Ngrihet Task- Forca në kuadër të fushatës kombëtare të pyllëzimit

31 Tetor 2014, 14:37Sociale TEMA

Me urdhër të Kryeministrit, duke marrë parasysh propozimin e Ministrisë së Mjedisit  për nisjen e një fushate kombëtare të pyllëzimit, u vendos krijimi i Task- Forcës për marrjen e masave për veprimtaritë në kuadër të Ditës Kombëtare të Pyllëzimit dhe organizimin e fushatës kombëtare të pyllëzimit.

Task- Forca do të drejtohet nga zv.Kryeministri dhe do të ketë në përbërje drejtues nga Ministria e Mjedisit, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Financave.

Task- Forca do të shërbejë për  marrjen e masave për veprimtaritë në kuadër të Ditës Kombëtare të Pyllëzimit dhe organizimin e Fushatës Kombëtare të Pyllëzimit, gjatë sezonit dhjetor-mars për mbjelljen e fidanëve pyjorë në të githë vendin.

Task- Forca do të mbështetet nga një Sekretariat Teknik nën drejtimin  e Drejtorit të Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Trajtimit të Pyjeve në Ministrinë e Mjedisit dhe në përbërje të tij do të ketë përfaqësues nga Ministritë e përmendura.

Brenda datës 30.11.2014, Task-Forca do të përcaktorjë objektivat dhe do të hartojë planin e punës, i cili do t’u dërgohet për zbatim strukturave përkatëse brenda 5 ditëve nga data e hartimit. /gj.k/

3 komente në “Ngrihet Task- Forca në kuadër të fushatës kombëtare të pyllëzimit”

  1. fieraku4u says:

    NGA TE GJITHA PUNET EDHE AKSIONET E RAMES DHE QEVERISE SE TIJ, KJO QENDRON NE KRYE TE LISTEES….BRAVO

    NUK KA GJE ME TE MIRE SE MBJELLJA E PEMEVE NE CDO TERRITOR TE SHQIPERISE.

    NJE NATYRE ME E BUKUR DHE ME E PASTER, DO TE THOTE NJE JET ME SHENDETSHME, ME E QETE DHE ME GAZMORE PER TE GJITHE SHQIPTARET.

    ISHALLAH I SHKOJN DERI NE FIND, TA MBJELLIN ME PEME KUDE, SI PARA VITEVE 1990…

    KJO NUK ESHTE VETEM PER GJENERATEN TONE, POR EDHE GJENERATAT E TJERA QE DO VIJME ME VONE.

    NJE NATYRE E PASTER DHE E SHENDETSHME TREGON KULTUREN E NJE POPULLI.

  2. Akili says:

    Kur mendoj se c’eshte bere keto 23 vjet me mjedisin dhe me pyjet dhe lumenjte eshte per te vene kujen. Por shume mire qe u kujtuan qe te ngrene nje Task-force per pyllezimet se perndryshe vendin do e marre lumi pasi pemet mbajne nje pjese te fuqise se ujrave qe gerruejne dhe token dhe e cojne ne kumenj dhe dete. Duhet qe kjo te jete nje pune e perhershme per shtimin e fondit pyjor te vendit pas baterdise se ketyre viteve shkaterrim. Uroj qeverine qe gjithe ketyre puneve tu shkoje deri ne fund dhe me sukses.

  3. bruins says:

    Vone shume vone por gjithsesi eshte shume e mire. Nje keshille: Mbillni lloje te ndryshme fidanesh me ruajt diversitetin e flores.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje