Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë drejtuar nga Gëzim Kalaja, do të mbështesë protestën e Partisë Demokratike, që do të zhvillohet nesër në Tiranë, pasi ka marrë edhe përkrahjen e ITUC (Konfederatës Ndërkombëtare të Sindikatave).
Sekretarja e Përgjitshme e ITUC, Sharan Burrow, nëpërmjet një letre drejtuar Nishanit, Ramës dhe Veliajt, është solidarizuar me protestën e 22 nëntorit në Tiranë.
“Qeveria juaj ka adoptuar masa me ndikim të gjerë, – shkruan ajo, – që do të kenë efekt shkatërrues mbi kushtet e punës dhe të jetesës së gjithë qytetarëve shqiptare; masa të tilla si rritja e energjise elektrike dhe e çmimit të karburanteve, futja e taksave të reja si dhe reformat arsimore dhe shëndetësore.
Ne jemi të tronditur nga fakti se këto masa u adoptuan pas asnjë konsultim me partnerët socialë dhe se kërkesa e BSPSH-së për t’u takuar me Kryeministrin u refuzua”, thuhet në letër. /gj.k/
Po kjo idiotja e di se ne shqiperi nuk ka sindikata por vetem te ashtuquajtur presidente te tyre
SHARAN NE TREGO PAK SE SI TRAJTONI JU EMIGRANTET E JUAJ TE MBYLLUR DERI NE VDEKJE NEPER ISHUJT E PAQESORIT ,PASTAJ NA JEPNI MEN JU TE AUSTRALISE QE JENI TAMOM ALIEN