundësisë që të krijon kjo hapësirë për të krijuar hapësira të reja. Hapësira të reja të të imagjinuarit, të të menduarit, të të bashkëjetuarit përmes fuqisë së artit.
Këto mjedise janë trashëgimi e një kulture të jetuari që, ju siguroj, do të tërheqin shumë herë më tepër turistë sesa ç‘mund të tërheqë ajo Shqiponja e tmerrshme që kanë vendosur tek rrethrrotullimi i doganës. Një shëmbëlltyrë e krijuar për të qenë në sipërfaqe të sheshtë, qoftë në sipërfaqen e sheshtë të flamurit, qoftë në sipërfaqen e sheshtë të qindarkave dhe që kthehet në një shëmbëlltyrë që vendoset në një sipërfaqe tredimensionale, siç është hapësira. Këtë lloj marrëzie vetëm ata që s’kanë sy për të parë hapësirën mund ta bëjnë. Jam i sigurt, po ashtu, që ky 70- vjetor i çlirimit të Shqipërisë nuk është momenti për të nxituar se kush del më shumë partizan dhe as për t’u ngutur se kush del më shumë kolaboracionist, ndër ne të gjallët. Asnjëri nga ne nuk ka qenë partizan, asnjëri nga ne nuk ka qenë kolaboracionist. Asnjërit nga ne nuk i takon të bëjë si partizan apo të bëjë si kolaboracionist, që partizanët e detyruan të bashkohej me palën tjetër. Ky është një folklor ordiner njerëzish pa imagjinatë dhe njerëzish që jetojnë në hapësirën jo tredimensionale, por dydimensionale, të një politike që sot duhet të gjejë mënyrën t’ua shpjegojë shqiptarëve që, si ka mundësi që pas gati çerekshekulli mund të vijnë dhe të shohin këtë sallë, që është krijuar për të qenë salla e parlamentit, në kushtet e sulmit atomik. Sigurisht, dikush mund të dali në Facebook dhe të thotë që u mblodhën atje tek parlamenti ku do detyrohen të mblidhen nga fuqia e protestës popullore, e ku di çfarë. Por, në fakt ajo që vlen të thuhet është se me siguri një vizitë në këtë ngrehinë antiatomike do t’i tregojë vajzave dhe djemve të këtij vendi, mbi diktaturën, mbi Enver Hoxhën, mbi Mehmet Shehun, mbi gjithë hordhitë antinjerëzore dhe antifetare që prodhoi ai që u quajt çlirimi i atdheut, sesa ç’mund t’ju tregojnë të gjithë historianët e mbledhur së bashku. Të cilët, në rastin më të mirë mund t’i kthejnë lexuesit e historisë në partizanë dhe në gjermanë. Kush e ka familjen me të majtën të bëhet partizan, kush e ka me të djathtën të bëhet gjerman. Ndërkohë që, ky është një konfuzion i madh. Një konfuzion folklorik, shumë vulgar dhe shumë i dëmshëm që nuk na lejon të jemi të lirë dhe nuk na jep mundësinë të çlirohemi nga e shkuara. Ky është vetëm fillimi, ka të tjera vrima, ka të tjera skuta, ka të tjera hapësira që i janë ruajtur njerëzve si sekrete shtetërore nga ata më parë dhe nga ata që erdhën më pas dhe nga ata që deri dje kishin mundësinë t’ju hapnin njerëzve sytë në raport me të shkuarën e prekshme jo me të shkuarën e treguar nga njëri apo nga tjetri. Në raport me arkitekturën e prekshme të gjithë kësaj bote të nëndheut komunist, me këto ndriçues, me këto ballkone, me këto tunele dhe me shumë të tjera. Është vetëm fillimi sepse ne kemi një projekt për të krijuar një intenerar historik dhe turistik të nëndheut komunist dhe njëkohësisht për ta kthyer këtë intenerar, në një intenerar të imagjinatës krijuese, duke synuar nga njëra anë çlirimin dhe nga ana tjetër pjellorinë e kujtesës sonë kolektive. Një kujtesë kolektive që sot e gjithë ditën shqetësohet, lebetitet nga hedhjet e shashkave kur shfaqet një fotografi e Enver Hoxhës. Enver Hoxha doli, doli Enver Hoxha, e nxorën, po e rehabilitojnë, erdhi! Ku erdhi?! Ku, ku, kush, si?! Ne jemi ata që i kemi mbyllur hesapet me Enver Hoxhën në vitin 1990. S’kemi asnjë problem t’ia shikojmë nga të katër anët këndet e vështrimit dhe bëmat. Në ndërkohë ne jemi ata që do çojmë përpara projektin e çlirimit të kësaj kujtese kolektive nga këto makthe. Stacioni i dytë do të jetë Shtëpia e Gjetheve. Askush nga vajzat dhe djemtë që janë këtu në sallë, gjimnazistë, nuk e dinë se kush është Shtëpia e Gjetheve, sepse ju ra të lindin në një kohë kur filloi armiqësia me gjethet dhe kur filloj armiqësia me pemët dhe me gjelbërimin. Kështu që, siç u sharruan shumë pemë për të ndërtuar qenefet e kapitalizmit nëpër parqe, u prenë dhe të gjitha ato gjethet e asaj godinës, që është shumë pak metra nga Banka e Shqipërisë, ku përgjohej gjithë Shqipëria. Ku përgjohej gjithëkush dhe ku ruheshin zërat e regjistruar të të gjithë të dyshuarve të regjimit komunist. Çelja e Shtëpisë së Gjetheve për publikun ku mundësia për të parë nga njëra anë banalitetin absolut të estetikës komuniste, banalitetin absolut të një regjimit të të keqes që një nga parullat kishte “të luftojmë rehatinë personale”. E kuptoni çfarë parulle është kjo?! Të luftojmë rehatinë personale domethënë të mos lëmë rehat asnjë njeri. T’i hyjmë çdo njeri, jo në shtëpi, jo në krevat, por t’i hyjmë në kokë. I keni parë këta të shqetësuarit që nuk bien rehat, këta janë ata që e kanë në kokë akoma komunizmin, prandaj nuk bien rehat. Sigurisht që çelja e godinave dhe hapja ndaj kësaj historie, vendosja e një paqeje në raportet mes shqiptarëve të sotëm dhe fotografive të të shkuarës dhe lënia e lirë e njerëzve për të shfletuar historinë, për t’i prekur nga afër këto sekretet shtetërore të famshme, për të parë nga afër se në çfarë lloj ferri e futi një popull të tërë një ideologji që premtonte parajsën. Për të kuptuar, njëkohësisht, sesa shumë të rrezikuar jemi vazhdimisht nga mendimi unik, nga fashizmat, nga fondamentalizmat e të gjitha formave, nga nacionalizmat dhe nga islamizmat ekstreme, ashtu sikundër dhe nga racizmat dhe ksenofobitë, është domosdoshmëri sot. Sepse si asnjë popull tjetër në Europë jemi të penguar prej kaq shumë vitesh të kemi një raport normal me të shkuarën. Na pengon prej kaq shumë vitesh zgjatimi i të shkuarës. Na pengon prej kaq shumë vitesh kthimi mbrapsht i një xhakete të vjetër që iu shit popullit për vite me radhë sikur ishte xhaketë e re. Por, kjo është e paplotë pa hapjen e gjithë arkivave të komunizmit, pa nxjerrjen në dritën e diellit të të gjitha prapësive të fshehura në këto skuta, në formë dëshmish, në formë zërash, në formë bashkëpunimesh ‘për të luftuar rehatinë personale’, jo për të fajësuar njerëz. As për të vendosur njerëzit kundër njeri – tjetrit, por për të çliruar Shqipërinë dhe shqiptarët nga pesha hileqare e politizimit të kujtesës kolektive. Nga pesha e pabesë me të cilën janë ngarkuar dhe mbingarkuar ata që e njohën komunizmin dhe që, fatkeqësisht, vazhduan të qëndrojnë të ndarë, jo më fshehtas po haptas, si për të çuar përpara një projekt të mallkuar për Shqipërinë, projektin e ndarjes në “ne dhe ata”, në “tanët dhe të tyret”, në “me partinë dhe kundër partisë”, në “me revolucionin dhe kundër revolucionit”, “me partizanët dhe me gjermanët”. Me Partinë Komuniste dhe me Ballin Kombëtar do thoshte historiania, ndërkohë që të gjithë sëbashku duam të shkojmë në Europë. Ndërkohë që katarsisi që na mëson shembulli i madh i Gjermanisë, por dhe shembulli i të gjithë atyre vendeve që nuk iu shmangën, por u përballën me të keqen, i të gjithë atyre vendeve që nuk u ndanë në kush ishte bërë më shumë pis dhe në kush doli më i pastër nga një barbari që e njollosi gjithë Gjermaninë dhe që njollosi gjithë vendet, tregon se ka vetëm një mënyrë përmes filtrave që zgjedhin të tjerët, ashtu sikundër duke refuzuar këdo që kërkon të të vërë filtra përballë të shkuarës.
Ky është një vend që inspiron shumë për të folur, jo thjesht lidhur me atë që ishte, por me atë që është dhe me atë që s’mund të jetë, s’duhet të jetë. Ne duhet të bëjmë çmos që mos të jetë më tutje, në formën e një pengimi, në formën e një mallkimi, në formën e një mbrapshtie që na ndjek pas. Na ndjek pas, medemek si akuzë ndaj të shkuarës, por që në fakt është zgjatimi i vetë të shkuarës. Sigurisht që, nuk kemi luksin që t’ia privojmë vetes këtë mundësi të jashtëzakonshme që na e japin për çlirim, në këtë përvjetor çlirimi, këto hapësira sekrete të cilat duhet t’i kthehen publikut dhe të cilat duhet t’i lihen jo thjesht vështrimit të publikut, por edhe ndërveprimit aktiv të publikut. Ndërveprimit aktiv të shkrimtarëve, të artistëve, të historianëve, të filozofëve, të analistëve, të gjithë atyre njerëzve që me siguri në këto hapësira do të ndjejnë potencialin për të fluturuar përmes imagjinatës shumë më larg, për t’i ikur dhe për të tërhequr dhe të tjerë pas vetes, pengimit që ky sekret shtetëror ka vazhduar të mbajë në formën e një marrje peng, në formën e një nga ato që quhen gjoba morale përmes deformimeve nga më halucinantet të historisë, duke ngatërruar, kur thonë, djallin me ujin e shenjtë dhe duke realizuar atë që nuk duhet të na kishte ndodhur dhe që nuk mund të vazhdojë të na ndodhë, përçarjen e madhe mes shqiptarëve. Një përçarje që, i ka rrënjët pikërisht nëntokë. Në këtë nëntokë dhe që vjen nga këtu. Vjen nga këto zgafella dhe vjen nga këto ulluqe nëntokësore. Përçarja e tmerrshme që u mishërua pastaj në formën e asaj të ashtuquajturës “luftë klasash” dhe që ishte përçarja për të sunduar. Pak rëndësi ka se çfarë emrash mund t’i vëmë ideologjisë së përçarjes, por është përçarja për të sunduar. “Divida ed impera” përmes mendimit unik. Përçarja që, sot e shohim të materializohet si një përpjekje që duket pa lidhje, por është vazhdimësi e të njëjtit tundim brenda njeriut, kur njeriu rrëmbehet nga instinktet e veta më të egra, mes sekteve fondamentaliste dhe botës myslimane. Është e njëjta gjë, një transformim, një metamorfozë që shfaqet në një formë tjetër. Mes sekteve nacionaliste dhe Europës së Bashkuar. Është e njëjta gjë, mes racistëve dhe ksenofobëve dhe njerëzve të lirë që duan të bashkëjetojnë në paqe. Historia ka treguar që shumica që gjithmonë ka qenë e prirur në fillim të jetë në anën e duhur të saj, jo një herë ka rënë pre’ dhe është bashkuar dhe është bërë përfaqësuesja dhe mishërimi më i egër i atij sekti.
Ju falenderoj shumë për mundësinë dhe dua të falenderoj një personazh që qëndroi në hije sot, se ka frikë mos i thonë kolaboracionist apo partizan, Carlo Bolinon, i cili në fakt nuk është as partizan, as gjerman, është italian. Kështu që, Carlo rri i qetë. Ai ka një meritë shumë të madhe që, me aftësitë e tij, me dëshirën e tij, në mënyrë krejt vullnetare, na ndihmoi që në krye të herës për të kuptuar potencialet e këtij objekti. Unë ndjehem sot shumë keq përballë Carlos, por edhe përballë ministreve edhe përballë të gjithë atyre që punuan për këtë, sepse pavarësisht se diçka mendoja, nuk e imagjinoja që kjo hapësirë ishte kjo. Nuk e imagjinoja impaktin që kjo hapësirë ka për njeriun e kohës së sotme, për këdo nga ne. Me siguri, për impaktin që kjo hapësirë ka për këdo nga ne që e jetuam edhe atë kohë. Ky është një varr i hapur i një kohe të shkuar, për të na kujtuar se ende nuk kemi arritur dot të varrosim në paqe tundimin që përmes së shkuarës të marrin peng të ardhmen. Kjo është arsyeja pse ne do t’i hapim të gjitha këto ‘varre’ të kujtesës. Nga këto që janë në formë godinash, tek ato që janë në formë tunelesh dhe tek ato që janë në formë dosjesh, për t’i dhënë mundësi vajzave dhe djemve të gjeneratës tjetër që të kuptojnë se nga vijnë prindërit, nga vijnë gjyshërit, nga vjen vendi i tyre. Që të nxjerrin vetë ata, jo nëpërmjet imponimeve të historisë së shkruar nga politikanët apo të politikanëve që i japin të drejtën vetes të bëjnë edhe histori, por nëpërmjet raportit të drejtpërdrejtë me dëshmitë e së shkuarës, një perceptim sa më realist, por edhe sa më nxitës për imagjinatën e tyre krijuese. Në mënyrë që të jenë njerëz të lirë dhe që të mos lejojnë askënd që t’i luftojë rehatinë personale të të menduarit. Kishin tjetër parullë për dembelizmin. Kur thoshin rehati personale nuk e kishin te dembelizmi, e kishin te moskokëçarja për luftën e klasave, për partinë, për të gjitha këto.
I shpjegova Ambasadorit amerikan, pse në Shqipëri nuk kishte pothuajse asnjë kafene, përveç kafeneve të elitës, “Lidhja e Shkrimtarëve” e ku di unë, asnjë kafene ku mund të uleshin. Të gjitha ishin me tavolina që të rrije në këmbë dhe quheshin vetëshërbim. Që njerëzit të mos uleshin dhe të mos merreshin shumë në rehatinë e tyre personale, me partinë, me problemet edhe mos të thoshin jo na u rrit çmimi, jo s’kemi bukë, jo me se do të paguajmë energjinë, etj, etj.. Kjo ishte arsyeja që i mbanin në këmbë edhe në kafe. Ajo Bufe-ja atje është një tjetër dëshmi se çfarë nënkuptonte ajo parulla “të luftojmë rehatinë personale”.
Kështu që vajzat dhe djemtë e këtij vendi do ta vizitojnë këtë për të kuptuar se çfarë vlere të madhe ka rehatia personale dhe për të luftuar që të jenë gjithmonë rehat, në sensin të lirë, të patrazuar, të padetyruar dhe të pasundueshëm në mënyrën e të menduarit dhe në pikëpamjet që duhet t’i ndërtojnë vetë, si njerëz të lirë, sidomos në raport me një histori që, ju siguroj, ende do të dojë ende kohë të shkruhet në mënyrë objektive dhe ende do të jetë objekt diskutimesh me të cilat unë si Kryeministër, Qeveria jonë, nuk ka asnjë lidhje. Ne nuk hyjmë në diskutime të kësaj natyre. Për ne, e rëndësishme është të çlirohemi nga e shkuara dhe të kuptojmë çfarë është 70-vjetrori i çlirimit. Jo vetëm si histori dhe si një datë historike, ku shqiptarët u gjenden në anën e duhur të historisë, por edhe si momenti kur shqiptarët devijuan dhe shkuan në rrugë tjetër, për t’u gjendur, më në fund, me një nomenklaturë që kishte parashikuar të vinte këtu brenda dhe nga këtu, nga Shish-Tufina t’i shpallte luftë gjithë botës dhe të triumfonte mbi botën mbarë.
Mbas ketij fakti njoftoi perseri zoterote ,ata pleqte e dashur te tu te
mbajne fotot e Enver qenit ne duar .Rama eshte nje zagar komunist ,qe e dredh si don ai ,por nje gje eshte e qarte qe nuk do te jete me gjate.
Ndersa ti Timo je nje zagar i sherbime te ish Diktatures Komuniste, hajdut ordiner, krimine, tradhtar e vendit, qe po plas prej inatit dhe do na hash ngollon.
Dosjen e Saliut duam te hapet
http://bit.do/Hapet-dosja-e-Sali-Berishes
Jo zagar, por je qen i terbuar i satrapit Sale.bythlepires trushperlare zvarranik nevojtoresh…Nuk kupton cfare thuhet as shkruhet, kush shpenzon kohen me vulehumbur!
Shkrim i Kendeshem i E.Rames qe u hap syte njerezme….. Megjithate per te tilla Objekte Bunkere Atomik ose Jo keto jane KapoLavoro Vepra Arti(kuptohet Ushtarak) te Tonat te Shqiptareve, ajo eshte Djersa e Prinderve Tane, e Till ishte Koha dhe te Tilla Pune bene. po te shohesh edhe USA eshte perplot me te till Bunkier qr nga HAWAI e deri ne TEXAS. Mbase nuk i dihet Koha mund edhe te te hyjne ne pune, por shpresojme qe Jo. Sa per DOSJET ato duhet te ishin Hapur me Koh. Sote eshte teper vone dhe skane sanje vler, megjithate me Mir keshtu Vone se edhe njerzit jane CLIRUAR disi nga Lufta e Klasave,
Edo, ke dale me deja vu …hapje dosjesh…eshte domosdoshmeri qe te happen sado te hidhura te jene konseguencat…po fakti eshte a do ti hapesh dosjet …
ose let me rephrase it a ke bythe ti hapesh dosjet?…nje gje do dale e sigurte se 1/2 e konkurenteve te tu ne biznes dalin lakuriq, 3/4 e partnereve te tu ne politike dalin lakuriq, dhe 99% e kundershtareve te tu dalin lakuriq…
realiteti I ri qe do te krijohet do ket nje impact ne masat dhe turmat dhe dimensione te reja shoqerore do te krijohen si paosje shtresa te vecanta te shoqerise do te prononcohen dhe aleanca pro qeveritare do te jen si asnjehere me solide se kurre….
tani eshte momenti me I duhur per te hapur dosjet p dh nje here a ke bythe ta besh kete…? think of it as e new economic challenge…it will go worst before it can go any better…
fakti qe te tjeret I happen dosjet para nesh dhe impacti qe shikohet sot ne ceki poloni bullgari sllovaki rumani eshte nje realitet I pamohueshem qe beri te formohet nje kaste e re socio-ekonomike per te gjitha keto vende…ti I ben dot keto ….?
a ke bythe ti hapesh dosjet…?
Rama deshmon se ne thelb ai eshte nje artist.
Dita-dites ai po tregon se ka mangesi te theksuara ne njohjen e filozofise, te ngjarjeve si domosdoshmeri historike, te kultures politike dhe diplomacise.
Shkurt Edi Rama, megjithe perpjekjen per tu dukur ndryshe, ne thelb ai vazhdon ne traditat e udheheqesve te deritanishem shqiptare.
Keqardhje per kete palo k/m qe i morri votat ne 23 qershor per burgosjen e bandes berishajve dhe tani merret si nje puntor kadavre qe po nxjerr kufomen e sistemit te kaluar per te mbuluar pordhacerine e tij ti tregoje vendin berishes bashes dhe atyre qe paturpesisht i thone burra shteti dhe yje ne ngjitje dy krimineleve qe jane 1 miljon here monstra se vete Enver Hoxha.
Nuk befasohem nga ky corap kuq 2-metrosh qe donte te varte komunistet ne litar ne 1991..Le tja fillonte me Kristaqin baben e tij dhe le te perfundonte me komunistin varka te bllokut
Cojeni vizitoni Ramen te mjeku psikiater…Shikoni cfare thote ::: Nuk kishte kafene ne shqiperi atehere por vetem te lidhja shkrimtareve dhe ata e pini kafen ne kembe..kapeni lidheni kete te semure mendor..
Ne ferizaj po festojne keto dite me portretin e enverhoxhes por ajo eshte nje veprim mikroskopik..
Lartesimin me te madh te figures enverhoxhes e ka filluar arkitekti william rajerson me elez biberajn ne 1991-2 dhe po vazhdon me grupin e arkitekteve dhe skulptorevee piktoreve Edi Rama,Aleks Arvizu,Ilir Meta pa harruar dy monstrat burrin e shtetit dhe yllin e qitje te samurait te rruges elbasanit.
Bravo Edi Rama qe ju bashkove grupit te kanibaleve,te vampireve te hijenave qe kane 23 vjet qe po ushqehen me xhenazen e Enver Hoxhes.
Uroj qe kockat e Enver Hoxhes te te ngecin ne fyt dhe tu befte varri si grope Hiroshime se i more votat per te futur ne burg berishen dhe jo te qelbesh vendin me kufomen e te vdekurve si nje gjeneral i vdekur i ushtrise mortore shqiptare.
Ha ha ha hahahahahahah Sa te ka dhembur 0 1950!
Koha eshte e femijeve tane, ti rri me kockat e Envverit e te sat’eme!!!
per komentuesin ????
Kur k/m Rama hante ne Europen Perendimore kur luante si baskebollist karroca me buke lepurushi une haja buke kallamoqi diku ne periferite e thella.
Kur behej lufta ne Kosove ne 1999 Edi Rama rrinte ate kohe ne France me palloshin perjashta por Ministria e mbrojtjes me udhezim te Natos i vuri ne gadishmeri objektet e te tilla dhe pastruan dhe nga mutrat e komentuesit ???? ne veriun e shqiperise..bile dhe ky objekt u vu ne gatdishmeri…Dhe sot po uluret Putini nga Moska…dhe shqipot duhet ta dine se fronti i luftes nqs hapet do jete ne viset shqiptare dhe jo ne amerike..prandaj mos tallni buthen me ato se aty do shkoni neser..me Zahon dhe Linden
Nuk eshte cudi ti pastrojne dhe sot kur Ruset jane ne portat e Beogradit dhe Putini i ka hedhur syte nga Adriatiku.
Zoti Arvizu duhet ti kujtoje dajat e tij ne Japoni kur u hodh bomba atomike dhe mos merret shume me Enverin dhe ti japi urdher Rames qe te shkeli me kembe shallin e kuq te deshmoreve.
Dyshova kur erdhi papa romes me 40 martiret nga mbrapa.Kush ja futi nga mbrapa ato martire qe kishin vdekur para 60 vjetesh kur kane harruar martiret e 21 janarit,gerdecit,otrantos,3300 te vraret ne 1997,25 komisare policie dhe mbi 500 police te vrare nga shteti demonkratik i rameve,berisheve dhe arvizuve ???
Mos burgosja e kriminelit berishe per 21 janarin ku dhe arvizuja me edi ramen kane pergjegjsi jo te paket do jete buqeta e rradhe me lule per enver hoxhen ne kete 70 vjetor.Nuk mund ta mbuloje palloshin edi rama me tunelet e enverit sa te kete nga mbrapa hostenin e arvizuse
O 1950 kallamoqin e hengre qysh kur ju nenshtrove Enverit me babin tend injorant, partizan “i shquar” hah hah sa kom qesh. Fshatare jugu ke ardh ne Tirane pa brek e mesova ca gjona nga korcarkat e grate e tjer ate civilizuara..morrat te kane ikur vone aty nga vitet ’80…
Prandaj se harron dot Enverin sepse je cinike…tash eshte konkurence e forte ne thik e ne brisk, por prapseprape te fortet rezistuan e po rezistojne, ndersa ti bythe bajge rri ne erresire e perrallis perralla me gogol.
Te dhjefsha putinin qe eshte nje gomar i dale mendsh. i dhjefsha armatimin se Amerikes i rruan b….se ja perdredhin xerkun kur te duan…
Bota edhe per 1000 vjet do jete paqe….do kete vetem luftra te vogla…sa te haje putini mut.
Ballkani do stabilizohet dhe me ne fund do jemi UINETET EUROPE!!!
Enveriste mbaj ate pensionin edhe pjestoje deri sa te maresh pensionin tjeter. Koha jote perendoi!!! PUC PUC
Per komentuesin ???
i nderuar te paska rene rene nje “?” rruges… e ke me tre apo me kater marrshe kamion (trassmisionin) apo e ke automatike..
keshtu thane dhe curcilli me ruzveltin ne 1939 kur hitlerit po i shtohej oreksi per pushtime :eshte gomar i dal mendsh- dhe pastaj u shtrine para diktatorit Stalin per pak meshire qe te luftonin Hitlerin..Putini mori Krimene ,po invadon avash-avash ukrainen lindore dhe po troket ne Beograd…ISSI ne jug ka ardhur ne portat e Turqise dhe vendet perendimore po flene gjume..
po e nderpres komentin se dukesh analfabet me universitet se nuk paske hapur asnje liber anglisht..Fjala UINETED EUROPE shkruhet
The United States of Europe .
Po moj budallaqe kuptojee s eshte bere invers shkronjas nga shpejtesia. Perderisa e di edhe ti…mortja ta haje kedo qe nuk e di kete gje fillestare.
Por gjeopolitika je zero me xhufke…..
Respekt per komentet tuaja 1950! Dhe nick-u juaj me kujton nje personazh te Remarkut ne fakt. Shume njerezor dhe i vertete. Por Tema eshte mbushur me komente idiotesh dhe bythelepiresish.
Ti 1950 qe respekton veten, i ke lepire bythen Ilir Metes e te bente satelit, ndersa ti mendoje se te vinte nga Saliu.Hu Hu Hu!!!
Sa e trashe je o zot!!!
Besoje se Iliri do te emeronte SHEFE KABINETI…po Ai tjetri maskarai nuk deshi….
Te kisha thene se jane te gjithe horra, por nuk me besoje. Tani je bere nje plak tuafe e ben si idealiste, por je aq e zonja pe te provokuar njerez qe ti mendon se jane naiv, po ne fund fare mbete me gisht ne goje. E ta maresh vesh mire se nuk ka shqiptar naiv ta perdredhesh ti bytheshtrenber!!!
Tani qaj plas!!!
1950! Ke shume te drejte.
Nuk duhet tallur bytha me mbrojtjen e vendit! I hap bunkeret e vjetra bota, por pasi ka ndertuar nja 10 te tjera ultramoderne. Ne as nje kolibe qeni s’ndertojme.
Zotri Rama, po sikur t’i teket, jo rusit, por grekut te te sulmoje, me se do e perballosh? Natoja nuk te ndihmon dot se greku vete eshte ne Nato. Avione s’ke, mor po s’ke as topa e as pushke, pale ushtri. Ata helikopteret te rrezohen me nje cifte drogaxhiu. Po sikur ti teket rusit apo serbit te futet ne Kosove, me c’fare do e ndihmosh o koqe. Mos prit qe te luftoje gjermani e amerikani per ty. Ata nuk po fusin trupa te luftojne kancerin ISIS, jo te vriten per nje byth Kosove.
Ai bunkeri tregoi se Enveri vetem bolen e majte e kishte sa koka jote, te djathten sa koka e Ilir floririt.
Hej une te kam thene meqe ti nuk e di mire ku e…brenda apo jashte ato koqet ti kemi varur ty ne koke qe te ngjash si dash percor ha ha hah
Keshtu qe greket me te pare koqet mbi koken tende do tremben e do ja mbathin me vrap hu hu hu ha ha hah se me shkrive fare.
Je e fandaksur ke 100 vjet bashke me Enverin qe u del lufta ne enderr.
O bytheshtrembet! Kur te doje greku vjen edhe ulet kembe kryq, pse ta luftojme? te bashkohemi me grekun e te behemi nje shtet i madh. Pse c’ke ti? Mooos mos fillo te qash per partizanet qe rane deshmore, ato vajzat pra…ha ha ha ha
Mos mendo per luftra ti ti luften e ke me metastazat ato kontrolloi mire, se te tjerat ka kush i sheh. He budallacke faqe varur
Ti sic duket nuk qe lindur ende kur Miloshevici iu fut Kosoves. Dhe ka shume gjasa te futet prape serbi aty. A e kuptove domethenien e stervitjes ruso-serbe prane Kosoves? Mos pret qe Natoja te luftoje per ty? Po sikur t’ia bejne Kosoves sic po ia bejne Ukraines? Luften nuk e kam ne metastaza une, por e kane te tjeret.
Timo, edhe 15 vjet e ke aty ku eshte sot. Lulit i iken zeri, do kete ndonje problem me bilbilushin.
Ramen e ke aty edhe 15 vjet te tjera o Timo bitha. Se Luli ka nje problem me zerin, ne fakt duhet ta kete me bilbilushin i ziu. Epo, o ze, o figure. Zor se i ben te dyja bashke.
duhet te kesh mend ta kuptosh Edi Ramen. ata qe mundohen te komentojne kete shkrim apo te japin versione nuk jane vecse protestuesit e lodhur dhe te keqpaguar sot nga SHQUP. por qe koha e tyre ka perenduar sot dhe per te pakten 12 VJET .
Nje shkrim i thelle i Edi Rames qe meriton respekt panvaresisht postit te tij politik. Ka shkruar si intelektual dhe jo si politikan. Nje komb qe ka frike te shoh te verteten ne sy eshte i dobet. Klasa politike shqiptare dhe sidomos e majta e vjeter dhe komunistet ne PD me ne krye Sali Berishen nuk kane dashur asnjehere te hapen dosjet dhe njerezit te shohin te verteten sidomos brezi i ri i lindur mbas viteve 90-te. Jane terital i te njejtit stof. Eshte turp per nje komb europian qe vazhdon dhe toleron kete kategori njerezish te jene ne politike. Ata duhet te kerkojne falje per spiunlliqet, servilizmat dhe sherbimet e zellshme qe kane kryer dhe pastaj te heshtin ne ndonje cep me shpresen se ky popull do ti fal. Eshte nje fyerje qe keta njerez i bejne inteligjences se ketij populli, mijera te vrareve dhe persekutuarve dhe mbare botes qe e di tashme se cilet jane. Mos i lini te vdesin pa ja u perplasur ne fytyre hipokrizine dhe mashtrimin e tyre.
Ramës nuk ja kalon kush për publicitetin, është antikonformist dhe është në shpirt demokrat.Për gjithshka që thotë ka të drejtë, sbën asnjë gabim. Është kryeministri që Shqipëria nxjerrë një herë në 100 vjet. Por kam rezerva se shumë ministra nuk kanë performancë dhe do të duhet ti ndrojë, për shembull Ministrinë e Shëndetësisë e ka jashtë loje, jo kompetente kam frikë dhe klienteliste. Lutem të mos jetë kështu, por kam frikë. Kuptohet Ministrat e LSI kam frikë që po kështu ska gjë në vijë, ka dhe të tjerë, por kjo do të shihet derin ë zgjedhjet lokale. Ai vetë është gjithë energji, patriot, mendje hapur dhe me vizion. Uroj të mbetet i tillë.
O Edo ke marr kot. Po le te livadhisin ata qe vodhen vendin, vrane shqiptaret dhe bene tradheti kombetare me detin dhe shet dengla me te shkuaren. Ti i di arsyet perse e urren aq shume ate kohe por ajo kohe ishte kohe e vellazerimit dhe bashkimit. Denonco krimet me te drejte por mos moho punen e brezave te tere. Edhe sot ne perendim ka sigurim dhe agjensi sekretesh dhe askush nuk hap dyert e godinave, pale te beje turizem me to. Po te sjelle rusi ndonje surprize ku do e futesh koken e gjate zotrote, apo tek bodrumi i viles ne Malin e Dajtit? Enverit po i beni me shume reklame se sa duhet duke e pergojuar ti dhe takemi jot majtas e djathtas qe e bete corap kete vend 25 vjet. Enveri ishte diktator (nuk e fshihte) por ishte nacionalist dhe per popullin beri aq reforma sa mundi. Perendimi edhe atehere, edhe sot ia ka mbyllur dyert shqiptarit te varfer dhe vetem sorrollopi juaj del jashte kur te ti teket bashke me familjar dhe beni plazhe ashtu si diHm…ni ju. Liheni rehat shqiptarin, beni punen, hapni fronte pune reale se ngelet me fasonra dhe beni drejtesi po keni bythe. Te tjerat jane llafe…..
o rama je yll deti..se qielli ka shume….po te zgjohet enver hoxha nga varri…jam i sigurt do njohe shokun e vet kastriot islamin dhe sali berishen…bjeri ne koke ketyre komunistave te fundit te evropes….
E vertete qe Enver Hoxha dilte rralle po te pakten sillte diell se zotrote del perdite e na je ber si Marina e Topit qe jep motin cdo dite
Doja te te pyesja cfare zbulove ne vendkomanden e ushtrise qe sherben ne rast lufte??!sbesoj se ke gjetur ar si te saddamit edhe si te kaddafit
Gjete krevate me batanije per te fjetur dhe sistemin e nderlidhjes qe sherbente ne raste te jashtezakonshme..sot esht kollaj te flasesh.” Kur bie Lisi vrapojn te gjithe qe te bejn dru” thot populli!..pyete njiher ate njishin ambasadorin Arvizu sa strehime te tilla kane ata dhe pse i kan ato testatat berthamore ,pse i prodhuan dhe pse nuk i cmontojn meqe esht puna kshu….
…Nese ti dhe dr i analizave te urines se bllokut Sala keni dilemen se ishte diktator apo udheheqes beni 1 referendum per figuren e tij ..!
Rama e nxorri veten kush eshte…e votuam dhe na futi krahun…di te them se ne zgjedhjet e ardhshme nuk fiton me! Bir kurve tradhtar!
O Edi, per kthimin e bunkerit atomik te shtabit te Ushtrise duhet te kerkoje leje nga Keshilli i Mbrojtjes. E kuptoj qe Paqja eshte endrra jote demagogjike por eksperienca ka deshmuar se lufta mund te prishe per 1 vit aq sa paqja ka ngritur ne 100 vjet.Ka muzeume plot ne Shqiperi qe ia vlen ti shikosh, psh eshte turp te shikosh ne cfare gjendje eshte muzeu Onufri apo ai etnografik ne Berat.Po ne Vlore, Aponia, Orikumi,etj. Nuk e di sa sukses do kete ky tip muzeu, sepse nuk e di sa turiste kane shkuar ne Spac, tek burgu-muze.Jane ca zanate qe nuk mesohen per nje dite,prandaj mos hy i nxituar te zbulosh bunkeret ne veri dhe jug,se nuk do kemi fonde per cicerone…Hapi dhe dosjet qe te merremi tere kohen me llogje e te harrojme kusuret e qeverisjes. Do ishte shume sexy, fevziu do nxirrte njeheresh tre vellime pa pritur panairin e Nentorit. Tek e fundit,do kene mbetur vetem dosjet e atyre qe kane vdekur. Pse te mos hapen? Ne te papune jemi, keshtu do punesohemi me thashetheme dhe keshtu e mban dhe premtimin per 300 mije vendet e reja.
O Rama, o koqe, por nuk eshte Shqiperia njelloj si Gjermania. Nje cope haleje prane ish-murit ne Berlin ka 1000 here me shume rendesi se sa te tere bunkeret e sekretet e Shqiperise te marre se bashku. Do rritesh turizmin the me bunkere?! Hahahaaaaa! Shume rendesi i jep vetes, d.m.th. vendit tone. E c’fare rendesie ka patur e ka Shqiperia qe do shkulen njerezit per te pare sekretet e saj. 90% e njerezve ne bote nuk e dine qe ka ndonje vend qe quhet Shqiperi!
fjale qe i prisnim 24 vjet. bravo Rama
Shume largpamës dhe i drejte në të gjitha problemet që trajton gje qe se ka bere asnje deri më sot, por mbetet që këto te behen realitet. Natyrisht do ketë shumë dhimbje, pakenaqesi sepse ishim mesuar ndryshe – vjedhje të energjisë – ndertimet pa leje – mospagimi i taksave – energjisë – ryshfet – korrupsionit kudo – piramide universitare. .?i vetmi që pamvaresisht kostos politike do e fuse Shqipërinë drejt Evropës – drejt një shteti ligjor.
Shkrim i mrekullueshem.
Rama mundohet te nxjerri ne drite Shqiperine, dhe juve injoranteve qe shani pa pik kuptimi mundohet t’ju fusi ne Evrope!! ja, kete po mundohet te beje Rdi Rama o te pa gdhendur!!!
Nje shkrim dhe nje analize e mrekullushme dhe prefekte. Beni nje hamendje se ku do te ishte sot Shqiperia me nje kryeminister te tille qe ne fillim te pluralizmit. Dhe cfare diference ne kulture dhe ne vizion me me te gjithe kryeministrat e meparshem te periudhes se tranzicionit.Eshte nje kryeminister qe i vjen Shqiperise jo ma shpesh se nje here ne 100 vjet.Duket se edhe perendia kete radhe eshte me shqipetaret.
Me beri pershtypje mesazhi qe kryeministri i jep Ambasadorit Amerikan per kafenete me kembe.Them se mundohet te fshihet mbas asaj se nuk kane munguar dhe lokalet me ulje.Mund te them se jane me shume.Dhe me e dyshimta Ambasadori Amerikan do te vere dyshime dhe per vendin e vet se Kafenete ne Amerike ne 99% jane me kembe.Keshtu i bije sipas Keyeministrit tone qe te gjithe amerikanet temos kene kohe te shajne pushtetin prandaj dhe kafet jane me kembe dhe drive thru””>
Z.Kryeminister gjej argumenta te tjere per te na mbushur mendjen ne qe kemi punuar dhe jetuar ne ate kohe.
Shkrim brilant.
Ajo shtepia me gjethe ka pergjuar te gjithe. Ka pergjuar edhe telefonin e kancelares Merkel – me fal, e ngaterrova me nje shtepi tjeter.
Edi! E dime qe ti ke jetuar mire, pavaresisht ketyre te vertetave qe shkruan. E dime dhe guximin tend per te qene harbut, i lire, qofte me prinderit e tu e qofte me perfaqesuesit e asaj shoqerie, e dime qe ke qene dhe horr, por une shikoj tek ty, pavaresisht ca gabimeve nje vendosmeri per te ardhmen . Kjo eshte gje e mire. Por sikur mos te kishte bere Enveri ashtu si ka bere, çfare do shkruanit dhe flisnit ju sot? Pra, u ka bere dhe mire juve, jo mua. Ca gjera i egzagjeroni, ndersa ca gjera dhe i mohoni ju te sotemit e lirise pa kufi ose me mire te anarshise. Nuk shkruaj gjate per shume gjera qe genjeni diten ne dreke, por thjeshte , ti genjen kur thua se lokalet ishen vetem vetesherbim se denohej rehatia personale! A ka lokale vetesherbim sot ne Europe? Kaq. Ne Tirane nje lokal ishte vetesherbim ne qender dhe ai u ndertua vone tek benzinatua, perballe nisjes urbanit “vibert” per ne Laprake dhe ishte per sherbime te shpejta te punonjesve, ndersa lokale per zonjat dhe zoterinjte si ju, kishte plot qe une nuk guxoja te hyja se nuk ma mbante xhepi. Ju tiranasit keni ngrene te gjithe Shqiperine, se duhet te kishte Tirana e para, pastaj pjesa tjeter e vendit dhe te gjitha ankesat qe beni sot jane genjeshter dhe fallco per tu hedhe hi syve ketyre budallenjeve te sotem qe nuk e kane jetuar. Shqiptaret punonin me shume per Tiranen se sa per vete dhe e verteta e pamohueshme eshte se Tirana ishte per ta nje tirani e vertete dje, por edhe sot. Jo per shumicen e atyre qe banojne ne Tirane. Dhe Tirana e tille do te ngelet me keto koka qe ka ky vend sot. Motua juaj eshte edhe perendimi ka varferi, edhe perendimi ka vrasje, porno droge, trafik, pra edhe perendimi i ka gjithe keto te keqia, prandaj ne duhet te behemi pjese e tij me te gjitha keto. Ky eshte absurditeti per te justifikuar kriminalitetin ekonomik, fizik e mendor te qytetareve tuaj. Shteti ka egzistuar e do te egzistoje, por çdo lloj shteti eshte diktature per njerezit. Dhe kuptohet qe diktatura eshte e nevojshme se nuk mund ti mbash dot njerezit e mendimeve e karaktereve te ndryshme; Zbulimi fundit qe keni bere si bunkerin antiatomik, mos kujtoni se kini zbuluar ndonje planet te ri. Gjithe vendet e botes i kane, por nuk u kushton njeri rendesi sepse po te ish ashtu dhe ti Edi mos mba makine te blinduar, apo 20 a 30 bodigarde apo Saliu edhe jelek antiplumb etj etj, beni si bejne ca udheheqes perndimor qe udhtetojne me tren apo autobus per ne pune, nuk i shoqerojne makina policie etj etj. KJo qe beni ju eshte per kapital politik , por edhe ekonomi tregu. E keqja e ketij sistemi eshte se ka humbur çdo nocion njerezor spiritual, human, por çdo gje e ka futur ne hullin e ekonomise tregut dhe njerezit i ka bere si marrdhenie mes robotesh. Kjo eshte fatkeqesi. Formalisht ngrihen ca shoqata pe te hedhur hi syve, midis tyre dhe ajo per te drejtat dhe lirite e njeriut qe marrin para nga taksat e fukarenjeve dhe “protestojne” pasi njerezit jane vrare e kane vdekur dhe thone se u jane shkelur te drejtat. Hipokrizi! E kuptoni vorbullen e kesaj kohe dhe pastaj te merreni me vorbullen e Enverit? Ky eshte objektiviteti juaj dhe i kohes qe jetojme.
O Edo, po nuk ke qene ndonjehere ne Durres e Sarande, per shembull, se aty kishte plot lokale ku uleshe, pije kafe apo haje ndonje akullore. Dhe askush nuk diskutonte per ngritje cmimesh, se thjesht, cmimet nuk ngriheshin ndonjehere. Me keto perralla do te genjesh boten? Po lokalet ‘vetesherbim’ ndertoheshin aty ku njerezit kerkonin sherbim te shpejte dhe mungesa e karrigeve shtonte kapacitetin e lokalit.
REKRUTIMI PER Porno Casting (GIRLS, BURRAT NË MES 18 DHE 50 VJET)
Përshëndetje Unë kam një dëshmi të bërë: Unë jam Loan Lours Porno Star që nga 2004, kjo është një ëndërr që u bë një realitet, një profesion për mua në sajë të kësaj kompanie DDF nga hedh e tyre të rekrutimit. Në fillim unë nuk e besoj për një moment, sa keq qëllimmirë këtë zonë në internet ishin të zhgënjyer totalisht me mua, por kurioziteti im më shtyu për të provoni përsëri. Më në fund kjo ëndërr është bërë një trajnim i vërtetë që unë jam krenar. Ju dashuri aparat fotografik për të treguar njohuritë tuaja, atëherë ju kishte privilegjin për të realizuar ëndrrën tuaj për ju.
Ky film porn amator kompani prodhimi që ka bërë mua atë që unë jam duke kërkuar urgjentisht për vajzat dhe gratë në mes 18 dhe 50 vjet për të bërë filma në vitin 2015. Nëse ju jeni një fillestar (s) dhe doni të provonipërvoja e një filmi porn shkojnë përpara, është e mundur që të kthehet një i maskuar për të ruajtur anonimitetin tuaj. Një kompensim në bazë të punës ju do të jetë i kënaqur:
Gjithashtu ju jeni Gay ose Lezbike, ju duhet një të përbashkët (s) e jetës tuaj duke kërkuar më tej, kjo shoqëri do të gjeni ju si ju zgjidhni që personi i kërkuar kështu çfarëdo race e doni dhe mbi të gjitha respektin për privatësinë tuaj .dropoff dritare
Një E-mail Kontakti: [email protected]
Hallo ich habe ein Zeugnis, das Sie mitbringen: Wenn ein Darlehen zwischen einzelnen mit 3 % Zinsen Dank Frau RODIONOVA ELENA und VÉRONIQUE FORTUNE zwei nette Damen kontaktieren, die haben mir ein siebzigtausend Euro (€70.000) Darlehen gewährt werden soll, zunächst dachte ich keinen einzigen Moment, da die gut gemeinten Bösen des Darlehens im Internet mich völlig leer hatte, aber meine Neugier schob mich ein zweites Mal zu versuchen. Ich konnte endlich dem Darlehen, das meine Version von diese Sackgasse, in der ich lebte. Ich habe mehrere Kollegen, die ebenfalls erhaltene Darlehen auf seinem Niveau ohne Probleme statt Sie tun haben, von böswilligen Personen nehmen um die Unschuldigen zu betrügen, ich diesem Beitrag zu veröffentlichen, weil sie mich gut mit diesen Kredit hat und Sie entmutigt nicht, weil ich ich war mit, aber ich traf diese ehrlichen und großzügigen Damen also Kontakt mit ihm nehmen:
Hier ist seine E-Mail: ([email protected])
Sie sind auf der Suche nach Darlehen an Ihre Aktivitäten entweder für ein Projekt, entweder für den Kauf einer Wohnung wieder zu beleben, aber Sie sind Bank- oder Ihre Datei an Bank entlassen-Sommer sind diese Damen die einzige, die Ihnen hilft verboten. Ich bitte Sie Kontakt
Vielen Dank, mir gefällt und senden Sie Ihre Anfrage, Ihren Kredit höchstens innerhalb von 48 Stunden zu bekommen. VIELEN DANK FÜR DIESE INFORMATIONEN, UM UNSEREN BRUDER HELFEN UNSERE FREUNDE UND ANDERE