Ndahet nga jeta ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Petrit Bushati

22 Nëntor 2014, 18:59Politika TEMA

Ka ndërruar jetë ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni, Petrit Bushati.

Diplomati shqiptar prej disa kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë, raporton Ora News.

Ministria e Punëve të Jashtme do të zhvillojë ditën e hënë një ceremoni në nder të ambasadorit Bushati.

Diplomati Bushati u emëruar ambasador në Maqedoni në fillim të vitit 2014.

Petrit Bushati ka qenë ambasador në Suedi në vitin 1988-1991, më pas nga 1997-2001 ka shërbyer në ambasadën e SHBA, ndërsa nga 2002-2006 ka qenë ambasador i Shqipërisë në Beograd.

13 komente në “Ndahet nga jeta ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Petrit Bushati”

  1. Princi (Belgjikë) says:

    Ngushëllime të sinqerta

  2. Princi (Belgjikë) says:

    Ngushëllime të sinqerta familjes. Bushati ishte një njeri i rrallë, me zemër të madhe. Kështu e kam njohur që kur ai punonte në ATSH si redaktor i thjeshtë. Kështu mbeti gjatë tërë jetës së tij.

  3. Familja Proko (Stockholm) says:

    Ngushëllime të sinqerta fëmijëve dhe të afërmve. Petrit Bushati ishte njeri dhe diplomat i shkëlqyer. Do të kujtohet gjithnjë me shumë respekt.

  4. Ben says:

    Vertet njeri fantastik, shume i kulturuar ithjesht e i embel …..humbje e madhe per familjen e dipllomacin Shqiptare . U preht ne paqe, ngushullime familjes.

  5. Bato Mokra says:

    Ngushellime te sinqerta familjes se mirenjohur Bushati per humbjen e Petritit, shokut e mikut tone te dashur, njeriut te mire, te kulturuar e diplomatit te zote! Petriti mbajti me nder deri diten e fundit te jetes se tij per emër pseudonimin e te atit, Seitit, luftetar i shquar i Luftes Antifashiste NacionalClirimtare dhe i ndertimit te vendit.
    U preftë ne paqe!

  6. Engjell Shehu says:

    Ngushellime familjes se te ndjerit.

  7. Anonim says:

    U lirua nje vend pune. ngushellime familjarve te ambasadorit

    1. Vullkani says:

      Natyrisht Anonimi nuk ka turp, por eshte turp per gazeten lejimi i nje komenti si ky me lart! Turp, turp! Familjes se te ndjerit ngushellime te sinqerta nga une!

  8. Vladimir Pulaj says:

    Nje shok dhe koleg shume i mire, shume korrekt; nje diplomat profesionist, i pergjegjshem dhe atdhdashes.
    Humbje per diplomacine tone. Ngushellime familjes, femijeve, motres, vellezerve dhe gjithe miqve te tij te sinqerte.

  9. Alban Dega says:

    DRITE I PASTE SHPIRTI DHE VEPRIMTARIA !

    Ruaj kujtimet dhe nderimin me te madh per ish- kolegun tim ne ATSH Petrit Bushati.
    Vdekja e tij eshte nje humbje e madhe per familjen, gazetarine, diplomacine , per shoket e miqte e tij.
    Ngushellime familjes.
    Drite i paste shpirti dhe veprimtaria!

    1. Skenderi says:

      Kisha fatin ta njoh në vitin 2005 në takimin që patem nambasadën e Shqipërisë në Beograd si dhe disa takimeve të radhës në Preshevë.Ishte ambasador i dashur,njeri modest ,shuumë i kulturuar dhe njohës i mirë iproblemeve të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.Bëri mjaft për sensibilizimin e të drejtave tona si komunitet shqiptarë në Luginë si dhe qe aktiv në zgjidhjen e disa nga problemet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.Për gjithë ate që bëri për ne luginasit ,i falemderohemi dhe do të jemi mirënjohës përgjithëmonë.
      Ngushellime te sinqerta familjes të z. Bushati , miqëve e dashamirëve
      U preftë ne paqe!

  10. Bashkim Pitarka says:

    Nje lajm qe te trishton se tepermi.Kur e ke njohur nga afer,ne pune e ne jete,kolegun,shokun,mikun tone te vyer Petrit Bushatin,sigurisht ndjen se dicka te shkeputet nga qenja yte,pikellimi te mbulon dhe nuk gjen fjale te shprehesh per humbjen e jetes se nje miku e shoku.Bashkohem nga larg me familjen Bushati ne kete humbje te madhe duke u derguar nga larg ngushellimet vellazerore te nje shoku e miku te njeriut te tyre te mrekullueshem.Edhe shoqeria shqiptare,sherbimi diplomatik shqiptar, humbi nje koleg,nje diplomat,nje ambasador te talentuar e me nje pervoje aq te gjate e te pasur,bashke me kontributin e vyer qe ende pritej nga ky ambasador i nderuar e patriot i ndershem.I paharruar qofshin emri dhe puna e ambasador Petrit Bushatit!

  11. HAJDUTI says:

    ngushellime…familjes..ndjese paste,..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje