Shqipëria ka ende një ambient që reflekton armiqësi dhe shkelje të të drejtave të komunitetit LGBT, pavarësisht faktit se po punohet shumë për thyerjen e tabuve duke nisur nga legjislacioni.
Kështu tha zv. Kryeministri Niko Peleshi gjatë fjalvs së mbajtur në Konferencën Rajonale Kundër Diskriminimit, e cila po zhvillon punimet në Tiranë me pjesëmarrjen e institucioneve ndërkombëtare.
“Jemi të vetëdijshëm se nuk kemi bërë sa duhet, por gjithsesi vitet e fundit kemi bërë shumë më tepër se më parë. Një nga sukseset e mbrojtjes së të drejtave të LGBT-së është ai i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të pavarura me shoqatat LGBT dhe partnerët ndërkombëtarë, për të mbrojtur të drejtat e tyre.
Në vendin tonë ka ende një ambient që reflekton armiqësi dhe shkelje të të drejtave të tyre, por ne po punojmë për përmirësimin dhe respektimit e të drejtave të njeriut; ne vlerësojmë qasjen e koordinuar dhe aktiviteteve të përbashkëta të institucioneve me komunitetin LGBT”, theksoi Peleshi.
Në vijim ai shtoi se plani i veprimit për këtë komunitet është i pari në Shqipëri që përmirëson legjislacionin dhe çon në thyerjen e tabuve. Ky është një hap si sigurtë drejt një realiteti më miqësor.
“‘Ky proces nuk është i lehtë dhe as mund të realizohet në një kohë të shkurtër, por përpjekjet e përbashkëta do t’i bëjnë mirë një klime më të favorshme në shoqërinë tonë dhe do të ushtrojë presionin mbi institucionet që kanë në dorë të mbrojnë dhe forcojnë të drejtat e LGBT-së”, theksoi zv.Kryeministri.
I pranishëm në konferencë, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta tha se Shqipëria ka bërë hapa pozitiv në luftën kundër diskriminimit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe qeveria vazhdon të jetë e angazhuar që të përafrojë këtë legjislacion me atë të BE.
“Kushtetuta jonë përcakton në disa dispozita respektimin dhe garantimin lirive themelore të njeriut, – tha ai. – Askush nuk mund të diskriminohet për shkaqe si feja, gjuha gjendja sociale etj. Aksioni ynë i përbashkët po bëhet gjithnjë më efikas fal axhendës së integrimit në Bashkimin Evropian.
Fal angazhimit të Avokatit të Popullit dhe institucioneve të tjera Shqipëria ka arritur të hedhë disa hapa të rëndësishëm në drejtim të mbrojtjes së të drejtave.
Kuvendi i kushton vëmendje të veçantë parimit të gjithpërfshirjes. Ngritje e disa komisioneve dhe grupeve parlamentare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Shqipëria ka bërë hapa admirues përpara. Progres është bërë në drejtim të të drejtave themelore jo vetën në Shqipëri por edhe në vendet fqinje.
Rekomandimet e progresraportit të Komisionit Evropian do jenë udhërrëfyes për të gjithë ne dhe autoritetet e vendit tonë. Kuvendi ynë qëndron i angazhuar për përafrimin e legjislacionit tonë me atë të BE”, u shpreh Meta. /gj.k/
Urojmë, që të mos ja arrini qëllimit!
Ylberet dhe te drejtat e tyre… po ca te drejtash duan mo aman.
po sigurisht qe jemi kunder gejve,
http://bit.do/kunder-gejve
Merruni more me varferine, ky popull ska buke te ha… Turp, do merret Zv.Kryeministri me te drejtat e gejve. Po shko more Niko… Per mua si mungon ndonje gje ktyre homove, te bejne ca te duan ne shtepite e tyre, ama ne ambiente publike te mos na e perplasin fytyres se seshte naj perparim me i ra b….s.