Kërcënohet me armë dhe tentohet grabitja e vajzës së ministrit Nasip Naço

26 Nëntor 2014, 15:31Politika TEMA

Vajza e ministrit të Drejtesisë, Betina Naço, është kërcënuar pak ditë më parë me armë dhe është tentuar të grabitet.

Ngjarja e rëndë sipas ABC News ka ndodhur më 12 nëntor, por është mbajtur e fshehtë.

Ajo kthehej e vetme në shtëpinë e saj pasditen e 12 nëntorit, kur është tentuar të grabitet.

21 vjecarja, sipas kallëzimit të bërë në Policinë e Tiranës, kishte blerë ushqime së bashku me nënën e saj dhe ishte kthyer më herët në shtëpinë që ndodhet në zonën e ish- Bllokut.

Ndërsa ngjitej në shkallët e pallatit, Betina tha në polici, se kishte parë dy djem të qendronin ulur.

Fillimisht njëri prej tyre e pyeti 21- vjeçaren, se cilën nga dyert do të hapte, por ajo refuzoi t’i përgjigjet, ndërsa nxitoi të hynte në apartament.

Në këtë moment, njëri prej dy personave i mbylli gojën dhe i vendosi pistoletën në kokë, duke e ulur në gjunjë.

Personi tjetër i mori çelësat për të hapur derën e apartamentit.

Vajza e ministrit të Drejtësisë tha në polici se ajo mundi të çlirohet për pak nga personi që i mbante gojën mbyllur dhe filloi të bërtasë.

Në këtë kohë, të dy personat ende të paidentifikuar nga policia, hodhën çelësat dhe u larguan me vrap.

Sipas policisë, ngjarja u cilësua si grabitje me dhunë e mbetur në tentativë, por nuk përjashtohen shkaqet e një sulmi për shkak të detyres së ministrit Nasip Naço.

E gjithë historia u mbajt e fshehtë nga Komisariati nr. 2 dhe Drejtoria e Policisë së Tiranës, e cila vetëm tre ditë më parë ka dorëzuar materialin në prokurori, raporton ABC News.

Gjithashtu, kjo ngjarje u mbajt e fshehtë edhe për median, pasi nuk u pasqyrua në asnjërin prej njoftimeve që policia i shpërndan mediave cdo ditë.

Që nga data 12 nëntor, tashmë familja e ministrit Naco mbahet nën mbikqyrje 24 orë nga efekivët e policisë./b.l

26 komente në “Kërcënohet me armë dhe tentohet grabitja e vajzës së ministrit Nasip Naço”

  1. Moisi Golemi says:

    Filluan krimbat e Sali kermes.

    1. Mentor says:

      Hajdute ordinere kane qene…natyrisht Ministri ka shfrytezuar rastin per tu pajisur me roje 24 oreshe paguar nga taksapaguesit …keshtu i ruajne dhe kasaforten me miliona…qe ka ne shtepi!!Dinak…bravo Minister

      1. Daku says:

        Kerkon roje te ruhet nga ai drejtori burgjeve se u prishen ne pazare!

    2. iburgosuri says:

      nuk doja te shkruaja por nje rrene kaq hapur nuk kisha degju.ec aty xhixhi

    3. Shefki says:

      E cuditshme eshte se pse po shpresohet kaq shume????

      http://bit.do/Vajza-e-ministrit-nasip-naco

  2. ***** says:

    Siguri ne kete Shtet nuk ka adnje qytetar .Problemi i jetyre politikandve eshte i zgjidhur ,se keto kane para dhe marin bodigarda ,vajzat e tjera kush ti ruaj ?????????

    1. GB says:

      PO KERKON BODYGUARDS PER VETE E PER FAMILJEN.

      SAJOJNE HISTORI E TRILLOJNE PER TE JUSTIFIKUAR BODYGUARDS ME PARATE E POPULLIT SHQIPTAR.

  3. Pilo Lala says:

    Keto jane perpelitjet, dhe tregojne qe Ministri po punon mire.
    Mendoj qe keta Ministra dhe Edi Rama do ngelen ne Historine e Shqiptareve, si Qeveria qe solli Demokracine dhe Shtetin Ligjor.

    1. Goni says:

      Ha,ha….Nasip Naco i LSI solli demokracine dhe shtetin ligjor…E forte barcaleta,Pirro!Rrofsh se na bere me qesh.

    2. Nje qytetar says:

      O Piloooo! Kush punon mire more? Ministrat e LSI-se? (Lidhja e Saliut me Ilirin eshte gangrena e se majtes! Lsi-ja hajdute dhe pazarxhije i vuri kusht koalicionit te se majtes qe,ose merrte ministrine e drejtesise ose bashkohej perseri me SRB-in.Sado qe te perpiqen e te duan te bejne SHTET’ Edi Rama me djemte e tij,zor se do e bejne! Me Ilir hajdutin , i cili i dha mundesine per 8 vjet rresht Sali qenit qe te qeveriste (shkaterronte) Shqiperine,nuk mund te funksionoje nje shtet i drejte e ligjor!

  4. arif says:

    Hajdut dhe asgje me shume,kushedi kujt i kane vene syrin atje,dhe kjo goca do u ketw prishe planin,kaq eshte historia,ca lidhje ka me ministrin.

  5. Tino says:

    Ju i keni krimbat ne mendje.U levrijne dhe u shfaqet Saliu,24 ore non stop.Jeni bere per te qare hallin.

  6. victory says:

    mos ka te beje me kld-ne kjo pune?…

  7. dino says:

    sa interesante qe eshte.te gjithe keta politikanet cuditerisht e kane shpin tek blloku.
    sa pafat qe se kam edhe un aty ? dmth sa pafat qe su bera politikan

  8. LORA says:

    Druaj se mund te jete nje simulim i marifetcinjve lsi-ste;ata jane te specializuar tashme ne loje me dy porta.

    1. Y.Bakiasi says:

      Lora nuk behet fjale per stimulim,por eshte nje veprim i kryer,jam i sigurte qe autoret kane informacion per shumat maramendese te parave qe ka Nasipi i Nacajve neper kasafortat e murosura,qeni ka qene edhe prokuror i Enverit eshte mjeshter per leke.Sa vete rihen e grabiten as qe meret veshe,nje here qe u tentua ministri o bura skorte 24 oreshe,a thua se nasipovici beje veze floriri.Miza moj Lora e njehe pekmezxhiun e nuk vete tek gjizaxhiu,hahahahah.Thuaj ja shtifte ne mendje zoti Nasipovicit ti degdise diku jashte shtetit si shoket e tije parate,se do gjeje belane me to……

  9. era says:

    Lora mendoj njesoj si ty.

  10. shkodrani(AUSTRI) says:

    Mir ja bajn per deri sa e lejn Salen nga mjesi e deri ne darke te shaje e te fueje me rob shpije te gjith cfar jane socialist apo edhe kunder tij, ishalla do e provojn ne kurriz qe te lozin pak kellqet se per pupullin se rrun kush mos shqiptar

  11. joel shkodra says:

    Po tani pse u be publike? Pse nuk u mbajt e fshehte akoma?

  12. lora says:

    Personalisht mendoj se dhunimin e ka bere edvin rama. Duke mos patur kontrollin e ministrise se drejtesise ai, me banditet e tij i ben presion ministrit te drejtesise. Kjo eshte politikan e ripjerdhjes. Presion, dhune dhe vrasje politike.

  13. . says:

    -Krimineli Sali Bisha vazhdon kercenimet tani dhe
    me “rrembime” te “Femijeve” te kundershtarit ….

    -Z.Naco dhe ministrtat
    siguroni femijet dhe familjet nga krimineli Sali Bisha, qe
    ende leviz i lire.

    -Vetem arrestimi Sali Bishes do te qetesoje Shqiperine.

  14. Laveri says:

    Hajduti shkon ku ka para ,dhe sidomos kur jane para pa djersen e ballit

  15. Arben says:

    BABAI HAJDUT DHE KRIMINEL KETO “DHURATA” I BEN FEMIJEVE TE VET.

  16. llalla says:

    And comes a day when it bites back in the ass. Cfare te mbjellesh do te korresh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje