Këngëtarja nga Kosova Nora Istrefi është shtatzënë, ndaj për këtë arsye ajo ka hequr dorë nga spektakli “Dance with me” në Tv Klan.
Nora është 9 javëshe shtatzënë dhe gjinekologu i ka sugjeruar se ajo nuk mund të sforcohet me prova kërcimi, ndaj këngëtarja ka vendosur të lërë mënjanë impenjimet e saj artistiek të momentit dhe t’i përkushtohet fëmijës.
Nora, një nga femrat me trupin më të bukur të skenës shqiptare kurorëzoi lidhjen e saj të gjatë me Robertin vetëm pak muaj më parë.
Ndërsa së shpejti çifti do ta kurorëzojë dashurinë edhe me fëmijën e tyre të parë./j.h