GOOGLE DHE SHQIPTARËT/ Ana e errët por dhe intriguese e regjistrimit të të dhënave dhe shijeve personale sa herë dikush kërkon për diçka në internet apo akseson një informacion të caktuar. Google di se çfarë doni dhe dini në nivel personal, por të vendosura në një sfond komunitar, këto të dhëna përbëjnë një njohuri dhe pushtet të pakonkurrueshëm
Nga Ervin Qafmolla*
Në vitin 2007, media raportoi për një burrë kavajas që po kryente marrëdhënie homoseksuale me një adoleshent nga Elbasani në trenin që shkonte nga Kavaja në Elbasan. Ngjarja u përcoll me gajasje, kryesisht për shkak të bindjes folklorike se qytetet në fjalë konsiderohen si epiqendra historike të homoseksualizmit shqiptar.
“Po na vjen nji varkë me vela
Thon’ se ka manifa[k]turë
Qenka mushkun me dylbera
Jalla zot shkarkoji ktu!”
Kjo është një këngë relativisht e njohur e folklorit të Shqipërisë së mesme, e cila zakonisht i atribuohet Kavajës, si qytet me prirje historike homoseksuale, sipas gojëdhënave të pakonfirmuara dhe legjendave urbane. Termi “dylber” ka të bëjë përgjithësisht me një mashkull më të ri në moshë, i cili gëzon vëmendjen erotike dhe/apo dashurore të një më të moshuari (por jo domosdoshmërisht). Një konsideratë të ngjashme ka edhe Elbasani, për të cilin tregohet se më parë, burrat fusnin këmbët nëpër vija uji duke pirë raki dhe ngacmonin djemtë e rinj që kalonin atypari. Elbasanit nga ana e tij, i atribuohet kënga e papërshtatshme “Çuni vogël do llokum”, ku spikatin vargjet me rimë, “e ka gushën si pullum”, dhe të tjera. Disa thonë se konteksti është familjar dhe i referohet dashurisë atërore, por të tjerë, ndoshta nisur nga standardet moderne të etikës erotike tundin kokët me mosbesim dhe vërejnë se konteksti është pedofilik-homoseksual. Gjëegjëzë e pazgjidhur, qoftë në interpretim, por qoftë dhe në nivel të eksplorimit faktik të historisë homoseksuale të këtyre qyteteve.
Nëse i referohemi sërish folklorit, bejtexhiu i njohur Nezim Frakulla shkruan:
“Nji dyllber dullj ndë Vlonë,
Erdh’ e kondisi ndë Berát.
Ç’i shkëlqen faqa si moll’,
E si sermaja, kur merr savat.”
Vlora? Teknologjia bashkëkohore mund të ndihmojë në zgjidhjen e kësaj dileme, të paktën në të tashmen. Sipas Google Trends, të dhënat janë më pranë bejtes së Nezimit sesa kolanës zanore të trenit Kavajë-Elbasan. Google Trends analizon dhe publikon në mënyrë të sintetizuar të dhënat e mbledhura nga kërkimet e përdoruesve në motorin më të madh të kërkimit në planet mbi fjalë kyç të ndryshme. Sipas këtyre të dhënave, për kërkimet që përfshijnë termat: “gay sex”, “gay porno” e të ngjashme si këto, renditja është si vijon. Vlora e para, Durrësi i dyti, Tirana e treta dhe Shkodra e katërta në nivel republike. Kavaja dhe Elbasani regjistrojnë kërkime në nivele të papërfillshme. E vërteta dhemb, dhe metodologjia shkencore priret të prodhojë të vërteta. Ndaj, mund edhe të guxohet të hidhet hipoteza që orientimi seksual nuk cenoka “burrërinë”, ndaj “Vlora Heroike” mund të vazhdojë të konsiderohet e tillë pavarësisht nëse disave u pëlqen çokollata në vend të petullave.
E nëse Google di fort mirë se cilat janë preferencat homoseksuale sipas kërkesës së qyteteve të ndryshme, dhe sigurisht shteteve – për shembull, Pakistani, del i pari për kërkime në Google për pornografi homoseksuale por është edhe vendi i dytë më homofob në planet – di edhe për prirje të tjera, më pak intime. Për shembull, kërkimet për “Windows 7”, nxjerrin sipas radhës: Shkodrën, Vlorën dhe Tiranën. Për “Apple” dalin të parët Shkodra dhe Tirana. Në përgjithësi, termat më të kërkuar në Google nga shqiptarët janë Facebook, Youtube, translate (përkthe) dhe download (shkarko).
Përtej Google trends, edhe vetë sugjerimet gjatë kërkimit të thjeshtë në Google, janë interesante. Për shembull, nëse shkruajmë në hapësirën e kërkimit “si te”, sugjerimet nga Google për termat më të kërkuar janë: “si te gatuajme”, “si te shendoshem”, “si te gatuajme supe”, “si te gatuajme pica”. Prej këtej, kuptojmë se shumica e kërkime që fillojnë me “si te” kryhen nga gjinia femërore, dhe se pyetja shumë teknike në fjalë ka në thelb ushqimin apo gatimin, si dhe pasojat përkatëse. Gjithashtu, kërkimi për termin “drone”, rezulton një prirje e fortë për Tiranën në muajin tetor 2014, kohë kur mjeti i komanduar fluturues valëviti flamurin e “Shqipërisë së Madhe” mbi stadiumin Partizan të Beogradit gjatë ndeshjes së shumëdiskutuar Shqipëri-Serbi. Termi ekzakt “Shqipëri e Madhe”, siç e njohim sot, është artikuluar për herë të parë nga Italia Fashiste gjatë periudhës së pushtimit të Shqipërisë në Luftën e Dytë Botëore.
Elio Qoshi nga Open Labs thotë se duke qenë se çdo faqe interneti ka një atribut dhe histori, interesat tona të përgjithshme shfaqen që aty. Open Labs është një lëvizje jofitimprurëse shqiptare që synon promovimin e teknologjive të hapura dhe përfitimit publik përmes këtyre platformave. “Domethënë, nëse merrem me dizajn, do kërkoj më shumë për logo, ngjyra etj., dhe Google i ndërlidh këta elementë”, shpjegon ai. Duke sqaruar në terma të thjeshtëzuar për masat sesi funksionon kuptimi shijeve dhe prirjeve nga Google, Elio Qoshi shton se “…dhe po kërkova bluze Metallica më shpesh se 4-5 herë e bën lidhjen që jam ndjekës i Metallica, dhe nëse ka një reklamë për bluze të Metallica, unë jam personi i duhur që të më shfaqet kjo reklamë përmes Google kur jam në internet”.
E vërteta është që prirjet tona përpunohen nga motori i kërkimit dhe përdoren për arsye komerciale. E njëjta gjë vlen për Facebook dhe të tjerë. Çështja e privacisë, është ngritur shpesh si një shqetësim serioz nga përdoruesit dhe nga organizatat e përkushtuara ndaj kësaj të drejte universale. Përdorimi për arsye komerciale nuk është i vetmi shqetësim. Agjencitë e inteligjencës shpesh marrin nga këta operatorë ‘online’ të dhëna të shumta për një mori të pamat përdoruesish me justifikimin e terrorizmit, por faktet kanë treguar se mbledhja e identiteteve dhe të dhënave përkatëse ka shkuar shumë përtej këtyre qëllimeve, duke përfshirë në mënyrë të papërpunuar një mori individësh pa asnjë lidhje me kërkime të “dyshimta”. Shqetësimet e privacisë nuk prekin vetëm kërkimet, por edhe vetë përdorimin e Gmail, platforma email më e përdorur në botë.
Pak kohë më parë, Google prezantoi Google Glass, një teknologji e re syzesh inteligjente, që mundësonin identifikimin e njerëzve, sendeve dhe situatave të ndryshme, duke mundësuar ndërlidhjen e këtyre informacioneve me një bazë të dhënash të stërmadhe, çka i jep përdoruesit kontroll shumë të madh informacioni mbi çka sheh por sipas kritikëve, edhe pushtet që cenon privacinë e të tjerëve. Sipas një vrojtimi të kryer së fundmi në SHBA, i kryer nga firma e kërkimit të tregut Tolua, 72% e amerikanëve përmendën shqetësimet mbi privacinë si arsyen kryesore për të mos dashur të përdorin Google Glass. Të intervistuarit ishin veçanërisht të merakosur për mundësinë e hakerave që të merrnin të dhënat personale, përfshi këtu edhe informacion mbi vendndodhjen e viktimave.
Siguria ishte një ndër shqetësimet madhore ndër 1000 personat që morën pjesë në vrojtim. Hutimi ishte arsyeja e dytë më e përmendur për të mos i përdorur syzet magjike. Ky vrojtim vë në dukje, diskutimet mbi privacinë dhe implikimet mbi të që sjell Google Glass. Më parë, tetë anëtarë të Kongresit të SHBA i dërguan një letër kreut të Google Larry page, duke i kërkuar të përshkruante sesi kompania do të trajtonte çështjen e privacisë personale, duke përfshirë mbledhjen e të dhënave përmes produktit në fjalë. Google u përgjigj se veçori të tilla si njohja e fytyrës nuk dot përfshiheshin në këtë produkt, pa garantuar më parë privacinë dhe sigurinë e individëve, ndonëse të paktën një anëtar i Kongresit that se përgjigja e Google nuk shkoi shumë larg.
Google Glass u tërhoq si projekt nga vetë kompania, ndërsa Vlora vijon të jetë heroike pavarësisht gjetjeve të fundit nga Google Trends.
Qifmollia qeka fiksu i shkreti ke gey-t ke dashnia
e pederave .
S’eshte aspak rastesi kjo tregon prirjet seksuale te autorit .
Per ta prekur nga afer ate qe rreklamon (dashnin mes pederave)
qifmollia duhet me bo nji “Exkursjon sexual”
ne itenerarin Kavaje – Elbisan .
Pastaj nqs nuk mbetet i knoq, te shkoj ne Vlor
qe kur te kthehet ,ta jet ngop mir e ta mbaj bythen me dor.
Hajt pra qifllio buona fortuna.
O qafmolle po ti je vet elbasonlli ?
Or ciku Hajde ne elbasan ta shikosh bythen ne maje te pemes……sa per tu bind qe je gabim
Po me kete qe thua,po e konfirmon or Frediel.
Qafmolla ka ne Elbasan sa te duash.Ti zoti/zonja Qafmolla do te hedhesh balte mbi Vlonjatet,dhe te zbehesh sumqimllikun e zones tende…po mundohu sa te duash,nqs ka 1 vlonjat gay,ka 1000 elbasanllinj.Kshuqe…mos u lodh kot ore zoteri/zonje.
Oj elona ose o elona si e do ti te therras,ndoshta je edhe zone,sa per ta ditur ti gay apo bythe pambuke si do ti quash ka ne vlore ne kukes ne malsi e ne konispol,por ato qe po lexon ne artikull I gjen edhe vete ne Google ,mos u bej Kaq injorante,byth…… Jane rrace Greek e ke edhe ne histori po te keshe lexuar ……..keshtu qe perdor pak llogjiken se te lag nje dete me grekun edhe ty
http://www.google.com/trends/explore#q=gay&geo=AL&cmpt=q
Ty,t’u kruajtka bytha vete mor Ervin,prandaj paske hulumtuar ne kete fenomen bythe! Shko mor djale(sume) e kruaje aty ku duhet,mjaft u masturbove ketu!
O Ciko qafmolla eshte prej tirone mor jahu.Katun i Tirones.I ra ne Tirone me pak fjale.Sa per Elbasonin edhe krathata kur fluturo e mban 1 dore siper sumes pra fluturo me 1 dore te vetme.
kisha kohe pa lexuar nje shkrim kaq te rrjedhshem nga pikpamja gazetareske. me pak fjale menyra e renditjes dhe artikulimi me mbajten ne lexim deri ne fund, pavarsisht interesit per temen e trajtuar. Te lumte o gazetar!
Qenka gay ky qe qenka kaq Iinteresuar per qytetet.
Sipas ketij, mero qe shane salen tere diten, qenka salist
Dmth sipas gogolit leberit e Vlores kane filluar ti bjene bythes… na flliqet jugun more legena! ?
Historia e kavajsit me vlonjatin.-Nje kavajs sheh nje vlonjat qe e kishte njerin sy te smur. E mbyll nje sy te tij dhe i afrohet vlonjatit dhe i thote:
-Di nje menyre si te sherojme syte, por eshte pak e turpshme.
-Si eshte kjo menyre?- e pyet vlonjati.
-Po ja t’ja veme njeri tjetrit. Ma bej ti mua i pari- i thote kavajsi.
Sa vlonjati ja preku pak prapanicen, kavajsi thirri:-Opa mu sherua syri.
Vlonjati i gezuar u be gati qe t’ja mbeshtillte kavajsi. Dhe ky i fundit ashu ben. Mirepo aq shume i dhembi vlonjatit sa bertiti me sa ze kishte:
-Kerreje more, se me kerreve dhe syrin tjeter. Po hajt ta nxirrte me kavajsi.
“Vlora, Vlora, Vlora, Vlora, bjeri moj te lumte dora”. ahaahhaha
Cfar specie jan kto idiot mer aman .
Ky duket si me qen rrit ne afganistan .
Llogjike e kulture halldupesh .
Mu kujtu nji si barsolet e nji xhaje ishkreti ardh nga fshatrat e Tirones me gjithe nusen e djalit ne tiran dhe ul ke stolat e ish lulishtes posht Skenderbeut .
Kalon fotografisti aty qe rrinte i stacionuar aty gjithmon me bo poza njerezve dhe xhaja e thrret tu i thon ; A po na qit mu me nusen m’resme?
Fotografisti i pergjigjet menjiher poooo mer xhaj ku tjua boj ? Si e doni ?
Xhaja ;
T’me qic njiher mu ktu barit- n’byth,
pastaj t’na qic mua e nusen- m’komb
dhe pasanej ta qic vetem nusen- n’stol .
Mesiguri ku tipi lart Studjusi qe ka paraqit dhe shkrimin do jet i nipi xhajes pri babrruje ose x katund.
Te paret qekan “djemte e detit” pastaj “cunat” e Tirones…Hajde degjo Kavajsit dhe Elbasanllinjte qe ju paska dale kot nami per pune sume. Tani po e kuptoj pse ne e shpallem pavarsine nga Turqia te fundit pasi mu kujtua nje shprehje “i eshte fut punes si Turku sumes” dhe paskan bo qef ose me mire na kane care bythen 500 vjet rresht pasi ne paskemi qene “kardashianet” e tyre…. Ec degjo Turkofagosin tani……….
Nuk me vjene keq per autorin e ketij shkrimi por me vjen keq per ata qe I besojne ketyre idiotlleqeve.
E lexova kete shkrimin e Qafmolles, duke e njof dhe keshtu per fytyre, e kam pare ne 2-3 debate televizive, e marr te mireqene ate trendin e google, qe po na tregon.
Se pari, google trend, nuk e ka idene qe ne Vlore ka 50 mije perdorues interneti, ndersa ne Kavaje apo Elbasan ka 6 mije. Dhe kjo vjen, si pasoje e prapambetjes, apo ecjes perpara. Vlora, e dine te gjithe, qe nga fakti qe eshte qytet bregdetar, mjaft i vizituar, ka edhe perparim me shume se Elbasani e Kavaja. Pra, rrjedhimisht dhe familje me shume me wireless e kompjutera se Kavaja e Elbasani. Pra, ti qe shkruajte per trendin ketu, me vjen shume keq, po ja ke fut kot, sepse nuk mund te flasesh keshtu, vetem me nje statistike google trend-i dhe gjithe kushtet e tjera, ekonomike, sociale e kulturore.
Pra, ate mendim qe kane prej shume vitesh, gjithe shqiptaret per Elbasanllinjte dhe Kavajsit, nuk mund ta hedhesh poshte ti me 1 vit google trend.
p.s Shkrimi pergjithesisht ishte i nje niveli shume te dobet, me zhgenjeu ky Qafmolla.
Kur nuk merr vesh eshte me mire mos flasesh… nejse vk!!!
Ne rradhe te pare keto statistika nuk jane ne baze te nr te popullsise por jane ne % te totalit te kerkimeve,,, sepse sipas llogjikes tende duhet te dilte tirana e para ne nr bythq*rash por ja qe na dilka vlora,,, qe do te thote nuk ka lidhje nr i popullsise.
Per sa i perket mendimit qe ti ke per kavajsit mund ta besh naj xhiro nga kavaja dhe ta shohesh qe do te pelqeje,,, dhe do ta lesh shtepine qe ke ne vlore dhe te vish te shperngulesh ketu.
p.s. Te fala andej nga vlora!!!