Rama: Si ky bunker anti-bërthamor, ruhen edhe dosjet e sigurimit ku fshihen të vërteta të hidhura. Vendi, tërheqës për turistët

22 Nëntor 2014, 12:28Politika TEMA

Në çeljen e bunkierit anti-bërthamor, në fjalën e tij kryeministri Edi Rama tha se është koha për të treguar historinë, jo për ta rishkruar atë po për t’i treguar gjithë anët e saj.

Shkrimi i historisë le t’iu mbetet historianëve. Përpjekja për ta vetëpikturuar vetveten në kontekst të zgjedhur politikisht ka rezultuar sa tragjike në të shkuarën e largët,  sa  qesharke në të shkuarën e afërt. Ne i takojmë një shkolle të re për Shqipërinë, ku histroinë e shkruajnë shkencëtarët. Nuk e shkruan as Shtëpia e Bardhë as Kongresi Amerikan as qeveritë e vendeve europiane histroinë e vendeve të tyre, por historianët. Ne i përkasim shkollës së vendeve demokratiek që nuk ia fshehin publikut misteret e së shkuarës.

Rama gjithashtu tha se këto vende duhet t’i tregohen publikut pasi nuk ka arsye pse të mos tregohet e shkuara.

“A mund të më thotë njeri pse kjo godinë ruhej si sekret, jo vetëm nga ata që besuan se këtu do luftonin  vërtetë me superfuqitë, por edhe nga ata të cilët gënjyen se bashkë me përmbysen e regjimit komunist, përmbysën edhe mendësinë e tij. Njëlloj si me misterin e së shkuarës, dosjet e sigurimit të shtetit, ku fshihen plot të vërteta të hidhura janë  vazhdimsësi e së njëjtës shkollë, asaj të të sunduarit mbi tjetrin pavarësisht kosotove. Ne jemi këtu për të çelur një fazë të re raportesh me të shkuarën, jo për ta rishkruar historinë, por për të mos ta fshehur”, – theksoi kryeministri në fjalën e tij./j.h

 

8 komente në “Rama: Si ky bunker anti-bërthamor, ruhen edhe dosjet e sigurimit ku fshihen të vërteta të hidhura. Vendi, tërheqës për turistët”

  1. une says:

    hahahha, tu je njish~~~

  2. une says:

    hahahha, ti je njish~~~

  3. Hm... says:

    Edo qe je antienverist kjo dihet dhe cdokush ka arsyet e tij por nese je i tille, tregou demokrat dhe ler te tjeret te jene vetvetja… ballist, zogist, fashist, enverist… sa kohe nuk marrin armen ne dore por thjesht kujtojne dhe predikojne ne paqe… njerezit jane lara lara dhe mos beni gabimin e krijimit te njeriut te ‘ri’ demokratik kesaj rradhe. Nuk ka Lejfena demokratik prandaj ‘me ler te te le’ duhet te jete dhe moto jote. Nese ty nuk ta ndjen te mbash posterin e Enverit, ne rregull, kujt ia ndjen ta mbaj, lere, ndryshe mbetemi tek A-ja e demokracise. Puna e mbare

  4. beso says:

    Nje shef shtabi me kellqe nuk ju linte te benit estrade me vepra te ketij lloji e te kesaj rendesie. Qe nga kjo duhej tia nisje te ” beje shtet”.

  5. kuq e zi says:

    me demek presim hapjen e dosjeve tani!!!!!!!!!
    apo fillove dhe ti me bo presion si baca qe thonte i kam ktu?????

  6. Lida says:

    he pra boll me retorika kur do i nxirrni keto informacione edhe per ne Rama, nxirrni faktet edhe futeni Salen ne burg

    http://bit.do/te-verteta-te-hidhura-per-Saliun

  7. LORA says:

    Dua te besoj se hapja e kesaj harmuqelle betoni antiberthamor eshte
    paraprirja e hapjes se dosjeve prej letre te bashkepunetoreve bastarde te sigurimit famekeq,,,,,,,jo te sherbimit inteligjent vetem ndaj interesve te verteta te Shtetit dhe te Popullit Shqiptar.
    UROJ te jete keshtu,,,,sa me shpejt.

  8. Eraldi says:

    Rama ben demagogjine e radhes. Ai duhet te justifikoj ato 1-milion vota qe mori me nje qeverisje e cila te preke dhe te zgjidhe ato halle per te cilat ky shul Social u votua. Nuk na intersojne llafet por veprat, dhe deri tani po shikojme vetem llafe te cilat e vendosin Edi Ramen ne ekspoziten e vazhdimesise se turpit te politikaneve tradicionale Shqiptare!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje