Kodi i ri/ Haxhinasto: Fillon aplikimi i patentës me pikë

28 Tetor 2014, 16:36Sociale TEMA

Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto bëri të ditur se menjëherë pas miratimit të ndryshimeve në Kodin Rrugor do fillojë të zbatohet sistemi i pikëzimit të patentave.

Menjëherë bëhet automatike aplikimi i sistemit të pikëve për patentat, që do të thotë me miratimin e këtyre amendimeve, fillojmë menjëherë sistemin e aplikimit të pikëzimit”, tha Haxhinasto.

Patenta do të ketë në total 20 pikë, sipas sistemit italian dhe me vendim të Këshillit të Ministrave, janë përcaktuar se sa pikë hiqen për çdo shkelje. Kur pikët e mbetura shkojnë në zero, drejtuesve u hiqet patenta.

Të dhënave zyrtare tregojnë se mbi 60 për qind e aksidenteve në Shqipëri ndodhin për shkak të gabimeve njerëzore. Në kodin e ri, Qeveria ka parashikuar ashpërsimin e masave ndëshkuese, veçanërisht rritjen e fortë të gjobave, çka ka hapur një debat të fortë edhe politik. Por ministri i Transportit tha se këto masa nuk kanë asnjë qëllim tjetër vetëm mbrojtjen e jetës së vetë qytetarëve.

Të reduktosh numrin e vdekjeve, të themi 35 raste t’i reduktosh ato në vit, besoj që duhet ta shohim në këtë këndvështrim, kemi shpëtuar 35 jetë dhe kjo është shumë e rëndësishme për misionin që kemi“, tha Haxhinasto.

Në  Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, kreu i Transporteve bëri të ditur se përmes Kodit të ri mbrohen edhe rrugët nga shkatërrimi, ndërkohë që deklaroi se paketa e ndërhyrjeve përfshin edhe disiplinimin e pikave të karburanteve./TCH

4 komente në “Kodi i ri/ Haxhinasto: Fillon aplikimi i patentës me pikë”

  1. asdreni says:

    Opo shyqyre se duhet pare edhe Ana teknike e cdo lloje automjeti we vjen se erdhen gjithe vorezat e italise etj. be shqiperi dhe duhet nje ligje kaloji 10 vjet nga data e prodhimit Te dale jashte qarkullimit se po marrin jete njerezish

  2. bingo says:

    Te disiplinohen pikat e karburanteve ne autostrada ne rradhe te pare, me hyrje e dalje ne to me korsi te vecanta e me gjatesi optimale per dalje dhe hyrje te sigurt ne trafik si ne gjithe boten, e jo sic jane tani qe duhet te stoposh nga 90 km/ore ne 10 km/ore per te hyre ne korsi qendrore te autostrades, duke rrezikuar aksident nga makinat prapa, si dhe duhet te hysh ne trafik perseri si plumb pushke, a thua se te gjitha makinat jane ferrari ne Shqiperi qe te startojne nga 0 km/ore ne 90 km/ore per tre sekonda…

  3. enter says:

    Ngarja e makines eshte kulture me vete. Shqiptaret duhet te mesohen te drejtojne makinat me kulture, qe do te thote: Mos i bier borise kur semafori eshte i kuq, respekto kembesoret, mos bej si i cmendur kur je ne makine, mbaj krahun tend, etj etj etj

  4. Kritizeri says:

    Na mbyten budallenjte.I bene te tjerat keta dhe u mbeten piket.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje