Artan Fuga: Zgjohuni nga kjo marrëzi, kemi boll halle për t’u marrë gjithë kohën me një ndeshje

25 Tetor 2014, 09:44Sociale TEMA

Profesori dhe filozofi Artan Fuga, ka ironizuar faktin që prej ditësh njerëzit merren me ndeshjen Serbi-Shqipëri.

Ai thotë se shqiptarët, si këtu, ashtu edhe në Kosovë, kanë boll halle të tjera për t’u marrë.

Lajme nuk ka.

Punë nuk ka ka.

Lekë, jo se jo.

Kafja po na mbarohet në dollap.

I ftohti po vjen dhe nuk me çfarë lekësh do të ngrohemi.

Mendojmë dot, nuk mundemi.

Shyqyr o Zot që na dhe këtë ndeshjen, të tjerrim nja dy a tre javë, a muaj, e media të vazhdojë të rrotullohet, e politikanët të dalin e shpalosin dijet e tyre për futbollin politik, e populli të harrohet pas budallalllëqeve që nuk i sjellin asgjë, madje as tre pikë, që diku ta shprehim inatin, atje larg te një farë UFO-je ose UEFA-je, bjerru hijeve me gur, e të barazohemi me njeri tjetrin, se futbollin e kuptojnë të gjithë, dhe analistët, o Zot falemnderit, të debatojnë se kur i ra fërshëllimës arbitri, para apo para portë të dhomave të gjumit, më falni të veshjeve, të flenë rehat të papunët, duke menduar se barkun e kanë thatë por amà tre pikët i duam, cfarë manipulimi gjigand, dhe askush nuk e kupton se i kanë futur në një botë iluzionesh të marra, se kështu shtyhet koha, me përfitime dypalëshe, nuk kemi cfarë t’ju propozojmë tjetër, hajde i gjuajmë njeri tjetrit me topa futbolli, mos analizojmë se cfarë tregtie bëjmë, cfarë interesash kemi për paqen, i bjemë me topa futbolli se me topa të tjerë s’kemi cfarë i biem.

Dhe Kosova ende nuk ka qeveri prej qindra ditëdh dhe askush nuk thotë një fjalë : Ore cfarë bëhet???

Dhe bashkëpunimi mes nesh si vëllezër as nuk ecën gjëkundi, as në kulturë, as art, as ekonomi, zihemi për krunde, e krunde plot, bëjmë shoë, por mes nesh nuk mungojmë hapur të shprehim dasi politike, fetare, urrjetje krahinore mes nesh shqiptarëve, dhe askush nuk flet.

Ne që prej qindra ditësh nuk mbledhim dot deputetët në Kuvend, nuk bashkohemi në lagje, në qytet, në Kuvend, por ama zjarr ndizemi për bashkime që i duam, por nuk i kërkojmë, nuk lëvizim as gishtin e vogël për t’i fituar pak e nga pak.

Dhe kur ata që nga gjumi i iluzioneve manipuluese, zgjojnë, janë të bezdisshëm sikurse ata që na zgjojnë nga gjumi në mëngjes duke na thërritur: Zgjohu, mo!”, shkruan ai./b.l

46 komente në “Artan Fuga: Zgjohuni nga kjo marrëzi, kemi boll halle për t’u marrë gjithë kohën me një ndeshje”

  1. tfg says:

    o Zot,doli dhe nje njeri normal, madje filosof:
    -Zgjohuni,nuk kemi brek ne bithe e merremi me nje top futbolli…….!

    1. tarrasi says:

      tfg greket jam perfaqesuesit e komunitetit egjyptian ne europen,i degjon lajmet ke gjendje te jashtezokonshme ne origjinen tende ne EGJYPT,,leri breket e shqiptareve po shiko tangat e tua duke filluar nga EGYPTIANET dhe se fundmi NIGERIANET E AFRIKES.Te drejtat ne europ i ke fitur si KOMUNITET jo si Europian,,,!

      1. Arber says:

        Duket qe ky palo profesor jo vetem qe nuk eshte profesor por nuk eshte as filozof. Uaaau! Si ore palo burre na flitkerke ti per varferi, perse nuk e ke hapur gojen me pare more ti? Po iu hap goja manecit tani qe qeveria e Edi Rames po i sjell dinjitetin vendit karshi fqinjeve raciste e me qellime te mbrapshta. Edi Rama po krijon pune e mireqenie per shqiptaret. Te pakten po punon per Shqiperine e shqiptaret. Ata te paret punonin per serbin e sllavet dhe xhepat e tyre dhe nuk donin tja dinin. Keta po behen copa per Shqiperine dhe popullin e vet, po vendosin rendin, po perpiqen te hapin vende pune, po respektojne emigrantet shqiptare duke punuar per pensionet e tyre, po zbukurojne qytetet, po ndertojne stadiume e rruge, po permiresojne infrastrukturen po pastrojne edhe plazhet per te ngrohur ti ‘profesor’ ne diell dhe ne rere te paster. Ndersa ti na flitke per ‘diten e qiametit’, varferine e gjendjen e tmerrshme ne te cilen eshte Shqiperia. Une lexova qe 19 mije italiane kane ardhur te punojne ne Shqiperi dhe shikojne oportunitete te medha aty krahasuar me Italine. Kjo na mbush me krenari. Me se fundmi Shqiperia po behet nje vend qe mund te emigrojne edhe fqinjet si italianet. Mundohu te zhvillosh nje filozofi tjeter i dashur filozof dhe ajo ate te qiametit.

    2. ali says:

      Cfare thote ky mo, cfare filozofon ky? a eshte ne rregull apo mosha bene punen e vete, te jeshe i varfer, te te mbaroje kafja ne dollap do te thote te heqesh dore nga liria,sovraniteti, e verteta, e duhet t’u nenshtrohesh pa kushte te tjereve, Titullin profesor mund ta kete merituar ne nje mosh tjeter por sote po tregon se nuk di cfare flete. Shqiptaret boll kane heshtur, ata kane heshtur deri ne marrezi. Cfare shqetesimi qenka nje flamur i shqiperise reale e natyrale, pse u trembeka serbi kaq shume, sa qe ka shume dite qe nuk e ze gjumi nga shqiperia reale?kur historia ne shekuj ka treguar se nuk jemi agresor,nuk jemi pushtues?Pse duhet te heshtim kur ne kemi te drejten tone me vehte,te drejten nderkombetare,te drejten kushtetuese per te kerkuar zgjidhjen e ceshtjes shqiptare ne ballkan. Vetem hajduti ka frike se mos i marrin ate qe ka vjedhur, teritori serb duhet te jete vetem ai natyrali,vetem ai i popullor me serb.Profesoret e ketij vendi ne vend qe t’i ngren me force e ti kerkojne edhe politikes qe te mos heshte, bejne thirrje vete per te qendruar te heshtur,te friksuar sic qendruan ne rastin e marrvehjes detare me greqin,ku praktikisht greqise i jepej pjese e teritorit shqiptar. Shqiperise i duhen ne radhe te pare njerz atdhetar. Ndaj nje serbie fashiste detyra qytetare nuk eshte te heshtesh zoteri.

    3. Adriatik says:

      Artan mos humb kohe me keta se mekanizmi i pushtetit ka nevoje per injorancen popullore.

  2. qytetar says:

    Degjojeni me kujdes kete “Profesor”
    ate qe thote ne fillim te leksjonit apo bisedes
    e kundershton po vete ne fund te saje.

  3. s.h. says:

    Prof. Fuga ka nevoje per ndonje qender reabilitimi se vazhdon te flase dhe shkruaj percart …Ky flet zgjohuni nga kjo marrezi…. por vete mbreme te A.Cani, derdellisi marrezira nje ore te tere per kete ceshtje , bashke me nje te marre tjeter K.Spahiu !

    1. Ky sharlatani eshte vet fillozofi Marrezis atij vendi

  4. Fugatori says:

    Ky Eshte filozof! O te dhjefsha mu ne Surat ! Kete ndyrresirat si ky e Kane mendjen tek ndonje lek nga OJQ ! Se keta Jane shume kozmopolite ! Keta heqin Breket per gjithshka bythpambuket e Tiranes ! Njerez pa dinjitet! Filozof ky tu Perkthy librat e francezve! Bythqira ngelen keta si ne kohen e Enverit edhe sot! Race fugash

    1. Dardanet says:

      Vet mbiemri tregon se ky s’eshte shqiptare.Pamja e jashtme tregon se ky eshte nje psikopat dhe mbetje e ish Perandorise serbe ne tokat shqiptare.Thuaju shovenistve serb perse merren me aferen raciste qe vet e krijua.Tema,ju lutem mos publikoni kesi shkerdhace si ky psikopat.Edhe futbolli eshte pjese e jetes se pergjithshme te nje populli apo te popujve te ndryshem or bajge komuniste antishqiptare.

    2. harry says:

      Fugatorit,
      Besoj se do te me kuptosh: Fuga mund te jete edhe ashtu si thua ti, Por, pergjigja jote mendoj, mund te ishte me argumenta se sa duke share: Te me falesh per sugjerimin por psh mund te sillje nje seri argimentash qe ai nuk te drejte, dhe me tej te sillje mendimin tend kundershtues per profesorin. Ne kete menyre une, si lexues do te kisha dy kendvestrime te ndryshme dhe do te zgjidhja. Por, deri tani kam kendveshtrimin e Fuges qe “nuk duhet te merremi kaq gjate me te…le te merren specialistet, ne kemi edhe halle te tjera…Kosova ska akoma qeveri etj.Tani,cili eshte kenveshtrimi yt per kete teze? kete doja te dija qe ti ballafaqoja.Ndersa ti vetem e shan dhe kaq..?? Por, kjo nuk eshte ne nivel debati, por njeri ngre teze, tjetri e shan??!! Nuk ka mendim nga ana juaj.Sille dhe ne te gjykojme.Ky mendoj eshte debat sic behet edhe ne te tjera gazeta jo shqiptare kryesisht. flm per mirekuptimin

      1. Shqiptar says:

        Ehh o harry… sikur te kishin te gjithe te njejten logjike dhe formim si ti, nuk do vuanim ne perjetesi ndasite, urrejtjen dhe individualitetin brenda llojit. Problem i madh nder shekuj ti thuash injorantit ndalo, bej kujdes cfare flet nga mendja jote e zbrazet! Kujdesu te mesosh nga ata qe kane lexuar dy libra sepse eshte ne te miren e femijeve te tu. Qe te shohin nje dite te bardhe, ate diten qe ti skisha kulturen e duhur ta shihje. E trishte, teper e trishte sesi prindrit me vetedije e nxijne jeten e femijeve te tyre. Bravo ju qofte o politikane te gjithditur te ketij kombi, edhe femijet tuaj ne te njejtin zhul jetojne.

  5. Shqiperia says:

    Eshte me se e drejte kritika qe ben Z.Fuga .Jane ngritur te gjithe ne kembe i madh dhe i vogel ,per ceshtjen e drejtesise se tre pikeshit.
    Kur ka patur drejtesi ne kete glob ,qe ky popull ndihet kaq i indinjuar nga kjo ngjarje ????????????? Perse nuk flet Kryeministri dhe Presidenti per
    padrejtesite teper skandaloze qe behen ne kete vend ?????
    Mendoj qe te gjitha ceshtjet sportive i takon ti shqyrtoje FSHF dhe jo qeveritaret e tjere .
    Ballkanasit nuk behen kurre Europian !!!!!

    1. sokol says:

      Profesori ka te drejte?

      Ne diskutojme per ndeshjen dhe themi:
      1. Nuk dihet kush e ngriti flamurin
      2. Nuk mund te riktheheshim ne ndeshje per shkak te dhunes

      etj…………
      Pra vendimi i pa drejte dhe ne mund te flasim per kete per jave te tera.
      Edhe une keshtu mendoj. Ashtu sic mendoj se edhe dhuna nga sportistet tane nuk mund te tolerohet qofte edhe per vetmbrojtje.

      Ku qendron problemi:
      Problemi nuk eshte ndeshja. Problemi eshte:

      1. Paaftesia e shqiptarve per tu organizuar dhe per te krijuar nje shtet shqiptar te fuqishem ne fundin e perandorise osmane.
      2. Paaftesia e shqiptarve per te krijuar shtet edhe pas nje qind e ca vjetesh.

      Pyetje qe mund te ngrihen
      C’lidhje ka pika 1 me ndeshjen?
      Lidhja qendron ne faktin se po te krijonim nje shtet te forte perpara serbve dhe grekeve do provonim se jemi popull inteligjent dhe patriot. Europa do na respektonte si faktor stabiliteti dhe ne vend qe te na mernin toka jam shume i bindur qe do na kishin dhene toka. Pra shqipria e madhe do ishte bere 100 vite me perpara.
      Clidhje ka pika 2 me ndeshjen?
      Shqiptaret ia dhane voten dhe po qeverisen nga hajduti qe qe u demaskua me ze e figure ne TV. Jo qe nuk u denua por eshte kryetar parlamenti dhe po qeveris se bashku me rilindasit.
      E di europa kete? E di dhe kjo perforcon mendimin se ne nuk mud te krijojm shtet. Kjo perkethehet ne munges respekti.

  6. Jace says:

    Pirdhni, burra, pirdhni kolektivisht pas topit dhe ne forma sa me te larmishme. Ajo qe na ka gjetur eshte kuje e vertete. Habitem se si nuk i ra damlla ndonjerit nga ‘Plisat’ prej kesaj gjeme qe na ka gjetur. Tani mund te rrojme edhe 100 vjet, por c’e do, rrojme kot, kjo do te ishte thjesht jete qeni. Me mire t’na kishin hedhur ebolen se na dhane kete vendim. Paskemi qene fatnxire. Qe nga koha e Pirros se Epirit asnje gjykate nuk na kishte bere nje hata te ketyre permasave….
    Ore vellezer, do i therrasim mendjes ne, apo do rendim marrezisht pas topit, duke u kthyer te gjithe ne anetar te organizates ‘Plisat’?

    1. bert says:

      O Jace ke shum te drejt po ketu shumica jan karepsur mbas asaj banderoles

  7. Aron says:

    Ore Profesor! Te dija burre te mencur, por paske qene “hajvan” zotrote? C’te kemi bere ore zoteri, qe na bene thirrje per te hyre ne binaret e arsyes? Do qe t’na privosh edhe nga ajo e shkrete mundesi qe na ka mbetur dhe na jep kenaqesi te parrefyer, per tu marre pambarimisht me gomarlleqe? Pra, shkurt, do t’na nxjerresh nga cmendina dhe t’na futesh ne boten e felliqur te arsyes? Yyyyy, gremisu! Rrofshin Plisat! Plisat! Plisat! Plisat!…

  8. popull kot says:

    Shkrim kot pa lidhje: pun, uj, drita, rrug, spitale, shkolla, administrat, drejtësi, kultur qytetare dhe politike kemi boll apo harron që jemi te dytët. Ndonjë lajm për gjitonët kemi që ti shajmë tër ditën nëpër kafene. këto jan probleme serioze.

  9. Princi (Belgjikë) says:

    Profesor Fuga ka të drejtë në të gjitha ato që shkruan, por për kë shkruan ? A mund të luftohet injoranca me argumente dhe me logjikë të fortë ? Kurrë ! As ka ndodhur e as do të ndodhë kund në botë. Ne jemi një shoqëri ku injoranca e plotë zotëron dhe mbyt me zhul të gjitha qelizat e saj.Shikoni se ç’gjuhë rrugaçësh e huliganësh arrogantë përdoret nga mjaft komentues këtu dhe mendoni pastaj se kush çirret për patriotizëm e drejtësi, se ç’mund të kenë të përbashkët ata me atdhedashurinë dhe krenarinë kombëtare! Shqipëria e shqiptarët duhet të shkunden nga një tërmet i vërtetë kulturor.Duhet një revolucion i vërtetë kulturor në psiqikën tonë, në mënyrën e të menduarit dhe në vlerësimin e jetës në të gjitha pamjet dhe veprimtaritë e saja. Nuk thonin kot Rilindasit tanë (jo “rilindasit” e sotëm) se : “Dritë e Diturisë përpara do na shpjerë “.

  10. Hm... says:

    Zoti Fuga, kjo ndeshja eshte manifestim i problemit strategjik qe kemi ne ne rajon. Vijon ende mentaliteti i 1913 dhe nese ky nuk eshte problem, cfare eshte problem? Se pastaj vijne te gjitha, blerja e politikaneve, rrenimi dhe vasalizimi i ekonomise ndaj fqinjeve me cmim varferine dhe kaosin konstant. Duam shtet, ta fillojme nga prona. Tek pronari. Kush e ka zene ose te paguaje cmim tregu me kredi me interes te ulet tek pronari ose te ike nga prona dhe te demshperblehet nga shteti per investimin e bere nese e ka bere me rregulla dhe leje. Pastaj me fqinjet reciprocitet. Serbet avancojne me serbet e Mitrovices, ne akoma tek materniteti ne Presheve!!! Greku na nxorri kokallat e te pareve, ne nuk bejme nje xhiro nga Cameria!!! Prandaj, profesor, bejuni tribune te shqiptarizmes dhe jo tellall te politikes klienteliste te dites.

    1. Po komentoj me ty se te gjithe te tjeret qe komentojne negativisht ndaj cfare ka thene Fuga jane thjesht sharje ndaj nuk ja vlen te komentosh. Thone se kryeministri i Serbise Pashic kur u shpall pavaresia e Shqiperise ju pergjigj deputeteve te irrituar “pse merziteni. Shqiptaret do e prishin vete shtetin e tyre”. Per te dale te problemi i ndeshjes. A kemi bythe te behemi te gjithe bashke dhe te marrim tokat tona? Kemi ne eposin tone histori trimash por gjithmone kemi qene te pushtuar. Pra s’kemi bythe te bejme lufte dhe bejme gam gam kot. Dhe e dyta cfare ka thene gabim Fuga? Qe jemi ne mjerim jo vetem ekonomik por edhe mendor. Dhe si perhere te huajt do tallen me ne per sa kohe nuk e marrim vete seriozisht dhe ta trajtojme veten me respekt.

  11. Giacomo Pucini says:

    Imitator i deshtuar, dridhu e fshillu , recito e ligjero, kerce dhe rrotullohu, por prape nje fugë dhe lomçkë mebete me mendimet e tua te ashtuquajtura fillozofike.
    Dridhu lomçkë dridhu,
    Sipër 22 dajllarë.
    Mos na jep mënd se po vjellim zorret mbi llapollogjitë e tua shtufore.

  12. Princesha Buashakabua says:

    Imitator i deshtuar, dridhu e fshillu , recito e ligjero, kerce dhe rrotullohu, por prape nje fugë dhe lomçkë mebete me mendimet e tua te ashtuquajtura fillozofike.
    Dridhu lomçkë dridhu,
    Sipër 22 dajllarë.
    Mos na jep mënd se po vjellim zorret mbi llapollogjitë e tua shtufore.

  13. Plisi prej vërteti says:

    Shumë e bukur, @Aron…!

  14. artur says:

    Bravo Profesor, te besoj qe do te kete vesh qe degjojne dhe njerez qe do te bejne diçka te nevojshme e te mençur per kete popull

  15. Plisi prej vërteti says:

    Shumë e bukur, @Aron…! Ju dha ndonjë “pesëmijshe” Merua, për “burrërinë” që tregoni…???!!!

  16. Hm... says:

    Zoti Fuga, kjo ndeshja eshte manifestim i problemit strategjik qe kemi ne ne rajon. Vijon ende mentaliteti i 1913 dhe nese ky nuk eshte problem, cfare eshte problem? Se pastaj vijne te gjitha, blerja e politikaneve, rrenimi dhe vasalizimi i ekonomise ndaj fqinjeve me cmim varferine dhe kaosin konstant. Duam shtet, ta fillojme nga prona. Tek pronari. Kush e ka zene ose te paguaje cmim tregu me kredi me interes te ulet tek pronari ose te ike nga prona dhe te demshperblehet per investimin e bere nese e ka bere me rregulla dhe leje. Pastaj me fqinjet reciprocitet. Serbet avancojne me serbet e Mitrovices, ne akoma tek materniteti ne Presheve!!! Greku na nxorri kokallat e te pareve, ne nuk bejme nje xhiro si deputete nga Cameria!!! Prandaj, profesor, bejuni tribune te shqiptarizmes dhe jo tellall te politikes klienteliste te dites.

  17. LORA says:

    A.Fuga eshte nje bajge frankofone;as filozof e as profesor.
    Kush merr mendjen e tij e ka te sigurt deshtimin.
    Sidoqofte ,lajmi e ben nje te mire;tregon se Fuga po shfryhet si tullumbace ,ne menyre transparente,qe te mund te shohe realitetin e njerezve qe punojne e luftojne cdo dite per t’a fituar jeten e familjeve te tyre,,,,pa llafollogji,sikurse ben ky fare bla bla-je.

  18. Kendveshtrim tjeter says:

    Profesor ,nuk e ka fajin futbolli,qe jemi ne kete derexhe !
    Te diskutosh per nje problem shqiptar,ku padrejtesia e institucioneve evropiane,vazhdon si ne 1913,te marre vendime anti shqiptare,eshte zgjim i ndergjegjes kombetare !
    Ti mendon, se po mos folem per kete problem,do ti zgjidhim hallet tona me shkopin magjik te profesorve te komunizmit ?!
    Fuge te qenka bere mendja !

  19. analist says:

    Mender-Profesor Degjenerata qe merr per vehte diku 15.000 €/muaj dhe na flet per varferine.
    Rrace e qelbet!

  20. kris 1 says:

    Nuk ka dimer kete rradhe.Do te kemi pune sa te shkrijme platinin e Frances dhe te vendosim drejtesi ne Europe.
    Sa per kafen e mengjezit do nxjerim nje ligj antikafe ,do rrisim aksizen qe te mbrojme shendetin e popullit.
    Ne vend te kafes njerezit te bejne nje shetitje para kryeministrise dhe te ngopin syte duke pare sise,sise,sise.pa fund

  21. taso kume says:

    SERBET me te vertet kan avancuar ne MITROVICE ,por shiko sa vjet u eshte dashur te vijne ku jane,ne Cameri i nguli CURCILLI GREKET per interesa te ANGLISE,Maqedonine ose (minijugosllavine e mbajten ne kembe miqte tane te pertej oqeanit ,ne KOSOVE bejne lufte dy klane per pushtet,ne SHQIPTARET ndezim zjaret me duart tona prandaj nuk na perkrah asnje forum nderkomtare,ne aspektin e brenshem kemi ngelur te muhabeti i sportit te dites se hene te kohes se DULLES,pa kulture dhe unitet nuk te perkrah njeri,dhe mendoje se do na duhet te shpenzojme shume kohe per te ardhur ne nje mendim gjithe SHQIPTARET kudo qe jane,dhe me kryesorja per sa te jene drejtusa partije njeres te dyshimte per bashkpunim me agjenturen SERBE (SHQIPERI,MAQEDONI,KOSOVE) Kombe i dobet do ngelemi dhe pa perkrahje.

  22. Kimete says:

    Po he mo Profesor ku je!?.Nese nje ze i vetem humbet ne hapesire, kur ky ze behet udheheqes atehere do te shohim se lajmet do te na mbysin ,kafja do te na vij ne dollap, Kosova do te kete Qeveri , ne dimrin qe po vjen nuk do te kemi me ftohte.Na mungon zeri intelektual Profesor,largohu nga compjuteri, dil ne popull hap nje dritere ku te fluturoj thirrja e kjo te kthehet ne oshetime .
    Sinqerisht respekt per Ju prof.
    Fli pak ashtu si Kryeministri,qe edhe ne te kuptojme se dikush po mendon edhe per ne.

  23. Domndoci says:

    I nderuar profesor! I drejte arsyetimi Juaj! Sikur problemi me i madh i joni eshte topi?!!. Na kane fluturue edha ato pak mend qe kemi ne koke (Poqese kemi!). Na ka gjete hataja me keto injorantet “patriote” qe s’ kane asnje cope buke me hanger. Lart “Patriotizmin” o kunguj, packa se jemi bere per te kullotur tek kazanet e plehrave!
    A e shifni o qyqa se c’ vlere kemi perpara europianeve qe vazhdojne te tallin menderen qe prej 101 vitesh me ne. Sipas kokes qe kemi na vene kapucin (shqiponjen e e flamurin veme vete dhe bile i biem edhe daulles)!
    Ka 24 vite qe kaolicioni i hajduteve dhe injoranteve na ka hypyr ne shpine (si gomere qe jemi), e ne krenohemi me bishtat e preshit (patriotizmin primitiv). Kur jemi aq patriote sa duam te dukemi pse kemi kapur kazmat (e korrupsionit , vjedhjes,kurverirave, drogave incestit e gjithe te keqijat e botes);per te shkatrrue ket pak vend qe na lane europianet? Ku i kemi kosovaret superpatriote qe zhgrryhen si derrat ne lluce enuk krijojne nje qeveri anipse ka 3 muja qe hodhen e vezet (votat) per nje qeverisje te re?! Turp ne kete ane e bloze matane. Ti biem daulles si (Zhelala i bashkise se ceceneve) se keshtu iua rruajme topet europianeve qe na kane trajtue, na trajtojne e do t’ na trajtojne si majmune) sa te jete jeta. Tash adi cka bani?! Merrni ca brisqe t’ ja rruani europes (dhe Shkieve serbe qe jane te dashtunit e Evropit). Profesor po flas nga marrazi edhe pse ne menyre te vrazhdet. Por si mund t’ju flitet ndryshe ketore “patrioteve te topit”>

  24. Domndoci says:

    I nderuar profesor! I drejte arsyetimi Juaj! Sikur problemi me i madh i joni eshte topi?!!. Na kane fluturue edha ato pak mend qe kemi ne koke (Poqese kemi!). Na ka gjete hataja me keto injorantet “patriote” qe s’ kane asnje cope buke me hanger. Lart “Patriotizmin” o kunguj, packa se jemi bere per te kullotur tek kazanet e plehrave!
    A e shifni o qyqa se c’ vlere kemi perpara europianeve qe vazhdojne te tallin menderen qe prej 101 vitesh me ne. Sipas kokes qe kemi na vene kapucin (shqiponjen e e flamurin veme vete dhe bile i biem edhe daulles)!
    Ka 24 vite qe kaolicioni i hajduteve dhe injoranteve na ka hypyr ne shpine (si gomere qe jemi), e ne krenohemi me bishtat e preshit (patriotizmin primitiv). Kur jemi aq patriote sa duam te dukemi pse kemi kapur kazmat (e korrupsionit , vjedhjes,kurverirave, drogave incestit e gjithe te keqijat e botes);per te shkatrrue ket pak vend qe na lane europianet? Ku i kemi kosovaret superpatriote qe zhgrryhen si derrat ne lluce enuk krijojne nje qeveri anipse ka 3 muja qe hodhen e vezet (votat) per nje qeverisje te re?! Turp ne kete ane e bloze matane. Ti biem daulles si (Zhelala i bashkise se ceceneve) se keshtu iua rruajme topet europianeve qe na kane trajtue, na trajtojne e do t’ na trajtojne si majmune) sa te jete jeta. Tash adi cka bani?! Merrni ca brisqe t’ ja rruani europes (dhe Shkieve serbe qe jane te dashtunit e Evropit). Profesor po flas nga marrazi edhe pse ne menyre te vrazhdet. Por si mund t’ju flitet ndryshe ketyre “patrioteve te topit”>

  25. Guri Stralli says:

    A mund te shihet ky i vetequajtur “Filozof” cdo nate ne TV.
    Mbreme kishte mare edhe syzet e Bertit te “Dance with me”
    Kush me thote a ka sot profesion “Filozof”?

  26. Petrit says:

    Po pse o profesor tere jeten duke bere bariun ? Po kur s’te binden delet, nderro profesion ore njeri. Pse i ben kaq publicitet ish te ndjerit te PD-se Sali Berishes ?
    Akoma nuk e ke kuptuar o derzi qe pushteti s eshte si njehere e nje kohe, i perqendruar per vite te tera ne nje parti. Demokracia eshte sistem rotacioni or byrazer.

    Pastaj c’te pelqen kaq shume tek nje i droguar si i ndjeri Sali Berisha ? Kaq shume sa lexon mbi Frojderat etj, akomanuk e ke kuptuar more byrazer qe po i beni yzmet nje te droguari qe po ju çon ne lume, ju te gjithe seren e profesoeve te ndritur te Universitetit te Henrit, qe nga njera ane e shani, por nga ana tjeter e shfrytezoni sa te mundeni budallain e gjore.

  27. bobi says:

    Respekte Prof. Fuga! Ne kete periudhe tensionesh ben gjithmon pune nje mendje e ftohte intelektuale!

  28. Kendveshtrim tjeter says:

    PROFE,ne futboll je nxenes !
    Sot futbolli eshte industri e rende,fitimet e te cilit kapin miljarda euro.
    Me mendesit, kur je bere “Profesor”, futbolli ishte vrima e fundit e kavallit,sherbente dhe per “edukimin komunist te masave” !
    Sot mos bej thirje per braktisjen e futbollit,se nuk te pranon njeri per te zgjuar !

  29. . says:

    Po te luanim me lojtaret tone ose po te mos kishin qene lojtar koqevare:

    Shqiperia nuk do “penalizohej”.

  30. ak-47 says:

    Fuga president I Re-publikes!! Pse JO?!!

  31. Shqiponja says:

    Prof. Fuga problemet qe diskutoni jane reale. Une nje pyetje do kisha per ju zoti Fuga. Kush na e solli kete mjerim ,injorance ,mos bashkepunim dhe shume e shume te tjera fenomene??? Ju me shume se kushdo duhet ta dini.Pa dashur dua te te kujtoj ate qe ju mund ta keni harruar brezi i baballareve tuaj nga ku dhe ju keni prejardhjen. Ne kohe se Enverit ju dhe familja jote ka qene nga te privilegjuarat.Ju studiuat ne degen qe kishit per zemer se ishe i biri i Myqerem Fuges.Ju dhe familja nga ju vini keni qene te privilegjuar ne cdo aspekt keni marre cfare keni dashur ne jete. A keni menduar ju per problemet e ketij vendi per gjendjen e ketij populli qe tani paska filluar tu beje juve pershtypje. Nuk e besoj.Derisa ju ishit konform qeverise Enveriane qe masakroi nje popull te tere ,qejudhe familjae juaj morri cfare donte ,kishit nje jete komodoe bridhnit kur ne populli nuk mbushnim barkun me buke,kur per 1liter qumesht per nje femije te sapolindur duhet te coheshim ne 2 te mengjesit. Kur nuk ishim mundesi te zgjidhnim ne jete te edukoheshim ku ishim me produktive sepse deget e e priviligjuara ishin per ju te privilegjuarit si puna juaj me shoke. A nuk ju bejen pershtypje keto juve zoti Fuga.Une nuk kam problem me ngritjen e problemeve se ato ekzistojne kam problem kush i ngre ato. Ju dhe sera juaj beni mire te heshtni se na keni kushtuar shume ne popullit te mjere.Ne punomim per ju qe harliseshit neper vilat tuaj dhe as qe ju shkonte ne mend per ne. Prandaj eshte me e ndershme te heshtni se te na zieni gjakun ne qe gjithe jeta qe njehere te jepet na u dogj nga ia sistem i mallkuar. Ai sistem ku ju keni qene pjese na la pa leke, pa breke sic thoni ju ne fjalen tuaj,qe prishi njeriun deri ne palce,qe masakroi nje inteligjence te tere.Ju prape jeni neper pozicione te privilegjuara si per shembull djali juaj prane kryeministrit ne fuqi . Se nuk kishte shqiperia djem e vajza nga populli qe dine te perkthejne shume mire anglisht por jooooo duhej djali juaj Z. Fuga se sigurisht ju i kishit mundesite te edukonit femijet tuaj neper Harvard dhe jo populli qe nuk mbyll dot muajin e nuk ngop barkun me buke.Ja pse nuk besojme qe shqiperia ka rilindur.Sepse ne cdo parti sera juaj ka penetruar si ne te Fatosit ,Saliut dhe te Edit. Kur keto fenomene te zhduken nga kultura jone kur pozicioni i punes ti jepet me merite vetem dhe pa nepotizem e allishverishe atehere Shqiperia do te rilindi deri atehere kemi rruge te gjate per te bere.

  32. tori says:

    më në fund, një njeri normal, specie në zhdukje.

  33. Realisti says:

    Profesori i ka rene pikes me te gjithe ato qe ka thene. Njerzit ne kete vend kane” zene veteveten” per shkak te varferise dhe te mungeses absolute per cdo gje. Po prandaj ky vend eshte ketu ku eshte , ne fund te te gjitheve, sepse asnjehere nuk kemi ditur te luftojme per gjerat jetike qe te rritim standartet taona te jeteses si njerez. Ky vendi yne xhungel ka per te mbetur se ka njerez te ceket e injorante qe asnjehere nuk kane ditur ti analizojne gjerat thelbesisht. Dhe ajo shtrese e qe nuk i ka syte hapur per ti pare keteo probleme eshte nje klike servilesh e te paaftish qe kurre nuk kane ditur ti gjykojne gjerat sic duhet dhe me logjike te ftohte
    Turp tju vije per zhargonin ofendues qe kini perdorur kundrejt nje profesori te nderuar , qe ka kurajon ti thote gjerat hapur, dhe sa keq qe shumica e shqiptarve jane te nivelit tuaj ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje