Ministri i Mirëqënies Sociale Erjon Veliaj i ka drejtuar një apel bizneseve fasone që duke filluar nga muaji janar i vitit 2015-ës, të aplikojnë për të përfituar nga Fondi i Nxitjes së Punësimit.
Gjatë vizitës së tij në një biznes fason në Tiranë, duke shpjeguar se si caktohet ky fond për industrinë tekstile, Veliaj tha se për vitin tjetër qeveria ka krijuar një fond prej 4.5 milion dollarë për Fondin e Nxitjes së Punësimit, nga të cilat 2.5 milion vetëm për sektorin fason.
“Mënyra se si llogaritet Fondi i Nxitjes së Punësimit varet nga përqindja e tatimit të fitimit që ka deklaruar sektori tekstil. Të gjitha paratë që vijnë nga shtesa 5% e tatim fitimit të industrisë fasone, do t’ia kthejmë po këtij sektori nëpërmjet fondit të punësimit”, tha Veliaj.
Në vijim ai nuk përjashtoi mundësinë që fondi për nxitjen e punësimit për biznesin fason mund të rritet.
“Ndaj inkurajimi për këtë industri është që, duke filluar nga janari 2015, të aplikojnë sipas një sistemi pikësh transparent, i cili shpërblen të gjitha kompanitë që punësojnë sa më shumë njerëz, sidomos nga zonat rurale.
Ndaj, apeli im për të gjitha kompanitë është që të aplikojnë në afat dhe të shfrytëzojnë kohën për të pasur sa më shumë hapësira nga fondi i nxitjes së punësimit”, u shpreh ministri i Mirëqënies Sociale.
Ai shtoi se nëse fondi i derdhur si tatim fitimi nga fasonët do të rritet deri në fund të vitit, edhe fondi i punësimit për fasonët po ashtu do të rritet.
Ministri Veliaj nënvizoi se shumë shpejt, në bashkëpunim me Italinë, do të hapet edhe një shkollë e re profesionale për modë, dizajn dhe logjistikë, në mënyrë që industria e veshjeve të mos mbulojë vetëm një proces të punës, por edhe elementët e tjerë si dizajni.
“E vetmja mënyrë që ne t’i mbajmë këto vende pune është duke shtuar edhe proceset e tjera të punës. Shkolla profesionale e modës dhe dizajnit do ta mundësojnë këtë”, u shpreh Veliaj. /gj.k/
Pederasti i vogel!
Me bllofi nga gjithe ministrat e Rames eshte ky.
e kam votuar rilindjen dhe do ta votoj prap se nekete moment nuk ka zgjidhje tjeter me te mir, po ku palo minister qe krijoj firm ne janar per te thithur fonde shteterore duhet te kishte dhen doreheqe ose ta kishte shkarkuar kryeministri per 400 miljon lek qe perfitoj ne menyr abuzive per viziten e papes. Pd ka then vetem genjeshtra deri tani po kete hajdut minister e kapi me presh ne dor. kryeministri neqoftese nuk ka mar pjesn e tij nga keto lek ta shkarkojn se perndryshe populli do ta ndeshkojn ne zgjedhjet vendore. dhe saliu po te ishte treguar i zgjuar e te kishte futur meten ne burk nuk do kishte pesuar ate humbje, po pert 3 muaj pushtet me shum u be nje parti qe pervecese ca militaneteve nuk e beson njeri me