Peleshi: Programi "LEAD Albania" përgatit profesionistët e rinj

15 Tetor 2014, 17:00Sociale TEMA

Gjatë ceremonisë së diplomimit të pjesmarrësve të programit  “LEAD Albania”, në sallën e hartave në kryeministri, Zv/kryeministri i Shqipërisë, Niko Peleshi në fjalën e tij përshëndetëse falenderoi fondacionin shqiptaro-amerikan të zhvillimit.

Qëllimi i këtij Programit në Shqipëri është që t’u sigurojë profesionistëve të rinj dhe të talentuar shqiptarë përvoja të drejtpërdrejta në procesin e qeverisjes së Shqipërisë.

“E vërteta është që në këto vite ne nuk kemi mundur të ndërtojnë një klasë specialistësh, ekspertësh, liderash e drejtuesve, tek vetja e tyre tek formimi profesional të tyre.

Qeveria shqiptare nëpëmjet këtij programi, arrin të rekrutojë organizatën sipas një modeli tjetër, krijimit të mundesive pavarësisht kontributeve partiake.

Pra, ky komunitet që po krijohet do të jetë për të na treguar, përmes modelit që po krijon se ku duhet të shkojmë përmes rekrutimit të së ardhmes në shqipëri”, tha Peleshi.

Duke e përmbyllur fjalën e tij, Peleshi përmendi fjalët e Martin Luterkingut, që “njeriu ose të modelohet nga shoqëria ose të modelojmë shoqërinë”. Ndaj sipas Peleshit, secili, duke qënë më i  mirë në çdo pozicion, mund të bëhet nje kryeministër i ri, i brezit tjetër”.

1 komente në “Peleshi: Programi “LEAD Albania” përgatit profesionistët e rinj”

  1. Jazo says:

    O djale a do flasesh shqip:
    “…ky komunitet qe po krijohet do te jete per te na treguar, permes modelit qe po krijon se ku duhet te shkojme permes rekrutimit te se ardhmes ne shqiperi…”

    Cili po krijon cfare??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje