Britani, 54 ml paund nga takaspaguesit për “të shëndoshët” që nuk punojnë dot

3 Nëntor 2014, 17:52Sociale TEMA

Britani, numri i obezëve dyfishohet në 5 vjet, 54 milionë paund nga takaspaguesit për njerëzit që s’mund të punojnë

Në Britaninë e Madhe 54 milionë paundë  nga xhepat e takasapaguesve shkojnë për afro 10.000 njerëz, të cilët paguhen si të sëmurë, për shkak të mbipeshës së tyre dhe “paaftësisë” për të punuar.

12.000 njerëz vitin e kaluar morën ndihmën e “Paaftësisë për të jetuar” të njohur ndryshe si “Disability Living Allowance”, DLA.

Këta njerëz përfitojnë nga shërbimi i paaftësisë për punë, si të sëmurë metabolik, një term mjekësor për kombinimin mes obezitetit, diabetit dhe presionit të lartë të gjakut.

Këta njerëz paguhen nga shteti për paaftësi në punë, por njerëzit që vuajnë nga kjo sëmundje janë dyfishuar brenda pesë viteve.

Fatura totale që paguan shteti anglez për obezët që janë të paaftë për punë shkon në 54 milionë paund çdo vit, ndërsa kostoja e obezitetit i kushton shërbimit kombëtar të shëndetit më shumë se 9 miliardë paund në një vit.

Kjo rëndesë në buxhetin britanik ka ngritur dilemat për mënyrën se si duhet të veprohet me njerëzit që vuajnë nga mbipesha.

Tam Fry, zëdhënës i Forumit Kombëtar të Obezitetit tha se Qeveritë e njëpasnjëshme ua kanë bërë jetën shumë të lehtë shumë njerëzve që vuajnë nga mbipeshja.

“Nëse obeziteti i tyre ka një arsye legjitime, një arsye që lidhet me shkaqe mjekësore apo gjenetike, atëherë atyre nuk mund tu mohohet përfitimi social.

Por, të marrësh përfitime sociale afatgjata thjesht për ngrykësi, atëherë kjo është një fyerje për gjithë shoqërinë”, ka thënë Fry.

Megjithatë për përfitimet sociale që merr kjo kategori njerëzish ka qëndrime të ndryshme, ku disa e shohin obezitetin si sëmundje të rëndë pasi këta njerëz “janë të varur nga ngrënia pa kriter e ushqimit” .

Julia Manning, një analiste e shëndetit  tha se kriza e obeziteti në Perëndim është një katastrofë shëndetësore shumë më e keqe sesa Ebola, por nuk ka pasur kurrë asnjë veprim urgjent të qeverive.

Qeveria britanike shpreson se me aksionin e marrë në tetor të vitit 2011 për reduktimin e kalorive në ushqim të arrihet një ulje e obezitetit deri në vitin 2020.

Nga ana tjetër doktorrët dhe  akademikët kërkojën nga qeveria që  të detyrojë prodhuesit e ushqimit që të ulin nivelin e sheqerit në ushqimet e paketuara dhe gjithashtu të vendosin një taksë mbi pijet e buta./j.h

 

 

 

2 komente në “Britani, 54 ml paund nga takaspaguesit për “të shëndoshët” që nuk punojnë dot”

  1. Edhe SADIK LLULA mbipeshe eshte por nuk ka nevoje te paguhet sepse ka pasuri sac paguhen keta 10000 njerez ne britani.

  2. Mos tju duket e perseritur se nuk e kam thene asnjehere,MERUA me sa duket e paskalyer gishtin ne qypin e mjaltes se SADIK LLULLES.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje