Tiranë, gati prishja e 800 objekteve pa leje

22 Tetor 2014, 18:01Sociale TEMA

Inspektoriati Urbanistik i Tiranës nis nga e enjtja një plan të ri për prishjen e të tjera objekteve të ndërtuara pa leje në territorin e kryeqytetit.

Sipas inspektores së INUK-ut, Dallendyshe Bici, ky plan parashikon 800 objekte të tjera që do të prishen në kryeqytet dhe se deri më tani janë prishur 1021 të tilla.

“Në qytetin e Tiranës, janë prishur 1021 objekte që kanë liruar hapësirat publike të qytetarëve. Në terren ndërkohë janë identifikuar rreth 800 objekte që do të prishen, në rrugën e Elbasanit dhe do të vazhdojë njëkohësisht në zonën e Brrakës, duke kaluar në krahun e Stacionit të Trenit, në brendësi të “Don Boskos”, për të arritur më pas edhe në Laprakë“, tha Bici.

Por prishja e 800 objekteve te tjera nuk permbyll aksionin e nisur per lirimin e hapesirave te zena ne menyre ilegale, pasi sipas  Bicit, inspektorët jane duke evidentuar dhe verifikuar te tjera objekte. Nga ana tjeter INUK u kerkon administratoreve apo pronareve te objekteve te ndertuara pa leje te heqin inertet qe shkaktohen gjate prishjes se tyre dhe ne vend te tyre te ndertojne lulishte.

“Ne kemi përdorur të gjitha instrumentet e ligjit, siç janë procesverbalet për konstatimin e shkeljeve, duke mbajtur gjoba për të gjithë shkelësit e ligjit që nuk pastrojnë inertet. Kemi patur edhe mirëkuptimin e qytetarëve për pastrimin e zonave”, theksoi Bici.

Aksioni per prishjen e objekteve pa leje eshte duke u zhvilluar ne te gjithe territorine vendit dhe sipas Bicit, nuk do te tolerohet askush qe ka zene ne menyre paligjshme hapesiren publike./TCH

18 komente në “Tiranë, gati prishja e 800 objekteve pa leje”

  1. Sokrati says:

    Jepi o i çmendur,

    1. VPTR says:

      Sa gjynah qe perdor emrin e Sokratit. Bravo Rama, te mesojne bastardet e Sali Berishes se cfare eshte ligji dhe shteti.

      1. i_ says:

        Po ate cibanin e lsi te rruga sami frasheri pse nuk e prish ky??

    2. enter says:

      te cmendur jane pikerisht ata qe nuk duan prishjen. Dhe e di pse? Se tipat si puna juaj jane mesuar me shemtiren, e bukura ka ikur me kohe nga truri juaj.

      Shpresoj te shemben edhe muret e truve te tua

  2. indrit says:

    Venia a rregullit dhe disiplines eshte kyc per cdo zhvillim te qendrueshem ne ate vend. Pa rend, rregull dhe drejtesi asgje nuk lulezon.

    Kafsheria urbanistike eshte e para qe duhet goditur. Ajo reflekton anarki, anti-ligj, hajduteri, dhe korrupsion.

    Familjaret tane ecin ne rruge si qener, te tmerruar nga makinat qe u kalojne vetem pak centimetra larg, sepse s’ka trotuare, jane zene nga keta kafshe qe duan te bejne biznes ne to.

    Cdo investitor i huaj qe vjen ne nje vend dhe shikon kete kafsheri kandahareske, sigurisht qe do preferoje te zgjedhe nje vend tjeter per te bere investimin e tij, nje vend ku rregulli dhe jo kaosi dominon.

  3. genti says:

    Po po te ndertojne dhe lul ishte. Edhe akullore edhe cokollate

  4. xhevriko says:

    Po ato shtesat qe u ndertuan mbi pallate egzistuese gjate fushates te Lul Bashes per kryetar bashkie?. Pallatet e telebingos te ish fusha e aviacionit jane te mbingarkuar nga kate te ndertuara mbi taraca….

  5. sed says:

    Po nga blloku a keni nder mend te kaloni apo aty jane te gjithe ne rregull.

  6. dito says:

    po ne Saeande kut do vish a tu befte nena

  7. socialisti says:

    po ne Lezhe, Kur???????????????????????????????
    Apo nuk e lejon Liu?!

  8. Sh says:

    Kjo inisiativ e prishjeve eshte teper e rendesishme ,jo vetem ne Kryeqytet,
    por dhe ne qytete e tjera te vendit .Shqiperia duhet te ndryshoje emrin e
    Albanistanit te Berishovicit ne ALBANIA EUROPIANE .

    1. MIre qe u kerkoni t’i heqin materialet pas shembjes,por u thoni se ku t’i hedhin,mos te mbushin lumenj e prrenje.

  9. BUDA says:

    ANASH KE BLLOKU JANE SHUME PER KAFE SANDUICET CDO GJE ESHTE SKANDAL TIRANA E RE ISHTE DIKUR E BUKUR SOT …SHUME KEQ NUK MUND TE KALOJN NJERZIT NEE TROTUAR SE STE LENE KARRIKE STOLA TE VENDOSURA ESHT AFER RESTORANT ERES…PERBALLE PALLATOT TE SULO GRADECIT…PE RTE DESHIRUAR.KANE NE 1990 E DERI SOT…SKANDAL ..KUR KALOJME ME DUKET VETJA SI KUR BEJ PARAKALIM, DHE SKA NJERI TE MOS I SHOF A ME SHOFIN KALIME ME PENGESA ..IDIOTELLIQE ..HIQENIIIIII BEJENI TIRANEN ERE SI KUR ISHTEEEEEEEEEEEEEEEEE

  10. Taqke Cironka says:

    Dukuni dhe ketej nga neve ne Korce por kur te jete Niko Peleshi me pushime jashte shtetit.

  11. Lo says:

    Lironi trotuaret mbrapa hotel “Tirana”se nuk ecet dot.

  12. taso kume says:

    O AFRIKE O EUROPE RRUGE TE TRETE NUK KA ZHVILLIMMI.

  13. mira54 says:

    Po perpiqen perseri ti zene ato hapesira, me cadra e vazo te medha.Mendoj se kush i ze perseri duhet te gjobitet ndryshe e gjithe kjo pune shkon per LESH!Edhe dicka: shume nga keta njerez qe na zene frymen me shto e shto pjesen e tyre duhet te kontrollohen ne cdo centimeter .Ne Don Bosko? Shikoni me kujdes:Kane zene edhe hapesirat e ngushta ne tunelet midis pallateve.

  14. GJUMASHI says:

    INUKU DUHET TE PUNOJE 24/07 D.M.TH PA PUSHIM NATE E DITE PER TE SHEMBUR KETO NDERTIME QE NA ZUNE RRUGET E TROTUARET.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje