Masha, një qenushe zemërthyer, është në pritje të të zotit të saj çdo ditë, që nga koha kur ai vdiq në një spital siberian vitin e kaluar.
Kur i zoti i Mashës ishte duke jetuar në një pavion në Spitalin e Novosibirsk, Masha ishte vizitorja e tij e vetme. Tani që i zoti ka vdekur, qeni i tij besnik nuk pranon të largohet nga ambientet e spitalit.
Personeli në spital shpreson se dikush do t’i ofrojë qenushes një shtëpi të re.
“Ajo është duke pritur për të dhe nuk po ikën askund”, – tha infermieria Anna Vorontsova.
“Disa vajza u përpoqën që ta merrnin Mashën në shtëpinë e tyre, por ajo u largua. Ajo nuk dëshiron të jetojë në asnjë vend tjetë. Të premten e kaluar një person e mori sërish Mashën në shtëpinë e tij, por ajo u kthye sërish këtu në 03:00 në mëngjesit”, tregon infermieria.
Masha është bërë e njohur dhe shumë e dashur nga stafi i spitalit, ku asaj i jepet për të ngrënë dhe i është lënë një vend i ngrohtë për të fjetur.
Historia e Mashës është e ngjashme me atë të qenit japonez, Hachiko, i cili e priti të zotin për 10 vite në stacionin e trenit pas vdekjes, aq sa banorët vendosën t’i dedikojnë një statujë si simbol të dashurisë dhe besnikërisë.
Shembuj të tillë vijnë si një mesazh për njeriun, për t’i treguar ndoshta se dashuria është një ndjenjë që tejkalon njeriun dhe se për të ia vlen çdo pritje. Edhe pritja që të drithëron si e Mashës apo e Hachikos./j.h
Ne do nje mik te vertete
Merr nje qen dhe rrite vete
Cajupi
Nje shoku im,kur u largua nga Shqiperia,qenin ja la “amanet”nanes.
Nena ja ushqente qenin cdo dite.
Ditet e para,qeni pasi hante,shkonte para deres se shtepise ku jetonte me pare duke pritur te zotin.Shpesh here edhe qante(sic qane qeni).
Pas disa ditesh qeni u gjend I ngordhur para deres se shtepise te te zotit.
Thone qe: nje histori,edhe nese eshte e vertete,kur s,ta beson njeri mos e trego,por ja qe e tregova.
dan-
thon; eshte e rende kur tregon diq te madhe!, por ste kuptojn te tjeret!!!po ja qi un te kuptova dhe te besova shum mire,ishte prekse.
Nuk ka si qeni, krijesa me e dashur dhe me jo-egoiste. Shembujt jane me mijera ne gjithe boten sesi qeni shpeton njerez, sa I d njerezit, si gezohet me ta edhe pas abuzimeve te tmerrshme nga njerez te keq me perpara, etj.
Per keto arsye, njerezit e mire ne gjithe boten nuk blejne qen por marrin qente e pastrehe dhe u japing nje shtepi te ngrohte duke I sjelle ne familjen e tyre.