3840 minatorë përfitojnë nga ulja e moshës së pensionit në 55 vjeç. Veliaj: Mbajtëm premtimin

4 Nëntor 2014, 13:10Sociale TEMA

Komisioni i Ekonomisë miratoi projektligjin  për uljen e moshës së daljes në pension për minatorët, në 55 vjeç. Nga ky ligj përfitojnë 3840 minatorë në të gjithë vendin. Ministri Veliaj  në fjalën e tij shtoi se  ky është një tjetër premtim i mbajtur, teksa citoi se minatorët që do të dalin në pension pas miratimit të këtij ligji do të kenë pensione më të larta.

°Miratimi i këtij projekt-ligji jo vetëm që do të ulë me 5 vjet, nga 60 në 55 vjeç, moshën e daljes në pension të minatorëve, por edhe do të rrisë përfitimet e të gjithë atyre ish-minatorëve që sot përfitojnë trajtim të veçantë financiar.Në bazë të llogaritjeve tona, nga ky projektligj pritet të përfitojnë 3840 individë, pjesa dërrmuese e të cilëve, rreth 3700 individë, sot përfitojnë trajtim të veçantë financiar. Të gjithë ish-minatorët që sot përfitojnë 9,000 lekë trajtim të veçantë financiar do të shohin një rritje të madhe të të ardhurave të tyre, pasirreth 75% e tyre, falë këtij ligji, do të përfitojnë pension nëmasën 14,474 lekë në muaj. Pjesa tjetër, si edhe ata minatorë që do të dalin me këtë ligj në pension, do të përfitojnë pensione mujore akoma edhe më të larta deri në masën 21,000 lekë në muaj”, u shpreh Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj. /j.h

 

5 komente në “3840 minatorë përfitojnë nga ulja e moshës së pensionit në 55 vjeç. Veliaj: Mbajtëm premtimin”

  1. fleura says:

    Te lumte Veliaj po tregon qe i skon deri ne fund premtimeve.

    1. Pilo Lala says:

      Qeveritare qe kane nje schedule te qarte cfare do bejne….
      Urime Ministrit dhe Minatoreve.

  2. dea says:

    Bravo, dhe shume vleresime per intresin dhe vemendjen qe po tregoni ndaj ketij grupi shoqeror

  3. tirana says:

    Minister i fjales Veliaj ?

  4. toni says:

    Te lumte qe po i coni deri ne fund premtimin e uljes se moshes se pensionit per minatoret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje