Erion Braçe: Çmimi i energjisë elektrike nuk rritet më shumë se 10 lekë për kw/orë. Të rishikohen koncesionet

26 Nëntor 2014, 12:51Politika TEMA

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe, ka thënë gjatë një konference për shtyp, se Sali Berisha shkatërroi sistemin energjitik.

Ndërkohë, Braçe tha se Enti Rrregullator i Energjisë nuk ka asnjë arsye ta rrisë çmimin e energjisë elektrike më shumë se 10 lekë për kilovat orë, edhe pse një vendim i tillë është krejtësisht në vendimarjen e Entit.

Nuk janë vetëm HEC që kanë sjellë një kosto të jashtëzakonshme në bilancin energjetik dhe më pas në edhe në bilancin financiar të këtij sektori.

Këto 4 HEC-e dolën jashtë sistemit dhe tani jemi të detyruar të blejmë energjinë me çmim tregu.

Sali Berisha gënjen kur thotë se çmim për familjarët do të shkojë 12.5 lekë.

Nuk do të ketë çmim jo mbi 12. 5 lekë, por as mbi 10 lekë kw/orë.

Pyesni ERE-n sa do jetë.

Nuk ka asnjë arsye që çmimi të jetë mbi 10 lekë.

Ky njeri (Sali Berisha) e ka vendosur në fund të mandatit të tij me këto 5 koncensione se sa ne duhet të paguajmë për 15 vitet e ardhshme.

Janë para që nuk shkojnë në buxhetin e shtetit por në xhepat e koncensionarëve, Sali Berishës dhe ministrave që nënshkruan këto kontrata”, tha deputeti socialist.

Ndërkohë, ai kërkoi nga Qeveria, rishkimin e katër koncensioneve, atë të Pullave Fiskale, Ngjyrosjes së Karburanteve, Kasave Fiskale dhe Kontrollit Teknik të Automjeteve.

“Kemi kërkuar liberalizim të qartë të tregut. Nëqoftëse opozita e sotme, apo ish-qeveria e djeshme po bërtet sot për 160 milionë taksa të reja, duhet t’ju them që gjysma e vlerës së tyre është kostoja e këtyre koncesioneve në harkun e një viti. Duhet ta çlirojmë sipërmarrjen dhe qytetarin nga kjo barrë fiskale e panevojshme, që nuk sjell asnjë qindarkë të ardhur në buxhetin e shtetit dhe që arkëtohet në xhepat e ish-klientëve të Qeverisë së shkuar dhe të ish-pushtetarëve të këtij vendi“, theksoi Braçe

Deputeti socialist kembëngul edhe per nje kontroll ndaj tregut te karburanteve, që po vijojne te mbajne çmime te larta edhe pse ne bursat nderkombetare ato kane rene.

Vazhdoj të inkurajoj Autoritetin e Konkurrencës për ta shtrirë deri në fund hetimin në tregun e karburantëve, për ta çliruar atë treg nga përqendrimi shumë i lartë që kontrollon edhe çmimet gjithnjë në rritje dhe duke mos reflektuar fare rënien e çmimit në bursat ndërkombëtare”, tha Braçe.

 

25 komente në “Erion Braçe: Çmimi i energjisë elektrike nuk rritet më shumë se 10 lekë për kw/orë. Të rishikohen koncesionet”

  1. Eh says:

    z. Brace :
    Nese e keni seriozisht qe doni te beni dicka per kete vend kjo nuk eshte rruga e duhur.
    Analizoni shkaqet qe kane sjelle kete situate financiare ne sektorin energjetik (Humbjet, vjedhjet, pagat, investimet) beni transparent bilancet, denoni fajtoret dhe pastaj eshte ERE.
    NE TE KUNDERTEN , DUKE RRITUR VETEM CMIMET HERE PAS HERE………………

    1. moza says:

      Ne se ka njeri qe duhet denuar me burgim te perjeteshem per vjedhjen e energjise elektrike ne vend se pari ai eshte vete ministri qe nuk ka vene rregull,nuk di te organizoje, ka mbledhur tere hajdutet ne elektrik si shperblim per fitimin e zgjedhjeve dhe keto vjedhje kerkon ti shperndaj qe ti paguajne shqiptaret, eshte e turpshme qe qeveria ne vend qe te merret me ministrin me koti te kabinetit merret me popullin, kete rregull duhet ta vendos ministri qe paguhet per kete pune dhe nga ana tjeter z.Brace thote se nuk do ngrihet me shume se 10 leke,por cfare do te thote kjo qe edhe humbjet do ti ulim ne parametra normal,sepse ata qe vjedhin do futen brenda, edhe cmimin do ta ngrem? Ne vend qe te ishte e kundrta.Te pakten publikoni programin e partise tuaj si program per shtresen e pasur, njehere njerzit mund ti mashtrosh por dy here jo.

  2. saranda says:

    Futeni brenda edhe ate e ka pak duhet varur me koke poshte qe ti dale shpirti pak e nga pak sepse e VODHI SA DESHI AI E GJITHE DINASTIA E TIJE

  3. selman topi says:

    O Brace nqse Berisha dha 5 koncensione populli ju dha 1 milion vota pikerisht per te futur ne burg e per te prishur koncensionet. Ju cbete? Prape ja dhate Fazllicit. Erion me.mire jep doreheqjen se mire thoshte Zeni i mamit qe ty asnje ste merr seriozisht. Ju doli boja pa kaluar viti.

  4. Eraldi says:

    DMTH ky konia pekineze e paska ne dore cmimin e energjise, dhe jo ERE si institucion e pavarur?

    Lind pyetja, nderkohe qe KESH dhe OSHEE kane depozituar kerkesat te ERE per rritje te cmimit, dhe faktikisht propozimi i OSHEE-es e cila varet direkt nga qeveria, eshte bere per nje rritje rreth 12.3 lek KWH-i duke njehesuar fashen 300 KWH-eshe, atehere si ka mundesi qe ky kone pekineze del edhe percakton dhe parashikon cmimin, i cili varet nga nje institucion i “pavarur” si ERE ? Keta edhe duan te genjejne por edhe nuk dine qe te genjejne. Ose ose, jane thjesht lojera midis tyre, te cilat i paguan populli me ne fund me kamate!

  5. Tafi says:

    Ik ore GORE ,ngele duke bere ham ham ,qen i bezdisur ,ku i ke gjithe ato llafet e medha per korupsion qe thoshje kur ishe ne opozite ,njeri i peshtire llafazan.

  6. t says:

    E more detyren e radhes per lehjen?

  7. MENTORES says:

    kesaj i thone qe duhet dhe me ju falenderu per kete gje!!!!??? a po mire e keni more, mire e keni. kur jane lepuj keta njerez pse te mos e tallni ate gjene ju!!!……

  8. Sorry for papagallet...! says:

    Po mire o Erion,
    ne e dime se ti je Deputet i Kopshtit me Dreke,
    e dime se Saliu ta rrembeu me dhune tribunen ne Parlament, kur ti ishe ne Opozite dhe…c’ti beje s’kishe,
    por menduam se erdhe ne pushtet, Sala s’ta rremben me Fjalen…dhe..

    tani na thua se cmimi do rritet, per te rritur, por vetem nje cike, vetem dhjete leke per kuintal energji…

    Mire qe nxjer genjeshtar Damian Damian Energjitikun dhe Ramen (qe thane se nuk do rriten kurre cmimet e Premtuara!),

    po per Andrea Stefanin dhe Issis Luarasin, nuk te vjen keq?!

    Nuk e more vesh se dolen ne tv dhe u betuan me doren ne laps ekonomistesh, se cmimet jo vetem nuk do ngjiten, por do zbresin…
    Dhe Bruti eshte burre i ndercim, e Stefani e Luarasi jane te pa…varur…
    Per ta, nuk te erdhi keq?

    A nuk te shkon ndermend se keshtu i dhe te drejte atij qe e perzune me 1 milion shuplaka, qe i quajti pa pa galle?!

  9. e lagu se lagu says:

    Erion, kryeministri Rama deklaroi para dy ditesh se nuk do kete rritje te cmimit te energjise?

    1. elinor,.,.,. says:

      @e lagu se lagu; ajo nuk eshte e vertete. Nuk tha ashtu Rama. Ai tha qe “cmimi i energjise nuk do te rritet…pauze…pauze…pauze…….pauze… pauze… pauze… me me shume se 10 leke/KWH.”

  10. Selim Rroshi says:

    O qurrs po pse thoni nuk rritet energjia athere, ja ku u rrit, 270 mij abonente do paguajne jo 70 lek po 100 lek po thoni do e kompensoni, po pse se paguani vete si shtet difrencen 30 lek e 300 kw te rrije ku eshte, ku e keni ne buxhet fondin e kompensimit te syte tuaj qe te pellcasin?
    At personat ne nevoje do thoni eshte rritur mirqenia popullit dhe sjane 270 mije familje ne nevoje po 30 mije ja ku i rritet cmimet qurrs dreqi.
    Ikni mor qelbanike pa din e pa iman, sdini cthoni se deshtuat qe te germa A
    Bere lufte bytha jote per mospagimin e dritave, debitori me imadh eshte vet shteti pse se filluat luften nga ai pastaj te te vegjelit.
    Po katrahuren e ndertimeve kush e beri, bene pallate kudo e populli ndertoi cibane te vegjel se aq fuqi kishte. Po ketu cilin poltikan denuat qe dha leje mega per pallate ne cdo cep te vendit po meresh me te vobektet qe 5 mij euro qe kan pasur i kan bere ndonje shtese per hapsire jetike.
    Pse duke e kapur shtetin nga bishti do vendosni ligjin ju. Ik mor bythqire i deshtuar ti e ter ekipi jot.

  11. elinor,.,.,. says:

    E mor Joni Joni vockel; te kam pas thene me kohe qe s’jeni per kete pune, asnjeri nga ju. Eshte me e ndershme te jepni doreheqjen kur nuk jeni ne gjendje te coni ne vend ato qe premtuat se te beni ore e cast deklarata te tilla te turpshme.

  12. xhelal says:

    na ke qar trapin ti me at berishen ti megjithmen je mistrec

  13. Kesaj i thone te nxitesh dhe inkurajosh Entin (Mos)Rregullator te Energjise, qe te marre masat e nevojshme per te zhvatur konsumatorin. Kesaj i thone qe politika te fuse hundet ne vendimarrjet e “tjeterkujt”.

    Po te njejten gje benin dhe ata, te cilet u ndeshkuan me vote masive. Lind me te drejte pyetja, se ku qendron ndryshimi esencial, mes atyre qe shkaterruan me themel sistemin e shperndarjes me kosto te pranueshme te energjise, dhe ketyre qe po kerkojne me cdo kusht t’ua ngulin thiken ne kocke konsumatoreve qe vuajne nga mungesa e te ardhurave per te perballuar rritjen e cmimit te saj?

    Deklarata te tilla, jo vetem qe bien ne kontradikte me ato te shefit te tij dy dite me pare, por ngjallin dhe pakenaqesi te panevojshme ne publik.

    Ne kontekst, kjo deklarate do te thote, se qeveria “ndryshoi mendje”nga kundershtimi qe i beri akuzave te shqupasve, dhe eshte e vertete qe do bejne gjithshka per t’a rritur cmimin e energjise me 10 leke/KW. nga 7 leke/KW qe eshte per momentin. Dmth. do te kete rritje graduale te cmimit. Nuk perjashtohet mundesia – donte te thoshte ai me kete deklarate – qe cmimin e energjise sipas situates t’a ngreme gradualisht dhe ne me shume se 12,5 leke/KW, ose… me pak fjale:

    PRISNI, PRISNI, SE s’KENI PARE GJE AKOMA!!!

    Kaq tani per tani… Se me vone, ngritja e re e cmimit do varet nga forca e kundershtimit popullor… – donte te thoshte me kete deklarate “perfaqesuesi” imagjinar i popullit.

    Dhe kjo e fundit, pra forca e kundershtimit popullor, nuk duhet te jete aq e forte dhe masive, sa te kapercente te gjitha limitet e venies ne pikepyetje te mandatit te tij dhe grupit ku ben pjese. Mandat i dhene ky per te ndeshkuar maskarallekun, dhe jo per t’u bere ure kalimi per te.

    Mendoj se edhe qytetaret me koeficientin me minimal te inteligjences nuk do t’a kishin te veshtire te konstatonin, se me c’metoda ordinere po mundohet ripjellja komuniste te imitoje qelbesirat pseudo-demokrate.

    Hipokrizia dhe pafytyrersia e tyre sa vjen e po behet edhe me e padurueshme, gje qe e deshmon me se miri numri i komenteve te mesiperme.

    Taktika e talljes se hapur me elektoratin e ka bazen ke moskokcarrja e grupeve partiake “kundershtare” per rezultatin e zgjedhjeve te radhes, per shkak se deri me sot nuk e kane patur te veshtire t’a tundin pushtetin sa nga njera dore e ndyre, ne tjetren.

  14. malesori says:

    Erjon ministria e energjise eshte drejtuar per 4 vite nga Lsi ne qeverine Berisha dhe sot I ke aleat ne qeveri dhe nuk shoh asnje koment se cfare ka ndollr ne ministrine me te korruptuar te qeveris se me parshme .Kush eshte ne te vertete Lsi pse lejohet te vjell shqiptaret dhe askush nuk guxon te thote asnje fjale

  15. tajar says:

    PO flet brockulla moe debil I vogel,nuk mund te ngrihet cmimi I energjise, eshte gabim ,maksimumi mund ta ngresh 3ose 5 leke,asnje lek me shume,ke humbje mblidhi leket,nuk ta ka fajin populli qe ti nuk mbledh dot leket,nuk ke skema si ti mbledhesh ato,mos ngre taksat se ne fillim ato e mbushin perkohesisht arken por dekurajon investimet,dhe kur dekurajohen investimet,rritet papunesia,te gjitha jane te lidhura me njera- tjetren bej reformen ne drejtesi se ta kerkoi dhe merkel,kjo reforme eshte prova qe ti do ta luftosh korrupsionin,po se bere shpejt popullin do e kesh dyfishin ne rruget e tiranes,bej reformen ne ekonomi[dogana-tatime]se I ke kthyer keto zyra ne miniera korrupsioni,populli I shikon,anullo disa koncesione antikombetare,z.rama je ne nje prove ku duhet te veprosh shpejt,ndryshe ik vete me mire,populli nuk do te zevendesoi nje qeveri te korruptuar me nje tjeter.

  16. Sh says:

    Sot jemi ne kohen dixhital ,Kontatoret ekektrik me disk jane te tipit te vjeter dhe padyshim ,mundesia per te abuzuar eshte e madhe ,prandaj qeveria e”RILINDJES ” duhet te zhduke nga qarkullimi keta kontatore .Vertet kushton ,por mbyllet historia e vjedhjeve.

  17. Punetori says:

    Z.Brace edhe po u be 10 leke eshte rritje e madhe(gati 30% e cmimit aktual)kete llogari mendoj se ju si ekonomist dini ta beniCiles shtrese po i vihet ne ndihme nepunesve,mmjekeve,arsimtareve qe po terrorrizoni perdite,punetoreve sezonal apo te pa puneve?Ku eshte premtimi per ulien e TVSH nga 20% ne 6%.Akoma kerkoni te na mbushni mendjen me genjeshtra.Njeri del e thote do te ngrihet cmimi e tjetri thote Jo
    A jini te pergjegjeshem per fjalet qe keni thene e per ato qe thoni?Nuk jam opozitar
    por jam nje shtetas qe kam perkrahur me gjithe forcen PS.Keshtu nuk ecet.Mos valle dhe kete periudhe 20 -mujore do tua faturojme PD?Mesoeni historine e tri zarfave qe para ardhesi ja le pas ardhesit.Keni vajtur ne kohen per te hapur zarfin e dyte pasi,i pari u konsumua.

  18. rinia says:

    Eshte per te ardhur keq kur shikon dhe degjon aktorimet e trupes se PS
    Hidhen dhe perdridhen ,per mos te dale bllof ,i ngatarrojne gjerat qe populli te trrulloset me keq se eshte trullosur.
    Te turpshem po behen cdo dite .Nuk mund te mashtrosh popullin me premtime boshe ,se digjesh neser me votat e tij.

  19. Paqua says:

    Po kaq te tredhur jeni? Premtuat qe i do i kthejme koncesionet qe u dhane muajt e fundit dhe asgje skeni bythe te beni
    Por vetem llap llap llap. Ju votyam 1 mil shqiptare cfare mbeshtetje doni me shume ta crrenjos i korrupsionin? Boll me justifikime por me vepra Erion

  20. Ali says:

    Kur buxhetii shtetit Shqipetare ka mbetur ne duart e Braces ,kete vend e ka marre mortja .
    Brave ! a e mban mend kur ishe adoleshent se cfar benje ne autobuzat urban te linjes Berat – Uznove ?

  21. mati says:

    Rriteni energjin jo 10 lek por 50 lek.Kush ju ndal me e rrit.MNios e cani K…se sju thote kush gje.Jeta vazhdon mero.

  22. Nuk do rritet me shume se 10 lek ! Bravo Braçe;ti po qe e lufton korrupsionin.

    Po qe ka fillu me kete mjeker ti ngjaje Konçites

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje