Kompensimi për energjinë, përfitojnë 204 mijë familje/ Veliaj: Parapagim 700 lekë për cdo përfitues

24 Nëntor 2014, 11:35Sociale TEMA

Rreth 204 mijë familje pritet të përfitojnë nga fondi i kompensimit për energjinë elektrike që për vitin e ardhshëm do të jetë 16 milionë dollarë.

Ministri i Mirëqënies Sociale Erjon Veliaj gjatë raportimit në Komisionin parlamentar të Punës, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, ku u diskutua nen për nen buxheti i vitit 2015, theksoi se kusht për familjet në nevojë të cilët do të kompensohen nga heqja e fashës prej 300 kw, do të jetë prova e faturës së energjisë elektrike.

Sipas tij,  fatura e energjisë me synim kompensimin, do të verifikohet 1 herë në 6 muaj.

Veliaj sqaroi se familjet që do të kompensohen do të kenë paratë përpara se të hiqet fasha 300 kw. Kjo pasi është caktuar një kuotë e posaçme, e cila do të merret parapagim nga familjet në nevojë.

Kjo kuotë ka të bëjë me një shumë prej 700 lekësh të reja e cila do tu jepet 204 mijë familjeve si parapagim.

“Janë 204 mijë familje që do kompesphen nga heqja e fashës së energjisë. Për këtë kompensim na nevojiten 16 milionë dollarë.

Kusht për ta marrë këtë pagesë duhet prova e faturës. Do kontrollohet një herë në 6 muaj. Njerëzit do t’i kenë paratë para se të hiqet fasha”, tha Veliaj.

Ministri i Mirëqënies Sociale tha se viti i ardhshëm do të jetë viti i parë pa asnjë borxh sa i përket ndihmës sociale, ndërsa theksoi prioritet do të jetë rinia.

Në këtë kuadër, Veliaj theksoi se është 4-fishuar buxheti për rininë, ndërsa në total është parashikuar një rritje prej 4.6% e buxhetit të Ministrisë së Mirëqënies dhe Rninisë, krahasuar me vitin e kaluar.

“Viti i ardhshëm është viti i parë pa asnjë borxh në ndihmën sociale. Prioritet do të jetë rinia, ku është parashikuar 4-fishim i buxhetit për këtë kategori. Rritja e buxhetit krahasuar me vitin e kaluar është 4.6 %”, u shpreh ai. /gj.k/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje