Kreu i ALUIZNIT, Lame: Vetëdeklaruesve me aftësi të kufizuara, u falet pagesa për tokën

3 Dhjetor 2014, 17:16Sociale TEMA

Drejtori i Përgjitshëm i ALUIZNI-t z. Artan Lame ka marrë pjesë në një aktivitet të organizuar nga Shoqata “Ndihmoni Jetën” në kuadër të Ditës Ndërkombëtarë të Personave me Aftësi të Kufizuar.

Lame prezantoi vendimin e fundit të marrë nga Këshilli i Ministrave për përfshirjen e kategorisë së vetëdeklaruesve me statusin e të verbërit, të cilëve u falet detyrimi financiar për parcelën ndërtimore.

“Më herët ne kemi parashikuar lehtësi financiare dhe falje edhe për kategorinë e personave para dhe tetraplegjikeve. Konkretisht këta persona-aplikues për legalizim përfitojnë falje të pagesës së truallit/tokës ku është ngritur ndërtimi i tyre pa leje. Ndërsa vetëdeklaruesit që kanë familjarë me status të tillë (para dhe tetraplegjikeve) paguajnë vetëm 50 % të vlerës së saj (tokës). Të njëjtat lehtësi u parashikuan edhe për të verbërit, duke ia falur pagesën personave të kësaj kategorie si dhe duke duke zbritur me 50 % pagesën për ata që kanë në familjet e tyre, persona të verbër” – u shpreh Lame.

Në fund të fjalës së tij, Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, Artan Lame theksoi: “Ne do të vijojmë të punojmë së bashku për të përfshirë në procesin e legalizimit edhe kategori të tjera, pa asnjë veçori dhe pa pagesë siç e parashikon ligji”. Në këtë aktivitet Lame ishte i shoqëruar edhe  nga MInistri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj. /j.h

2 komente në “Kreu i ALUIZNIT, Lame: Vetëdeklaruesve me aftësi të kufizuara, u falet pagesa për tokën”

  1. elton says:

    Vetem une paskam ngel me ndertuar pa leje?

  2. Allah Allah says:

    Edhe uloket paskan vjedh toke dhe kane ndertuar pa leje!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje