Situata social ekonomike e gazetarëve shqiptarë paraqitet në gjendjen më kritike se në vitet e mëparshme.
Kjo ka qenë fraza e parë e shqiptuar nga drejtuesit e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë(UGSH), në konferencën e shtypit të dhënë paraditen e sotme.
Sipas tyre, viti 2014 ka thelluar krizën ekonomike në mediat shqiptare, ka shtuar informalitetin dhe punën në të zezë, ka rrëzuar solidaritetin social të gazetarëve. Po më tej? Ja të dhenat tronditëse:
“Unioni i Gazetareve Shqiptare përmes statistikave dhe komunikimeve të drejtëpërdrejta me anëtarët e vet, që punojnë në gjithë spektrin medial të vendit, paraqet sot publikisht disa të dhëna që japin një tablo të qartë të krizës ekonomiko-sociale në të cilën kanë rënë mediat dhe gazetarët shqiptarë .
Në 21 gazetat e përditshme të vendit, gjatë vitit 2014 vonesat e pagave mujore të gazetarëve dhë punonjësve kanë qenë fenomen që kanë prekur 18 prej tyre.
Në 100 kanalet televizive të vendit në 94 prej tyre vonesat e pagave mujore për gazetarët kanë qenë të ripërsëritura kohë pas kohe, madje në 75 për qind të tyre ato kanë kaluar një, dy, deri në katër muaj.
Në 75 radiot që aktualisht transmetojnë në gjithë vendin dhe ku gjenden të punësuar rreth 400 punonjës, mes të cilëve 100 gazetarë, vonesat e pagave prekin mbi 97 për qind të tyre.
Gjatë vitit 2014 kanë humbur vendet e tyre të punës, ose i kanë braktisur ato për shkak të punës së papaguar , 176 gazetarë.
Nuk mund të flasim për mediat online, në të cilat përditë po punësohen gazetarë , kryesisht të rinj, të cilat ende nuk janë të regjistruara, ndërkohë që sipas një statistike të UGSH-së, aktualisht ka mbi 250 site dhe gazeta online.
Nisur prej këtyre të dhënave dhe disa statistikave të tjera, referuar edhe faktit,sikurse në të shkuarën, edhe gjatë këtij viti nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë raport zyrtar për gjendjen sociale e treguesit e marrëdhënieve të punës në media.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë deklaron se gjendemi para një situate më të rënduar ekonomike dhe sociale.
Treguesit e informalitetit janë thelluar. Në vetëm 9 media nënshkruhen disa kontrata formale me gazetarët, kur punësohen dhe ato janë të njëanshme.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë deklaron se në këto kushte integriteti i gazetarëve dhe më së shumti i editorëve shqiptarë ka rënë dhe keqpërdoret prej interesave dhe konjukturave mes politikës, pronarëve dhe grupeve të interesit.
Ne kërkojmë që kësaj situate t’i kundërpërgjigjemi si komunitet me reagim të menjëhershëm refuzues e ndryshues. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë , përmes drejtuesve të tij, gjatë kësaj jave ka pasur kontakte me ministrin e linjës, me Ambasadorin e OSBE-së dhe vijon të bëjë të njohur këtë situatë pranë organizmave që ndjekin respektimin e detyrimeve në kuadër të angazhimit për përfitimin e statusit të anëtarit të BE-së prej vendit tonë.
Organizata jonë shpreh indinjatën e vet për vonesat e pajustifikuara të politikës në rregullimin e medias publike në vend. Kjo media po mbahet peng prej më shumë se dy vjet dhe ajo paraqitet në gjendjen më të papranueshme të funksionimit të saj dhe të mënyrës se si dhe mbi c’kritere rekrutohen gazetarët.
Në RTVSH, por sidomos në filialet lokale të medias publike ka një rikthim të papranueshëm të militantizmit dhe frymës partiake”, thuhet në deklaratën e UGSH.
Edhe ne kete dege Mafia ben punen e vet.
plotesisht ke te drejte, po kur unioni drejtohet nga nje i papun i perjetshem si ky sander mafishja
Duhet thene qe kjo organizate (UGSH) eshte nje organizate e mbushur me injorante dhe jo me gazetare. Media te mirefillta dhe te pavarura ne Shqiperi nuk ka. Deri dje ne qeverisjen e Qoftelargut me shpellaret e tij, televizonet, radiot dhe gazetat, qe i mbanin ison, mbuloheshin me para nga buxheti i shtetit ne kundershtim te plote me ligjin. Keshtu qe pagesat beheshin deri ne nje menyre ne rregull, por tani kur ky “lume parashe” nuk eshte me dhe per rrjedhoje mungon edhe pagesa per gazetaret.
Por le te nisemi nga ngazetaria shqiptare: Ne çfare niveli eshte ajo? Çfare cilesie ofron ajo? Mund te themi qe eshte ne nje gjendje te mjeruar duke punesuar me shumicen e tyre vetem analfabete funksionale qe nuk zoterojne as kerkesen minimale, ate te njohjes se gjuhes standarde shqipe. Ndersa per anen profesionale keta gazetare jane shume larg dhe me shume jane kthyer ne thashethemexhinj se sa informues per publikun. Gazetare qe ngelen gjithe diten duke iu drejtuar mikrofonin çdo njeriu qe gjoja merret me politike dhe marrin informacione nga me idiotet.
Edhe Top-Channel qe e mban veten per televizionin me te mire ne Shqiperi eshte nen nivelin e duhur per nje televizion. Njerez qe nuk dine te flasin shqip dhe qe nuk dine te organizojne nje emision, por duket sikur ka hyre nje gyre e shfrenuar e ketyre drejtuesve te programeve, qe kush e kush te duket me i zgjuar, qe as te ftuarit ne studio nuk i lene normal te flasin, por ua kthejne po vete pergjigjen per pyetjet e bera po nga keta drejtues injorante.
Te shikojme cilesine e shkrimeve neper gazeta. Jane per te vene duart ne koke, si nga ana drejtshkrimore ashtu edhe nga permbajtja e tyre. Te mos flasim per nje redaktim skandaloz te faqeve te para qe tregon per nivelin komplet jo-profesional te atyre qe zoterojne keto gazeta.
Kerkesa e ketyre te mjereve analfabete funksional eshte komplet e pavend dhe i keshilloj qe me mire te kthehen ne shkolle dhe te mesojne zanatin e gazetarise dhe pastaj “ec se folim..”.
Ndaj s’ju ndate ju bythlepirjes. Mire ja u ben politika ju ka kthyer ne sherbetore profesioniste,ne militante te saj.Ju nuk i sherbeni publikut por politikes qe ju mban me therimet e saj.
UGSH urgjentisht duhet te beje nje hap mbreselenes per denimin e racizmit serb nga UEFA dhe shoqatat simotra europiane
Psh te henen te gjitha gazetat e mediat e tjera te hapeshin me nje leter, pamje, proteste etj drejtuar UEFAs
PERSI, o trap e gjysem je i paditur dhe injorant.Unioni i Gazetareve Shqiptareve ishte i pari qe disa ore pas ndeshjes se prishur nga huliganet serbe si ti doli me deklarate denuese ndaj serbeve.Po ku ta dish ti kete kur nuk shfleton gazetat.Dhe ju trima e patriot qe ben gam-gam-gam besoj se jeni nga raca me endotur e shqiptareve, vetem shani,fyeni dhe injoroni. Derri ju permejerte mu ne koke e ne goje ! Race dreqer.
ESHTE I SHARE ME LIBER SHTEPIE ,KUSH SHAN DHE FYEN ALEKSANDER CIPEN. NUK KENI BITH JU TA BENI VEZEN E TIJ DHE HANI MENDER MUT.LERINI NJEREZIT TE PUNOJNE SIPAS MENYRES SE TYRE DHE MESONI TI NDERONI DHE JO TI SHANI.
bravo asket, te lumte, keshtu me rrofsh dhe jo si keta barbaret!Cipa eshte I rralle
– 21 gazeta te perditshme… ku ne shumicen prej tyre mund te gjesh te publikuara artikuj me permbajtje identikisht te njejte. A eshte e aresyeshme te ankohesh per vonese pagash, kur gjithkush qe shfleton shtypin e perditshem, habitet me “shkathtesine” e gazetarucerve qe s’u ndahet shpirti nga metoda copy & paste?
– 100 kanale televizive… prej te cilave 95 japin vetem lajme te perseritura, muzike tallava, dhe reklama. Kurse teprica, pra nja 5 cope, pervec atyre qe u permenden me lart japin edhe ndonje talk-show alla-qerosesh me thupra neper duar, apo ndonje film apo dokumentar “te huazuar” nga stacionet e huaja. Shkurt hesapi, kemi 100 stacione televizive, ku ne mes tyre, me skandalozi eshte televizioni publik shqiptar (tvsh), qe te le me teper pershtypjen e nje televizioni “me tym pishe”, qe ka ne pronesi dhe le punonjesin e turnit te xhiroje sipas qefit dhe ne menyre monotone vetem video-kasetat e kohes se dulles. A eshte e aresyeshme te ankohesh per vonese pagash, kur per shkak te punesimit te militanteve partiake dhe nepotizmit te theksuar, akoma as edhe nje televizion i vetem nuk eshte ne gjendje te krijoje nje profil te vetin prestigjoz e te qendrueshem, e te vetefinancohet duke mbuluar nje per nje shpenzimet, pa qene nevoja te tundet e te shkundet nga mashat e ndryshkura te politikes?
Mendoj se shqetesimi i unionit te gazetareve per “mosshperblim te punes” do te ishte me se i drejte vetem nese rendimenti qe japin ata do te ishte krejtesisht i justifikueshem prej konsumatorieve, dmth. prej lexuesve te gazetave, prej teleshikuesve dhe radiodegjuesve.
bejini vend vetes ne treg!!! nqs nuk ju cenohet liria dhe pavaresia asgje shqetesuese nuk ka!hapini syte kur firmosni kontratat e punes!! ketu ku jetoj une po mbyllen gazeta 80-100 vjeçare per shkak te krizes ekonomike dhe modernizimit te percjelljes se informacionit e jo me ato paçavuret tuaja qe as ne hale nuk lexohen !u bete korporatiste ju per te mbrojtur interesat ekonomike!! kjo eshte demokracia dhe liberalizimi, punoni hani buke!