Një grup pedagogësh dhe profesorë të shquar të Universitetit të Tiranës në Fakultetin Gjeologji Miniera u kanë drejtuar atuoriteteve shqiptare, një peticion ku kundërshtojnë ashpër tjetërsimin e godinës historike të këtij fakulteti në një objekt tjetër në funskion të disa institucioneve të drejtësisë shqiptare. Në peticion thuhet:
“Tashmë është marrë vesh për një VKM lidhur me kalimin e godinës së Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave (FGJM) Gjykatës së Lartë. Në rast se një vendim i tillë qëndron dhe është i vërtetë, ky do të ishte një gabim fatal, në dëm të ekonomisë shqiptare, në dëm të kërkimeve gjeologjike të vendburmeve të naftës e të gazit, të kromit dhe të bakrit, të materialeve të ndërtimit e dhjetra mineraleve të tjerë. Ështe në dëm të formimit të inxhinierëve gjeologë, të minierave, të naftës e gazit, të gjeofizikës, të gjeologjisë ingjinierike dhe të mjedisit, në dëm të Shkencave të Tokës dhe të gjithë Shërbimit Gjeologjik Shqiptar. Ne botë, edhe në Shqipëri ndër vite, shtëpi banimi kanë hapur dyert për shkolla që të mësojnë fëmijët dhe të mos mbeten analfabetë. Madje edhe kasha, xhami a teqe janë kthyer në shkolla dhe nuk ka ndodhur kurrë që shkolla të kthehet në një zyrë. Monumentet dhe institucionet e dijes dhe të kulturës, ruhen si sytë e ballit dhe kombet krenohen me historinë e tyre. Fatkeqësisht, në shekullin njëzet e një në Shqipëri, një VKM e Rilindjes bën të kundërtën e asaj që na mësoi Naimi dhe Samiu: shkatërron një Fakultet për të bërë një zyrë sado e rëndësishme të jetë, të vetmen shkollë për specialistët e gjeologjisë, të minierave dhe të naftës e të gazit që ka Shqipëria, me një histori gjashtëdhjetë vjecare.
Ne që po ju drejtohemi me këtë peticion, të shokuar, të fyer dhe të përbuzur nga një vendim i tillë rrufe, jemi nje grup pensionistësh ish-pedagogësh , kryesisht me tituj profesorësh, që kemi punuar me dekada të tëra në atë fakultet e në atë godinë, duke i dhënë gjithë kontributin tonë shkencor e pedagogjik.
Godina për të cilën bëhet fjalë nuk është thjesht një ndërtesë çfardo, që mund të kalohet lehtë nga një institucion në një tjetër, ajo është GODINA SIMBOL,ku kane studjuar e janë dipllomuar 4800 kuadro të shkencave të tokës (gjeologji, gjeofizikë, miniera, shpim-nxjerrje etj.), të cilët kanë marrë pjesë dhe kanë mbajtur mbi shpinën e tyre tërë barrën e zhvillimit të vëndit për dekada me radhë. Me përkushtim, sakrifica, dije dhe vetmohim, mijëra inxhinierë të përgatur në bangat e këtij fakulteti gjatë 60 vjetëve, kanë punuar dhe drejtuar kërkimin e vendburimeve dhe shfrytëzimin e tyre për të mirën e ekonomisë shqiptare. Nuk na takon ne t’ju kujtojmë se ekonomija shqiptarë mërrte mbi 450 milion dollarë në vit nga industria minerare dhe e naftës, që për ekonominë shqipëtare janë nxjerrë miliona tonë naftë, bakër, krom etj. Në brendi të kësaj godine ndodhen vlera kombëtare, të cilat nuk mund të trasportohen e të hidhen kaq lehtë nëpër zyra pa vlerë apo edhe bodrume diku. Për vetë karakterin e materialeve si kampionatura shkëmbinjsh nga I gjithë vendi, modele dhe aparaturave që ndodhen në laboratoret e këtij fakulteti çdo lëvizje e tyre do ti dëmtonte dhe do ti bënte të pavlera. Për grumbullimin e asaj kampionature e të atyre paisjeve është punuar me dekada nga breza të tërë gjëologësh, minatorësh, shpuesash etj. Në këto kushte nuk mund të lejohet që njerëz pa përgjegjësi dhe që nuk duan të dinë se çështë gjeologjia, të vendosin për fatin e tyre.
Fakulteti Gjeologi-Miniera (FGjM) është e vetmja, e përsërisim, e vetmja shkollë e lartë në fushën e shkencave të tokës në Shqipëri. Nëqoftëse aktualisht në vëndin tonë ka disa fakultete juridike, disa ekonomike, disa filozofike etj. etj., FGJM është një dhe vetëm një.
Dikur thuhej se “Nafta çan bllokadën’, “Kromi çan bllokadën” etj, Pavarësisht karakterit politik të kohës të këtyre slloganeve, aty kishte një gjë të vërtetë se këto janë pasuri kapitale të këtij vëndi. Nëntoka shqiptare është e pasur në minerale te dobishëm, dhe kjo nuk është gjë e re, por ne duhet te theksojmë se këto pasuri kolosale janë nxjerrë dhe do të nxiren nga specialistët shqiptarë dhe asnjë i huaj. Gjeologjia është si gjuha e mëmës, mineralet i gjejnë specialistët që njohin vendin gur më gur, që e duan dhe u dhimbet atdheu. Me sa duket, nuk janë bindur politikanët dhe zyrtarët shqiptarë se kompanitë e huaja kanë 20 vjet që po punojnë në Shqipëri dhe nuk kanë gjetur asnjë vendburim të ri, vetëm po shfrytëzojnë ato që kanë gjetur gjeologët e formuar në këtë Fakultet, si edhe nuk mërret vesh se sa të ardhura ka shteti shqiptar nga ky shfrytëzm barbar që bëjnë. Jemi drithëruar pardje kur një minator u vra se ra në një pus në minierën e Bulqizës dhe pamë minatorët zbathur që ecnin nëpër ujërat e galerisë. Është drithëruese kjo sjelle e trajtimi skllavëror ndaj minatorëve, që nuk ka ndodhur kurrë. Këtë, duhet të mos lejojnë intsitucionet e shtetit dhe jo të shkatërrojnë shkollën. Mos lejoni të kthehet skllavëria.
Nga dyert e asaj shkolle kanë dalë specialistë të shkëlqyer, që kanë dhënë kontribute me vlera të mëdha në fushën e kërkim – zbulimit të vendburimeve të naftës, të kromit, të bakrit, të qymyreve etj. Shumë nga këta pa asnjë arsye u kalbën burgjeve dhe madje u ekzekutuan nga diktatura. Po të ishin gjallë, ata njerëz të mëdhej, nuk do të lejonin në asnjë mënyrë t’u merrej e t’u përdhosej simboli i tyre, godina të cilën disa zyrtarë arrogantë e të pa përgjegjshëm duan t’j kalojnë dikujt tjetër si pa gjë të keq. Turp edhe për ata që duan të futen në shkollë dhe ta bëjnë atë zyrën e tyre. Kemi përshtypjen se përfat të keq ka edhe anëtarë qeverie që nuk e dinë që ka një fakultet të tillë, ku punon një kolektiv pedagogësh e shkencëtarësh të shquar, të mirënjohur edhe në botë, të cilët kanë qenë dhe janë ndër diplomatët më të mirë për shqipërinë.
Zëmërimi që ka ngjallur ky “Vendim” nuk është vetëm midis studentëve e pedagogve aktualë, por tek të gjithë pa përjashtim specialiatët e Shërbimit Gjeologjik Shqiptar dhe jo vetëm kaq. Shumë nga kolegët tanë apo ish studentë që kushtet e jetës i çuan jashtë atdheut, shprehin të njëjtën zëmëratë e indinjatë dhe janë kundër këtij vendimi.
Ne, sikundër edhe ata, i kërkojmë Qeverisë që të anullojë një vendim të tillë tepër të gabuar, që do ta dëmtonte rëndë në përgjithësi ekonominë shqiptare. Mos i zëmëroni gjeologët, Zotrinj qeveritarë, mos ju bini më qafë, krijohuni kushtet e nevojshme dhe lërini të punojnë për të mirën e atdheut. Nuk përparon ekonomia e një shteti pa shfrytëzuar burimet natyrore që ka, në ballin e të cilave qëndrojnë mineralet e dobishme.
Që gjatë viteve të tranzicionit, nga të gjtha qeveritë që janë ndërruar, jo vetëm nuk është punuar për të ruajtur dhe mirëmbajtur monumentet e historisë, të kulturës dhe te dijeve, por përkundrazi shumë prej tyre janë shkatërruar duke filluar me lapidarët e historisë, heqjen e rojeve ne disa muzeume dhe deri në shkatërrimin e Muzeumit të Natyrës Shqiptare në qendrën e Tiranës i cili kishte edhe Muzeumin e Gjeologjise se Shqiperisë. Është e pafalshme që tani, kur shpresojmë dhe presim të bëjmë përpara, tu turremi dhe shkatërrojmë edhe shkollat.
Ne, ish pedagogë e profesorë të këtij fakulteti, aktualisht në pension, i kërkojmë Qeverisë që jo vetëm ta lërë të qetë kolektivin e profesorëve aktualë dhe bashkpuntorët e tyre për një punë normale, por brënda mundësive të gjejë edhe burime financiare për përmirësimin e infrastrukturës të asaj godine, në atë fakultet, ku në dimër mësohet pa ngrohje, si në asnjë zyrë të shtetit shqiptar, por fatkeqësisht si në shumë shkolla.
FGjM, si institucion tepër i rëndësishëm dhe i vetëm i Arsimit të Lartë, me 2400 studentë, sa që mësimi zhvillohet në dy turne, qysh prej dekada vitesh, ka një traditë të shkëlqyer, ku cilesia e mësimeve ka qenë dhe mbetet në nivele të mira e shumë të mira. Ne, si veteranë të ketij Institucioni tepër serioz, Ju lutemi që ta rishikoni këtë vendim, të cilin po e quajmë si plotësisht të nxituar dhe të pamerituar për atë armatë të madhe të ish studenteve, të pedagogëve dhe të studenteve të sotëm. Sa më sipër, Ju lutemi edhe në emërin e tyre, që ta rishikoni dhe ta zhbëni këtë vendim, që mund të hyjë në historinë e arsimit si një turp, të cilin Ju nuk e meritoni, për arsyen e thjeshtë se Ju jeni shpresa për rimëkëmbjen e këtij vendi. Tërheqja nga vendimet e gabuara, ju lartësojnë edhe më shumë!
Theksojmë edhe një herë se Nëntoka Shqiptare është shumë e pasur dhe ajo duhet të studjohet e kërkohet, të zbulohen vendburimet dhe vihen në shfrytëzim në dobi të ekonomisë shqiptare, në radhë të parë nga shqiptarët, nga kuadrot që kanë dalë e do të dalin nga ai fakultet, nga ajo godinë simbol. Le të mos shkojmë në të kundërt me atë që na tregon përvoja e jonë e dhjetra viteve të shekullit të kaluar, me atë që na mësojnë rilindasit, që na mëson Samiu i madh në librit e tij “Shqipëria c’ka qenë, c’është dhe c’do të bëhet” për ekonominë minerale në Shqipëri.,”
Firmosin:
Prof. Dr. Selam Meço
Prof. Dr. Alfred Frasheri
Prof. Dr.Jorgo Kanani
Prof. Dr.Jorgji Hanxhari
Prof. Dr. Rushan Lico
Prof. Dr. Artan Tashko
Inxh. Vngjel Ndrio
Prof. Dr. Jorgo Vllaho
Prof. Dr. Skender Osmani
Prof. Dr. Engjell Prenjasi
Prof. Dr. Andon Grazhdani
Prof. Dr. Arqile Teta
Prof. Dr. Sotig Guxha
shumica e profesoreve aty bejne dhe punen private ne laboratoret dhe zyrat e fakultetit dhe gjysma e fakultetit te gjeologjise nuk eshte funksional
Ndonje nga keta “prefesoret” ka gjetur ndonjehere ne jeten e vet ndonje cope minerali???!!!
Po, ka gjetur.
Hajdar, keta profesoret qe sheh ne liste bejne pjese ne njerezit me kontribut te vyer ne gjeologjine shqiptare. Mos ki merak, te gjithe jane nga ata qe kane qene ne front te pare dhe jane te nderuar dhe respektuar!
O Hajdar, jane profesore, doktore, lektore dhe jo minatore…..Dhe jo te gjithe gjeologet jane mineraloge ose kane zbritur nga mali dhe ndoshta nuk kane as mjeker apo mustaqe….Disa prej tyre kerkojne te bejne edhe shkence, por nese sistemin jone kot nuk ne jep lek, cfare faj kemi ne?
A thua te jete personal shqetesimi i Dr.Profesoreve
te FGJM? Kane nje te drejte-Nostalgjine!Por kjo nuk mund
ti tjetersoje ata sa te shprehen jashte etikes
akademike,qofte per VKM. ashtu edhe per titullarin e saj.
Edhe une do deshiroja qe kjo Godine te perfaqesonte FGJM.
ashtu sikunder deshiroja qe edhe Godina e MM.apo edhe ajo e
SHQUP-it te ishin sikunder ishin,por kjo nuk mund te prishi
asnje lloji imazhi.Rendesi ka qe te ngrihet larte Shkenca
dhe kerkimet shkencore dhe keto fale profesionalizmit mund
ti konkludosh kudo.Tek SHQUP-i eshte vendosur PD. partia me e madhe opozitare e vendit,kurse tek godinae FGJM. i takone Gjykates se larte
dhe e di pse: Sepse godina ka formen e Sopates,keshtu lutemi qe
kjo Gjykate ta mbaje ne dore kete Sopate per ti prere fijet
e cdo lloji krimi.Keshtu le te themi:Ta gezojne dhe e perdoreshin
me vend dhe pa dredhira Sopaten.Te shkruash te tjera nuk
eshte as vendi dhe as koha.Fatkeqesi dote ishte po te mbyllej FGJM.
por kjo ne kete rast nuk ka ndodhur…..Dr.Prof.Selami:
Ju urojme me shpirt nje Jete te qete dhe plote shendet.
pershendesim gjithe te tjeret,pavaresisht se jane vetem firmetare.
ndoshta eshte e kote qe te te pergjigjesh. po ta crrenjosesh pemen mbetet rigon dhe jo peme. nuk e kuptoni qe s’na mungon pallati i drejtesise por vete drejtesia. dhe keshtu sic po shkojme do te mungoje dhe fgjm dhe te tjere fakultete. po nuk flitet me mendje shkurter si tu o student.
O GJiiiiiiin, thirri mendjes….ti dhe ky Palla e gjat qe eshte nisur per ne Beograd….
A kuptoni pak nga historia e kombit….ju palo qytetar me ate Mnistren e Arsimit idioto bullgare?????
E kuptoni qe ajo godine eshte Simbol i te shkuares dhe te ardhmes se ketij vendi, eshte vet historia e Arsimit te Larte Ne Shqiperi????
Saleh bastardi shkaterroi sistemin e lart arsimor……..ke qe e pasuan po synojne edhe themelet e godinave universitare….Tuuuuuuurp…
Dhe pastaj ankoheni pse Nikolich, ai Varrmihesi i Beogradit, na thot se duhen shekuj qe ne Shqiptaret te bejme shtet…..
Shkaterrimi i UT, kalimi i godines Simbol per funksione Administrative, eshte akti me i madh i Shtet Shformimit qe ka ndodhur keto 25 vite te fundit…
Nuk rasti i pare….Ne fakt, rasti i pare ka ndodhur ne Ministrine e Mbrojtjes, ku Godina Historike per Pasuniversitaret Ushtarak, per koicidence e te njejtes periudhe me godinen e UT, po shnderrohet ne zyra qejfi per ca nenpunes te ministrise…..
…Thon se 5 milion dollar po investohen per zyrat e mbrojtjes, per vaska e xhekuzi, kur nuk kan nje radar te vezhgoj ajrin per ndonje ballon…
Me vjen turp per kohen qe po jetojme……tham se shpetuam nga cmendurite me ikjen e Saleh Bastardit
Eshte i pa pranueshem VKM e qeverise, e ndertuar ne absurditet ligjor dhe me plot gabime. Nuk mundet qe njerez pa asnje dite pune (pune ama jo palle zyrash) te marre vendimin per te bere shkrumb e hi 60 vjet histori te FGJM. E gjithe bota i ruan simbolet e saj, tek ne simboli i Gjeologjise Shqiptare (edhe pse i katandisur ne pike te hallit nga mungesa e vemendjes te cdo qeverie, investimet e fundit jane bere ne kohen e diktatures) perdhoset ne kete menyre, duke e kthyer ne zyra (PA) drejtesie! FGJM eshte e studenteve dhe jo e pazarxhinjve te drejtesise!
Kush je ti, Gjini i dashur? Ku dreqi ke pare ti laboratore funksionale per te bere pune private atje, o majmun?!!!!!!
hahahaha, pse ne ministrine e drejtesise ca behet. edhe atje gjykatesit dhe prokuroret i perdorin zyrat per pune private dhe trecereku i drejtesise ne shqiperi nuk eshte funksional.
Te pakten ai fakultet i ka dhene shqiperise gjeologe e inxhiniere qe e kane ndihmuar shqiperine.
kurse drejtesia shqiptare eshte me e korruptuara ne bote.
Injoranca ka dhe emrin gjini
ahahaha sa te forta ka ore po u vodh SHQUP-i ne mes Tirones+Shqiperise nuk u ngrejte kush per te organizuar nje peticion kunder uzurpimit qe ne Shqiperi eshte bere mode keto 24-vjet..
Po mir ka bere.Do tju fusi ne nje ndertese tjeter.mos domit ndonje si Arben Imami qe ta perdorte per vehte apo partine e tij te qelbur?
Eshte i pa pranueshem VKM e qeverise, e ndertuar ne absurditet ligjor dhe me plot gabime. Nuk mundet qe njerez pa asnje dite pune (pune ama jo palle zyrash) te marre vendimin per te bere shkrumb e hi 60 vjet histori te FGJM. E gjithe bota i ruan simbolet e saj, tek ne simboli i Gjeologjise Shqiptare (edhe pse i katandisur ne pike te hallit nga mungesa e vemendjes te cdo qeverie, investimet e fundit jane bere ne kohen e diktatures) perdhoset ne kete menyre, duke e kthyer ne zyra (PA) drejtesie! FGJM eshte e studenteve dhe jo e pazarxhinjve te drejtesise!
Nje kundershtim me te fuqishme per kete VKM presim nga ju z.M.Baze
Shkrimi shume i mire me fjale por, Rama e ka te gjithe informacionin duhur se ç’mund te behet me tej. Keta pensioniste te rrine urte ne shtepite e tyre dhe te gezojne pencionin pa per te tjerat i din vete Rilindasi i madh i te gjithe koherave Rama. Per 4 vite do punoje sa per 100 vitet e paraardhesve te vete.
E qarte!
Te nderuar Pro.Dok.behuni gati per provim shteti, ne janar!
Kush do t’ju pyes ?
Ata me testa partie !
Bashkohem ne peticionin e ketyre intelektualeve te nderuar dhe theksoj se eshte TURP i madh i kesaj klase politike te papergjegjshme injorante dhe letale e shoqerise shqiptare!!! U duk sikur hoqem nje kancer te madh qe e kishte emrin berish por po shohim se metastazat e tij po gjenerohen nen emrin “rilindje”! Studentet, petagoget dhe te gjithe shoqeria civile duhet te bejne rezistence derisa politika te terhiqet.
“We shape our buildings, and afterwards our buildings shape us” / Winston Churchill
Reagim i drejte e i perligjur i njerezve qe kane dhene kontribute e kane lene emer ne fushen akademike dhe ate kerkimore shkencore per zbulimin e shfrytezimin e paurive minerare te vendit tone, aktivitet ky i lidhur ngushte me ate godine simbol per ta e gjenerata te tera inxhinieresh e specialistesh. Studente, pedagoge e specialiste te gjeologjise e minierave shpesh jane konsideruar nder vitet e regjimit komunist si njeres “te dores se dyte”. Me se shumti atje kane studjuar studente me prejardhje nga “klasa puntore ” e “fshataresia kooperativiste” si dhe familje qe shiheshin me sy jo te mire nga regjimi ne fuqi. Eshte ironi qe edhe sot kjo armate te shihet me syrin e “njerkes”. Do deshiroja te kishte e te shprehte nje opinion edhe Merua si ish student i ketij fakulteti.
Grupi i biznesmeneve qe drejton vendin nuk i intereson komuniteti shkencor shqiptar dhe historia e tij; per ta historia fillon kur bene milionin e pare.
Kur lexon nga larg atdheut tim maskra te tilla ne fushen shkencore dhe historike ,te dridhet zemra.Kur mer kurajen te shkruash nje koment,te dridhen duart.Duart dhe shpirti dridhen per dy arsye:Se pari si eshte e mundur te linde ne vendin ku kemi lere nje plejade kaq mosmirenjhese ndaj shtratit ku lind e rritet dhe se dyti ,si ka mundesi qe brezi I lindut ne keto 30-40 vjetet e fundit ,te jete kaq mohues ndaj brezit qe e lindi dhe e rriti.Une nuk kam ndermend te pershkruaj vlerat shkencore dhe ekonomike qe I ka sjelle vendit ai fakultet,por kujtoj me nostralgji ate pak praktike qe kam bere ne ate vend shkencor ,kur benim ate kapitull te gjeollogjise ne gjeografine e morfologjine.Mbetem te habitur persa pame ne ate labaretor shkencor,atehere kur ishim student te rinj dhe na shtohej krenaria dhe respekti per ate brez ,qe kish hedhur ato baza shkencore ne sherbim te shkences e teknbikes ne industrine nxkjerrese te vendit tone.Aq mbetem I habitur me nje vendim katastrofik,aq sa shkaterrimi I akademise se shkencave para disa vitesh,e me keq akoma me vrasin shpirtin disa komente injrante,te shkruara nga injorante se ky fakultet e paska humbur vleren.Kjo do te thote,te jesh akrep e jo shqiptar.E me sa duket akrepi duhet te piskoje vehten qe te mohoet ne kete bote.Jo ko qeveri qe nuk me besohet kurre qe te ndermarre veprime te tilla,por uroj qe asnje qeveri e plejadave qe do te lindin ,nuk duhet te prake pasurine shekullore qe kane krijuar brezat.Lavdi atyre shkencetareve qe nuk jane dhe respekte e jete te gjate atyre qe sot japing ndihmesen ne fushat e progresit te kombit.Me gjithate ,populli shqiptar (brezi dyte dhe I trete),po habitet se cfare po ndodh.Prishet vlerat muzeale ,historike,shkencore si muzete,kalate ,parqet,monumentet e the.dhe heshtje e mbledhje supash.Prishet gjysma e parkur buqesor ne Tirane,revolta te pjesshme dhe behet ajo qe shohim sot.Praket parku I Liqenit te Tiranes dhe ,pas revoltave hestje, eshikojme katastrofen tkurrese te tij.Te shkosh nemuzeun historic te tiranes ,duhet te dalesh duke qare me shami ne dore se cfare masakre perjeton nje njeri qe ka haber nga historia dhe e ndjen vehten shqiptar.
Hahaha cfare pretendimi absurd?! Pse te gjyshit e keni godinen?! Ajo eshte shkolle shteterore ore te uruar dhe shteti nuk po ju heq nga shkolla por po ju zhvendos ne nje godine tjeter. Prioriteti dhe qellimi madhor! Ne nje godine ku pergatiten gjykates dhe gjeologe, i jepet perparesi pergatitjes se gjykatesve, sidomos ne kte moment qe drejtesia duhet te fitoje dinjitetin e humbur. Ai pallat i shkon oer shtat drejtesise jo gjeologeve
Eshte krim qe ky simboli i shkencave te natyres te tjetersohet. Edhe sikur te mos kishte asnje student duhet te qendronte hapur si simbol dhe muzeum i asaj pune titanike per edukimin me nivel te nje brezi specialistesh te kesaj fushe te shkencave te natyres qe i kane dhene atdheut nje ndihme te pa mohueshme. Edhe luftrat boterore nuk i kane tjetersuar keto lloj institucionesh shkencore. Personalisht si ish student i diplomuar ne kete fakultet protestoj dhe i bashkohem protesteve te gjithe studenteve dhe profesoreve te ketij fakulteti.
Me repekt per gjithe profesoret dhe studentet e ketij Fakulteti
Hetem Seiti
Geophysicist/Geologist Consulting
OH, US
O HAJDAR, ne kuptimin e vertete te fjales, po ku i njef ti keta profesore more i uruar qe flet ? Apo jeni mesuar ju te merrni nga 5 diploma ne harkun e dy viteve dhe kujtoni se edhe ata qe kane mbaruar ne ate kohe keshtu i merrnin. Ke njerez atje si Alfred Frasheri qe hajne buke jo ne kete planet, por edhe ne planet tjeter ta cosh, por ne kemi njerez Hajdare si puna jote, edhe ne emer edhe ne simbol si ai Hajdari tjeter i demokracise, hero tjetri, qe do na guidoj ne te ardhmen tone heroike, prandaj gjendemi ne kete gjendje skanaloze. Kuptohet qe komentet denigruese ndaj intelektualeve te vertete Shqiptare nje pjese e juaj, ju trollave te Internetit e beni per te ngritur opinionin publik kunder intelektit, dhe idese se ekziston ky njeri intelektual qe ka bere punene e vet (ne rastin konkret “kane gjetur minerale”) por qe qitja eshte edhe me e larget, behet per te dekurajuar totalisht rinine qe do te punoj si ne vend, dhe si ajo qe do te kthehet.
Keshtu ti hajdar do vije dita qe kapitali eknomik do jete ne doren e kapitalit intelektual, dhe jo vec koka jote, por dhe e cdokujt tjeter do shkermoqet ne irelevancen qe duhet te ishte qe pas Komunizmit.
E ka thene me kohe Skenderbeu por shqiptaret debila mendojne si Nastradini, larg bythes sime.
BASHKIMI BEN FUQINE!!!!!
Kur u mor SHQUP-i ( APO DHE INSTITUCIONE TE TJERA ARSIMORE)se pari ishte SHTETI I RILINDJES qe duhej te reagonte dhe mos e lejonte. Por si dukej e lejoi sepse kishte ndermend te bente vet keto qe po ben.
Nese do ishim komb per se mbari dhe i civilizuar, te gjithe ushtaraket -por te mebshtetur nga populli, nuk duhet ti lejonte ata cuba te benin ate veprim.
Eshte njesoj: Le t’i thone piktorit qe te prishe Akademine e Arteve dhe ta ktheje ne PALLAT TE PADREJTESISE. Ka kaq shume piktore dhe aktore te papune( ka edhe te punesuar ne parlament -gati te gjithe).
Mbase keshtu mund te kuptoje dicka se nga shkenca apo gjeologjija nuk merr vesh. Po fundja cfare u duhen, burimet ujore,te gjithe minierat jane shitur dhe dhene me koncension per 5leke(4 i marrin vete).
Levizja e dhjetorit ishte nja farse e Beogradit dhe Rajersonit( KLANI VICIDOLIT me lejen e Alise) qe i duhej nje Shqiperi cope -cope.
Levizje e vertete studentore akoma nuk ka ndodhur dhe duhet te ndodhe me kete klase politikanesh cuba te papergjegjshem.
Gjithmone e me shume po i del kallaji RILINDJES.
Rama shkon per te rregulluar qimen e Europes dhe nuk shikon se po i bie catia ne shtepine e tij.
Mbilidhu ne shtepi dhe thirri mendjes!
Saliu dhe Meta po e perdorin dhe mire po ja bejne, kur e shohin se fluturon me presh..
Me ne fund shteti po rikrijon inventarin e pasurive publike. Te dhembin syte si seshte katandisur ” Gjeologji Miniera” dhe perreth saj. Condoms, shit,urban dogs….pak nga pak do te behet depo e Juveniljes ose parkim i saj. Kioskat rreth e rrotull te vrasin syte, dhe po zhdukin parkun, ..spikat zorra e trashe e Lul Sallakut, dreri, mbretesha e te tjera nevojtore gastronomie.
Pallati Drejtesise do te rikthente shendetin te gjithe zones duke e ri-orintuar ate
Do te stoponte lukunine e lavazheve, urinimit ne natyre, dhe pushtimeve maloke ala Lul Sallaku
Kontributi i ketyre “professoreve” antikuare, me lodhje gjenetike, ka stopuar ne vitin 90. Prej atehere keta vegjetojne si bime parazitare me ndonje gjobe tek tuk.
Mos na cajne koken me indinjata drenovaresh, te pa cipa, si gjithe te tjeret te krijojne vend ne shoqeri me kontribute pastaj te kerkojne. Do ishte ne nderin e tyre suporti dhe pacienca per shtetin e ri.
Na jane bere te gjithe nje dhe doren ne kobure. O ne bllok o ne pallat brigadave o ne kryeministri o ne shqup.
Eshte e njejta filozofi dhe taktike qe perdorin pushtete e korruptuara.
U prish tregu “DINAMO”
Ne fillim u tha se kishte cianur. Ishte genjeshter qe u doli bllof.
Pataj u tha se nuk i ka kushtet sanitre per tu bere tregeti.
Perse nuk u rregulluan kushtet sanitare dhe tregu te vazhdonte te funksiononte? Do ishte me e ndershme tu thuhej qytetareve hapur mbasi sidoqofte ata e kkishin kuptuar qellimin e vertete te presionit.
Lepuri flinte tjeterkund. Kishin tre vjet qe ishin bere projektet per betonizim. Pra jane mashtrues dhe te pandershem.
Ka nje paralele. Nese Fakulteti i Gjeologjise ka probleme dhe nuk e justifikon gjithe ate ndertese, le ti mbetet ajo nderese tetempullit te dije, universitetit, edhe per disiplina te tjera te arsimit. Por edhe ketu lepuri fle tjeterkund.
Po te heqim te njejten paralele perse nuk mbyllen dhe te mos perdoren rruget qe jane te prishura dhe gjithe gropa?! Jo vetem kaq por taksat e rugeve vijne duke u rritur dhe rruget perdoren njesoj.
Mesa duket kjo qeveri e paska ndare mendjen qe ti vere shkelmin arsimit publik. Studentet nuk duhet ta tolerojne por tek e fundit, fatkeqesisht nga nevoja e mbijeteses se familjeve ku jane rritur zgjedhin rrugen e nenshtrimit.
Vendet e perparuare gjithmone jane drejtuar nga qeveri te perparuare qe kane ditur te shfrytezojne pasurite natyrore, dhe intelektin e kuadrove e te popullit. Populli Shqipetar dhe kuadrot e tije, jane vene nen nje pression dhe stresim gjate gjithe koheve historike. Shume ndryshime ndodhen ne Shqiperi, ne kohen gjate luftes dhe pushtimeve te huaje, ne kohen e regjimit Komunist, por me te rendesishme jane gjithe ndrushimet e koheve te ashtuquatur kohe te demokracise, edhe pse nje fare demokracie eshte arritur.
Eshte e lehte te quash nje kohe demokratike, ta propagandosh ate si demokratike, por vleresimi nese koha eshte demokratike apo jo, varet nga shume metrika, the metrika e pare per demokracine per mendimin tim, eshte e lidhur me faktet se cfare masash qeveria ne fuqi merr, nese keto masa i sherbejne interesit te vendit, interesave to popullit e te intelektualeve te popullit.
Ne lidhje me kete une do te shikoje vetem nje VKM qe diskutohet, “kalimin e godines se Fakultetit te Gjeologjise dhe Minierave (FGJM) Gjukates se Larte”. Kur nje qeveri merr pushtetin, diket qe ajo ka edhe gurrin edhe arren, qe te beje vendime dhe ti zbatoje vendimet qe merr. Kjo eshte mase e vertete, por bazuar ne aresyen dhe llogjiken e drejte, vendimi i VKM te transferoje FGJM tek Gjykata e larte eshte i gabuar, jo demokratik dhe teper i demshem per vete qeverine, pa le per popullin, per inteligjencen Shqipetare, per shkencetaret e FGJM. Per mendimin tim, ky vendim i instirucioniit me te rendesidhem te vendit KM, jo vetem tregon se eshte jo demokratik, por si vendim duket qe eshte per te nderprere vazhdimesine e punes shkencore te perpunimit te pasurive natyrore kombetare, ne dobi te interesave te popullit.
Me vendimin e KM ne fjale, gjithe kuadrove e atij fakulteti ne vend qe tu krijohen kushtet qe te punojne ne nje ambient me te mire, atyre po ju shtohen streset, ata po nxirren ne rrugen e madhe, ne rrugen qe u nxoren shume punonjes te industrise se naftes vite me pare.
Githe kuadrot qe punojne ne kete institucion te rendesishem ne Fakulteti i Geologjise dhe Minierave , per mendimin tim kane vlera te jashtezakoneshme, dhe puna e tyre eshte e materializuar ne shume venburine te ndryshme me pasurite natyrore te vendit. KM Shqipetar duhet te kete vizion te drejte per pasurite natyrore te vendit, ekzistueset dhe te reja qe mundet te zbulohen nga shkencetaret qe punojne ne FGJM. KM duhet qe te gjeje rruge qe te investoje ne perpunimin e pasurive natyrore knmbetare, duhet te hape pune per rinine Shqipetare, dhe te perparoje vendin. KM qe shikon te prish institucione shkencore qe te lere rinine Shqipetare pa dije, eshte vetem antipopullor dhe jo demokrat.
Institucionet dhe qendrat e shkences kombetare, kur kane vazhdimesi ne aktivitetet qe mbulojne, jo vetem qe rrisin dijen ne aspektin akademik, kulturor, historik apo ne cfardo drejtim tjeter, por kete institucione e qendra shkencore ndihmojne economine e vendit te zhvillohet e te prodhoje te mira materiale, dhe te punesojne quindramijra shtetas. Jane keto pune qe garantojne punen e vete KM i cili vjel te mirat material nga pasurite kombetare qe FGJM zbuloje gjate koherave, perfshire kety edhe te punen e shkelqyer qe bene ne kohera gjithe intelektualet qe u diplomuan ne FGJM apo fakultete te tjera te vendit. Keto duhet ti shohe mire KM dhe bazuar ne keto, te ndertoje programme ri-ndertimi e jot e shkaterroje cfare eshte ndertuar me mund, djerse e pekushtim.
Duket qe KM Shqipetar ne fuqi, nuk ka te qarte rrugen e zhvillimit, dhe vendimi qe ai po merr pe FGJM te kaloje tek Gjykata e Larte, ka nuance shkaterrimi e rrenimi, ka pikesynim te demtoje edhe me shume shkencen Shqipetare, ka qellim qe te lere pa dije rinine Shqipetare, ka per qellim qe te lere pa pune shtetasit.
Mjere inteligjence Shqipetare qe ka rene ne duart e nje qeverie qe nuk di te vleresoje shkencen, dijen dhe rrugen e progresit. Inteligjenca Shqipetare ka nevoje per drejtim nga nje qeverie popullore e demokratike, dhe jo per nje KM qe mendon to prish cfar eshte arritur me shume mund.
Ku valle eshte demokracia qe trumbetohet, gjendet ajo ne programet e KM apo ne vendimin qe ky keshill mer per FGJM?. Si mundet te quhet demokratike nje qeveri qe vret shkencen ne pikat me nevralgjike.
Besoje se qeveria do kete guximin te ktheje vendimin anti demokratik e antipopullor per FGJM. Besoje se KM Shqipetare do te vleresoje pasurite natyrore e njerzore Shqiipetare, dhe basuar ne kritere te drejta demokratike, do perpunoje programe qe te zhvillojen vendin dhe jo ta shkaterrojne ate edhe me shume.
Lume Shqiperia per shume intelektual dhe kuadrove te vertete, qe punojne ne FGJM dhe shume institucione te te tjera te rendesishem, bile edhe ne KM Shqipetar. Keto kuadro do gjejne kohen the menyren te mbijetojne, do gjejne kurajo qe te reflektojne drejt e te zgjidhin drejt problemet qe krijohen. Ka momente qe kur punohet nen stres e ne nje mjedis me shume problem, edhe vete KM te gaboje, por kur gabim kuptohet realisht, dhe korigjohet, athere puna cohet me perpara. Kur gabimet korigjohen, puna ecen perpara, dhe eshte koha qe KM te rishikoje gabimin e ta zgjidh ate. Besoje KM Shqipetar do gjeje kurajon te korigjoje gabimin e vete, dhe besoje se KM do drejtoje me mire punen shkencore the nxjerrjen e perpunimin e pasurive natyrore shqipetare, nga Shqipetaret intelektuale qe jane teper te afte, perfshire ketu FGJM.