Çmimi i cigareve rritet në mënyrë abuzive ende pa hyrë në fuqi vendimi për rritjen e akcizës

9 Tetor 2014, 15:51Sociale TEMA

Çmimi i cigareve është rritur në mënyrë abuzive me 20 dhe 30 lekë në disa pika shitjesh në vend.

Tregtarët e vegjël jashtë kamerave thanë për Ora News se me këtë rritje çmimi kanë bërë furnizimet në tregun e shumicës.

Në fakt, kjo është një përvojë e nismave të tjera të bëra me herët, sa herë qeveria kërkon të rrisë akcizën.

Madje kur vendimi nuk ka hyrë ende në fuqi, në treg reflektohet menjëherë rritja e çmimit të produktit. Në këtë rast, e paketës së cigares.

E nëse kjo ndodh në marketet në kryeqytet, tek tregtarët ambulantë e në qytete të tjera ku kontrollet pothuajse mungojnë, bëjnë që qytetarët në mënyrë të padrejtë të paguajnë më shumë.

Vetë INSTAT në raportin e fundit bëri të ditur se krahasuar më një vit më parë çmimi i duhanit u rrit me 11.7 %, edhe pse 3 muaj më herët se të ndodhte rritja e akcizës.

3 komente në “Çmimi i cigareve rritet në mënyrë abuzive ende pa hyrë në fuqi vendimi për rritjen e akcizës”

  1. SOLISA says:

    NUK KA SHTET, SE PERNDRYSHE DO “TJA KISHTE MATUR KOKEN ME PE” TREGETAREVE TE SHUMICES, “SHUSHUNJAVE” QE DINE VEC TE ANKOHEN…

  2. Genci says:

    Se pari, Ligji Antiduhan eshte antikushtetues, sepse diskriminon duhanpiresit duke ju mohuar zgjedhjen e tyre qe te pijne duhan. Neqoftese Duhani lejohet legalish dhe qytetaret qe e perdorin ate, i paguajne taksat shtetit Shqiptar, ata nuk duhet qe te diskriminohen. Lokalet duhet te kene seksione te ndara per ata qe nuk pijne duhan dhe per ata qe e pijne ate. Te drejtat e atyre qe perdorin duhanin, jane te barabarta me te drejtat e atyre qe nuk preferojne ta pijne ate. Ky shtet rrumpalle, qe abuzon me fature dhe gjoba, mbi te drejtat e qytetareve, nuk mundet qe te shese moral! Dikush duhet qe ta coje ne gjykaten kushtetuese ligjin antiduhan. Persa i perket akcizes qe vendos qeveria, per kete nuk ka mundesi qe te kundershtohet, sepse ajo thjesht eshte ne paketen e rritjes se taksave program i fshehte i kesaj qeverie, te cilat do te rriten ne te ardhmen edhe per gjera te tjera.

    1. Bigu says:

      O Genc si ke emrin paske dhe trute. Nuk kam degjuar ndonje qe ka vdek nga mospirja e duhanit. Nqs nuk ta mban xhepi ngushto brimen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje