Basha-Ahmeti: Thellim bashkëpunimit Tiranë-Prishtinë, grup pune edhe për zhvillimin e bizneseve

11 Tetor 2014, 14:02Sociale TEMA

Thellimi i bashkëpunimit mes Prishtinës dhe Tiranës ishte në qendër të takimit që kreu i Bashkisë Lulzim Basha pati me homologun e tij të kryeqytetit të Kosovës Spend Ahmeti.

Bashkëbiseduesit theksuan domosdoshmërinë e hartimit të një platforme e cila të ketë në fokus lehtësimin e procedurave dhe nxitjen e bashkëpunimit mes biznesit të vogël dhe të mesëm në Tiranë e Prishtinë.

Zhvillimi ekonomik dhe punësimi është prioritet i Bashkisë së Tiranës, –  theksoi zoti Basha dhe në këtë kuadër është e angazhuar të ndërmarrë masat dhe hapat e nevojshëm që do t’i shërbejnë këtij objektivi. Bllokimi i investimeve, kryesisht atyre strategjike, – theksoi z. Basha ka penguar hapjen e mijëra vendeve të reja pune.

Kryebashkiaku Basha dhe kryetari i komunës së Prishtinës Ahmeti shprehën shqetësimin se situata politike në Shqipëri dhe Kosovë ka ndikuar negativisht në cilësinë e jetës së banorëve dhe ofrimin e shërbimeve ndaj tyre.

Basha dhe  Ahmeti ranë dakord të ngrenë një grup të përbashkët pune, për të nxitur bashkëpunimin e biznesit mes dy kryeqyteteve. Një tjetër projekt i diskutuar mes Bashës dhe Ahmetit është dhe ai për bashkëpunimin mes kryeqyteteve të rajonit, për krijimin e procedurave të njëjta, në mënyrë që përmes teknologjisë së informacionit, qytetarët të kenë akses  në shërbimet që ofrohen  dhe përmirësim të cilësisë së tyre.

Kuvendi mbarëkombëtar i të zgjedhurve vendorë ka qenë një tjetër çështje e diskutuar në takim. Mbledhja në mënyrë periodike e këtij kuvendi i cili është organizuar sipas përvojave më të mira ndërkombëtare do të shërbejë për të çuar sa më përpara praktikat më të mira të mirëqeverisjes lokale, do të afrojë më shumë shqiptarët me njëri – tjetrin.

Bashkëbiseduesit vlerësuan se ky kuvend është një mundësi e mirë për të zgjedhurit vendorë, për të  mësuar më shumë nga përvojat e njëri – tjetrit, për të kontribuar në zgjidhjen e problemeve të përbashkëta apo të përveçme me të cilat ballafaqohen  qytetet dhe qytetarët si dhe për të çuar përpara aspiratën e qytetarëve tanë,  për identitet evropian dhe për bashkim në Bashkimin Europian.

 

1 komente në “Basha-Ahmeti: Thellim bashkëpunimit Tiranë-Prishtinë, grup pune edhe për zhvillimin e bizneseve”

  1. Devolliu says:

    Shpendi i VV-se Islamike po qan hallin e qytetareve shqiptare, me Lulin qe ishte Minister i Brendshem dhe me 21 Janar u vrane 4 vete e ngelen 8 jetime.
    Delir i VV-se se Al-Bin Kurtit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje