Tregtarët e cigareve kanë shfrytëzuar rritjen e lajmëruar të taksave për të nxjerrë përfitime shtesë në dëm të konsumatorëve.
Edhe pse akciza e re hyn në fuqi, pas disa muajsh, çmimi i cigareve në treg është rritur sakaq deri në 15 për qind ose 30 lekë për paketë. Përmes ministrit të Shëndetësisë, Qeveria nxitoi ta shpallte rritjen e akcizës me 20 lekë për paketë 4 muaj para se ajo të hynte në fuqi. Tani konsumatorët po i paguajnë barrën shtesë, por paratë nuk shkojnë në buxhetin e shtetit, por në xhepat e tregtarëve, raporton TCH.
Sipas të dhënave zyrtare, vetëm për këto muaj shifra e abuzimit arrin në dhjetëra milionë dollarë.
Tregtarët thonë se shkaku i rritjes së çmimeve janë importuesit, të cilët sipas tyre kanë kufizuar furnizimet për tregun. Por këta të fundit e mohojnë këtë pretendim. Ato thonë se kanë vazhduar të furnizojnë tregun normalisht, por sipas tyre janë tregtarët ata që po përpiqen të përfitojnë duke kërkuar më shumë sasi, për t`i shitur me çmime të larta më vonë kur taksat e reja të hyjnë në fuqi. Përtej akuzave në zinxhirin tregtar, tregu i cigareve është problematik dhe në një pjesë të mirë jashtë kontrollit fiskal dhe në evazion.
Madje aktualisht në shumë pika shitje, tregtarët vazhdojnë, të mbajnë të afishuar listën e vjetër të çmimeve, ndërkohë që shesin me çmime të rritura.
Kjo nuk është hera e parë kur në tregun e cigareve shfrytëzohet rritja e taksave për përfitime të padrejta. Edhe një vit më parë ndodhi e njëjta situatë, ku menjehërë sapo u lajmërua rritja e akcizës, importuesit mbushën rezervat për t`i shitur më vonë me çmime të larta. Këtë herë, Qeveria tentoi të shmang abuzimin duke kufizuar sasinë e importeve. Në Komisionin e Ekonomisë, me propozim të kryetarit Erjon Braçe u miratua një variant i ligjit, që nuk i lejonte importuesit të importojnë më shumë se 5 për qind nga viti i kaluar nga data e shpalljes së vendimit të qeverisë.
Por në Parlament po lobohet fort që ligji të mos kalojë në këtë formë. Masa, e cila ishte në plan për t`u votuar në seancën e shkuar u hoq nga rendi i ditës, pas përplasjeve mes Komisionit të Ekonomisë dhe disa anëtarëve të kabinetit. Votimi është shtyrë deri në një vendim të dytë, ndërkohë në treg konsumatorët po e paguajnë taksën e rritur prej disa javësh.
nafta ne tregun boteror ka rene me kohe,
ne shqiperi nuk eshte mare vesh akoma
SHTET PLEHRE …..
Shume mire kane bere! Sa me shume te rritet cmimi, aq me pak duhan konsumohet. Kjo eshte edhe ideja e rritjes se akcizes se duhanit per trimat qe u “dhimbset” xhepi i njerezve dhe jo “lekura”…
Nuk jane tregtaret e vegjel, por dristibutoret te cilet numerohen me gishta ne Shqiperi. Shteti te verifikoje ne menyre te fshehte cmimin e shumices qe ju jepet tregtareve te vegjel dhe te nxjerre konkluzionin se ku eshte rritur cmimi. Nuk mundet qe te gjithe tregtaret e vegjel ta rrisin cmimin njekohesisht ne te gjithe Shqiperine. Llogjika te con ne konkluzionin, se cmimi eshte rritur nga distributoret e medhenj te cilet furnizojne tregtaret e vegjel. Aty te shikoj shteti dhe te vendosi gjobat qe mos ta perserisin me kete skandal. Por nuk ka bythe ky shtet, sepse ha ne nje canak te qelbur me keta majmuna, ose e bejne vete tregtine e duhanit si monopol!
Shtet i pjerdhur!
Po ku e ka hallin ky? Kane gjithe kohes qe po thone qe po e rrisin akcizen ne menyre qe te rritet cmimi,keshtu te pakesohet konsumi i cigareve.
Ketu qenka rritur cmimi pa u rrit akciza, qenka gje e mire. Ca duan tani keta p…robshat?
Po qe se dikush ka fitu leke nga tregtaret bravo i qofte se per at pune ka dale.(Se mos ja bleu ndonjeri kilen e domateve katunareve 1 milion dollare ,dhe katunaret nuk ja shiten.)
Taksimin progresiv prandaj e kemi per kete pune, kush fiton me shume,paguan me shume.
hale ,plehra poltikane
Ka jave ky problem e perdite diskutime ne media, por ndonje te dale te sugjeroje cmimin e shitjes me pakice te printuar n’è pullen fiskale nuk ka dale. E veshtire shume?