Bashkia e Tiranës bëri me dije se kryeqyteti do të ketë monomentin kushtuar viktimave të komunizmit, qe do të simbolizohet me “Zinxhirët”, boceti i përzgjedhur për monumentin kushtuar viktimave të komunizmit.
“Tirana do të ketë monumentin e saj kushtuar viktimave të komunizmit.
Ndër 11 veprat e përzgjedhura, nga 20 të dorëzuara, është përzgjedhur vepra e Ilirian Shimës ajo që i përgjigjet më mirë impaktit vizual për evidentimin e terrorit komunist që damkosi për disa dekada me radhë realitetin dhe historinë e shoqërisë shqiptare.11 veprat e përzgjedhura nga 20 të dorëzuara janë ato te Emanuel Koko, Ilirian Shima, Rubin Mandia, Olend Çopani, Idriz Balani, Miço Mone, Joana Dhiamandi, Vasil Rakaj, Petraq Prifti, Adrian Pepa, Gentian, Mitat e Artan Peqini. Vepra e përzgjedhur është “Zinxhirët” e Ilirian Shimës”, thuhet në deklaratën e Bashkisë së Tiranës.
Vepra do të vendoset në lulishten përballë Muzeut Historik Kombëtar dhe titullohet “Zinxhirët”. Punimi fitues nga 11 ndër veprat e përzgjedhura është i Ilirjan Shimës.
Sipas autorit, zinxhirët janë simbol burgosje dhe izolimi i popullit tonë në 5 dekada. Tendosja e tyre përçon tensionin popullor edhe pas këputjes së tyre si dhe për të ngrirë momentin final që kjo situatë të jetë e memorizuar tek njerëzit.
Ndjesia e metaltë të lejon menjëherë të ndjesh peshën, shtrëngimin prangor si dhe ftohtësinë e tyre. Vepra do të vendoset në lulishten përballë Muzeut Historik Kombëtar. /gj.k/
Do jete si te gjitha gjerat e Berishes: shperdorrim parash dhe gje pa shije. Nje mundesi per te vjedhur ca para publike. Per kujtime Shqiponja tek rrethrrotullimi i doganes, Monumenti i Pavaresise
Keto gjera lejani Rilindjes. Ata jane per te bere gjera te sakta me vlera per shoqerine
Duhet ngritur nje memorial kujtese per pasardhesit e ketyre viktimave qe ne te ardhmen te behen patriote e jo tradhetare si gjysherit e baballaret e tyre.29 Nentori nuk eshte fitorja vetem ndaj nazisteve gjermane por edhe bashkepunetoreve te tyre ballisto-zogiste.Politikanet qe propozojne gjera te tilla,mbrapa veshit e kane.
O popull, ti vetem popull s’je.Ti e braktise popullin o popull.E degdise te kacavirret litareve te anijeve, te kaperceje klone malesh, te dale neper semaforet e botes.Ky eshte patriotizmi yt triumfal o popull? Ky eshte vetem cinizem i nje njeriu koti.Apo do te thuash se dhe keto qene vepra te armikut te klases.Tallu popull, tallu me popullin.Tashme ti je bere i pasur duke vjedhur po popullin.Perpara per fitorje te reja!
Wow! Zinxhirë! Ç’ide origjinale! Meqënëse zinxhirët janë simbol i burgosjes, atëherë edhe një “kafaz” i dashur Shima. Do të simbolizonte izolimin.
Basha i përkujtoi në mënyrë dixhitale. Por në këtë rast duket si mënyrë e përhershme të përkujtuari.
Por me që bëhet fjalë për të përkujtuar. A mos është më mirë që të harrojmë?
Historia e Shqipërisë na ka mësuar ta duam babanë por ta urrejmë gjyshin. Ose më saktë: ‘Dua ta kujtoj djalin që e dhunoi i ati i tij, të cilin e pati dhunuar i ati i tij, të cilin e pati dhunuar i ati i tij… Më mirë ta harroj djalin që e dhunoi ati i tij!
Urime popullit për vargonjtë a rinj!
Shëmtira e rradhës ‘made in PD’.
Me verte qe vetem nje komunist nuk e pelqe ket monument, shume i thjeshte dhe me kuptim, e vetmja pershtypje e keqe eshte se jane kujtuar shume vone 8 vite ne pushtet vetem nga 1 kest demshperblim u dhane mgjthate me mire se fare