Familjarët e viktimave të Gërdecit, ‘të tradhtuar’ nga Edi Rama

25 Nëntor 2014, 20:25Politika TEMA

Në opozitë, Rama e quante shpërthimin e Gërdecit një ‘krim shtetëror,’ ndërsa sot në pushtet, Kryeministria dhe Ministria e Mbrojtjes po luajnë pingpong me kërkesat për dëmshpërblim të familjarëve të viktimave.

 

Nga Aleksandra Bogdani, BIRN

 

Zamira Durda është një grua që ka humbur shumë beteja në gjashtë vitet e fundit, që kur shpërthimi i depos së demontimit të municioneve në fshatin Gërdec i mori jetën djalit të saj 6-vjeçar.

Pas një kalvari prej 300 seancash gjyqësore dhe një vendimi penal që liroi shumicën e të akuzuarve si përgjegjës për vdekjen e të birit, ajo ka ende forcë për të luftuar, megjithëse shpresa se drejtësia do të vihet në vend i venitet çdo ditë që kalon.

“Qeveria e kaluar na vrau pa dashje, [ndërsa] prokurorët dhe gjyqtarët na vranë me dashje duke mos bërë drejtësi,” thotë Zamira. “Shpresa na mbeti gjallë, por edhe ajo po na shuhet,” shton ajo.

Shpërthimi i 15 marsit 2008 në fabrikën e demontimit të municioneve në Gërdec shkaktoi 26 të vrarë, por askush nuk u dënua për vrasjen e tyre.

Procesi penal ndaj 28 të pandehurve, drejtues të kompanisë Albademil dhe ish-zyrtarë të lartë të Ushtrisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes u mbyll me dënime minimale. Gjashtë vjet më pas, vetëm dy prej tyre ndodhen ende në qeli.

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu i shpëtoi procesit falë imunitetit si deputet. E kur parlamenti vendosi heqjen e imunitetit për të zgjedhurit e tij, Prokuroria nuk e rihapi më çështjen.

Paralel më çështjen penale, Zamira dhe familjarët e tjerë të viktimave prej vitesh kanë hapur një çështje civile kundër Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ndërmarrjes së Import-Eksportit të Armëve, MEICO, e cila po ndjek të njëjtën rrugë plot pengesa si çështja penale.

Mbas shtyrjeve të panumërta të procesit dhe në pamundësi për të përballuar kostot e larta të çështjes civile, më 15 Mars 2014 shumica e familjarëve të viktimave të Gërdecit iu drejtuan nëpërmjet përfaqësuesve të tyre ligjorë, Ministrisë së Mbrojtjes dhe kryeministrit Edi Rama, për të arritur një zgjidhje të ndërmjetësuar të padive.

Megjithatë, dokumentet e siguruara nga BIRN, tregojnë që për më shumë se shtatë muaj, kryeministria dhe Ministria e Mbrojtjes kanë luajtur pingpong me shkresa zyrtare me njëra-tjetrën, duke shmangur përgjegjësitë shtetërore për shpërthimin.

Qeveri e re, qëndrim i vjetër

Qeveria e djathtë e ish kryeministrit Sali Berisha e konsideronte shpërthimin e Gërdecit një aksident teknologjik. Ndërsa ishte në pushtet deri në vitin 2013, ajo vendosi të dëmshpërblejë banorët e Gërdecit për çdo derë e dritare të shkatërruar, por jo për jetët njerëzore që u shuan me shpërthimin.

Gjatë kohës që ishte në opozitë, kryeministri Edi Rama e kishte cilësuar shpërthimin e Gërdecit një krim shtetëror, duke e kthyer në një kauzë politike.

Pas vizitës së tij të fundit në Gërdec në 5-vjetorin e tragjedisë, më 15 Mars 2013, Rama shkroi në blogun e tij se qeveria Berisha e kishte përdorur mandatin e saj të fundit, “për të shkatërruar procesin gjyqësor dhe varrosur çdo shpresë të familjeve të viktimave për drejtësi,” ndërkohë që premtonte se ardhja e së majtës në pushtet do të “sjellë rilindjen e shpresës tek drejtësia.”

Me gjithë premtimin e bërë në atë përvjetor solemn, një vit më vonë tashmë kryeministër, Edi Rama nuk do ta vizitonte më Gërdecin siç kishte bërë për vite me radhë.

Kryeministri i ri mungoi për herë të parë në ceremoninë që zhvillohet çdo mesditë të 15 marsit, në memorialin e ngritur për nder të të vdekurve.

“U ndjemë të tradhtuar,” thotë Zamira Durda.

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ishte e vetmja zyrtare që vazhdoi traditën e kohës së opozitës dhe vizitoi Gërdecin më 15 mars, por familjarët e viktimave nuk patën mundësi ta takonin.

“Homazhet zhvillohen çdo vit në orën 12, por zonja Kodheli kishte ardhur në 10,” kujton Zamira. “Nuk e caktuam ne orën e ceremonisë por shpërthimi që na rrënoi jetët,” shtoi ajo.

Në të njëjtën ditë që zonja Kodheli vizitoi Gërdecin, avokati që përfaqëson familjarët e viktimave iu drejtua Ministrisë së Mbrojtjes për zgjidhje me marrëveshje të çështjes civile që ata kishin ngritur.

Familjarët e 26 viktimave të shpërthimit tragjik të 15 marsit 2008 kërkojnë një marrëveshje me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Këshillin e Ministrave për dëmshpërblimin e çdo jete të humbur në Gërdec.

Kërkesa e 181 trashëgimtarëve dhe familjarëve të tragjedisë i është drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes, Këshillit të Ministrave dhe ndërmarrjes “MEICO”, përmes së cilës ata pretendojnë të dëmshpërblehen me 1.9 miliardë lekë në total për 26 jetët e humbura.

Një kërkesë të ngjashme, të dëmtuarit e kishin dorëzuar në Ministrinë e Mbrojtjes edhe në kohën kur ajo drejtohej nga Arben Imami i Partisë Demokratike, por ish-ministri qe i prerë në përgjigjen e tij se institucioni që drejtonte, nuk kishte asnjë përgjegjësi për Gërdecin.

“Ne iu drejtuam qeverisë Rama për zgjidhje, pasi qëndrimi i saj [në opozitë] ka qenë i qartë që tragjedia e 15 marsit 2008 ishte një krim shtetëror dhe faji nisi nga Ministria e Mbrojtjes,” shpjegon Dorian Matlija, përfaqësuesi ligjor i disa prej familjeve të viktimave.

Për tre muaj, kërkesa e nisur nga Matlija në emër të familjarëve të viktimave nuk mori asnjë përgjigje. Përpjekjet vazhduan me të tjera kërkesa, derisa në 31 tetor, familjarët e viktimave në Gërdec marrin një letër nga Këshilli i Ministrave.

Përmes saj, qeveria po u përcillte qëndrimin e Ministrisë së Mbrojtjes për kërkesën e tyre të dorëzuar që në mars.

Në shkresën e siguruar nga BIRN, Ministria e Mbrojtjes nuk refuzon mundësinë e një marrëveshjeje, por lë pak shpresë për zgjidhjen e shpejtë të çështjes së dëmshpërblimeve, duke mbajtur një qëndrim të ngjashëm me qeverinë e ish-kryeministrit Berisha.

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, Arian Kraja në të vërtetë informon Kryeministrinë se familjarët e pretendojnë dëmshpërblimin nga Ministria e Mbrojtjes dhe MEICO, “duke mos e përmendur fare faktin se kjo veprimtari është kryer nga disa shoqëri private dhe se një pjesë e viktimave punonin realisht atje”.

Më tej shtohet se Ministria e Mbrojtjes, në vazhdimësi ka mbajtur qëndrimin se “nuk është përgjegjëse për shkaktimin e këtij aksidenti”. Megjithatë, Ministria e Mbrojtjes sugjeron ngritjen e një grupi ekspertësh nga fusha të ndryshme për përcaktimin e dëmit dhe masën e dëmshpërblimit në këtë rast.

E kontaktuar nga BIRN, Ministria e Mbrojtjes shmangu komentin nëse ky komision është ngritur tashmë apo jo.

Gjyqin e fitojnë vetëm gjyqtarët

Gjyqi i dëmshpërblimeve për familjarët e tragjedisë së Gërdecit është ndarë tanimë në 18 procese të ndryshme në Gjykatën Administrative.

Gjykata e Tiranës, ku u dorëzua padia e parë dështoi të dilte me një vendim për më shumë se 1 vit.

Në mënyrë që çështja të shkojë përpara, gjykata i kërkon familjarëve të viktimave pagesën e taksës 1% të vlerës së kërkuar të dëmshpërblimit si dhe tarifat e ekspertëve, që shkojnë diku tek 200 mijë lekë për një vlerësim.

Për shkak se shumica e tyre jetojnë me ndihmë ekonomike dhe nuk kanë të ardhura të mjaftueshme për t’i paguar kostot administrative të procesit, ata rrezikojnë të djegin afatet e gjykimit dhe ta humbin çështjen përfundimisht.

Dritan Cani iu fut bashkë me të tjerët gjyqit të dëmshpërblimit, por një vit më pas vendosi ta ndiqte çështjen vetëm në gjykatë, pasi humbi shpresat për një ndërmjetësim të mundshëm me qeverinë.

“I mora 4 milionë lekë borxh kunatit në Itali që të paguaja taksën gjyqësore,” pohon ai në shtëpinë e tij gjysmë-karabina e akull të ftohtë në fshatin Marqinet, vetëm pak metra larg kraterit të shpërthimit.

Deri ditën e tragjedisë, babai i katër fëmijëve vazhdonte jetën normale në Greqi, ku punonte prej 13 vitesh si bojaxhi. Të nesërmen e kthimit me urgjencë ishte pa baba, me motrën dhe vëllanë të djegur rëndë dhe me shtëpinë e kthyer në gërmadhë.

“Nuk kam ndërmend ta lë këtë çështje, do të shkoj deri në Strasburg për të gjetur të drejtën,” thotë Cani i vendosur, edhe pse lista e tij borxheve sa vjen dhe rritet.

Nga të gjitha çështjet e ngritura, vetëm familjarët e njërit prej viktimave të shpërthimit, Endri Dvoranit, ish-magazinier i shoqërisë Albademil, që kryente demontimin në Gërdec, kanë arritur të marrim një vendim gjykate përfundimtar që i shpërblen me 20 milion lekë për humbjen e të afërmit të tyre.

Njëri prej familjarëve të tij që përfitoi dëmshpërblimin është anëtari i Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani. Apeli konfirmoi vendimin më 21 Maj 2012.

Edhe pse pritej që vendimi i Gjykatës së Apelit t’i hapte rrugën padive të ngritura nga familjet e tjera, gjykata vendosi të përjashtonte Ministrinë e Mbrojtjes nga përgjegjësia për shpërthimin, duke ia vështirësuar rrugën atyre edhe më shumë.

Precedenti i vendosur nga çështja Dvorani, ia vështirëson mundësinë familjeve të tjera për të kërkuar dëmshpërblim nga Ministria e Mbrojtjes, duke e ngushtuar përgjegjësinë civile te kompanitë MEICO dhe Albademil.

MEICO, ndërmarrja shtetërore e importeve dhe eksporteve ushtarake, nuk ka buxhet për të shlyer dëmshpërblimin.

Ndërsa kompania Albademil, edhe pse vazhdon të ketë status aktiv në Qendrën Kombëtarë të Regjistrimit, QKR, ka mbetur pa administrator dhe kapitale, pas masës së sekuestros të vendosur nga Gjykata pas tragjedisë së Gërdecit dhe vendimit penal që e gjobiste me gjobë.

Në kërkesën e tij drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes, avokati Matlija apelon që shteti të marrë përgjegjësi për tragjedinë, t’u japë zgjidhje familjarëve e më pas të vazhdojë vetë procesin gjyqësor me kompanitë.

Ndërsa Zamira Durda thotë që procesi i tyre civil nuk ka për qëllim vetëm të kërkojë dëmshpërblim për familjarët dhe të afërmit që humbën jetën gjatë shpërthimit, por gjithashtu të vendosë një precedent të ri gjyqësor për të gjithë ato raste kur shteti do të gjendet fajtor për humbjen e jetës së qytetarëve.

“Vendimi për Dvoranin na dëmtoi ne të tjerëve, ndaj nuk dua që procesi për ne të dëmtojë të tjerë njerëz që do të gjenden në kushte të ngjashme në të ardhmen,” thotë ajo.

Tabulati telefonik mes Shkelzen Berishes dhe Delijorgjit 20 minuta pas tragjedise. Qanin hallet!

Faksi i ALdo Bumçit per Shkelzen Berishen qe i garatonte biznesin

29 komente në “Familjarët e viktimave të Gërdecit, ‘të tradhtuar’ nga Edi Rama”

  1. feniks says:

    Edhe ne ish USHTARAKET jemi te TRADHETUAR nga Edi Rama!!!
    U be gati 2 vjet,qe eshte ne pushtet dhe nuk kane bere ASGJE qe te SHPORRIN LIGFJET,AKTET NORMATIVE dhe VKM e Sali Berishes,qe na kane GRABITUR te drejten tone per pension per 20 vjet rresht!
    Cfare presin keta ministra e juriste te PS-se???
    Nuk mjaftoi vetem kjo,por drejtori i Edi Rames,ish doganier,ma hoqi djalin nga puna,mua nje familje e tera ANTARE TE PS-se!!!
    Vazhdo Edi Rama,mbro hajdutet e LSI-se,mbaj ne pune spiunet e PD-se,se kur te vijne zgjedhjet NOC RROKUN ke per te marre!!!

    1. loni says:

      keqardhje per ty zonje dhe per te gjithe viktimat e gerdecit qe humben jeten nga qeveria e babit te shkelzenit,por mos harroni se ne kete demshperblim jane edhe amerikanet,ata mos bejne sikur nuk dine asgje se firma ishte amerikane ajo fabrike qe solli viktimat,nuk ngulen kote kembe amerikanet te sillnin edhe armet kimike te assadit per ti shkaterruar ne shqiperi,se mbas ndonje aksidentit teknik do ndodhin edhe viktima,dhe ata nuk do hepnin asnje demshperblim ashtu sic bene edhe me gerdecin,prandaj zonje e dashur amerikanet jane shkaktaret kryesore pastaj vijne levat e tyre qeveritaret frikacaker dhe bythlepirsat,dhe ne si popull vdesim per qeveritare bythlepirsa dhe frikacaker dhe tradhetare,qe me shume duan te huajin sesa shqiptaret,shiko sesi e lavderojme mbretin e vetshpallur ahmet tradhetar zogun,nje mercenar serb qe shtypi popullin e vete nje mirditor me bese gjasme,nuk mjaftoi kjo,por kur i erdhen pushtuesit kerciti dhe iku nga shqiperia na la ne dore te njerkut,shiko sali qen berishen,qe si tradhetar,si shkaterruesi dhe si me krimineli i ketij vendi ne perseri i shkojme nga pas,kurse kur enveri i tha larg te gjithve ne na u duk absurde,kjo eshte tradita jone si popull,vlereso te huajin dhe mos e prish se te ngrihet edhe labidar mbas vdekjes,sesa te poshteros te huajin dhe te ngresh qytetarin tend shqiptare si perfaqesues i atij populli qe je,dhe mbas vdekjesh te bejne edhe plere si pederast etj etj,a nuk po ndodh keshtu edhe me enverin?nje gje thoshte dhe ishte me se reale fjala e enverit,atje ku amerikanet fusin hundet sjedhin vetem trazira,dhe historia tregon se enver hoxha kishte te drejte,kudo qe amerikanet kan futur hundet jo vetem tek ne po gjithandej kane sjelle me mira te vdekur dhe trazira qe askush nuk e di se kur do filloje paqja,demshperblimet duhet te hapin edhe amerikanet si pronar te firmes,nqs kjo fabrike do ishte e amerikaneve ne france ata do paguanin dhjete fishin e kesaj tragjedie,edhe maloku berisha me gjithe kopilin e tij ka pergjegjesi maksimale,qe po te ishte ai pederasti sic e quani ju enver hoxhen do ta kishte denuar me vdekje kete pjedhje serbe,dhe cdo gje ishte lare me ju viktimat e gerdecit,ngushellimet e mia zonje.

      1. Marjan says:

        Gerdecin e beri dhe ishte 100% fajtore Amerika!

        Berisha normal mori mbi vete te gjithe fajin sepse Amerikes nuk mund ti kthente shpinen si ne 97-ten.

        … e verteta sa per dijeni!

  2. Ateist says:

    Nje nga arsyet qe u votua, eshte burgosja e Sali dhe Shkelqen Berishes. Po mesa duket …

    1. CAKMAKU says:

      briskun mero, briskun maje çut
      te kem thene .
      kesaj here mos e hiq si koment se e ke dhi fare me seleksione

  3. paradox says:

    Kur do ta kuptoni se Rama nuk eshte as prokuror e as gjykates. Edhe vete familjet e viktimave te Gerdecit e dine qe te kerkosh drejtesi pa u reformuar drejtesia eshte te cosh dem cdo perpjekje per te denuar fajtoret e vertete. Keni pak durim se iu desh Saliut tete vjet me c’bere drejtesine. Duhet nje president i ri dhe nja dy ose tre per te pastruar gjykatat.
    Kujt i intereson qe Saliu dhe banda e tij mafioze te denohet, te mos beje ham-ham neper blogje por te dali tek presidenca dhe te kerkoje doreheqjen e sakatit. Po t’ju dhimbte shpirti do e benit sic e bete per armet kimike.

    1. Pelasgian says:

      Jo mor fisssssssssqqiiiiiiiir jooooo , nuk asht ashtu si thu ti . Te paskan ngel merak armet kimike ty sahanlepirs muti .

      SALA E C’MONTOJ VENDIN QYSH NE 2005 SAPO MORI PUSHTETIN , ISHTE I VENDOS ME I PAS TE GJITHE USHTARE TE TIJ . EDI JOT NUK PO BEN ASGJE , MIRE SALEN E LULIN SPO I FUT NE BURG POR PO LE PERJASHTA EDHE PESHQIT E VEGJEL TE TIPIT XHIN XHON E MZI E LESH E LI .

      Kjo eshte hallexhesh por askush nuk e ndalon per tu bo 1 NORE KELMENDI E DYTE ME I FUT PLUMIN SALES , LULIT DHE PSE JO EDHE ED SHKERDHATES !!!!

  4. Pelasgian says:

    Boni vet drejtsi ….aty e keni salen edhe lulin , nqs dikush ka ndermend me marr hak edhe presidentin e SHBA-ve e fut ne dhe .

    MERRNI HAK SE POLITIKUAJT JAN TE NJEJTE SI MAJTAS SI DJATHTAS .

    1. Wendy-B says:

      Jooooooooooo @pelasgian
      Hakmarrja nuk eshte zgjidhje ne nje shtet ligjor. NQS te gjithe do ta merrnim drejtesine “ne duart personale” e te gjithe do ti zgjidhnim padrejtesite qe na jane bere me hakmmarrje, atehere do te mbizoteroje ANARKIA.

  5. Eshte vertet e turpeshme ,
    qe njeriu sot per politikanet mos te vlej ,para fitimeve te politikes.
    Un ndjej keqardhje per kte nene ,qe manjaklliku i familjes ishkryeminsitrit salih berisha i vrau jeten .
    Nji turp i madhe eshte edhe per ate shoqeri shqiptare e cila vazhdon te largoj syte nga vrasjet qe politika i ben shqiptareve ,
    me qellimin e vetem pasurimin ne nivele nderkombetare me cdo cmim ,
    madje edhe me jeten e shqiptareve .
    Neser mundet me qen radha e cdo shqiptari nga kta politikane te papergjegjshem , prandaj mossolidariteti Per Drejtesi,me viktimat me fatkeqet qe politika i shkaterroj jeten , eshte jonjerezore .

  6. Shqip says:

    Pershendetje e Nderuar Hallexhesh!..po nuk e kupton moj Lumadhe, se c´do Politikane ne Shqiperi shikon endrren e “Qametit” qe te vije ne Pushtet??
    Me vjen keq per djalin tuaj te pafajshem, eshte turpe per Gjykyten e tiranes qe behen gjyqe koti qe te marrin rrogen gjyqetaret e vene nga sali krimineli.
    me mire do te ishte qe te gjitha familjet e prekura nga aksidenti ti drejtoheni Shtepise se Sali berishes, dhe Lulezim bashes, dhe Fatmir medihut me Bidona me benzine, tu vini zjarrin dhe te Digjen keta kriminel.kjo eshte zgjidhja me e lehte , dhe e pamundur.
    @@Qeveria Edi Rama, edhe po te doj :Ku do ti gjej Leket qe tju Shperblej??Kur shikon qe vidhet edhe Banka e Shtetit..c´fare Shtet Bythe kemi ne??Shkurt ne Shqiperi mos te rente Halli..lol

  7. PS NJESIA 10 says:

    E VERTETE ESHTE RAMA TRADHTOI SOCIALISTET.RILINDAS I PA PUN.

  8. Rilindas says:

    SOCIALISTET NDIEN TE TRADHTUAR.ATA QE FITUAN MJAFTI DHE G99..

  9. HILLBILLY says:

    Delijorgji se pari ishte miku i i zotit Rama e pastaj i Fahri Balliut dhe djalit stupid te Salih Ram Gerdecit ?
    Mos shpresoni me kot, o njerz te mjere! ?

  10. razo says:

    si te vrau “pa dashje” moj te keqen? Ishte kontrabande armesh aktiviteti dhe ti punoje si kafshe se bashku me kalamaqte e tu nen hundet e qeverise e te Shkelzenit… Jo vetem kaq, por sdisa familjare mbyllen gjyqin me Mehdiun e shitet gjakun e kalamaqve tyre. Aty ne Gerdec per ironi te fatit fitoi PD-a prape..

    Megjithate, ta leme menjane popullin fukara e te pashkolle qe u be mish per top per horrat e Saliut e Shkelzenit, prokuroria duhet tu sekuestroj parate dhe pasurite atyre qe u perfituan nga ai biznes.. Po ne nuk kemi as prokurori dhe as gjykata sot me sot e del nje gazetare sharlatane e permend Ramen sepse kane frike e dhjesin gjak nga Berisha ende edhe sot e nuk e vene gishtin te prokuroria qe duhet te hape ceshtjen nga e para e as te gjykatat..

  11. fatmiri says:

    feniks, si ushtarake qe je, e thua vete, po te spjegoj arithmetiken se qeveria e Rames nuk kja dy vjet , por ne shtator mbushi nje vit. Te fala mendjes ju te gjithe qe shkruani pa mendje.

    1. feniks says:

      @fatmir!
      E kuptoj qe qenke matematicien,por nga TRUTE qenke CUB SHPELLE!!!
      Nuk numerova muajt e vitet per te kerkuar demshperblim,por per te thene se po behen GATI 2 VJET,qe nuk ka bere asgje per ne!!
      E shoh qe ty,si SHPELLAR te intereson matematika dheb jo e drejta e jone,qe Berisha na e mohoi per 20 vjet!!!
      Se ka PLEHRA si ty ne PS,prandaj po e cojne ne GREMINE!!!
      Nuk mjaftojne hajdutet e LSI-se,por duhet te degjojme edhe IDIOTET si ty te na bejne moralin e QENIT!!
      HYYYYY,PLEHRE,mos me derdellit mua sikur te ka pjelle BUCJA!!!
      Kam 24 vjet qe votoj per PS-ne dhe nuk kam nevoje te me tregosh ti,o KERME se sa muaj paska Rama ne pushtet!!!
      Njelloj po sillet me ne ish ushtaraket si krimineli Sali Berisha!!!
      Ndersa ti,ZHDUKU e mos dil me ketu,qelbesire!!!

  12. i huaji says:

    Drejtesine shko kerkoje ne Saliu edhe ne Luli moj zonje. Pastaj nje pyetje kisha une per ty, kur te iku djali shpirti i shpirtit tend ce do jeten tende moj zonje, po dili ne miting saliut edhe lulit e numerojaa mu ne lule te ballit, edhe mos prit ndejtesi nga askush se nuk behet njeri merak per ty .

  13. DRTN74 says:

    GERDECARET TE NUMEROJNE VOTAT QE I DHANE SALIUT DUKE SHITUR GJAKUN ME CMIM FLORIRI PER GRAM PASTAJ TE KERKOJNE DICKA TE PAMENDUAR PER NJE LLOGJIKE NJEREZORE.KUR NUK MER HAK VETE MUND TE LEHESH SA TE DUASH PO PRAPE ZAGAR MBETESH…

    1. Arifi says:

      Gerdecaret qe dhane votat per Saliun nuk ishin nga familjet e te vrareve.Ato jane shume pak ne numer dhe Gerdeci ka shume familje te tjera qe u blene me leket e demshperblimeve per shtepiat e prishura. Per viktimat nuk eshte dhene akoma demshperblimi dhe ate mund ta jape qeveria vete me VKM dhe nuk kane pse te shkojne ne gjykatat e Saliut. Ketu eshte problemi qe trajton gazetari

  14. Emigrant SHBA says:

    Kini te drejte ju dhe familjaret e viktimave te 21 janarit kini te drejte ta ngrini zerin fort per te kerkuar drejtesi deri ne hage Por kesaj qeverie duhet ti kerkoni llogari per heshtjen.

  15. I zhgenjyeri says:

    Edi Rama i ka tradhetuar te gjithe:

    21 janarin, Gerdecin , socialistet qe nuk do te dije me per ta, aleatet e majte te koalicionit( PSD , PDS etj), ish ushtaraket , etj etj.
    SHihemi ne zgjedhjet e aferta.

  16. sagitari says:

    Kjo zonja ketu ka shume te drejte se eshte nenee e dhemb shpirti.
    Por ne shqiperi me kete president kukull,me kete prekurori me adriatik llallen ne krue, me kete gjykate qe mbrojne njeri-tjetrin nga abuzimet qe kane bere ,e qe po bejne kjo qeveri eshte e jo e fort,sepse ata kane ligjin por edhe maliqin (drejtesin dhe presidenttin) dhe nuk debertojne dot ne ate sistem sepse kane nje mbrojtje te pathyeshme, kane mbeshtetjen e pd e deridiku edhe te nje populli fukara e te varfer qe e tregoi edhe me pjesemarrjen ne protesten e pd ne 22 nentor..
    Kjo qeveri tregoi edhe nje here se ka nje lufte me te madhe per te bere ( jo te pengoje apo ti vrase protestat sic ata qe e drejtonin protesten e fundit),luften per te rimekembur kete vend nga shkaterimi total qe ju be ne keta 23 vjet nga e ashtuquajtura demookraci.
    Sa here populli do te shkoje ne protestat e pd aq me te fort ndien ata qe pd i ka vene ne presidence, ne prokurori e gjykata .
    Nuk them se populli nuk kishte te drejte ne 22 nentor ,por te mos pranonte qe ajo te manipulohej nga pd .populli kishte te drejte te protestonte per varferine,por jo per korrentin e ndertimet pa leje apo prishjet e ketyre te fundit, se per keto i takonte pd dhe vetem asaj.
    Duhet lene pak kohe kesaj qeverie ( ste te berishes e lame per 8 vjet rrjesht sa shkateroi cdo lloi institucioni) se duhet te ngrehje istitucione qe te bejne punen me moral e te pergjigjen deri nee nje per gabimet e tyre neqoftese do te bejne gabime.
    Kjo drejtesi qe eshte liroi vjedhesit e bankes e ne presim te ndeshkoje kriminelet me imunitete dhe te atyre lidhur me ta,jo do te ishte paradoksi me i madh dhe pdistet do ti quanin bukshkale.
    Edi rama dhe qeveria me parlamentin ta filloje nga presidenti e te zbresi deri tek ai pe pak i zgjebosuri, pra duhet nje pune e madhe por me ndihmen e popullit eshte me e thjeshte, shume me e thjeshte.

  17. human says:

    Per disa koentues,

    Dhimbja e shpirtit te nje nene, e cila kerkon drejtesi per vrasjen nga shteti te femijes se pafajshem dhe nuk e gjen kete drejtesi, nuk ka te krahasuar me asgje ne bote.

    Prandaj ju ore komentues, nqse nuk keni mundesi te ndihmoni kete nene te mjere,te pakten mos flisni broçkulla, dhe kafshoni gjuhen ne vend te budallalleqeve qe thoni. Keshtu te pakten rrespektoni vehten tuaj.

  18. LEON says:

    ORE C LIND NGA MACJA GJUAN PER MINJ…SI SALA DHE EDI NGA P PUNES KANE DALE…EDHE EDI HYRI NE PD POR SHKOI NE PS,,,SALIU E MBROJTI PS NE PD…

  19. xhaja says:

    Feniks , te pershendes , jam ne nje mendje me ty . Rama me ish ushtaraket
    eshte sjelle me tradhetisht se Saliu . Na mashtroi ne fushate , kurse tani kur edhe vete Saliu i thote zbato vendimet e gjykates kushtetuese , rama pelqen VKM katrane e mizore te saliut .

  20. Gzimi says:

    Kjo qeveri, qe e ka mendjen se si te fusi njerezit e thjeshte e hallexhinj ne burg, per cdo gje te vogel, sillet arrogante me fakiret e shkrete qe i njejti shteti i vrau ne mes te dites.
    Nderkohe per Gimen e Red Bullit, perpiqet qe ti heqi akzcizen.
    Mjafton akciza e Red Bullit per te demshperblyer keta te shkretet….

  21. JULIANO says:

    Ca prisni nga EDI ju te behet gjykates e prokuror,?! ai po te kishte vullnetin le te conte peprpara ligjit ata gjykates e prokuror te cilet nuk ben detyren e tyre per te ven drejtesi si te gerdecit edhe te 21-janarit,Por ky dita dites e ka mendjhen per te shkaterruar objekte e per te mbush burgjet me njerz ne nevoje enrgjie elektrike

  22. aron says:

    Sidomos te tradhetuar jane vete antaret e PS.Njesia 5.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje