Veliaj: Vitin e ardhshëm rrisim pagën minimale

30 Nëntor 2014, 12:58Sociale TEMA

Ministri i Mirëqënies Sociale Erjon Veliaj paralajmëron rritjen e pagës minimale në vend.

“Jemi të vendosur që vitin tjetër të rrisim pagën minimale”, tha Veliaj, ndërsa përshëndeti Kongresin e 5-të të Konfederatës së Sindikatave.

Veliaj tha se pavarësisht bindjeve politike sindikatat duhet të bashkëpunojnë, e ndërsa iu shtriu dorën për të punuar për rritjen e pagës minimale për vitin tjetër.

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë tha se brezi i ri i punëtorëve është më dinjitoz.

Ai theksoi se qeveria ka bërë një punë të shkëlqyer për reformën e pensioneve të minatorëve.

“Arritëm të ulnim me 5 vjet moshën e daljes në pension të minatorëve. Ky premtim u mbajt brenda vtit të parë të qeverisjes. 

Pavarësisht nga bindjet politike sindikatat të bashkëpunojnë edhe për shumë çështrje të tjera. Energjia është shumë shqetësuese, do ishte shumë e vështitë nëse nuk do të kishim negociuar me sindikatat për shpërblimin e shtresave që preken nga aksioni në energji”, deklaroi Veliaj.

I pranishëm në punimet e këtij kongresi, ku pritet të zgjidhet dhe presidenti i sindikalistëve, ishte dhe deputetit i LSI-së, Petrit Vasil i cili u shpreh se Parlamenti është i vendosur të përkrah sindikatat. Ai theksoi se me dialog sindikata mund të ecet përprara.

Rreth 300 delegatë të zgjedhur të sindikatave në të gjithë Shqipërinë ishin të pranishëm në kongres, ndërsa për kreun e konfederatës kandidon sërish kryetari aktual, Kolë Nikollaj. /gj.k/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje