Avokati i Popullit kundër urdhërit të Qeverisë për mbledhjen e librezave të dritave: Po shkelni ligjin e administratës dhe të drejtat e njeriut

18 Nëntor 2014, 18:30Sociale TEMA

Titullarët e ministrive vijojnë t’u kërkojnë punënjësve buxhetorë dorëzimin  për verifikim të librezave të energjisë, ndonëse Avokati i Popullit i ka rekomanduar qeverisë të rishikojë këtë urdhër pasi bie ndesh me ligjin për administratën publike. Në shkresën e siguruar nga ResPublica i bëhet me dije  zv.kryeministrit Niko Peleshi se urdhëri i tij është  paligjshëm.

“Një urdhër i tillë i nxjerrë nga ana juaj  për punonjësit e administratës publike bie në kundërshtim me parimet bazë mbi të cilët mbështetet veprimtaria dhe misioni i organeve të administratës publike”

Në letër rekomandimin e Avokatit të Popullit sqarohet se furnizimi me energji elektrike është një shërbim publik i siguruar nga qeveria  për qytetarët e saj, ku për përfitimin e saj secili konsumator ka edhe një kontratë administrative furnizimi në të cilën janë përcaktuara të drejtat dhe detyrimet e palëve të ndërmjet konsumatorit dhe operatorit furnizues.

Sipas tij,  legjislacioni parashikon një sërë sanksionesh lidhur me penalizimin e konsumatorëve që nuk bëjnë pagesat e faturave të energjisë elektrike, duke filluar nga ndërprerja e furnizimit me energji elektike, zgjidhja e njëanshme e kontratës, për të kaluar më tej edhe me procedura të tjera të parashikuara nga nenet  510 e vijuese të Kodit të Procedurës Civile, në kushtet kur fatura përbën titull ekzekutiv.

Në vijim të këtij argumentimi Avokati i Popullit citon nenin 11 kontratës për   “Pasojat e mospagesës të enegjisë” ku thuhet:

“11.1 Në mungesë të pagesës nga Klienti të faturës brenda 30 ditëve nga kalimi i afatit të caktuar për pagesë sipas neneve 9.1 dhe 10, furnizuesit i lind  e drejta që të bëjë ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike të Klientit pasi e ka lajmëruar me shkrim këtë të fundit 48 orë përpara. Furnizuesi është i detyruar që të bëjë rilidhjen brenda 48 orëve nga kryerja e pagesës nga klienti.

11.3 Nëse klienti nuk paguan detyrimin që ka ndaj furnizuesit brenda 1 muaji nga data e ndërprerjes së furnizimit me energji elektrike sipas nenit 11.1, atëherë furnizuesi ka të drejtë të zgjidhë në mënyrë të njëanshme kontratën e furnizimit me energji elektrike….”

Shqetësimi i Avokatit të Popullit erdhi pas një urdhëri të Drejtorisë Arsimore të Tiranës, sipas të cilit mësuesit duhet të paraqesnin librezën e pagesës së energjisë elektrike në drejtoritë e shkollave, praktikë që u ndoq më pas edhe nga titullarët e institucioneve të tjera.  Për këtë arsye komisioneri i Avokatit të Popullit kërkoi informacion nga Drejtoria Arsimore e Tiranës, e cila në shpjegimin e saj thotë se ku urdhër u bazua në vendimin e datës 28 Shkurt 2014 të Task Forcës së ngritur nga qeveria

14 komente në “Avokati i Popullit kundër urdhërit të Qeverisë për mbledhjen e librezave të dritave: Po shkelni ligjin e administratës dhe të drejtat e njeriut”

  1. martin ph says:

    Bravo per institucionin e avokatit….kjo eshte mbrojtje,pasi kjo eshte shkelja me e madhe qe u behet te drejtave te shqiptarve.Pika mu ne bythe.

  2. LORA says:

    Institucioni i Avokatit te Popullit ka kohe (qysh nga sikterisja e miut te gjirizit ettore sequi, si bashkepunetor i totozanit ne vjedhjen e parave te gabeleve) qe eshte shndruar ne avokatin e kusareve.
    O totozan mavria ,ne pune shteti nuk duhet te mbahet asnje qe nuk shlyen faturat,,,,cfare mut avokati je bere more mavri me boje????

    1. Ed says:

      Injoranca dhe verbimi juaj partiak nuk ka fund. Në cilin vend të botës ndërhyn shteti tek kontratat e nëpunësve me persona juridikë të tretë.

      1. elinor,.,.,. says:

        Ne Shqipestan pra, ku tjeter ta merr mendja!!! ?
        Lora ka qene nje kooperativiste e dalluar — shatin mbi sup, diellin ne fytyre, duke ecur pergjate kanalit kullues me kenge ne goje per Partine dhe Enverin.

    2. ardit says:

      Avokat i nderuar te lumte per qendrimet qytetare dhe te drejta. Mos u tut nga shpifesit, populli di te vleresoje. Nje bravo e madhe.

      Edhe nje here nderimet e mia.

  3. Eraldi says:

    Po kush e pjerdh ligjin ketu ne kete vend rrumpalle i dashur Avokat. Keni shume te drejte per kete qe thoni, por turma partiake nuk ka as sy dhe as vesh qe ta perceptoj, sepse per ta gjithmone ligjin e ka bere Maliqi, rendesi ka qe te marrin nje rroge lemoshe administrate dhe mendojne se bota eshte e tyre. Specie te trasheguara nga diktatura komuniste, qe nuk evoluan kurre, sepse jane mesuar me shkopin te koka edhe kur hane buke!

  4. Treviso says:

    Qeveria duhet te tregohet me e kujdesshme ne marrjen e vendimeve si ky i librezave te dritave.
    Avokati i popullit ka shume te drejte qe i terheq vemendjen qeverise.Qeveria te mos kontrolloje vetem qytetaret qe nuk paguajne faturat, por te kontrolloje dhe kompanite e shperndarjes si te energjise ashtu dhe te ujit. Ka vend shume per permirsimin e sherbiit ndaj qytetareve. Pse duhet te presin qytetaret rradhet e gjata per te paguar faturat?

  5. hizer says:

    uuuu, per tu habitun, po pse a paska pasur AVOKAT TE POPULLIT ?! Po a kishte dhe ne vitet 2005 -2013 , se aso kohe se kisha degjuar asnjehere.!

  6. iliri says:

    Mire more Avokat,po si i behet qe abuzuesit jane ne mes nesh ? Kjo qe thote avokati,ne fakt eshte e drejte,por eshte e drejte per nje qytetar te nje vendi normal Europian,por jo ketu ku abuzimi duket sheshit.Vendosja e rregullit dhe kerkesa per zbatimin e ligjit,ne nje moment te caktuar nuk mund te realizohet me thirje lutese,por do edhe ca masa shternguese,qe ndoshta duken edhe si shkelje te drejtash….ne fakt,nuk besoj qe ankohen,apo do te ankohen ata qe paguajne,gjithnje do ankohen per shkelje te drejtash ata qe nuk paguajne.Qeveria te vazhdoje.Gjithkush qe nuk respekton ligjin dhe demton ekonomikisht shtetin,shoqerine,duhet te perballet me pak “dhune” shteterore.Iliri

  7. E qiti koken jasht dhe avokati pellites

  8. Eraldi says:

    Kur nje shtet apo nje parti ne pushtet nuk rrespekton ligjin, atehere ajo nuk mund qe te prese qe ky ligj te rrespektohet nga njerezit e thjeshte. Ligji eshte ligj, dhe eshte nje per te gjithe pavaresisht se kujt i preken interesat apo c’fare statusi hierarkie ka ne pozitat aktuale! Kjo e ndan nje vend funksional normal, nga nje rrumpalle ku ligjin e ben Maliqi!

    Perse na duhen avokatet, ligjet apo gjoja demokracia dhe kushtetuta? Me mire te shpallet diktatura dhe te pakten njerezit ta dine qe duhet ta hedhin vallen sipas kenges. Por edhe ky gazep, qe vjen Maliqi i radhes dhe shkel ligjin, nderkohe qe njerezve ju kerkon qe te rrespektojne ligjin duke ju treguar Maliqin, nuk shkon.

  9. ed says:

    Kur ligjin e shkel qeveria, nuk kanë asnjë vlerë të gjitha pallavrat që nxjerrin ministrat.

    Tani të rrojë Gjin Gjoni se ligji po përdoret për letër higjenike nga ministrat.

  10. Zyfer Caco says:

    I nderuar Elvin, kam patur rastin të komunikoj me institucionin e këtij Totozanit, që vetëm cilësimin ka të popullit, sepse për trajtimin e problemit të aktivizimit të Letrave me Vlerë që i janë dhënë popullit, është skandaloze përgjigja e tij.
    Ky përgjigjet për vete me përpjekjet dhe përgjigjet qe ka dhënë dikur paraardhësi i tij.
    Kjo edhe pse e kemi kritikuar dhe ja kemi vënë në dukje në shtyp, ky përsërit të njëjtën gjë. Pa ndërhyrë fare tek qeveria që të nxitë vullnetin e munguar politik të saj për ti aktivizuar ato në privatizim.
    Skandaloz fare!
    Mori edhe ky anën e hajdutërisë dhe rrumpallës masive që na dhuroi ish mazhoranca dhe opozita e sotme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje