Viti Shkollor 2014-2015/ Miratohen kuotat financiare, bursat e shtetit dhe pagesat e nxënësve dhe studentëve

29 Tetor 2014, 18:53Sociale TEMA

Qeveria miraton kuotat financiare të ushqimit në mensa e konvikte, bursat e shtetit dhe pagesat e nxënësve e të studentëve në institucionet arsimore publike për vitin shkollor 2014-2015.

Në bazë të vendimit, nxënësit që ndjekin studimet në institucionet arsimore publike dhe studentët që ndjekin një program studimi të ciklit të parë, me kohë të plotë, në institucionet arsimore publike, mund të përfitojnë bursë dhe përfitime të tjera, të parashikuara në këtë vendim, nga buxheti vjetor i miratuar për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit (MAS) dhe Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë (MMSR).

Përfitojnë bursë nxënësit dhe studentët brenda kuotave dhe këtyre kritereve:

ç)   Nxënësit/studentët që kanë humbur kujdestarinë prindërore, me vendim gjykate të formës së prerë, dhe që plotësojnë kriterin ekonomik;

Sipas rezultateve të arritura (nxënës/studentë) 

ç) Studentët që kanë përfunduar vitin akademik pararendës me të gjitha notat 10 (dhjeta);

Matematikë dhe Fizikë, në vitin e dytë e lart, dhe kanë mbaruar vitin akademik pararendës me notën mesatare mbi 8 (tetë).

Jashtë kriterit ekonomik (nxënës/studentë) 

Fëmijët e punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe të Policisë së Burgjeve, që kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës.

Në fillim të çdo viti akademik, (por jo më vonë se data 15 dhjetor 2014), Ministria e Brendshme, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Mbrojtjes dhe Shërbimi Informativ Shtetëror duhet të dërgojnë në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë listën edhe për këtë kategori nxënësish/studentësh.

Sipas degëve parësore të zhvillimit ekonomik të vendit (nxënës) 

Nxënësit dhe studentët e të gjitha kategorive të mësipërme nuk përfitojnë bursë, ose humbasin të drejtën e përfitimit të saj, kur:

ç) shpallen  ngelës  dhe  humbasin  vitin  shkollor  për arsye të rezultateve jokaluese.

Ministria e Arsimit dhe Sportit harton planin e shpërndarjes së bursave për drejtoritë arsimore rajonale (DAR) dhe zyrat arsimore (ZA), për studentët që regjistrohen dhe ndjekin vitin e parë akademik 2014-2015, sipas kuotave të miratuara (për studentë).

DAR/ZA-të, pas këshillimit me njësitë bazë të qeverisjes vendore, hartojnë planin e shpërndarjes së bursave dhe e dërgojnë atë në njësitë bazë të qeverisjes vendore (bashki/komunë), në përshtatje me kërkesat e paraqitura paraprakisht prej tyre, për kategoritë sipas pikës 2.1, të këtij vendimi.

 

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, pas këshillimit me njësitë bazë të qeverisjes vendore ku ndodhen shkollat profesionale, harton planin e shpërndarjes së bursave për nxënësit e shkollave profesionale që regjistrohen dhe ndjekin vitin e parë akademik 2014-2015 dhe ua dërgon për miratim njësive bazë të qeverisjes vendore (bashki/komunë), në përputhje me vendndodhjen territoriale të shkollës profesionale.

Sipas vendimit, DAR/ZA-të duhet të dërgojnë pranë institucioneve të arsimit të lartë, si dhe bashkive/komunave që menaxhojnë konviktet, listën emërore të nxënësve dhe të studentëve përfitues të bursës, së bashku me vendimet origjinale të këshillave të bashkive dhe të këshillave të komunave.

Një kopje e listës emërore të nxënësve dhe studentëve të trajtuar me bursë dërgohet edhe në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, jo më vonë se data 15 Janar 2015.

DAR/ZA-të dhe Drejtoritë e Shkollave Profesionale, për nxënësit që regjistrohen dhe vazhdojnë studimet në vitin e parë shkollor 2014-2015, në degët: Bujqësi, Veterinari, Pyjore, Ndërtim, Peshkim, Gjeologji-Miniera dhe Shpim e Shfrytëzim i vendburimeve të naftës dhe gazit, u dërgojnë informacion njësive bazë të qeverisjes vendore jo më vonë se data 30.10.2014.

Në vendim përcaktohet që bursat e nxënësve, për vitin e dytë e lart, rishqyrtohen dhe miratohen çdo vit, nga këshilli i bashkisë/komunës, sipas vendndodhjes territoriale dhe administrative të shkollave profesionale dhe konvikteve ku janë vendosur nxënësit përfitues të bursës/kuotës ushqimore.

Drejtoritë Arsimore Rajonale/Drejtoritë e Shkollave Profesionale paraqesin/dërgojnë zyrtarisht, në njësitë vendore, kërkesat për miratim burse për nxënësit që përfitojnë bursë sipas pikave 2.2, shkronja “a”, 2.2,    shkronja “b” dhe 2.2, shkronja “c”, të këtij vendimi.

Nxënësit që kanë përfituar bursë vitin e parë, me vendim të këshillit të bashkisë/komunës ku ata kanë vendbanimin e përhershëm, e marrin këtë bursë deri në përfundim të viteve të shkollimit, nëse atyre nuk u ndryshojnë kriteret ekonomike dhe nuk rezultojnë mbetës.

Nxënësit që kanë përfituar bursë e përfitojnë atë edhe gjatë periudhës së zhvillimit të praktikës profesionale. Bursa jepet në formën e kuotës ushqimore, nga njësia bazë e qeverisjes vendore gjatë periudhës së zhvillimit të praktikës mësimore.

Bursat e studentëve, për vitin e II-të e lart, rishqyrtohen dhe miratohen çdo vit nga institucionet publike të arsimit të lartë. Studentët e vitit II e lart, që nuk kanë përfituar bursë dhe plotësojnë kriterin ekonomik, mund të përfitojnë bursë brenda numrit të planit të bursave, të përcaktuara sipas këtij vendimi.

Numri i bursave për këtë kategori studentësh dhe për studentët që përfitojnë bursë, sipas pikës 2.2, është deri në 150 (njëqind e pesëdhjetë), në shkallë vendi, brenda numrit të përgjithshëm të bursave të dhëna për vitin akademik 2014-2015. Institucionet publike të arsimit të lartë paraqesin në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit kërkesat për studentët që përfitojnë bursë sipas pikave 2.2, shkronja “ç”, 2.2 shkronja “d”, dhe 2.2 shkronja “dh”, të këtij vendimi.

MAS-i harton planin e shpërndarjes dhe e dërgon për ekzekutim në institucionet publike të arsimit të lartë. Studentët, të cilë kanë përfituar bursë vitin e parë, me vendim të këshillit të bashkisë/komunës ku kanë vendbanimin e përhershëm, e marrin këtë bursë deri në përfundim të viteve të shkollimit, nëse atyre nuk u ndryshojnë kriteret ekonomike dhe nuk rezultojnë mbetës.

Nga plani i bursave të miratuara për vitin akademik 2014-2015 bashkisë së Tiranës i jepen deri në 10 (dhjetë) bursa për studentët të cilët, pavarësisht nga kriteri i vendbanimit apo kritereve ekonomike, kanë statusin ligjor të jetimit si dhe statusin invalid paraplegjik apo tetraplegjik, ndërsa bashkive të tjera, të cilat në vendndodhjen e tyre territoriale kanë institucione të arsimit të lartë publik, për këtë kategori studentësh, u jepen deri në 3 (tri) bursa.

Nxënësit dhe studentët që kanë përfituar statusin ligjor të jetimit, nxënësit e Institutit të Fëmijëve që nuk Dëgjojnë dhe të Institutit të Fëmijëve që nuk Shikojnë përfitojnë falas veshmbathje, libra dhe fletore, sipas pasqyrës nr.6, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Nxënësit e Institutit të Fëmijëve që nuk Dëgjojnë dhe të Institutit të Fëmijëve që nuk Shikojnë përjashtohen nga detyrimet e tarifave të shërbimeve të ndryshme që ofrojnë shkollat.

Nxënësve dhe studentëve që kanë përfituar statusin ligjor të jetimit  u sigurohen falas, nga fondet e shkollave përkatëse, shërbimi shëndetësor, shërbimi dentar dhe medikamentet, pas paraqitjes së librezës, të kartës shëndetësore si dhe të epikrizës, nga qendra spitalore e rrethit.

Nxënësit jetimë, që vazhdojnë shkollat e mesme ose institucionet publike të arsimit të lartë, trajtohen me pagesë suplementare edhe për periudhën e pushimeve verore, që përcaktohet nga Këshilli i Ministrave, si dhe vetëm një vit, kur humbasin vitin shkollor, për arsye të rezultateve jo kaluese, nga njësitë e qeverisjes vendore, sipas vendndodhjes territoriale.

Fëmijët/nxënësit dhe mësuesit e institucioneve të arsimit special, me nevoja të veçanta psiko-sociale, pa konvikt, trajtohen falas nga shteti, me një kuotë ushqimore (drekë), me vlerë deri në 150 (njëqind e pesëdhjetë) lekë në ditë.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje