Kryeministri Edi Rama ka thënë se me arsimin parauniversitar në Shqipëri është bërë një krim i rëndë.
Për të dalë nga kjo situatë, Rama thotë se duhet një revolucion i vërtetë.
Kjo, pasi sipas tij, nga kjo varet fati i Shqipërisë për 20-30 vitet e ardhshme.
“Është cënur e ardhmje e fëmijëvë të pafajshëm në Shqipëri për dy arsye, nga njera anë klientelzimi dhe nga ana tjetër korrupsioni. Është goditur në kokë një numër i atillë fëmijësh i barabartë me 26% të fëmijëve që frekuentojnë arsimin publik, duke ua lënë 177 mijë fëmijë në dorë mësuesve jashtë profilit, pa arsimin përkatës apo mësues që nuk i realizonin kurrë orët e tyre.
Ky është një krim me të cilin ne kemi përgjegjësinë ta ndajmë një orë e më parë sistemin arsimor. Gjithçka që ne bëjmë ka një vlerë, por gjitha të tjerat pa reformuar dhe pa operuar deri në metastazën e fundit, kancerin në sistemin arsimor nuk kanë asnjë vlerë.
Prej vitresh organizmi i arsimit është prekur nga një kancer që është ngrënë i gjallë.
Problemi është në rrënjë dhe kemi qenë të vetëdidjshmë që prerja e degëve të kalbura në arsimin e lartë ka qenë fillimi i një procesi që duhet të shkojë deri në rrënjë.
Investimi në arsim nuk është i mjaftueshëm kur përqëndrohet në tulla dhe llaci për të bërë godina dhe për të shtuar numrin e klasave nëse nuk zhvillohet tek mësuesit. Këtu pamë situatën skandaloze , të papranueshme dhe të pangjashme me asnjë vend të rajonit lidhur me mësuesit pa arsim përkatës, jashtë profilit apo mësues që janë paguar sikur janë, por që në fakt nuk janë, dhe nuk kemi parë cilësine e burimeve njerëzore që nga kjo anë konsiderohen në rregull, këtë nuk e kemi parë dhe nuk do presim një analizë, por do veprojmë me shpëjtësi.
Në arsimin parauniversitar ne duhet të bëjmë revolucion. Nuk mund të ecim duke i besuar një rritmi haptazi, duhet të vrapojmë. Këtu nuk luhet fati i një qeveria, por fati i një gjenerate dhe e ardhmja e shqipërisë në 20-30 vjet”, ka thënë kryeministri gjatë konferencës së organizuar nga ana e Ministrisë së Arsimit.
Rama tha se drejtuesit e shkollave që do të kenë në stafin e tyre, mësues pa diplomë,mesues që japin lëndën per te cilen nuk janë diplomuar apo nuk shkojnë fare për të dhënë mësim, do të pushohen nga puna, madje edhe do të kallëzohen penalisht.
Po ashtu, Rama shtoi edhe se do t’i jepet fund aplikimit te Altertekstit./b.l
Ne arsim, si kudo, duhet nje reforme radikale! Nje nisme e duhur e kryeministrit, pasi, ne rast se do shkaterrimin e kombit, shkaterroji arsimin. Jam i sigurte qe jeni ne kohen e duhur, dhe besoj se do i a arrini! Suksese dhe ne sektore te tjere, sidomos ne ate te drejtesise!
duhet mo te keqen duhet, po revolucioni nuk behet duke hequr mesues me kategorine e pare, apo duke hequr ata qe kane msc edhe duke vendos ata qe nuk e kane
http://bit.do/me-arsimin-eshte-bere-krim
Te shkoshe drejte Evropes me nje Brez qe
me deshire po e shtyjme drejte Mesjetes,
per nga Intelekti,do te thote qe ky vend do ta
shohe me Dylbi Progresin.Ndaj; – Nderhyrja nuk pret.
Ajo duhet te shpallet Emergjence.Nga Piramidat e dijes duhet
te filloje.Jane mbushur Katedrat e Universiteteve me
Akademike,Doktora,Profesora,ose edhe Dr Profesora,
A thua se i kane marre neper kurset e kualifikimit qe
i drejtonte org.e Bashkimeve Profesionale.Kurse Masterat
jane bere si Buka me Djath!Po kush eshte Fajtori?
Keta gjoja Akademike;-Po se po!Por me shume rendone mbi
Katedrat e Universiteteve qe e mbushen kete vend me
Akademike ne thojza duke ju varur ne Qafe nga nje cope karte
si te ishte Distiktive aksioni!Mbase edhe keshtu mund te jete.
Saliu dinte si ta shperblente.Po mire,e rendesishme eshte se
c,duhet bere:Fare e thjeshte:Ata dallohen pasi nuk kane asnje kontribut shkencore ku te kete spikatur mendimi i tyre dhe qe per nga rendesia mund te kete zene vend ne ndonje Literature Boterore.
E keta nuk jane pak,qe nuk kane asnje lloji kontributi,
Atehere perse duhet ti themi z.Dr.Prof.madje edhe ti paguajme
dicka super.Kjo eshte marrezia e pare.Prandaj te niset beteja
dhe ky vend do fitoje shume.Eshte e njejta skeme,si tek rritja
pa kriter e familjeve ne nevoje.Duke qene keshtu,ta shpetojme pra kete vend nga pseudo akademiket se na kane zene rrugen.
Dhe e di pse? sepse derime sot i kemi pare te aktivizohen
neper aksionet qe ju ka kerkuar PD. dhe per ironi te fatit,maloket
e Tropojes jane pjesa dermuese qe mbeshtesin mbrapshtirat e Saliut.
Gjeologjiku ka shume,padyshim edhe te pa afte.Thuhet keshtu pasi
ne vendin tone vihen re vetem grupe me gjeologe te huaj,kurse
akademiket tane i marrin si Gjurmuesit popullore.Nuk ka qofte edhe ndonje ndryshim sado te vogel ne Gjeologjine e Shqiperise.
Jane po ato kufij qysh nga Koha e Nopces,le pastaj per ndonje ligjesi te re ne lidhje me ekzistencen e Mineraleve.Zero! Madje i tille eshte kontributi ne te gjitha deget e tjera,E megjithate,po keta pa
bere asgje,jane kopetente te na furnizojne me staf te rinj akademike..
Skandal! Nje gje duhet thene: Filloje me Gjeologjikun z.K/Minister.
Eshte mbi cdo Dege.Ketu nuk dalin Inxhinjera,sepse Ing.do te thote Krijues E Gjeologu nuk krijone asgje. Ai vetem kerkone dhe zbulone
atocka krijuar Natyra,prandaj eshte shume shkalle me larte se te tjeret
Nje gjeolog duhet te jete i paisur ma majat e dijeve qe kane
te gjitha disiplinat shkencore.Duhen si pedagog vertete njerez
sic i thone me Mjeker,qe ju eshte thinjur Mjekra duke kerkuar
dhe duke na prure cdo Dite te dhena te reja.Z.K/Min.Ka mjafte
leverdi ta mbyllni vetem Gjeologjikun.dhe zgjidhni cdo vit 2 ose 3 gjeologe qe kane mbi tre vjet ne terren dhe i dergoni ne universitetet e Evropes,kjo pune cdo tre vjet dhe per 10 vjet Shqiperia do kete minimumi 5 apo 6 gjeologe te mirefillte,por edhe qe jane te mjaftueshem per ti dhene nje shtyse reale tere situates gjeologjike
te vendit.Per deget e tjera nuk ka asnje problem sepse vete titulli
Inxhinjer qe vjen nga Italishtja Il xhenjo do te thote krijuesw.
Atehere Krijo dhe gezoje diplomen.kjo eshte e verteta ne kapitalizem
Shpresojme se Shqiperia do behet.I ka aq Kapacitete sa te ndertoje
nje program sa te nevojshem aq edhe konstruktiv.
Z. Rama,
Krimi i dyte me i madh eshte shkelja me te kater kembet e
Politikave per KARRIEREN ne Administarten Publike.
si ka mundesi qe nje i sapo diplomuar – (tani pas 15 vjetsh) – pa asnje vit pune te behet DREJTOR ne administraten PUBLIKE – eshte Krim dhe Turp se lene NAM kudo qe shkojne dhe aq me keq kur ka edhe diplome masteri nga Kristali ose UFO ose Vitrina etj, etj.
JO JO JO Zoti Rama nuk mund te behet Shqiperia me DYRDYLLA.
Duhen kritere te forta per keto gjera se pengojne ecjen perpara.
Kristal
Pervoja profesionale mund te zevendesohet nga anetaresia ne LSI.
Te futesh mesuesit ne burg dhe the te ndalosh Alterteksin, jane shume pak zoti Kryeminister per te qene revolucion.
Medje keshtu sic e shtroni ju ceshtjen, nuk ngjason me nje Revolucion, por me Inkuizicion…
Drejtore, qe se fundi jane emeruar me “konkurs”,duke konkuruar me vetveten,japin mesim jashte profilit,ku me te “afte” jane ata qe nuk kane kualifikimin fillestar te mesuesit!
Nuk kane as 5 vite pune,i mesojne ish drejtuesit e Berishes !
nuk jam as fare dakord per kete “krimin e tmershem” kur diskutohet ky detaj qe ka te beje me aspektin bazik te dijeve qe nxenesi merr ne kete nivel te arsimit,dije te cilat percaktojn ne
pergjithsi nivelin e pergjithshem kulturor te nje brezi por qe nuk ndikojne pothuaj fare ne integrimin e tij social e professional dmth nuk I sigurojn ketij brezi as Buke e as Pune.Ai qe ka rendesi eshte arsimi universitar qe ben filtrin real te kontigjenteve qe duan te pervetsojne nje profesion apo jo,dhe ajo pjese e arsimit preuniversitar qe i takon Arsimit Profesional dhe jo gjimnazeve te pergjithshme apo aq me pak shkollave 9 vjecare.Dakort qe te testojne mesuesi,dakort qe te licensojne,dakort te japin provime per dijet e tyre,por kursesi jo dakord per krimin e “tmerrshem” aspak dakort me klimen e terrorit qe po krijohet neper shkolla,aspak dakort me mungesen totale te investimeve ne mjaft shkolla fshatrash ku Logjistika,baza materiale, akomodimi dinjitoz per mesues dhe nxenes bashke neper institucione qe nuk afrojne as me stallat e bagetive ,me nje tendence me se te qarte per the mbyllur sa me shume shkolla,Keto jane ceshtje emergjente dhe Jo psikoza e panikut dhe terrorit qe po perhapet rrufeshem ne shkollat nga veriu ne jug sikur te ishte virusi Ebola dhe Jo qeveria e majte e shqiptareve dhe e Shqiperise.Keta arsimtare nuk Jane kriminele ,ose Jane po AQ kriminele sa ata qe do the vijne,qe Jane po ashtu produkt I ketj sistemi “Kriminal”.Dhe kjo qeveri qe the tregoje qe e ka seriozisht duhet Jo the nxjerre njerezit ng a puna por te veje ne pozita pune the gjithe mesuesit e sistemit.E sa per Krimin e Madh ne arsim qeveria duet the luftoje per drejtesine shoqerore atje Ku ajo mung on dhe atje Ku njerezit e ndjejne qe ajo mungon.Mjaft te permendim Gerdecin,Rrugen e kombit,21 janarin,privatizimet e pasurise kombetare,Lotarine kombetare te Malte(pardon te Shqiperise),fazllicet e co abuzimet me tenderat ,vjedjet ne BSh vjedhjet e floririt ,vitin 1997 etj etj,nuk behest drejtesi shoqerore duke u prere hallexhinjve buken e gojes,kjo eshte thjesht Vasalitet I politikave the qeverise ndaj FMN dhe banks she deshtuar boterore.kjo eshte e turpshms
Zoteria Ndrec Ndue Gjoka, po cfare universiteti te zhvilluar mund te kete kur arsimi para universitare eshte ku therret qameti?! Arsimi parauniversitare eshte baza e arsimit….. si themeli i nje shtepie… mund t’ja besh catine dhe dritaret firmato por, po nuk pati themel te rrofte dera dhe dritarja…..
….i dashur, ajo qe thua ti qendron ne logjiken e dialektikes se gjerave, por duhet te kuptosh qe arsimi i detyrueshem ne pikpamjen time percakton thjesht te mesmen kulturale te nje BREZI,nuk percakton hic domosdoshmerine e forces se kualifikuar te fuqise puntore te nje vendi dmth nuk ka lidhje me asnje lloj themeli,kete e percakton arsimi i larte dhe ai profesional ai eshte njekohesish edhe themel edhe cati edhe dritare, keto dy sektore duhet te kene perparesi zhvillimi, jo me larg se dje (qofsha i gabuar) degjova se qeveria ish terhequr nga kriteri i mesatares 8.5 per studimet ne MASTER SHKENCOR duke kthyer kufirin e vjetr 6.5…dmth do te kemi shkencetare ne dekaden e ardhshme qe kane bere studime shkencore me mesatare 6.5…kjo esht GABIM i rende strutural dhe jo fakti se nje mesues gjuhe jep edhe 3 ore historie ne nje shkolle 8 vjecare
Ndrec Ndue Gjoka, une kur kam qene ne shkolle te larte e kam pasur anglishten 5, kurse tani kam thene provimin e Toeflit dhe kam kaluar provimin. Kur kam qene ne shkolle gjithe lendet me te lehta p.sh metodike, gjuhe apo metodike leximi i kam 5 ne fakt padrejtesisht jo se meritoja 5 kurse sot ne testin e kualifikimit te mesuesve jam vleresuar me ”Shume mire”etj…. . Si thua ti Ndrec nuk e meritoj une p.sh te ndjek nje program MA ne Albani por duhet te jete kriter mesatarja para shume viteve qe per shume arsye ndonjehere meritoje 10 me yll dhe merrje 5 apo 6? Ke Kriter duhet te jete nje provim hyres ku te perfshije anglishten dhe nje provim profesional per degen qe do ndjekesh. Kush e merr provimin hyres te futet , kush nuk e merr dhe me mesatare 10 te jete nuk duhet te lejohet te ndjeki programin e MA.
Kriteri i notave per tu futur ne master duhet te hiqet fare sepse
nuk percakton cilesine e kandidatit. Perzgjedhja e tyre thjesht te
behet me konkurs duke i dhene mundesi per te kokuruar kujtdo qe ka nje diplome universitare, me i talentuari do te dale ne krye. Dhe mandej nuk jane vetem notat qe percaktojne nivelin e masterit kur ai ta perfundoje, por edhe tema eksperimentale qe tregon se ne cmase kandidati eshte i afte per te vazhduar kerkimet shkencore
Z. Rama, rrenqethes fjalimi juaj. Ekzistenca e nje kombi fillon nga respekti per institucionin e dijes. Ju lumte!
ju lumte per cfare?? per drjetoreshat e pergjithshme me asnje dite eksperienc pune??? apo kur do ky funksionon logjika kur sdo ky nuk funksionon. psh per te qene drjetor i pergjithshem i doganave duhet 0 eksperienc pune, per te qene shef sektori ne dogane duhet tre vjet eksperienc pune, po keshtu dhe me tatimet, po keshtu dhe me nje pjese te mire te institucioneve kryesore te Shqiperise
…..Dhe kjo eshte skizofrenia e rradhes e kryepsikopatit ramuq
Jam dakort me Ju zoti kryeminister qe ne arsim duhet revolucion sepse eshte katandisur ne pike te hallit. Por kjo nuk ka ardhur nga mesuesit por nga politika. Mesuesit qe mbarojne tani kudo ne shtet ose privat jane mbi 80% pa arsim perkates pra teresisht jashte profilit si mesues dhe kjo vjen sepse per mesues shkojne nxenesit me te dobet te gjimnazit ose te shkollave te tjera te mesme. Kjo eshte me e rendesishmja, po nuk patem studente te afte dhe universitete qe nuk mbahen ne kembe nga numri i studenteve qe nuk duhet te jene te tille asnjehere nuk do prgatiten mesues si mesuespor do jepen vetem diploma. Reformen tuaj ne parim e kuptoj por kur shoh se kush emerohen si drejtore shkollash dhe mesues nuk mund ti besoj. Drejtore pa asnje vit pune ne arsim, drejtore me bachelor, drejtore mepa asnje shkalle kualifikimi, drejtoredhe nendrejtore te te njejtit profil,drejtore me I.L.P ne gjimnaze, qe nuk ka qene asnjehere para viteve 90.Shefa sektori e spcialiste pa asnje pervoje ne administraten publike dhe pa vite pune sipas ligjit.Mesues pa arsim perkates e kuptoj por mesues jashte profilit nuk ka kuptim te ngrihet si problem. Meqenese jane mesuesjashte profilit i fusni brenda profilit, problem jane mesuesit te emeruar jo konform ligjit pa arsimin e duhur,. Ligji duhet te jete Ai qe emeron nje mesues pa arsim perkates te pushohet nga puna, te paguaje te gjitha rrogat e mara nga i punesuari dhe te mos kete me puneme arsimin.Menyra e emerimit te mesuesve eshte i gabuar akoma ka shkolla pa mesues qe nga fillimi i vitit, kerkojeni se doti gjeni edhe ketu ne tirane. Ministrja e arsimitka firmosur nje udhezim qe lenden e kimise se pari duhet ta jape ai qe ka mbaruar biologji, sigurisht qe eshte lapsuepor kjo tregon seriozitetin e shtetit. Mos eshte dhe ajo jashte profilit apo pa arsim perkates. Nese keni deshiren mund te beni dicka te mire por kjo gradualisht duke njohur problemin dhe duke bere hapat e duhur. Nese cdo njeri ben punen (nese di ta beje) e tij me nkompetence e ndershmeri gjthcka mun te arrihet.
Uaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa seranate ”Made in Gabi”…… Elit Partner ketej nga nahija ime.
Arsimimi eshte baza per te ndertuar te ardhmen e nje kombi. Japonia e shpalli arsimimin si prioritet dekada me pare dhe shikoni se ku arriti! Niveli i larte i mireqenies qe ka arritur sot eshte frut i nje arsimimi te shendoshe. Edhe ketu ne Shqiperi duhet transformim! Por, bazat duhet te jene te shendosha qe ne arsimin 9 vjecar dhe ate te mesem, i cili duhet te unifikohet ne programe dhe ne kerkesa. Per mendimin tim pavaresisht eksperiencave te shteteve te ndryshme, ky arsim duhet te jete vetem publik. Me pas ne arsimin universitar mund te kete mundesi zgjedhje, ne ate publik ose privat, sipas mundesive financiare dhe preferencave. Por, arsimimin e bejne mesuesit, te cilet duhet te perzgjidhen me ndershmeri, bazuar ne kritere rigoroze, pa nderhyrje dhe te paguhen mire.
Por, pas mbarimit te shkolles duhet qe te fillohet kariera nga baza, te merren njohurite e nevojshme te drejtimit dhe te punes. Jo sic po ndodh qe nen justifikimin e perzgjedhjes dhe te konkurseve disa sapo dalin nga shkolla (apo sic thote populli nga veza) dhe pa asnje kontribut emerohen drejtore apo shefa ne nivele te larta, dhe ata qe kane dekada eksperience pune dergohen ne shtepi apo caktohen ne detyra qesharake, nen vartesine e te paafteve. Eksperienca eshte e pazevendesueshme edhe nga shkollat me te mira. Me kujtohet shprehja qe perdorej perpara 1990 “Me gjeni vartes te afte se drejtor e bej vete”. Kjo eshte nje teme e gjere dhe nuk mund te thuhen te tera ne nje koment ne gazete.
Ne fakt Japonia ka 2 dekada qe eshte ne krize.
Jam kundra kultit te individid, por po e bere kete Z Rama, atehere do hysh ne histori! Cmenduria me e madhe e bere keto 25 vjetet e fundit eshte shkaterrimi i arsimit, me qellim, nga berishizmi. Filloj me 3 muaj gjyqetare ( plepacmenduria ) dhe vazhdoj me shitblerjen e diplomave.
Arsimi i larte privat ka nxjerre mjeke dentist te pa afte sic ben Ufo apo Kristal.Keta te quajtur mjeke dentiste jane caktuar ne punen shtetit tek klinika shteterore por qe nuk punojne, por pagat i marrin nga shteti duke ndenjur e duke mos punuar neper shkolla tek femijet deri me 18 vjec.Disa qe kane hyre ne pune ne shtet kane klinika private e punojne te rritur si ne shtet dhe tek klinikat e tyre private e askush nuk i kerkon llogari per keto abuzime .Sheti u jep paga e ata punojne ne klinikat e tyre pasnji interes per femijet e shkollave.Keshtu veprohet ne Kliniken e shtetit ne qytet.
Nese e lexon ndokus i interesuar po jap nje fakt. ne fakuletetin e infermjerise ka vite qe behet baterdia me doktoratuar. Petrit Bare jep doktoraktura per mjek madje dhe per psikologe. jane shumica me mestare 5 te fakultetit. doktorature ne infermjeri…mjeke te papafte qe konkurojne te aftit dhe diploma njihet njelloj. edhe psikologe e punonjes social qe bejne lodra te tilla… bejdicka o Edi Rama ne ke Perendi se po shkaterrohet ne gjeneze ky vend…
Hera e pare qe bie dakort me kryeministrin, arsimi eshte pasqyra e nje shoqerie. Tani shume mire qe ben nje reforme tek nje pjese e mire e mesueseve qe sdin te shkruaj edhe emrin e tyre, por puna eshte se ata mesues kane dale nga universitetet dhe reforma me e madhe duhet atje nga dalin keta mesues, shpresoj qe te modernizohet fabrika e fakulteteve!