Përdhunimet në grup shokojnë Universitetin e Virxhinias

25 Nëntor 2014, 14:06Lifestyle TEMA
Përdhunimet në grup shokojnë Universitetin e Virxhinias

Qindra studentë kanë protestuar në Virxhina, pas publikimit të një investigimi, i cili tregon se sa  normal është bërë përdhunimi në mjediset e këtij universiteti dhe se si reagon shoqëria dhe institucionet ndaj viktimave të tij.

Protestat kanë nisur pas publikimit të një historie përdhunimi në revistën e famshme The Rolling Stone. Në të tregohet historia e një vajze me nofkën “Jackie”, e cila pasi është ftuar në një mbrëmje nga “vllazëritë e vjetra të shkollës” është përdhunuar në grup nga shtatë “vëllezër”.

Vajza nuk e ka denoncuar rastin, pasi kjo do të çonte në humbjen e reputacionit për të. Po kështu është vepruar edhe me qindra raste të tjera.

The Rolling Stone shkon më tej në investigimin e saj duke nxjerrë në pah edhe se si vepron universiteti ndaj dhunës seksuale në mjediset e tij.

Kur presidentja e universitetit Teresa Sullivan u pyet se pse universiteti i mban të fshehta rastet e procedimit disiplinor të përdhunimeve sekret, ajo u përgjigj se kjo do të dekurajonte femrat të ndiqnin këtë universitet.

Dekani i shkollës se “askush nuk dëshiron të dërgojë vajzën e tij në një shkollë përdhunimi”.

Në Universitetin e Virxhinias përdhunimet kalojnë në heshtje si nga studentët ashtu edhe nga administrata, e cila është më shumë e shqetësuar të mbrojë reputacionin e universitetit sesa studentët.

Universiteti i Virxhinias është një nga 86 universitetet që aktualisht janë  nën hetim nga Departamenti i administratës Obama për Arsimin për trajtimin e ankesave që lidhen me sulmet seksuale.

Historia e The Rolling Stone zbulon kulturën e kampusit studentor, në të cilin shtëpitë e “vllazërisë” janë rëndom të njohura si vende ku vajzat ( sidomos vajzat e njoma, që janë nën moshën e lejuar për të shkuar në klube”), ftohen brenda, dehen dhe përdhunohen”, shkruan Rod Dreher nga American Conservative.

Ai krahason reagimin e universitetit me atë të Kishës Katolike pas akuzave të para të dala në sipërfaqe, për abuzimet seksuale të priftërinjëve./ Përgatiti: J.H

 

10 komente në “Përdhunimet në grup shokojnë Universitetin e Virxhinias”

  1. enter says:

    Kolegjet ne Amerike nuk jane qendra edukimi, por qendra seksi dhe droge.

    1. Backspace says:

      Po mer plep po,
      Prandaj jane shkollat me te mira ne bote….

      1. DREJTESI says:

        @Backspace!

        Po sikur te behet edhe vrasje ne ate universitet,po keshtu do deklarojne drejtuesit e tij,qe nuk denoncojme se na bie reputacioni?

        Keto jane karlleqet me te medha qe kisha degjuar.
        Besoj qe rruga e duhur eshte luftimi i te keqes dhe jo fshehja e saj!

      2. enter says:

        1) Une nuk permenda asnje fjale lidhur me cilesine. Une thjesht permenda faktin qe kolegjet jane qendra seksi dhe droge.
        2) Shkollat me te mira ne bote. Ahhhhh….reklamat…….edhe shqiperia ishte dikur vendi me i mire ne bote.

        Si ka mundesi qe Amerika kerkon te marri trurin e botes??? Trurin e shkolluar jashte Amerikes …..

        PERGJIGJU TE LUTEM

    2. Opinionisti says:

      Ndonji sugjerim plako se ti qenke i informum?!

      1. enter says:

        Te sugjeroj te mos perdhunohesh ne kolegjet e Amerikes

    3. Grigor says:

      Kolegjet e Greqise jane 1 ne bote. Ju u ka marre muti shalet dhe koka ere, prandaj hidhni shurren perpjete. Kur nuk ju la Amerika te ngordhni urie pas lufte mire t’ja beni. Ju jeni fundi, llumi dhe turpi i botes. Per ju shkon fiks te dhjere por krenare. Inatin ja keni Amerikes por mutin ja hani me luge druri ama! Ju befte mire.

      1. enter says:

        C’pune ka Greqia ketu more shoku Grigor???

  2. Grenzschutzgruppe 9 (GSG9) says:

    per shkak te “weed”-it qe konsumojne ?

  3. liri says:

    Krim shteteror kur mbulohet nga autoritetet. Na vjen keq ta degjojme, por ndodh edhe ne Amerike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje