Shkencëtarët: SIDA, jo më sëmundje vdekjeprurëse

2 Dhjetor 2014, 13:45Sociale TEMA

HIV po kthehet në një virus më pak vdekjeprurës dhe më një shkallë më të ulët infektiti nga personat që e mbartin atë tek personat e painfektuar.

Ky lajm bëhet i ditur nga një studim mjaft i rëndësishëm i shkencëtarëve të Universitetit të Oksfordit.
Grupi i studiuesve ka arritur në përfundmin se virusi  po vjen duke u dobësuar, edhe  pasi ai adaptohet me sistemin imunitar të njeriut.

Sipas tyre tani HIV do një kohë më të gjatë që të shkaktojë SIDËN dhe se ndryshimet në virus mund të ndihmojnë në përpjekjet për të mbajtur nën kontroll këtë pandemi.

Disa virologë sugjeruan se virusi ndoshta po bëhet thuajse i padëmshëm teksa ai vijon të zhvillohet.
Më shumë se 35 milionë njerëz në mbarë botën janë të infektuar me HIV, ku në trupat e tyre zhvillohet një betejë sfilitëse mes sistemit imunitar dhe virusit.

Profesor Goulder i tha BBC:

“Është mjaft e habitshme. Ju mund të shihni aftësia për të shkaktuar sëmundje është 10% më e ulët në Botsvana se sa në Afrikën e Jugut dhe kjo është mjaft emocionuese.

Ne jemi duke vëzhguar evolucionin që po ndodh para nesh dhe është kaq surprizuese se sa shpejt po ndodh procesi.

“Virusi është ngadalësuar në aftësinë e tij për të shkaktuar sëmundjen dhe kjo do të ndihmojë në eliminimin e tij”.

E nëse vërtetë po shkohet drejt eleminimit apo uljes së fuqisë infektuese të HIV, ky do të ishte një lajm i mirë jo vetëm për të gjithë ata që vuajnë nga virusi, por për mbarë botën, e cila prej dekadash po jeton me frikën e “murtajës moderne” , të cilësuar si sëmundja e shekullit./j.h

6 komente në “Shkencëtarët: SIDA, jo më sëmundje vdekjeprurëse”

  1. aa says:

    sa per dienin e gazetarve, SIDA esht semundje qe nuk jep vdekshmeri, por problemi esht se kjo semundje shkatarron qelizat e bardha qe perdorin per te mbrujtur trupun nga sumendje te tjera (kancer, infeksione etrj) nga kto te fundit vdesin njerezit

    1. mario says:

      Linfocitet t cd 8+

  2. lindushja says:

    prandaj nuk e gjen gje edi ramen?

    1. lloqe lloqe says:

      nuk e kuptoj nese je femer apo mashkull por, nga ajo que thua shfaqesh si nje qenie barbare.

  3. shkenctar kot says:

    urojme qe te sherohen edhe keta deputetet e semure me kete semundje

    http://bit.do/Politikane-me-SIDA

  4. Persa kohe shkenctareve s’do ti ngrihet ,
    sigurishte do bejne deklarata te tilla .
    Ksaj i thone liberalizim i vdekjes ,
    sepse dihet qarte qe nji semundje tille con ne vdekje ne nji menyr ose tjetren .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje