Rrëmbimi i një prone universitetit për ta bërë gjykatë, është një veprim që nuk krijon as universitet dhe as drejtësi.
Nga Gjergj Erebara , BIRN
Nja dhjetë vjet të parë, qëllova të punoj në një televizion, ku për drejtor qe një nga ata tipikët drejtorë të kohës së komunizmit, me kurs dyvjeçar për kuadro partie në rreth dhe në bazë. Ky person, të cilit nuk po ia përmend emrin sepse ka pushuar prej kohësh së qeni njeri publik, qe aq komunist, sa në vitin 2005, garoi për kandidat për deputet për… Partinë Demokratike.
Ky menaxher kishte një metodë pune. Kur mungonte një dollap në katin e tretë, merrte një dollap nga kati i parë dhe e çonte në kat të tretë. Anasjelltas, kur mungonte dollapi në katin e parë, merrte po të njëjtin dollap në katin e tretë dhe e kthente në të parin. Në fund të çdo dite pune i bërtiste njerëzve se puna nuk qe bërë dhe se mungesa e dollapit qe një justifikim.
Këtu unë kuptova se pse ka rënë komunizmi në Shqipëri.
Më 5 nëntor të këtij viti, qeveria merr lapsin dhe shkruan një vendim. A) E marrim fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave dhe e kthejmë në Gjykatë të Lartë. B) nuk ka B. Nuk dihet se çfarë do të bëjmë me fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave. Por duke qenë se duhet të bëjmë diçka, atëherë thashethemi qarkullon se do të merret një ndërtesë nga Universiteti Bujqësor në Kamzë për t’u bërë Gjeologji – Miniera. Dhe kur të dalë puna se Universiteti Bujqësor mund të ketë kërkesa të vetat, atëherë e marrim këtë të fundit dhe ndoshta e çojmë në Lushnjë. Pastaj e marrim shkollën teknike bujqësore të Lushnjës dhe e biem në Tiranë te anekset e Gjykatës Kushtetuese. Dhe kështu dollapi qarkullon, nga kati i parë në kat të tretë, sipas nevojave.
Nëse del dikush dhe na thotë se në fakt na mungon një dollap, atëherë i themi se po bën propagandë kundër udhëheqjes sonë të ndritur. I themi se, (kur është student) nuk do të mësojë, dhe (kur është punëtor), nuk do të punojë.
Mund t’i bëjmë këto marifete kur të duam dhe si të duam sepse e kemi median nën kontroll. Dhe, populli duhet të kapet në befasi. Nuk duhet të diskutohet nëse populli është dakord ta heqim një dollap nga një vend për ta çuar në një vend tjetër, duhet të merret vendimi dhe pikë. Pastaj nëse dikush na ankohet, e akuzojmë se është armik/dembel/rrugaç apo, siç tha edhe kryeministri Edi Rama sot në një takim me studentët dhe pedagogët protestues, “propagandist”.
Lajmi i erdhi kaq i papritur njerëzve të fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave, aq edhe papritur njerëzve të Gjykatës së Lartë. Këto të dytët, duket se nuk kanë qejf të lëvizin. Njëri prej tyre i bëri ‘like’ studentëve protestues, sepse nuk dëshiron të lëvizë. Sikur gjykata e Lartë të mos ishte çerdhe e padrejtësisë dhe interesit siç është, ka gjasa që në shesh do të kishim si profesorë e studentë, ashtu edhe gjykatës.
Dhe duke qenë se gjykata e Lartë nuk di gjë se duhet të shkojë te fakulteti dhe fakulteti nuk di gjë se duhet të zbythet nga shtëpia e vet prej 60 vjetësh, pyetja ekzistenciale që më shqetëson është se kush është fantazisti i qeverisë që merr përsipër të bëjë eksperimente të tilla sociale!? Çfarë forme ka kaptina e këtij njeriu. A jeton në Tiranë apo jeton në mars?
Ata, studentët, një pjesë e vockël e pedagogëve dhe disa aktivistë kanë hedhur gjatë vitit të fundit disa kërkesa shumë praktike dhe një kërkesë të vetme madhore. Kërkesa madhore është arsimi i lartë publik falas (dmth i financuar nga taksimi i përgjithshëm) për të gjithë, pavarësisht nëse kandidatët për studentë janë të varfër apo të pasur.
Por përmes këtij objektivi madhor, janë detyruar të luftojnë beteja të vogla përballë një klase politike hileqare që është mësuar më së shumti ta rrahë popullin, ta rrahë, qoftë në kuptimin fizik të fjalës, qoftë në kuptimin propagandistik.
Gjatë ditëve të fundit mësuam se Partia Demokratike (po po, Partia Demokratike), një armike e betuar e arsimit të lartë publik, forca politike që themeloi tri dyzina me skema piramidale të quajtura universitete private dhe që mori në qafë një brez të tërë shqiptarësh, ka dalë në mbështetje të studentëve protestues. Jo vetëm kaq, por me parimin se “i puqen interesat”, u kanë ofruar protestuesve autoparlantë, foni, skenografi dhe, natyrisht, turmën e tyre të mercenarëve për mbështetje.
Kjo forcë politike duket se e ka të pamundur të kuptojë se ata studentë, pedagogë dhe aktivistë që kanë dalë në protestë nuk janë batakçinj si shumica dërrmuese e udhëheqësisë së kësaj partie. Atyre u duket e pamundur që në Shqipëri të ketë njerëz që dalin në protestë për interes publik. Dhe pasi iu refuzua oferta për ndihmë me autoparlantë dhe mitingashë, sërish i mbushet mendja se mund të dërgojnë ndonjë sharlatan te protestuesit për t’i mbushur mendjen se, kur vjen puna për pushtet, çdo marrëveshje është e mundshme.
Kryeministri Edi Rama do të bëjë mirë të mësojë se institucionet e shtetit nuk janë si fasadat e Tiranës, të cilave mund t’i hidhet një bojë sipër sepse, helbete, bojë është.
Sa i përket diskutimeve që thonë se Shqipëria ka një sektor të vogël minerar dhe rrjedhimisht nuk i hyn në punë fakulteti i Gjeologjisë dhe Minierave, apo se aty shkojnë studentët më të dobët thjeshtë për të marrë një diplomë, kjo nuk më ngjan se është përgjegjësi e studentëve, por vlen si argumentim për të diskutuar se çfarë shkollash i duhen Shqipërisë dhe si duhet të modifikohen ato ekzistuese apo si duhet të krijohen të rejat. Në asnjë rast, rrëmbimi i një ndërtese nga universiteti për t’ia dhënë gjykatës, nuk ka kurrfarë lidhjeje me këtë diskutim.
Gjergji je munduar kot se nuk ke thene gje edhe ajo historia me dollapin eshte humor qe perdornim ne shkollen fillore . E verteta eshte se shume fakultete jane kthyer vetem ne vende ku diplomohen analfabete dhe qe pastaj u duket vetja me shkolle te larte . Per mendimin tim shume fakultete te peraferta te grupohen te mblidhen studente cilesore qe te jene me pas te vlefshem per vete dhe per shoqerine . Po te vazhdohet me pallavrave dhe me populizma do katandisen shume me keq gjerat sepse brezi i 50 vjecarve qe kane bere deri diku shkolle serioze do mund te punoje edhe 15 vjet , ata qe mbarojne jashte universitetet prestigjoze nuk kthehen me se u zene vendet keta analfabetet qe mbarojne ketu dhe si te pafte qe jane i qepen politikes , e po te vazhdohet me kete situate pas 20 vjetesh ketu do kete kudo militante me diploma por profesioniste nuk do kete.
Cfare thua mor ti?
Domethene veru explozivin institucioneve mesimore…
Ne fakt une personalisht nuk jam per ate qe thote:
Hiqja Lenes dhe verja Prenes!por tek e fundit i Zoti
shtepise e di se ku i pikone Catia.Ne fund te fundit
nuk eshte Gabina ajo qe te jep emer.Emrin Gjeolog e
fitone nga nje pune intensivisht cilesore dhe e lodheshme ne
bashkepunim Student-Pedagog gjate tere vitet qe ka parashikuar
programi mesimor.Tani per hir te se vertetes cilesia
ka lene mjafte per te deshiruar.Ne nje kohe qe profesioni
i gjeologut kerkone nje pergatitje shumedimensionale pasi
ne ndryshim me cdo dege apo profesion tjeter ka disa vecori
me shume se kudo qe lidhen me njohurite shkencore.
Perse thuhet keshtu: Te gjithe specialistet e te gjitha degeve
bejne te mundur te krijojne gjera qe jo vetem kerkojne sa me pak
shpenzime,por edhe cilesisht ne nivele me te larta.Keta quhen
Ingjinera,qe do te thote Krijues.Tek Gjeologu nuk ka ndonje fushe
ku te spikasi Krijimi,Nje Gjeolog Kerkone dhe Zbulone ato cka
krijuar Natyra.Dhe kjo eshte diference e madhe ndaj quhet Gjeolog
(Kerkues) dhe jo Ing.(Krijues)Ne keto kushte kerkohet nje akademi e vertete e Gjeologjise!Dhe kjo duhet patjeter nese sot ne kemi
Akademi te Ushtrise etj.ku edhe Stafi duhet te jete
Akademike dhe ne keto rrethana ne i sigurojme sherbimit Gjeologjik
cilesi vertete te admirueshme.Por fatkeqesisht ky fakultet ka
mbetur ne vend numuro.ndaj edhe e kane me te lehte ta cvendosin
sa here qe te lind nevoja.Po te ishte Akademia e Gjeologjise
respekti dote ishte komplete ndryshe,dmth veshtire se do ti
shkonte mendja ndokujte per ta levizur.Ne perfundim,Nderimin
e Emrit nuk e bene Godina dhe protesta per te,ate e bene
Suksesi i ngjashem me simotrat neper Bote.Keshtu te nderuar
Studente jepini Emrin e duhur vetes dhe Profesionit.
Natyra sa e disiplinuar ne zhvillimet e saj,aq edhe e veshtire per
tu marre vesh me te.Ne nuk na vjene mire qe kerkim zbulimet ne
vendin tone po e kryejn shoqerite e huaja,dhe si gjurmuesa
popullore trajtojne Pro.Dr. tane.kjo nuk ka sens.Ndaj themi lereni Gabinen dhe hidhuni nga profesionalizmi.-Suksese.
Kam mbetur i shokuar nga vidoja qe pashe dhe per kete arsye po hedh disa radhe shpejt e shpejt.
Ashtu sic e admirova Ramen ne Serbi ashtu e urreva ne rastin e sjelljes me profesor Jorgon. Te mos i prosvale ashtu njerezit sikur vetem ai eshte trim dhe te tjeret dridheshin nga Enveri. Ta haroje ai dhe Sala se ata na paskan shpetuar nga Enveri. I gjithe populli me nje vote te fuqishme hodhi poshte Enverin, Saliun dhe ndonje tjeter nqs nuk ndron rruge por vazhdon ne ate drejtim.
Profesori i nderuar jo vetem ka zbuluar venburime mineralesh por ka kaluar neper duart etij me dhjetera talente te gjeologjise shqiptare.
Kam nje verjetje: e keni perseritur disa here fjalen AUTOPARLAN….
Me vjen keq por…eshte dicka e vogel qe tregon shume…
Ndersa quhet ALTOPARLANT!!!
Per godinen ne fjale nese eshte e pershtatshme te behet nje sahat e me pare si Pallat i Drejtesise, ndersa ata nje grusht studentesh me Jorgon ne krye le te rrine neper kafenera se dihet qe aty s’behet mesim…
Bravo Mara.
Verejtja jote eshte shume me vend, dhe i ve pikat mbi i diskutimit.
Te lumte, Mara! Ata vetequhen studente, po studim nuk bejne. si shumica e shokeve te tyre qe nga mengjesi ne darke mbushin sallat, a trotuaret e kafeneve, qe jane me mijera e mijera anembane Shqiperise. Le te thone ata altoparlante se cfare studimesh kane bere javen e fundit dhe po ju ngreme edhe nje pallat tjeter.
matteo kam edhe dicka per Jorgon. Se ne jemi popull majmun. Duhet te ndajme profesionin nga njeriu. Une nu di se Jorgoja ka qene ndonje profesion me fame po nejse per ilustrim po e quajme profesor inderuar. Po si njeri???
Kush e mban mend Jorgon SI KOMANDANT KOMPANIE neoer zbore??? eh?
te merte shpirtin firari. E kam pare me syte e mi kur nje djale i inxhinierise mekanike ne mes te vapes i djersitur i hodhhi shokut armen sa te fshihej nga djerset, por..-arma ra ne toke dhe Jorgoja juaj “inderuar” ju turr me ulurime e beri problem te madh dhe djalin e perjashtuan per qendrime armiqesore nje vit nga fakulteti.
Kur degjova se ishte bere rektor…c’tju them une?-plotesojeni vete
Mara,
Ka nje keqkuptim te vogel: Me duket se Artani e ka fjalen per Jorgo Vllahon (pedagog ne pension) dhe jo per Jorgo rektorin.
Kur diskutojne dhe njerez qe nuk kane asnje lidhje me vlerat
universitare dhe traditen historike te tyre, muhabeti kthehet e
muhabet kafeneje. Kjo tregon se sa nivel te ulet kultural kane ne
pergjithesi shqiptaret. A ja merr ndokujt mendja qe nje universitet
ne angli te spostohet diku gjekte pa arsye objektive, por se pse ju
pelqen disa pushtetareve? Ka universitete qindra vjecare te cilat
mund te restaurohen, por jo te degdisen sipas oreksit te
qeveritareve. Ministrite le ti ndryshoje sipas oreksit, por me universitetet duhet ti mbajne duart larg pushtetaret. Pavaresia e unversiteteve nga stafet e rotacioneve politike duhet saksionuar me ligj (ne kuptimin administrativ, pronesor, shkencor).
altoparlant me duket se perkethehet me ze te lart mos gaboj
“fortazëri”
Ndërkohë, shkrimi është për tu përgëzuar.
Nuk e kuptoj pse po e bejne kaq te madhe, ne rruge nuk po i le njeri, thjesht do i zhvendosin. Jorgo me shoqeri te kete turp qe ka kontribuar tere keto vite per promovimin e mediokritetit,te studenteve analfebete dhe parazitareve te ardhshem te ketij vendi
Bravo like,e ke qare
Ata plehrat e gjykates se larte ti çojne tek shqup ose te presidenca sepse aty kane llojin e vete
Gjynah qe kane prishur ate wc publike aty tek partizani i panjohur,sepse ai ishte vendi me ideal per baronet mafioze te drejtesise
Qe ja fut ndonjehere si kau peles edi rama,ky eshte shembulli me i spikatur
Edi Rama ne vend qe te merret me tatuazhe e bojra duhet te ktheje syte nga mundesite e perfitimit te te ardhurave reale .Qeverria duhet te shohe si t’a mbeshtese fakultetin e gjeologjise per te vijuar traditen .Nepermjet tij vendi arriti te konsolidoje te ardhurat nga zbulimi i rezervave ne xeherore nafte gas e minerale te tjera per disa dhjetra vjeçare dhe me ato rezerva e zbulime po mbahen edhe sot qeverite .
Pallate te tjera behen plot por fakultet gjeologjie nje eshte ,nje ka qene dhe nje do te jete ,ashtu si institut te arteve te bukura etj etj Po te te propozonin qe kjo gje te behej me institutin e Arteve nuk do ta pranoje ndoshta se qe kur ke qene student e ke patur nje nenevleftesim te ketij fakulteti sepse nuk e ke ditur fare se ç’ka qene ky fakultet
Forco kellqet e ekonomise duke rritur nivelin e pergatitjes se studenteve te tij fytyra vet rregullohet kur ke kellqet e shendosha
Po ç’lidhje ka kjo me godinën. Nëse qeveria e shikon të dobishme le ta kthejë në inst. drejtësie. Ai palo fakltet siç është aktalisht nuk ka pse të qëndrojë në një godinë prestigjioze. Edi Rama nuk vendos kot për këtë dhe ai po i bën shumë punë për së mbari.
Po te kesh nje palo kryeminister, patjeter qe do katandiset nje palo fakultet.
Po te kesh nje palo shtet patjeter qe do katandisesh ne palo fakultet.
Po te kesh nje palo drejtesi, patjeter qe do kesh palaco ne vend te profesoreve.
Dhe palacot e drejtesise pritet qe te mbushin insitucionet e keti palo shteti.
Sektori industrise minerare ne Shqiperi nuk eshte i vogel. Qofte persa i perket parave qe qarkullon, qofte persa I perket njerezve qe puneson. Pjesa qe industria minerare ze ne raport me GDP do vi duke u rritur sidomos kur te plase flluska ne sektorin e ndertimit.
Ne kete aspect fakulteti pergatit njerez qe do ti duhen ekonomise shqiptare – shume here me shume sesa juristet, gazetaret e gjitholloget e leshit qe pergatiten neper fakultetet e tjera.
Sic duket ne AL vazhdon opinioni i keq qe shumekush ka per “urithat” dhe kjo eshte per te ardhur keq.
…. dhe po une jam absolvent krenar I atij fakulteti. Dijet e perfituara aty (midis te tjerash)me ndihmuan per nje karriere te shkelqyeshme ne lindjen e mesme dhe ne Ameriken e veriut.
“Do ta kujtojme Vloren gjeneral” Po ashtu do ta kujtojme gjeologjine por sdo ta gjejme. E ardhmja i perket atyre vendeve qe kane akoma pak burime. Me ato po rron Rusia … Apo jo Ibrahim?
Mbylle kete palo Fakultet zoti Rama. Mbyll dhe shume nga ato departamentet fallso te Jorgos. Bashko gjithe universitetin e Tiranes ne nje te vetem sic ka qene para 90-s dhe fillo te mendosh per nje kampus te ri jashte Tiranes.
Ah se desh harrova, dergo Jorgon dhe Dhorin andej nga Lazarati se me ata te dy ne krye s’ke per te rregulluar gje.
P.S. Studentet ne proteste i ngre Jorgua, nuk ngrihen vete.
Po pse o xha Jahoo, kur u be Fakulteti mesimor per “palo” sic i thua ti.
Si mund ti bashkosh tere universitetet ne nje?
Ato nuk i ngriti as Jorgo as Dhori, tjeter gje eshte revolucionarizimi i shkolles, qe behet duke u kthyer te sistemi i meparshem i edukimit, dhe tjeter gje eshte eliminimi i byrove te partise ne shkolla.
Duken armiqte e arsimit me keto idera nga me idiotet.
Aq me teper kur perkojne ironikisht me e dollapin qe tregon Gjergji.
Po Jorgua se ja ka lene baba o koqe.
Xha Jaho,
Mos fol veresie pa njohur gjendjen. Jorgoja nuk ka te beje fare me protestuesit, por ka rene dakord me pare me qeverine per te marre ndertesen per cakejte e “drejtesise”. Si ky eshte edhe dekani i gjeologjise. E tha vete Rama sot, ne takim me protestuesit, qe kish biseduar me pare me Jorgon dhe me dekanin e gjeologjise.
Shumices se pedagogeve te gjeologjikut iu kane rene brinjet maleve apo ne kantieret e naftes. Eshte e neveritshme te pergojosh njerez te tille, ne kohen e Fullanit apo te Shqup-it.
Mero eshte dhe fakulteti ku ti ke studjuar ndaj per hir te atyre koheve duhet ta mbrosh dhe te dalesh hapur. Nqs nuk na duhen universitetet sepse na shkollohen jashte atehere dhe qeverine ta marrim me qera nga jashte.
Meqe keni mbetur vete pa shkolle duhet qe ti mbyllim qe te mos arsimohen as te tjeret.Bravo se prej injorances mund te fitohet shume dhe bejme nje shtet me injorante.
Kryeministri duhej te fillonte punen per ndertimin e bulevardit te ri,e aty te ndertohej pallati I ri I drejtesise,mos ta bllokonte ate,bulevardi I ri do shfrynte shume nevojen qe ka Tirana per ndertesa te reja [zyra-qendra tregtare-parkingje,etj] te mos punohet si me pare ate e nderton opozita dhe une duhet ta pengoj,bulevardi I duhet tiranes e ben I majti apo I djathti s’ka rendesi.
O Andromeda,duket qe vjen nga Mjegullnaja e Andromedes,qe eshte miliona vjet-drite larg Tokes,ai ”palo fakultet” ka mbi 60 vjet,qe nxjerr inxhiniere dhe te ka mbajtur ty dhe soj-sorollopin tend me buke.Hap syte,or qorr dhe lexo ca shifra e do te shohesh qe 3 te katertat e ekonomise e ka mbajtur dhe po e mban edhe sot e kesaj dite, ky ”palo fakultet”,o injorant i shekullit.
Ne ate Fakultet,edhe ne vitet me te veshtira,qe na solli si ”dhurate” Sali Shpellari,pra,ne vitet e ”parajses” se fajdeve dhe ne vitet e mbrapshte 1997 e 1998,behej mesim,me tere seriozitetin,ne kohen kur shume shkolla e fakultete i gjeje neper kafenera.Dhe kjo,sepse stafi padagogjik i ketij Fakulteti,ka ardhur nga frontet me te veshtira,ku serioziteti dhe pergjegjesia,kane qene tipari dallues i tyre.Dhe sot vazhdon po kjo tradite e krijuar nder dekada.Eshte e vertete qe ka patur periudha kur vinin vetem varfanjaket,por ata ishin njekohesisht edhe studentet me serioze,kane ardhur edhe kontigjente te dobeta,por ata nuk kalonin dot.Duhet ta dish ti,moj/ore Andromeda,se ne ate fakultet hynin 50 studente ne vitin e pare dhe diplomoheshin 7,apo ka patur raste,qe kane kaluar vetem 5 ose 6 studente dhe kursi i tyre eshte mbyllur.Beni nje xhiro andej dhe hajdeni te shikoni disa statistika,por hajdeni qe te shikoni edhe seriozitetin me te cilin zhvillohet mesimi atje,pastaj,ne se nuk te skuqet faqja,quaje prape ”palo”fakultet,o injorant klasik!
Ky Habanera s’beri terrt verrt kur iku shqupi prej “50 milion km katrore” per ca vrima bythe te serbit e grekut. Pa pa pa pa si eshte puna e njeriut; kur ja fut me shpute turinjve rri urte si cope murti, por kur e trajton si njeri te ze e te can zgauren.
CDrejtesia e Shqiperise duhet te ndertoje nje te re te tille.
Fondi te gjendet nga sekuestrimet qe duhet tu behen GJINGJONEVE TE CDREJTESISE.
Nese Duhet per nje qellim madhor si venia ne binar e drejtesise . le te behet qe neser.
Stuentet i manipulon edhe Dhori. Por si gjithmone ai hedh gurin e fsheh doren. Me keto menyra ka mbijetuar keto 20 vite ky personi i paafte. Kontributin per shkaterrimin e Arsimit te Larte me shume e ka Dhorka…..
Eshte shume e domosdoshme qe qeveria te kthej syte nga pasurite nentoksore , ku ato perbejne nje vlere shume te madhe per shtimin e arkes se shtetit nese nxjerrja dhe perpunimi i tyre fillon te riaktivizohen si ne kohen e sistemit te kaluar . Kjo do te bente qe nje pjese e popullsise qe kane ikur ne zonat e ulta te kthehen ne rrethet Kukes , Mirdite , Puke , Tropoje dhe Has . Dikur ne keto rrethe gjallonte puna dhe njerezit do ishin shume te lumturuar me vendin e tyre si kur te mos kishin kooperativen bujqesore ! Tani qe njerezit jane te lire te zhvillojne edhe biznesin e vogel siq eshte ekonomia e vogel fshatare plus punes ne shtet , ne minjera apo industri minerale do ta bente jeten me te sigurte dhe njerezit do ktheheshin aty ku eshte burimi i plotesimit te nevojave ekonomike . ME THEN TE VERTETEN NA CATE KOKEN ME ATO SUPER TE MIRAT QE NA I SJELLKA VETEM TURIZMI !
Ore jeni ne vete apo jo!!Kush po thote qe do mbyllet fakulteti!Keta pedagoget qe nxjerrin studentet ne rruge,(ketyre u vjen per mbare)po sillen sikur po i marrin pronen!Une skam lidhje fare me kete pune,por ska kuptim.A po,ne rast se do ta mbyllnin fare atehere dhe une do isha dakord me ta.
C`eshte kjo gazetari dhe keta gazetaruce kaq arogante kete nuk e kam kuptuar dot ne Albani.
Thote miku gazetaR TE PYETET POPULLI dhe te diskutohet me popullin dhe kete nuk e kuptoj se po te behet sot referendum per Fakultetin e gjeologjise 70% e njerezve thone te shporren qe andej se kane qene historikisht studentet me te dobet imagjino tani si jane…une mendoj se ne ate fakultet konsumohet alkool me teper se ne PUB,konsumohet sex me teper se ne Bordello etjetj.
O Erebara i Birnit nuk lihen gjerat stanjacion per hir te historise dhe nostalgjise lidhur me te.
Nqs ajo godine e bukur nuk sherben me per ate pune ,shteti nuk mund te pyes zaptuesit pa qera te asaj godine a keni qejf te ikin apo jo por i mer nga bythet dhe HOP
ja fshatari, do te shporri edukimin dhe institucionet edukuese.
Universitetet jane prone e popullit dhe jo e politikes.
Mblidhni mendjen o kafshe te pagdhendura.
Fakulteti i Gjeologjise dhe i Minierave eshte pa dyshim nje nga fakultetet me prestigjoze. Mos harrojme se aty jane diplomuar kuadro te shkelqyer te shkences se gjeologjise dhe minierave, te cilet, kur jane ballafaquar me koleget e huaj, jo vetem kane qene te barabarte, por ne pjesen dermuese te rasteve, kane qene superiore. Jam vete nje nga gjeologet e diplomuar para viteve ’90. Nje nga kuadrot e pergatitur ne kete fakultet, u cilesua nga nje gjeolog austriak, si nje prej gjeologeve me te pergatitur qe kish takuar ndonjehere, dhe se i vinte keq qe nuk kish ndonje post drejtues. Kam frike, se qeverite, as nuk e kane idene se c’eshte kjo shkence, por mendjen e kane te te berit ndryshim per ndryshim. Shpresoj qe te behet zgjidhja me e mire!
Eh,more fshatar injorant,ik jep ndonje mendim andej nga lidhen gomeret(si ti!),se ai do te jete zanati yt,me sa kuptohet,ndaj,nuk ja vlen te merresh me hajvane si puna jote.Jazek!
Ketu shoh vetem perplasje interesash te atyre qe bejne ligjin ne vendin Tone.
Jane mesuar te na shohin dhe trajtojne si dele.
Nuk eshte problemi vetem per stafin dhe studentet e atij fakulteti por eshte nje tumor qe sa vjen dhe merr permasa edhe me te medha duke na prekur te gjitheve, nderkohe pritshmerite jane per tu zvogeluar(e veshtire).
Dhe si ne shumicen e rasteve pacienti perfundon i vdekur nga ajo mase tumorale qe i ka mberthyer trupin.
Por ka dhe raste kur shpetimi ndodh.
Atehere le te shpresojme te kjo e fundit…
Nje shkrim me vend z.baze , ju qe thoni se tek gjeologjiku
Nuk behet mesim kaloni njeher dhe shikoni
Cbehet andej, shikoni se si pedagoget punojne me stutendet
nje per Nje ne ato pak kushte laboratorike qe kan mbet , ju qe nuk e
dini cdomethenie ka ai fakultet dhe sa mund duhet qe
te behesh gjeolog me mir mos jepni mendim
fare se me vertet po flitni percart, ti qe permend
pube dhe alkol shko Gjej atje ku je mesuar jo ne fakultetin
TONE, turp qe nuk ja dini vlerat atij fakulteti
dhe pasurive minirare qe ka vendi yne, lexoni
pak ne internet per prof.Perparim Alikaj pastaj
hajdeni dhe komentoni…….
Nuk kuptoj, mos valle e quajne prone private kete ndertese dhe qeveria ka vetem çelesat e kashtes?! Prona e shtetit mireadministrohet nga qeveria dhe kalon ne destinacion po nga qeveria. Ndryshon puna te qeveria e SHQU-pit. Pa beni krahasimin? Mos valle Edi Rama e mori per ps apo per vete? Prandaj, merreni me shtruar qe te mos pengohi rruges.
Me “ardhjen e demokracise” ne Shqiperi filloi shkaterrimi i gjeologjise shqiptare. U mor godina e Institutit te Kerkimeve te Naftes ne Fier, godina e Institutit te Kerkimeve Gjeologjike ne Tirane, godinat e Ndermarjeve Gjeologjike ne shume qytete te Shqiperise…..Tani i erdhi rradha godines se Fakultetit Gjeologji-Miniera ne Tirane. Pyetja eshte shume e thjeshte: Pse ndodhin te gjitha keto? Sepse minierat ekzistuese jane “privatizuar”(shitur, grabitur) ose jane dhene me koncensione ne menyre korruptive (pa kontribut ose me minimum kontribut ne buxhetin e shtetit). Po keshtu eshte vepruar edhe me fushat e naftes dhe te gazit. E gjithe Shqiperia eshte dhene ose do u jepet me koncensione korruptive kompanive te huaja te kerkimit dhe shfrytezimit te naftes. Pse behen te gjitha keto? Qe qeveritaret te marrin copat e tyre te majme, nepermjet korrupsionit. Ne te kaluaren nafta dhe minierat e mbanin ekonomine e Shqiperise. Tani, sa merr buxheti i shtetit nga keto pasuri te medha? Pothuajse asgje. A ka pyetur ndonjehere Fakulteti i Gjeologji-Minierave per kete problem kaq madhor? A e ka ngritur zerin e protestes? Fakulteti Gjeologji-Miniera ka heshtur gjate nje cerek shekulli ndaj ketyre krimeve teper te shemtuara, dhe dihet se heshtja eshte miratim i te keqes. Ne keto kushte, te krijuara pa pike pergjegjesie nga qeverite e njepasnjeshme, shtrohet pyetja: C’na duhet Fakulteti i Gjeologji-Minierave? Kerkimet dhe shfrytezimin do i bejne te huajte….
Prandaj, studentet dhe pedagoget e Fakultetit te Gjeologji-Minierave t’a luftojne te keqen nga rrenjet dhe jo nga bishti. Godinat e fakulteteve, ne te gjithe boten, jane simbole te trashegueshme brez pas brezi. Eshte krim marrja e godines se ketij fakulteti, sikurse edhe krimet e permendura me larte.
Shkaterrimet skan kufi harijne atje ku eashte maja e dijes ,shkaterohen vlera te kombit ,ne vendet e botes godinat e universiteteve jane qe ne vitet1400 e me rradhe i ruajn si vlera te medha kulturore ,po normal ketu qe rojme sjan cudi keto gjera.me vjen cudi me disa parafolsa qe flasin per studentat jo rine ne kafe jo ne bulevarde po normal se ky shtet ua prish qetesine ,ky shtet i con ne rruge ,ky shtet i ben parazite se po te funksinojne gjerat ne rregull do jene atje ulur ne ato auditore gjynaf i madh qe ky brez persekutohet kshu po normal se femijte etyre studiojne jashte jane femijte e popullit te thjeshte keta qe i bejne si te duan.TURP..