Basha- Ramës: Dil nga bunkeri dhe shih qytetarët në sy. Qeveria Rama-Meta, murtaja e shqiptarëve

22 Nëntor 2014, 12:51Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike në protestën e sotme u shpreh se Rama ka braktisur qytetarët dhe se i ka gënjyer ata për gjithë premtimet e bëra.  Basha tha se Rama nuk i dëgjon qytetarët, por i godet ata pas shpine si kaçaku i ferrës.

“Jemi më shumë se asnjëherë në hisorinë e këtij qyteti, në bulevardin e shpresës, bashkimit dhe dinjitetit.

Në protestën më të madhe për të drejtat ekonomike dhe shoqërore të shqiptarëve, kundër varfërisë dhe abuzimit të pushtetit.

Të izolojmë të keqen dhe t’i kthehmi të mirës.

Kemi ardhur këtu, sepse nuk vjen më Edi Rama tek ju, nuk iu llogaritë më .

Sot është futur në bunkerin e Enver Hoxhës për të mos ju parë ju. Aty mendon se nuk iu dëgjon dot dhe nuk iu sheh dot. Është futur në bunkerin e izolimit, kryeminsitri që mashtroi dhe bëri sikur harroi. Jemi këtu t’ia kujtojmë mashtrimet e tij dhe ta pyesim pse nuk qeveris por do të sundosh, pse nuk dëgjon qytetarët por i godet ata pas shpine si kaçaku i ferrës.  Pse nuk zgjedh vlerat e qytetrimit po na kthen në pashallëkun primitiv.

Basha më tej vijoi me akuzat ndaj qeverisë Rama-Meta ku tha se qëkur erdhën ata në pushtet ka rënë murtaja.

Kam udhëtuar përmes një Shqipërie në lot, ku qeveria u ka shembur shtëpitë, të rinj, burra, gra, kryefamiljarë janë goditur nga padrejtësitë e mëdha. Ka pllakosur fatkeqësia, po në Shqipërinë e sotme thuhet se ka ardhur Rama dhe Meta, ndaj ka rënë murtaja. Premtuan rritjen ekonomike por na rritën taksat, premtuan legalizme falas po sollën fadromat e Inuk, premtuan rend po sollën tritolin, premtuan shpërblim për ish të përndjekurit, por sollën Enver Hoxhën. Premtuan arsim por mbyllën dyert e univeristeteve, rritën kuotat, premtuan shëndetësi falas, por po vdesin njerëzit se nuk ka ambulanca”- u shpreh Basha para qytetarëve në protestën e opozitës.

Kreu i opozitës, të cilit i iku zëri herë pas here gjatë ngritjes së zërit tha se tani është koha që qytetarët të reagojnë, por gjtihashtu u bëri apel qyttarëve që të zbatojnë ligjet e shtetit. Basha tha se ndërtimet nuk mund të ndalohen, por duhet të menaxhohen nga shteti. /j.h

5 komente në “Basha- Ramës: Dil nga bunkeri dhe shih qytetarët në sy. Qeveria Rama-Meta, murtaja e shqiptarëve”

  1. Kismet says:

    sa banal qe eshte, ec aty ec krah per krah me Griden se mire e ke,
    futi nje te palluar pasi te mbarosh protesten

    http://bit.do/rama-meta-murtaja-e-shqiptareve

  2. Labi Vlore says:

    Gjithe hajdutet e energjise elektrike ishin sot ne shesh.

  3. Skorpion says:

    Shiheni dallimin mes protestave sot dhe atyre te 21 shurtit.Pa dhune,me argumente,pa hudhje gure,pa sharje.

  4. Treviso says:

    Do ta kisha per turp qe te udhetoja per ne Tirane per te marre pjese ne protesten e organizuar nga kriminelet dhe hajduterit, qe vrane e varferuan popullin. Siç mendoj une, mendojne te gjithe njerezit e ndershem. Ato qe jane aty ne ate proteste jane te deshtuar se nuk kane mundesi te vazhdojne vjedhjet dhe maskaralleqet qe kan bere ne qeverisjen e partise fashiste te udhehequr nga kryekrimineli i popullit shqiptare, sali Berisha.

  5. agimi says:

    Punonjsit e Bashkis Tirane jane te detyruar te firmosin pjesmarjen ne fillim dhe ne largim, ja keshtu eshte siguruar pjesmarja e gjere

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje