Pensionet e minatorëve/Veliaj: Rritje e trajtimit financiar për rreth 3700 minatorë

6 Nëntor 2014, 11:43Sociale TEMA

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj theksoi se nga pr/ligji “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë” përfitojnë 3840 minatorë në të gjithë vendin.

Ministri Veliaj ftoi deputetët të votojnë pr/ligin, të cilin e konsideroi si thelbin e angazhimit politik të mazhorancës qeverisëse.

“3840 minatorë përfitojnë sot nga ky pr/ligj. Drafti synon disa gjëra korrekte dhe të prekshme, ul moshën e daljes së pension në 55 vjeç.

Me këtë ligj ata që sot përfitojnë vetëm 9 mijë lekë nga trajtimi i veçantë kalojnë menjëherë në pension, dhe janë 75% e listës emërorë që prezantuam sot.

Ky kontribut shtesë shënon hapin e parë drejt skemave profesionale në Shqipëri”, tha Veliaj në seancën parlamentare.

“Ne jemi një koalicion që mbështesim ata që punojnë, të drejtat e punëtorëve, të drejtat e tyre elektorale, ndaj sot do të miratojmë vendimin e atyre që kanë bërë shpesh herë peticion për të drejtat e tyre.

Hera e fundit që është adresuar e drejta e minatorëve, ka qenë po nga socialistët në vitin 2001. Është një privilegj që ky problem adresohet sërish nga socialistët.

Ne si koalicion jemi të vetëdijshëm për punën e vështirë të minatorëve, për sëmundjet e rënda. Jetëgjatësia e tyre është nën mesataren e të gjithë kategorive të tyre. nisur nga kjo sindikata e minatorëve kanë kërkuar uljen e moshës së minatorëve.

Ne e dimë që shumica e sindikatave kanë ndarje politike. Por ky është i vetmi rast, ku sindikatat nuk bien dakord për asgjë, me në krye Gëzim Kalanë, dhe të gjitha sindikatat individuale, kanë qenë dakord me këtë projektligj.

Sigurisht mazhoranca e kaluar nuk e kishte mbledhur këshillin e punës, në 8 vjet, por ne e mblodhëm 8 herë brenda vitit.

Dua ta falenderoj Gëzim Kalanë, jemi kundërshtar në shumë prej bindjesh, por në këtë rast kemi qenë në një mendje”, tha Veliaj .

Drafti parashikon se do të ketë një rritje të trajtimit financiar të ish-minatorëve me 75%.  Kjo do të thotë se, nga 9000 lekë që marrin rreth 3700 minatorë, të cilët e kanë përfituar këtë pagesë përmes ligjeve të veçanta në vitet 1995-2001, me hyrjen në fuqi të ligjit do të marrin 14,474 lekë në muaj.

Një tjetër ndryshim që parashikon projektligji lidhet me rritjen e pagës bruto për efekt të  sigurimeve shoqërore për këtë kategori në masën 5%.

Ndërkohë që, kjo kosto do të përballohet nga punëdhënësit dhe punëmarrësit. /gj.k/

 

8 komente në “Pensionet e minatorëve/Veliaj: Rritje e trajtimit financiar për rreth 3700 minatorë”

  1. alban says:

    Pune e shkelqyer ! Veliaj ministri qe perfaqson rinin ne politike !

    1. vini says:

      Ministri me punetor bravo Veliaj fantastik ne gjithcka.

    2. dorina says:

      Bravo per angazhin dhe gjithcka qe po beni per minatoret sepse per shume vjet u genjyen dhe u mashtruan.

    3. vilma says:

      Pune fantastike ? bravo

    4. sandra says:

      Ju lumte per perkrahjen e kesaj shtrese te pakten ju nuk po i braktisni por po i mbeshtesni me politikat tuaja sociale.

    5. jona says:

      Bravo minatoret e meritojne kete vemendje qe po i kushtoni.

  2. Mira says:

    Bravo per intresin qe po tregoni per kete shtrese pasi per shume vjet u genjyen dhe u mashtruan, shume vleresime per fjalen e mbajtur per uljen e moshes se pensioneve per minatoret.

  3. LUAN BORAJ says:

    Pershendetje do me flani, ka dal ndonje list me emrat e njersve qe kan fituar ? ku munde ta shikoje

    Faleminderit Pershendetje Luan Boraj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje