Gjebrea: Burg për prindërit që braktisin fëmijët. Veliaj :Po verifikohen të gjitha rastet

15 Tetor 2014, 11:30Sociale TEMA

“Burg për prindërit që braktisin fëmijët”, kështu ka deklaruar Zv/Ministrja e Brendshme Elona Gjebrea .

Gjatë konferencës për “Emigrimin e të miturve të pashoqëruar” ajo ka thënë se braktisja e fëmijve nga prindërit përbën vepër penale dhe se ky fenomen është në rritje.

Gjebrea ka theksuar se cdo fëmijë duhet të rritet pranë familjes. Në të njëjtën kohë ajo ju bëri thirrje prindërve që të mos braktisin fëmijët e tyre pasi shumica e fëmijve shoqërohen në shtetet e huaja nga prindërit ose nga të afërm dhe më pas lihen në mëshirë të fatit.

Ministri Erion Veliaj, tha se Ministria e Mirëqënies Sociale  po reformon sistemin e ndihmes ekonomike për të luftuar fenomenin e emigrimit të të miturve të pashoqëruar. Sipas tij ndihma ekonomike do të jetë mbështetje për familjet në vështirësi ekonomike fëmijët e të cilëve detyrohen të emigrojnë të pashoqëruar. Veliaj bëri me dije se po verifikohen të gjitha rastet specifike .

1 komente në “Gjebrea: Burg për prindërit që braktisin fëmijët. Veliaj :Po verifikohen të gjitha rastet”

  1. stela says:

    Burg per ata, qe I braktisin dhe ata qe I keqtrajtojne femijet e tyre!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje