Mamografi falas për gratë e angazhuara në Forcat e Armatosura

22 Tetor 2014, 13:09Sociale TEMA

Ministria e Mbrojtjes dhe ajo e Shëndetësisë do të ofrojnë mamografi falas për gratë e angazhuara në Forcat e Armatosura.

Kjo u bë e ditur  gjatë një aktiviteti sensibilizues për luftën kundër kancerit të gjirit të zhvilluar në Ministrinë e Mbrojtjes.

Në këtë veprimtari morën pjesë gra dhe vajza ushtarake dhe civile që punojnë në strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm të FA, si dhe në struktura të tjera të garnizonit “Skënderbej”.

Ministrja e Mbrojtjes Kodheli theksoi se muaji tetor njihet tashmë edhe si muaji i luftës kundër kancerit të gjirit.

“Ashtu si në çdo fushë, kujdesi i qeverisë shqiptare është rritur akoma më shumë. Në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, ne do të rrisim më tej kujdesin dhe jemi duke ndërmarrë hapa konkretë, me qëllim realizimin falas të vizitave ekzaminuese për gratë dhe vajzat që punojnë në Forcat e Armatosura”, u shpreh ministrja e Mbrojtjes.

Kodheli ka drejtuar dhe një lutje të gjitha grave që t’i shpallim luftë këtij armiku vrastar, duke u bërë më të përgjegjshme dhe më të kujdesshme për veten.

“Mesazhi im, buron nga forca dhe guximi i shumë grave, të cilat e kanë sfiduar këtë sëmundje, duke i mposhtur të gjitha vështirësitë me të cilat ato janë përballur. Lufta kundër kancerit të gjirit është beteja jonë e përbashkët, është beteja për jetën”, tha Kodheli.

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, foli për masat që Qeveria ka ndërmarrë për t’iu gjendur pranë grave në këtë beteje. Ai ftoi gratë dhe vajzat pjesëmarrëse të bëjnë ekzaminimin falas në aparatin e momogarfisë. /gj.k/

4 komente në “Mamografi falas për gratë e angazhuara në Forcat e Armatosura”

  1. Kris 1 says:

    ja dhe nje premtim i mbajtur- tha beqiri
    rrofshin grate e vendit tone – thirri Mrika

  2. elio says:

    Jam dakord per ushtaraket etj etj, po femrat qe paguajne vete taksat, kontributet shendetesore, qe mbajne femijet dhe ketij vendi i japin te ardhura nuk kane asnje perfitim apo vetem keta te ushtrise qe hane e pijne falas, vishen gratis, rrogen e kane te garantuar dhe nuk rrezikojne asgje (sa mbaj mend nuk ka patur ndonje lufte ne keto 70 vjet)
    Ky shtet po behet shteti i burokrateve dhe pak shtet i ekonomise se lire dhe meritokracise…

  3. HHHHH says:

    O Elio
    A arrin ta kuptosh ti se pervec faktit se keto femra ushtarake pervec se kane bere mamografine, kane dashur ti percjellin nje mesazh te gjitha grave per te sfiduar semundjen e kancerit te gjirit.

  4. arsen says:

    Po ato nuk kane nevoje, mer shokuuu!
    Grate oficere e kane gjoksin si te burrave!
    Bejne shtanga. Mundje sambo. Veshin antiplumb. Nuk martohen dhe per rrjedhoje nuk pjellin.
    Cju duhet atyre mamografia….Ato dun vetem sex dhe stervitje.
    Kesaj i thone …”me ka çu lala, me la gojen”… ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje